me intereson aka ndonje organizim ne lugin a po para pregaditje per mbrotje apo vetem deklarata siq jemi mesuar te degjojm shpesh
Po shqiptaret e Lugines nuk dallojne dot nga shqiptaret tjere. Sidomos kur eshte fjala per (para) pergatitje, (para) organizime... Si cdo shqiptar tjeter, edhe keta 'parapergatiten' vetemse atehere kur iu vie 'veja te b...'.
Sikur te kishim qene popull/komb i (para)pergatitur, organizuar... nuk do te ishim ne kete gjendje, ne te cilen gjindemi edhe pas 100 vitesh 'pavaresie'.
*
klipp&klar
po per çfare pergatitje duhet te behen gati dhe te besojne e te shpresojne ne ndihmen e atyre qe te kane getoizuar mu sikurse Serbia, duke te vene takse e duke te mbyllur kufinjet, te atyre qe per nje dekade, qe kur kaluan "drinin e dhjene kalin" dhe nuk guxojne as te permendin qe ka shqiptare matane, se lere ta shtrojne si çeshtje, te atyre qe te bllokojne dyert ne çdo institucion, shiko qe nga shkollimi duke te kufizuar kuotat per studente, duke u rritur enkas taksat per studentet nga Lugina qe studjojne atje, sikur te vinin nga SHBA-ja… e tani me deklarata do te te mbrojne ty lapidarin, sikurse do te ta mbroje edhe Saloja nga Tirona me deklaraten e tij, e nderkohe ambasadori i tij ne Beligrad eshte i perfshire ne te gjitha aferat korruptive dhe qe i dergon qe nga kompjuterat e tere "investitoret" nga Serbia ne shtetin Shqipetar. Po te ishin te mençur shqiptaret e Lugines, do te duhej te mesonin shume, ama tu sherbente si leksion serioze kjo çeshtja e lapidarit dhe te mos llogarisin ne ato „deklaratat perkrahese“ qe u vijne, sepse ato jane sa per te lare…
Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 11-01-2013 më 08:19 Arsyeja: Fjalor i pahijshëm.
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Lugina e Presheves eshte e ngjashme me bandën e Gazës në Palestinë !
Eshte nje burg, me qiell te hapur !
Kosovaret i detyrojn te paguajn taksa per t'i vizituar te afermit e tyre, kurse te behet tregti me Kosoven eshte e pamundshme, dhe e vetmja alternativ per ta eshte Vraja, Nishi, Beogradi, Novi Sadi, etj,.. qytete shkinie.
Sikur Kosova qe ka punuar kunder interesave te preshevarve, s'kan punuar as shkijet !
Serbia përmendoren e UÇPMB-së e do te varret ose në oborr xhamie!
Varrezat e dëshmorëve apo oborri i ndonjë xhamie janë vendet të cilat përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë i kanë rekomanduar lidershipit shqiptar në Luginë që ta vendosin shtatoren me emrat e 25 dëshmorëve shqiptarë të ish-UÇPMB-së.
Këtë propozim zyrtarët e qeverisë serbe e kanë dhënë të enjten gjatë një takimi që kanë pasur me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës si dhe me ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Michael Kirby, me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Michael Devenport, me përfaqësues të BE-së, si dhe me përfaqësuesit e OSBE-së.
Siç shkruan “Koha Ditore”, propozimet e dhëna në takimin e mbajtur në Bujanovc dhe që ka zgjatur më shumë se dy orë, janë vlerësuar të papranueshme nga përfaqësuesit shqiptar.
Telegrafi
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Jo Kosova dhe as Shqiptaret e Kosoves nuk kane punuar kunder Interesave te Shqiptareve te Lugines se Presheves. Por kunder ketyre Interesave te Shqiptareve te Lugines se Presheves ka punuar Qeveria e Kosoves e udhehequr nga Hashim Thaci (KryeMafiozi) dhe Mafija e tije qe e rrethekon ate.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
rasti me i keq qe mund te ndodh eshte zhvendosja e permendores.
ne rast se serbia e heq me force atehere shqiptaret jane fitimtare per faktin se do hakmerret tek interesat serbe ne kosove.
Ky Lapidar i UCPMB-se ne Presheve, nuk eshte vetem ceshtje per Shqiptaret e Lugines se Presheves, por kjo eshte ceshtje e mbar Shqiptareve kudo qe jetojne ne trojet e tyre: Shqiperine Ame, Kosove, Iliride, Malesi te Madhe, e Cameri, si dhe per gjithe Shqiptaret qe jetojne ne vendet perendimore. Tani eshte koha dhe momenti qe te gjithe se bashku me NJE ze te vetem te reagojme e te mbrojme jo vetem kete Lapidar, por duhet mbrojtur edhe Veriun e Kosoves, Luginen e Presheves si dhe trojet tona ne Iliride, Cameri e Malesi te Madhe. Eshte koha dhe momenti qe me nje ze te perbashket te kerkojme Bashkimin Tone Kombetar, sepse vetem te Bashkuar ne nje Shtet te Perbashket, kemi mundesine ti mbrojme Interesat tona Kombetare ashtu siq duhet. Keshtu te ndare siq jemi tani, gjithnje e gjithmone do jemi kafshate e bute per armiqte tane per ta okupuar e per te na marr ende tokat tona. Ky Vit 2013 duhet te jete nisja drejt Bashkimit Kombetar te Shqiptareve, dhe asesi ndarja e metutjeshme e Shqiptareve. Eshte shume lajm pozitiv qe i gjithe spektri politik Shqiptar ne Lugine te Presheves jane te nje Zeri ne lidhje me kete Lapidar, por tani e tutje duhet te jete me nje ZE edhe per te gjitha ceshtjet tjera. Gjithashtu duhet qe edhe Tirana, e Prishtina zyrtare, te jene te nje zeri ne lidhje me gjithe Shqiptaret ne trojet tyre. Koha punon per ne, por edhe NE vet duhet punuar sa me shume per veten tone !!!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Kuvendarët e Preshevës nuk i binden Dacicit
Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë miratuar sot vendimin që të mos pranojnë zhvendosjen apo heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, i vendosur para ndërtesës së Komunës. Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar për Telegrafin se është konstatuar gjithashtu se gjendja e sigurisë është tensionuar ndjeshëm për shkak të kërcënimeve që i bëjnë, kryetari, kryeministri dhe kryekuvendari i Serbisë.
Mustafa ka shtuar se janë dekoruar që të vazhdojnë dialogun me zyrtarët serbë për qetësimin e situatës, i ndërmjetësuar nga përfaqësues ndërkombëtarë.
Gjithashtu, nesër pritet që të mbahen mbledhjet e kuvendeve komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ku do të diskutohet për këtë çështje.
Përmendorja e lartpërmendur është vendosur në bazë të një dokumenti të miratuar në vitin 2007 në Kuvendin Komunal të Preshevës, e në të cilin ishte vendosur që hapësira para ndërtesës së komunës së Preshevës të emërtohej sheshi i dëshmorëve.
Telegrafi
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Krijoni Kontakt