Close
Faqja 15 prej 32 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 311
  1. #141
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Mirë kishte me qenë një konflikt në Sanxhak e Vojvodinë, e në t'njejtën kohë dhe shqiptarët n'Preshevë t'nisnin rebelimin. A ka ndonji koordinim me krahinat e tjera me etni të tjera n'Serbi?

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Le te dale nje burre me b..e e ta vere perseri atje ku ishte flamurin.....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #143
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Le te dale nje burre me b..e e ta vere perseri atje ku ishte flamurin.....
    Ka mjaft burra ne Kosov lindore qe do e vejn prap dhe nese eshte nevoja do ta lajn edhe me gjak


    Luften askush nuk e don pa pa luft kurr sdo ket paq ne lugin

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Le te dale nje burre me b..e e ta vere perseri atje ku ishte flamurin.....

    Eh more cool...
    ...ende pa ia marre ne goje b..., ai vecme e ka rivendose.
    *


    Jonuz Musliu nuk ka qëndruar duarkryq përballë provokimeve që bënë një ditë më parët zyrtarët e lartë serbë, të cilët e kishin hequr flamurin kombëtar shqiptar nga varrezat e dëshmorëve në Dobrosin.

    Musliu, i shoqëruar edhe nga bashkëluftëtarët dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës, tha për rajonipress se në mesditë ka shkuar vet në Dobrosin dhe bashkërisht kanë vendosur sërish flamurin në vendin e mëparshëm. “Ai flamur është i shenjtë për popullatën e Luginës së Preshevës dhe për vetë banorët e fshatit Dobrosin. Por mbi të gjitha është i shenjtë për dëshmorët dhe të rënët e luftës së UÇPBM-së”, tha Musliu, transmeton Zëri.

    Musliu tha se flamuri do të mbrohet në të gjitha variantet e provokimeve serbe. “Ne kemi të drejtë të ruajmë dhe të shprehim emocionet tona kombëtare e patriotike. Kemi të drejtë edhe të ngremë lapidarë e përmendore. Këtë nuk e bëjmë për të provokuar dikë, por për të përkujtuar se aty është derdhur gjak dhe është luftuar me forca terroriste e pushtuese”, tha Musliu.


    *
    klipp&klar

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Respektoj dhe nderoj zotnin Jonuz Musliu.....i rralle dhe me b..e
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. #146
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Jonuz Musliu e ka tregu veten qe nuk osht njeri i fjalve po edhe i veprave, ta shofim çka po bahet n'Preshev me politikant tan per Lapidarin.
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  7. #147
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Citim Postuar më parë nga Gon! Lexo Postimin
    Ketu eshte gati te kris edhe nje lufte e dyte dhe shpreosjme qe kete here te triumfojme. shqiptaret e Kosoves Lindore jane te armatosur tani, jane furnizuar me 'te madhe' nga Kosova me armatim prej mopmentit kur Dacic kercenoi per heqjen e permendores se UCPMB-se...

    shpresoj te mos ndodhe, se sa i perket furnizimit nga tu Kosova ne "armatime" lere se perfundojne tu Muçibaba e tu Kosoves e te dheu i bardhe, pos asaj duke pritur ne kolone e duke i paguar edhe takse 50-60 ojrash tu Kosoves, respektivisht bosit tuaj Hushimit dhe Pacovit !

    Ja se ç`llokopender shteti jeni ju, nga tere ato taksa-gjobe, qe i kene vendosur, sipas informatave zyrtare vetem 7 euro perfundojne ne arkat e shtetit tu Kosoves dhe perfundimisht, mendoj qe me rastin e permendores, duhet ta kene shume te qarte, e te dalin nga agonia perfundimisht ne tu Lugines, se ne tu Kosoves, pos qe mund ti llogaritesh si diçka qe kufizohesh, me asgje, ama per asgje nuk mund te llogaritesh ne matane kufirit!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    nuk kemi politikane te forte.
    pse mos me fillu lufta ne mitrovice ku shqiptaret i kane shancet te fitojne por ne presheve ku serbia ka gjithe ushtrine e vet.
    pse duhet te bien viktima te konfliktit shqiptaret dhe jo serbet.

    t' lumte shume mire e paske analizue.....ne shqiptaret veq me muzike jem pushtues, bile ai 'Gold Ag' thojke Qameria eshte e jona #popull falls, tmerr, tmerr!
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  9. #149
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    SHBA dhe BE do të mblidhen për lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë
    Publikuar më 05.01.2013 | 16:13

    PRESHEVË - Kërcënimet e kryeministrit serb, Ivica Daçiç drejtuar liderëve të Luginës përmes ultimatumit për «prishjen me forcë deri më 17 janar» të përmendores së UÇPMB-së në Preshevë bashkë me mesazhet e ish-komandantëve të UÇPMB-së, drejtuar Beogradit kanë shkaktuar shqetësime me ndërhyrje edhe nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Pas kërcënimeve të Daçiçit dhe mesazheve të ish-komandantëve të ish-UÇPMB-së ndërhynë SHBA-të, duke kërkuar nga palët të angazhohen në uljen e tensioneve.

    Sipas burimeve diplomatike të agjencisë së lajmeve «Presheva jonë» gjatë javës së ardhshme përfaqësuesit e SHBA-ve, BE-së, OSBE-së dhe Britanisë së Madhe në Beograd do të nisin takimet dhe diskutimet me përfaqësuesit serbë dhe ata të Preshevës për të debatuar rreth përmendores së kundërshtuar nga kryeminsitri serb, Daçiç, i cili po përpiqet të shantazhojë edhe Brukselin, duke kushtëzuar «prishjen» e lapidarit me (mos) vazhdimin e negociatave.

    Për këtë, agjencia «Presheva jonë» ka mësuar se, ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, BE-së dhe OSBE-së ditëve të ardhshme do të diskutojnë me autoritetet në Beograd dhe ato të shqiptarëve nga Lugina, për të gjetur një kompromis për zgjidhjen e problemit të përmendores së UÇPMB-së me qëllim të uljes së tensioneve mes palëve për evitimin e ndonjë të keqeje. Në pyetjen, se çfarë do të jetë reagimi i shqiptarëve, nëse përmendorja hiqet me dhunë, “Anas” shkruan se, nuk ka qëndrim unik. Dikush thotë se, do të ketë protesta masive e të tjerë thonë se, “do të veprohet njësoj edhe në Kosovë me përmendoret serbe”.

    Shkatërrimi i përmendores do të prishte marrëdhëniet e brishta ndërmjet shqiptarëve e serbëve në këtë anë, thonë analistë nga Lugina. Ish-komandanti i UÇPMB-së, Lulzim Ibishi ka përgënjeshtruar të ketë kërcënuar kryeministrin serb, Ivica Daçiç që të rrëzohet përmendorja, shkruan sot Koha.net. Ai, duke u përgjigjur lidhur me mundësinë e rrënimit të dhunshëm të përmendores ka thënë se, “Daçiç për këtë aksion duhet të marrë lejë së pari nga kryeministri Thaçi.

    Do theksuar se, këtë kompromis dhe dialog që me kohë e kishin kërkuar edhe vetë liderët e Luginës së Preshevës edhe para kërcënimeve të Daçiçit. Sikur ish-komandantët e UÇPMB-së, ashtu edhe liderët gjithnjë i kishin dhënë prioritet dialogut përballë politikës diskriminuese dhe problemeve tjera të grumbulluara në Luginën e Preshevës, sikur dhe rasti i fundit i përmendores së UÇPMB-së në qendër të qytetit.

    Shefket Hasani, një komandant (“Poeti”) i ish-UÇPMB-së, u shpreh qartë, se Daçiç është duke provokuar ish-luftëtarët dhe popullsinë shqiptare me përmendoren e UÇPMB-së. Hasani, i cili ishte i pari që ia kishte kthyer pushkën Serbisë para 13 vitesh në Dobrosin, paralajmëroi autoritetet serbe në Beograd, «që t’i japin përparësi dialogut, për t’u takuar më mirë sot në tavolinën e bisedimeve, se sa nesër në mal». Këto mesazhe patën jehonë të madhe jo vetëm në mediat shqiptare dhe serbe, por edhe në ato botërore.

    Po të këtij mendimi janë shprehur edhe komandantët e tjerë të ish-UÇPMB-së si Jonuz Musliu, Orhan Rexhepi etj..sipas të cilëve i jepet shans Serbisë edhe kësaj radhe për dialog, ndryshe, siç shprehen ata, nuk shkojnë nga tokat e tyre.
    Jonuz Musliu, ish-shef politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, tashmë lider i Lëvizjes së Progresit Demokratik në bisedën e fundit për «Presheva jonë» kërcënimet e Daçiçit i ka vlerësuar të rrezikshme për stabilitetin e rajonit. Sipas Musliut «Beogradi, nëse vazhdon kështu me kërcënime, provokime dhe injorimin e dialogut me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës..shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës nuk do të qëndrojnë më duarkryq dhe s’është çudi që të rimobilizohet UÇPMB sikurse në vitin 2000…»

    /Shekulli Online/M.A./

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    ... hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s
    Mire ua bejne...
    Pse i durojne.

    Nese nuk jane te zotet ta mbrojne flamurin, atehere s'duhet as te vendosin.

    Serbeve ne veri te Kosoves, por edhe neper enklava tjera ne Kosoves, s'po guxon askush tua heqe flamurin.

Faqja 15 prej 32 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •