Close
Faqja 20 prej 32 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 311
  1. #191
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Kush eshte normal Hushimi a ? vetem nuk ka mundur ti binde, se para kishte pranuar te ja dergojne lapidarin tu ndertesa e qeverise, se ta lene aty ku e kane vendosur, vetem e vetem te mos i prishin disponimin ne Daqen!

    Ne vazhdim, po e sjelle nje shkrim qe e pershkruan ne menyre shume te qarte dhe aktuale gjendjen.

    Dëgjo Preshevë!
    BLOG | 15 JANAR, 2013 - 00:16 | NGA NASER ALIU

    Vepro në mënyrë paqësore për ta mbrojtur dinjitetin dhe jo siç krekosen nacionalistët e fryrë, që sakrifikojnë jetën e shqiptarëve më lehtë se të pulave. Jeta e një shqiptari ka më shumë vlerë, se sa një përmendore, që mund të ngrihet përsëri. Piskamat e Sali Berishës nuk janë asgjë tjetër pos propagandë elektorale dhe ai tërhiqet, sapo të kapet për veshi nga Perëndimi. Fjalët e tija se ne reagojmë si komb, janë pallavra elektorale dhe ai e din mirë se si komb, nuk kemi reaguar as kur Kosova po shkulej me rrënjë, as kur po digjej Maqedonia Perëndimore, as kur po digjej Lugina. Për gjendjen tënde ka më shumë peshë një mendim i guvernatorit të San Marinos, se sa mendimi i Berishës. Ai mund ta bëjë pa interes, i joni e bënë nga trysnia elektorale, përfitimi vetjak dhe premton çdo gjë që kurrë nuk mund ta realizojë.



    Preshevë, ti je qyteti më i varfër në Europë, më shumë se gjysmën e banorëve e ke jashtë; ti je qyteti i vetëm në Europë me aq shumë banorë, pa spital dhe pa akusheri, ku mund të lindin nënat shqiptare. Pas lufte u shndërrove në një lagje të Vrajës, ku u transferuan shumë institucione. Këtë e din krejt faktori politik shqiptarë dhe ju akoma duhet të zvarriteni nëpër spitalet e Vrajës, ku keqtrajtoheni, ku pa paguar qindra euro në dorë, nuk ju trajtojnë si njerëz. Nga viti 1912 deri në vitin 2012 politikanët tu kanë arritur të shtrojnë një rrugë, që ndan qytetin me disa kilometra asfalt, edhe atë kudo me gropa. Më shumë, jo. As të djeshmit, as këta që ke sot, nuk janë në shërbim të qytetarit, por të vetvetes, si kudo në hapësirën shqiptare.



    Preshevë, mos prit asgjë as nga Kosova. Ajo ndjehet si e trullosur, si Kolombo që katër herë vizitoi tokën e re dhe nuk dinte se kishte zbuluar një kontinent tjetër. Edhe këta janë kthyer në shtet, por akoma nuk kanë kuptuar se është i tyre dhe nuk sillen si ndaj shtetit të vet, por sikur të ishte i Serbisë. Politikanët kosovarë kanë problemet e karrierës, të ngjitjes apo mbijetesës, jo problemet e një përmendore në Preshevë. Ndoshta ndonjë ka edhe dëshirë ta kthejë atë ndihmë që ia dërgove gjatë zezonës, por Kosova, nuk ka politikë të veten, ashtu si edhe Shqipëria. Ne kemi kurtizane të huaja në pushtet. Kurtizanet tona janë pa parime: ato për pushtet lakohen e përkulen shumë lehtë, me rëndësi të mbijetojnë. Kosova mund të flasë dhe shpërndajë krrokama dhe oratori, por ajo nuk mund t’ju ndihmojë, sepse ka 12 vite që vet është e pushtuar dhe Serbia ka ndarë qytetin për gjysmë, si dikur rusët Berlinin. Ky pushtim ka mundur të anulohet në vitin 99, mirëpo ata kishin punë më të rëndësishme: zaptimin e karrigeve, lokaleve dhe banesave.



    Nëse bëhesh viktimë e Sali Berishës dhe politikaneve tjerë që luftojnë´për karrige, atëherë do të vriten disa shqiptarë dhe ata, edhe me të vrarët, do të përpiqen të fitojnë ca pikë elektorale.

    Preshevë, vendos pas konsultimit me ambasadën amerikane, pa emocione dhe pa u ndikuar nga politikanët shqiptarë jashtë, mos merr seriozisht Sali Berishën, sepse atij i nevojitet një konflikt, për të shpallur veten mbrojtës verbal të shqiptarëve dhe nacionalist, por, të nesërmen, do të ndryshoje mendimin, do te harrojë premtimet dhe do të thotë se kur do të futemi në BEE, do të bashkohemi. Ashtu si bashkohemi edhe me Serbinë.

    Ai adhuron pushtetin më shumës se çdo gjë në jetë. Sikur të mos i ishin reduktuar aftësitë kognitive, ai do t’ ishte tërhequr nga politika, por po vazhdon shembullin e Enverit dhe përpiqet të çjetojë në karrige. Tani ka një faqe të paguar në facebook, ku shkruan JU JENI TË PARËT, edhe pse jemi të fundit në Europë gati në të gjitha sferat. Ai po tallet me shqiptarët duke iu drejtuar si një kopeje. Ajo faqe e sponzorizuar i shfaqet çdo shqiptari që ka shkruar se flet shqipen dhe ka diku 350.000 pëlqyes dhe nja 1200 veta bëjnë komente. Nuk dihet sa për qind janë nga Kosova e Maqedonia. Ata 350.000 veta janë diku dy për qind e numrit të shqiptarëve. 1200 që bëjnë komente mund të jenë anëtarë të PD-s, ose kosovarë që shkruajnë atë që dëshiron ta lexojë ai. Komentet tjera fshihen menjëherë. Aty censura funksionon si në kohën e Enverit. Alfabeti i kryeministrit ka vetëm 34 shkronja, edhe pse paguhet nga kombi, ai nuk respekton gjuhën e tij. E pa imagjinueshme për një Kryeministër në Europë!



    Preshevë, ti je harruar qysh nga çlirimi nga Turqia: pate kaçak të famshëm, pate brigada balliste, pate brigada me partizanë, pate ushtri tënden në fillim të këtij shekulli dhe ja ku gjendesh, ashtu si ishe në shekullin XIX.

    Ti ke mbetur katund më i madh në Europë, edhe pse në fund te shekullit XIX ishe më e madhe sa Kumanova, sot je disa herë më e vogël se ajo. Ti ke më shumë se gjysmën e popullit jashtë, as këta nuk mund të të ndihmojnë, prandaj vepro vetëm duke u konsultuar me vendet perëndimore, kështu fiton simpatinë e tyre; disa të rinj të vrarë i shërbejnë fushatave elektorale dhe patriotizmit bosh, sepse ata që të përkrahin me fjalë, më shumë nuk mund të bëjnë. Prandaj mbroj vlerat tua me dinjitet dhe në mënyrë paqësore. Me flamuj amerikan dhe europian. Europa ka lënë pas vete nacionalizmin dhe nuk kupton sakrifikimin nga krenaria. Asaj i ka ardhur në majë të hundës nacionalizmi serb, shqiptar e përgjithësisht ai në Ballkan, prandaj shfrytëzoje këtë rrëmujë për të realizuar dhe diçka më shumë, si spitali për shembull dhe jo vetëm për të mbrojtur një përmendore...
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #192
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Xhandarmëria serbe pranë monumentit të UÇPMB-së në Preshevë!

    19 Janar 2013 - 02:59 | LAJME

    Xhandarmëria serbe pranë monumentit të UÇPMB-së në Preshevë!

    Anëtarët e xhandarmërisë serbe arritën në Preshevë dhe janë stacionuar në afërsi të monumentit që u ngrit për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

    Në bazën e xhandarmërisë afër Bujanocit mbërritën pesë autobusë të ngarkuar me policë. Një natë më parë në këtë bazë ka ardhur edhe një kontingjent i xhandarmërisë.

    Gjithçka është absolutisht në gatishmëri, që të zbatohet “vendimi i shtetit të Serbisë”, përkatësisht kërcënimi i kryeministrit serb, Ivica Dacic, për ta hequr këtë lapidar.

    Megjithatë, skenari i veprimit është duke u mbajtur në fshehtësi të plotë, kështu që vetëm udhëheqja e lartë shtetërore serbe e di se kur dhe si do të marrë përsipër këtë operacion, transmeton telegrafi.

    Dirë më parë në rrugët e Preshevës është vërejtur prani më e vogël e policisë se ditët më parë, ndërsa fjala kryesisht për policë të komunikacionit.
    (a.k/BalkanWeb)

  3. #193
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Xhandarmëria serbe pranë monumentit të UÇPMB-së në Preshevë!

    Hijenat nuk ngopen kurr me asgje... !!

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Veteranët e UÇPMB-së propozojnë zhvendosjen e lapidarit?

    Në mbledhjen e sapo përfunduar të udhëheqjes së dy shoqatave të veteranëve të luftës të UÇPMB-së, e organizuar me kërkesë të Prishtinës dhe të Tiranës, është vendosur që të propozohet zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës së këtij qyteti, transmetojnë mediat serbe.

    Nesër në orën 11.00, në një mbledhje të caktuar me liderët e 6 partive politike të shqiptarëve të Luginës, do të prezantohet ky vendim, transmeton gazeta serbe Blic, citon Koha.net.

    Pritet që pas kësaj mbledhjeje të njoftohet Qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen disa ditë për zbatimin teknik të këtij vendimi.

    Në mbledhjen e posa përfunduar ka prezantuar edhe përfaqësuesi i OSBE-së.

    Po sot, lidhur me fatin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ishte mbledhur lidershipi politik shqiptar i Luginës së Preshevës, por marrja e vendimit është prolonguar për nesër.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #195
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)




    Lugina e Presheves nen komanden e Kadri Veselit...

    Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën (ish raportues special i RTS ngjatë luftës në Kosovës dhe bashkëpunëtor i besueshëm i shërbimit sekret ushtarak jugosllav), Milovan Drecun ka vlerësuar, të shtunën mbrëma, se prapa "qëndrimit jashtëzakonisht të ngurtë" të përfaqësuesve të shqiptarëve në jug të Serbisë lidhur me çështjen e përmendores së luftëtarëve të vrarë të UÇPMB, qëndrojnë autoritetet në Tiranë dhe në Prishtinë.

    Ata sikurse ka deklaruar Drecun për mediat serbe, dëshirojnë destabilizimin e atij rajoni, ndërkombëtarizimin e problemit jo ekzistues dhe çmilitarizimin, respektivisht shkuarjen e xhandarmërisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë nga jugu i shtetit.

    Tirana në marrëveshje me Prishtinën dëshirojnë të nxisin destabilitet në jug të Serbisë - ka thënë Drecun dhe ka shtuar se ka informatën se dora e djathtë e Hashim Thaçit ish shefi i Shërbimit Sekret ilegal të Thaçit, Kadri Veseli dje ka pasur bisedime intensive me disa drejtues politik shqiptarë nga jugu i Serbisë. Ai ka cekur se Veseli atyre u ka dhënë instruksione si të sillen:

    "Ekziston rreziku që sipas direktivës nga Prishtina të përpiqet vetorganizimi i shqiptarëve dhe të shkaktohet radikalizmi, e unë besoj se ky ka qenë instruksion kyç që Veseli ua ka dhënë disa përfaqësuesve të shqiptarëve në jug të Serbisë - që të shkaktohet konflikti eventual me pjesëtarët e forcave tona të sigurimit", ka thënë Drecun, transmeton RTK.

    Sipas tij, pastaj do të kërkohej jo vetëm ndërkombëtarizimi i problemit inekzistent, veç çmilitarizimi, respektivisht largimi i xhandarmërisë, dhe ka shtuar se "ky është qëllimi shumëvjeçar i atyre që veprojnë në atë territor në anën shqiptare".

    Drecun ka cekur se Prishtinës nuk i konvenon iniciativa e fuqishme e Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe destabilizimi i mundshëm i jugut të Serbisë është i ndërlidhur direkt me miratimin e Rezolutës mbi Kosovën.

    "Përmendorja është ngritur ekskluzivisht me qëllim të nxis destabilitetin e atij territori dhe ngecje në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

    Destabilitetin e situatës po e dëshirojnë, planifikojnë dhe po punojnë aktivisht në të, përfaqësuesit e regjimit në Tiranë, të institucioneve të vetëshpallura në Prishtinë dhe disa përfaqësues politik shqiptar, dhe kjo nuk është rrugë e mirë për zgjidhjen e problemit - ka cekur Drecun.

    Kur është fjala për heqjen e përmendores, ai ka nënvizuar se Serbia duhet patjetër të reagoj si edhe të gjitha shtetet në botë dhe ka shtuar se "heqja e përmendores nuk është e thënë të jetë me dhunë. Nuk është e thënë të rrënohet, thjeshtë mund të largohet, sepse në atë vend as që ka qenë", ka theksuar Drecun.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    gjendje e veshtire ne preshev.....nuk ka zgjidhje aty ...

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    si dueket po laroghet lapidari me insistimin e hashimit dhe sali berishes

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    levizja e lapidarit nga shesi ne oborr te gjamis apo diku t jeter esht turp per lidret shqiptar dhe banoret e lugines

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    televizioni I PDK-S RTK MERR LAJME NGA TANJUGU DUKE THEN SE ESHT ARRITUR MARVESHJE PER LARGIMI I LAPIDARIT IDIOTIZMI SKA KUFI

  10. #200

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Mendoj qe te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet qe ne menyre masovike te ngriten ne protesta e demonostrata kudo qe jetojne ata per ti mbrojtur Interesat nacionale dhe Kombetare te Shqiptareve se Lugines se Presheves. Sepse vetem duke I mbrojtur Intersat e Shqiptareve ne Lugine te Presheves, I mbrojme edhe Interesat Kombetare te te gjithe Shqiptareve. Gjithashtu kam nje keshill te sinqerte per vllezerit tane ne Lugine, asesi nuk duhet qe ta largojne Lapidarin nga vendodhja e tanishme e te vendosin ne oborr te xhamise. Se ky eshte qellim I Serbise, qe luften e deshmoreve te UCPBMse ta paraqet para bashkesise nderkombetare, si lufte fetare dhe JO si lufte Kombetare te Shqiptareve. Ne aspektin kohor afatmesem e afatgjat do jete gabim trashanik nga ana e Shqiptareve nese vet e largoni. Prandaj ju kisha lut mos e levizni Lapidarin nga ai vend. Nese shteti shovenist serb permes forces policore e me dhune ka vendor te largojne, lereni ata ta largojne. Por asesi nuk duhet qe JU vet ta largoni. Ju keni vedosur aty qe te jete, dhe aty duhet te jet!
    Nese ky Lapidarit largohet dhe vendoset ne lokacionin tjeter nga vet zyrtare Shqiptar, atehere me te vertete ne kohe afatmesme e afatgjate edhe Shqiptaret ne Lugine, edhe Shqiptaret ne pergjithesi do jemi humbes. Interesat Kombetare Shqiptare tani mbrohen ne Lugine te Presheves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 19-01-2013 më 18:17
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 20 prej 32 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •