Close
Faqja 14 prej 32 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 311
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Serbët djegin zyrën e ofiqarisë në Malësinë e Bujanocit

    Në fshatrat e malësisë së Bujanocit, vandalët tani ndryshojnë formën e shkatërrimeve. Në vazhdimësi janë shkatërruar shtëpitë e atyre pak banorëve që u kanë shpëtuar pa u djegur më herët shtëpitë, siq ndodhi para pak ditësh në fshatin Novosellë. Për këtë rast kemi reaguar më herët. Për çudi, në vend se të ndërmerret dicka për parandalimin e presionit, dhunës, shkatërrimit të pasurisë së palujtëshme të këtyre pak banorëve që kanë mbetur në Malësinë e Bujanocit, dikush sikur po punon vetëm për dëbimin e tyre. Të themi se kjo ishte rastësi, por ky sulm ndodhi pikërisht në ditën e betimit të qeverisë së Serbisë, ndaj punën e parë që bëri Kryeministri Serb, është dhuna që i shkakton shqiptarëve.

    Rasti më eklatant ndodhi pardje në fshatin Zarbicë të Malësesë se Bujanocit, kur u djeg zyra e ofiqarisë, e cila mbante të gjitha të dhënat personale të banorëve të disa fshatrave të kësaj ane.

    Kjo ngjarje e tmerrshme, që dinë të bëjnë vetëm koka të krisura, e cila ndodhi dje, është një vandalizëm i madh, por edhe një dëshmi se aparati Serb me akterët e tij djegin e q`nuk djegin, shkatërrojnë e mundohen të humbin gjurmët e popullit edhe duke djegur Zyret e Bashkësisë Lokale. Ky veprim a nuk është tentim për zhdukjen e të dhenave të qytetarëve të kësaj malësie?, për ta zvogëluar në minimum numrin e popullsisë së kësaj malësie, për të krijur një klimë të pa sigurisë dhe frikës tek qytetarët, për ti bërë presion të largiohen edhe ata pak bonorë që jan aty, por edhe ndalimin e atyre që shkojnë për cdo ditë të marrin dokumentet personale nga qytete të ndryshme???!

    Para ca ditësh po në këtë malësi, një grup huliganësh serbë kanë thyer disa shtëpi në fshatin Novosellë të komunës së Bujanocit. Ata demoluan shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit, me qëllim frikësimin dhe shpërnguljen e tyre nga këto troje autoktone shqiptare. Kjo ngjarje vandale, ka ndodhur javën e kalaur në sytë e xhandarëve serbë, të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë.

    “Edhe njëherë, i lusim dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, pushtetarëve në Beograd, Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por edhe politikbërësve nga Kosova Lindore, që të ndërmarrin diçka për parandalimin e dhunës, djegjes, veprimeve antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike, antihumane ndaj shqiptarëve, pronës së tyre, kulturës, varrezave, trashëgimisë dhe çdo gjëje që na lidhë shpirtërisht dhe emocionalisht me atë vend, që kaq shumë e duam!

    Gjilan, më 29.07.2012
    SHOQATA.“ VATRA“
    Kryetar: Sejdulla. Kadriu

    Presheva
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #132
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Shpesh shkoj dhe vizitoj Presheven e Bujanocin, por ne Medvegje nuk kam mundur te shkoj asnjehere

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    DR.ABDYLI: As coptim e as këmbim, Veriu dhe Lugina janë pjesë të ligjshme të Kosovës!



    Intervistë ekskluzive me prof.dr Ramiz Abdylin, historian ynë i mirënjohur (Në foto: Dr.Ramiz Abdyli në bisedë me gazetarin tonë Nefail Maliqin)

    Lugina e Preshevës historikisht ka qenë pjesë përbërëse e trungut etnik shqiptar që nga Mbretëria ilire e Dardanisë e më pas Provincës së Dardanisë. Ajo në shumicën e rasteve ishte pjesë përbërëse e njësive territoriale administrative të mëdha të Perandorisë Osmane siç ishin pashallëqet, më pas katër vilajetet shqiptare. Pas vitit 1912 Presheva ishte në kuadër të Banovinës së Vardarit e të zhupanisë së Shkupit. Presheva mbeti jashtë Kosovës së sotme, si një vazhdimësi e projektit serbomadh kur në vitin 1945 u bë pazari pa hanxhinj.

    Është e nevojshme të thuhet me këtë rast se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nënkuptonte që brenda kufijve të shtetit të ri shqiptar do të përfshiheshin gjithë trojet e banuara me shumicë shqiptare, përfshirë edhe Luginën e Preshevës. Me Marrëveshjen e Ohrit nuk mund të zgjidhet çështja shqiptare në Maqedoni në përputhje me vullnetin e asaj pjese të popullit tonë, madje as në variantin,siç e pranoi subjekti politik e ushtarak i dalë nga Lufta e vitit 2001.

    DIKTATORËT E FUNDIT NË EVROPË MILOSHEVIC DHE ENVER HOXHA I SHKAKTUAN DËME TË MËDHA KOMBIT, POPULLIT TONË

    Filimisht profesor mund të na fiisni pak mbi situatën e shqiptarëve në Balkan dje dhe sot. Nën okupimin sllav në ish-Jugsllavi dhe okupimin dikatorial, nese mund tethemi keshtu te regjimit enverian në Shqipëri ? Ju si historian dhe njohës i mirë i zhvillimev në ballkan shqipatrët nën cilin regjimi e kishin më së vështirë që nga koha e shpërnguljeve për në Turiq, koha e Rankovicit, Titos, Milosheviqit deri sot.. ?

    Dr.RAMIZ ABDYLI: Shqiptarët i kanë mbijetuar shekujt si rrallë ndonjë popull tjetër. Ata mbijetuan me sukses sundimin romak, bizantin, bullgar, serb e atë osman dhe dolën në shekullin XX si njëri ndër kombet më vitale. Këtë pikëpamje e mbështesin edhe studiues të huaj eminent. Milan Shuflaj, njëri nga studiuesit më të njohur të mesjetës,i cili thotë: ”Shqiptarët kishin dyshek tokën, jastëk gurin”. Më i egri nga këta pushtues ishte ai serb, i cili synonte zhdukjen e shqiptarëve nga trojet e tyre, që t’i përvetësonte ato për vete. Shqiptarët, ndonëse me vonesë nga popujt e tjerë të Ballkanit, ia dolën më 28 Nëntor 1912 të ngritin shtetin e ri të tyre pas atij të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mirëpo,jashtë kufijve të shtetit të ri shqiptar mbetën më tepër se gjysma e trojeve etnike shqiptare.Ato u pushtuan nga serbët, malazezët dhe grekët, të cilët vunë në lëvizje të gjitha mjetet për të kthyer tokat shqiptare në toka etnikisht të pastra të etnisë së tyre. Greqia, krahas gjenocidit që ushtroi, ia doli të dëbojë një numër të madh shqiptarësh në Turqi e në Shqipëri. Ushtria serbe e malazeze që nga tetori i vitit 1912, krahas pushtimit që trojeve shqiptare, vrasjeve, konvertimit të dhunshëm në fenë ortodokse serbe, arrestimeve e rrënimit të shtëpive, ndërmori masa për dëbimin e tyre në Turqi e në Shqipëri. Ushtria dhe xhandarmëria serbe ia dolën që brenda viteve 1912 -1941 të shpërngulnin qindra mijëra shqiptarë. Sipas Konventës jugosllavo-turke të vitit 1938 planifikoheshin brenda viteve 1938 -1944 të shpërnguleshin edhe 400.000 shqiptarë të tjerë. Por kjo nuk ndodhi,si rrjedhojë e shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Akademiku serb, Vasa Çubriloviq, i njohur me elaboratin e tij fashizoid, më 1945, në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë të Qeverisë së Jugosllavisë Federative Demokratike, hartoi elaboratin e dytë për domosdonë e shpërnguljes së shqiptarëve nga Jugosllavia. Elaborati i tij do të merrej si platformë për asgjësimin e shqiptarëve. Si rrjedhojë e vijimësisë së politikës së etnocidit kundër shqiptarëve, shpërngulja në Turqi nuk u ndërpre deri në fillim të viteve 70 të shek. të kaluar. Pasoi një periudhë e shkurtër e të ashtuquajturit liberalizmi në Kosovë, ndërkohë që arrestimet e montuara të shqiptarëve në zë vijuan edhe më tej. Pra, nuk ishte periudha e A.Rankoviqit që i përndoqi shqiptarët, por ai ishte njëri nga zbatuesit e projektit shovinist serbomadh, i cili u rishfaq sheshit në periudhën pas vitit 1981. Edhe S.Milosheviqi qe njëri nga zbatuesit e atij projekti që përmes etnocidit ta kthente Kosovën në tokë serbe. Megjithatë më 1999 Kosova u çlirua përfundimisht nga pushtimi serb. Ndërkaq, Lugina e Preshevës dhe trojet tjera të saj historike, mbetën nën Serbinë, sikundër edhe shqiptarët e Malit te Zi. Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, krahas dhunës e vrasjeve sistematike, me politikën e vetizolimit i shkaktoi Shqipërisë dëme të mëdha në jetën ekonomike, sociale e kulturore, duke e futur vendin në humnerë e larg zhvillimit nga vendet e regjionit. E.Hoxha prishi Marrëveshjen e Mukjes, pasi ajo u cilësua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë. Në fakt sipas asaj Marrëveshje, e lidhur midis PKSH dhe Ballit Kombëtar, synohej një Shqipëri demokratike si dhe bashkimi i trojeve etnike shqiptare mbi bazën e parimit të vetëvendosjes së popujve, të garantuar prej Kartës së Atlantikut. Ai regjim hodhi poshtë ndihmën ekonomike të SHBA të Programit Marshal si dhe ofertën për ndihmë të politikanit të Bavarisë Franc Jozef Shtraus. Pasojat e asaj politike sigurisht se reflektohen edhe sot në Shqipëri. Mbështetja e atij regjimi mungoi për shqiptarët e ish Jugosllavisë në kohën kur ata po hiqnin të zinjtë e ullirit.

    Kemi lexuar dikund se në kohën e okupimit fashist në Luftën e Dytë boTërore..ku edhe shqptarët morën pjesë…pasi edhe ishim edhe të okupuar…Titoja, pas clirimit i kishte propozuar Enver Hoxhës « meqë tash u cliruam e luftuam bashkarisht, Enver, po ke deshire të jesh president i Shqipërisë, apa Kosovën apo kryetar i nje Republike të shtatë, dmth e Shqipërisë dhe Kosovës bashkarsiht si njësi « Jugoslavisë» . Zoti profesor ju si historian cfare mund të na thoni si mbeti Shiqpëria pa Kosovën e Kosova pa Luginën?

    Dr.RAMIZ ABDYLI: Sa për informim duhet të përkujtohet fakti se përgjatë Luftës së Dytë Botërore pjesa dërmuese e trojeve shqiptare ishin të pushtuara nga Italia dhe nga Bullgaria e një pjesë e vogël nga Gjermania. Nuk më ka rënë të lexoj për atë propozim, por e di që Tito synonte ta përfshinte Shqipërinë në përbërje të Jugosllavisë si republikë e shtatë. Dhe, sikur do të ndodhte kjo, mbase përgjatë asaj periudhe 50 vjeçare nuk do të përjashtohej mundësia e kolonizimit të Shqipërisë, sidomos i bregdetit të saj, e që si rrjedhojë nuk përjashtohej që serbishtja do të ishte gjuhë zyrtare, krahas shqipes?! Ndërkaq, kur flasim për Shqipërinë apo Kosovën në raport me Serbinë e Malin e Zi kujtoj se nuk mund të bëhen paralele midis tyre. Prandaj, supozimi që edhe Kosova mund të çlirohej pa gjakderdhje duket iluzore?! Po të kishte qenë ashtu, atëherë pse nuk u tërhoq Serbia nga pjesa Veriore e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, dhe si u tërhoq ajo nga Maqedonia?! Në fakt kemi të bëjmë me një Serbi e Mal të Zi sajesa dhe apogje të Rusisë, që kanë rezultuar nga projekti rusomadh i sajuar që nga periudha e sundimit të Pjetrit i Madh.

    ME MARRËVESHJEN E OHRIT NUK MUND TË ZGJIDHET CËSHTJA E SHQIPTARVE NË MAQEDONI

    Në Maqedoni, pas marrëveshe së Ohrit, mendoni se jane »realizuar lërkesat jo gjitha pr bile absolute të shqiptarëve në këtë ish-republikë Jugosllave. Po, liderët e Maqedonisë janë due punuar, kontribuar proceseve dhe avancimit të dejta e te shqiptarëve në këtë vend?

    Dr.RAMIZ ABDYLI: Me Marrëveshjen e Ohrit nuk mund të zgjidhet çështja shqiptare në Maqedoni në përputhje me vullnetin e asaj pjese të popullit tonë, madje as në variantin,siç e pranoi subjekti politik e ushtarak i dalë nga Lufta e vitit 2001. Kjo për faktin se ajo Marrëveshje e diktuar nga pala tjetër, ka rezultuar me konstruksione të menduara mirë, që mund të lexohen si ta marrësh. P.sh. në tekstin e saj të papërcaktuar e me bizantizimin e gjuhës askund nuk përmendet emri shqiptar, ngjashëm me Marrëveshjen shqiptaro-osmane të Shkupit më 1912, në të cilën askund nuk përmendet emri Shqipëri dhe shqiptar. Prandaj, nuk mund të pritet zgjidhja e çështjes shqiptare përmes asaj marrëveshje.Zgjidhje minimale e çështjes shqiptare në Maqedoni do të ishte qenia e shqiptarëve element konstituiv (shtetformues), krahas maqedonasve, rrjedhimisht kur Maqedonia do të ishte shtet i maqedonëve dhe i shqiptarëve, por që është shumë vështirë të jetësohet, po të kihet para mendjes paragjykimi i klasës politike maqedonas që kanë kundrejt shqiptarëve.

    Falsifikimet në shkencë dhe hisorinë shqiptare në Maqedoni sikur rasti i inciklopedisë, pastaj rreth origjinës së Nënë Terezes, së fundi mbushja e shesheve dhe rrugëve me kuaj ku vëreht mungesa e hernojve nga historia e lavdishme shqiptare..për cka flasin këto provokime z.profesor?

    Dr.RAMIZ ABDYLI: Në Maqedoni shkenca është në shërbim të politikës,ku paragjykimet kanë gjetur strehë prej kohësh.Për tragjedinë e saj klasa politike maqedonase dhe aktualisht VMRO-DPMNE bashkë me “shkencën” është gjithnjë në kërkim të identitetit maqedonas. Prandaj, nuk është e rastit që drejtuesit e kësaj partie t’i kërkojnë rrënjët e kombit maqedonas tek maqedonasit e lashtë, me të cilët “sllavo maqedonasit” nuk kanë asgjë të përbashkët. Ajo Maqedoni në fakt ishte një përzierje popujsh (ilirë, grekë e trakas). Këtu pra e ka burimin mohimi i identitetit kombëtar shqiptar e të figurave madhore shqiptare nga klasa politike maqedonase, siç është shkupjania Gonxhe Bojaxhiu, respektivisht Nënë Tereza, e në këtë kuadër rezulton qenia e shqiptarëve ardhacakë nga malet e Shqipërisë. Mbi këtë bazë rezultojnë prej vitesh edhe tekstet e historisë për shkollat fillore e të mesme, bashkautor i ndonjërit prej tyre mund të gjendet edhe ndonjë shqiptar. Përgjegjësisë nuk mund t’i ikin as recensentët shqiptarë të atyre teksteve.

    Z. profesor, siç e dini edhe në Luginën e Preshevës, luftë u zhvillua për liri, por sot, pas kaq vitesh, jeni të kënaqur me statusin e shqiptarëve etnuik në Preshevë , Bujanovc dhe Medvegjë. Ka pasur disa Marrëveshje si ajo e Kumanovës dhe ajo e Konçulit, por sot ekësaj dite nuk janë zbatuar. Mos realizimi e Referendumit popullor të 1 dhe 2 marsit 1992 në Luginëne Preshevës është nje kapitull tjetër ? Shpesh thuhet t’i rikthehen tokat apo të ribashkohet Lugina e Preshevës Kosovës..në cilat vite dhe si ishte Lugina e Preshevës pjesë e Kosovës dhe si u bë që mbeti me Serbi sot e kësaj dite?

    Dr.RAMIZ ABDYLI: Lugina e Preshevës historikisht ka qenë pjesë përbërëse e trungut etnik shqiptar që nga Mbretëria ilire e Dardanisë e më pas Provincës së Dardanisë. Ajo në shumicën e rasteve ishte pjesë përbërëse e njësive territoriale administrative të mëdha të Perandorisë Osmane siç ishin pashallëqet, më pas katër vilajetet shqiptare. Pas vitit 1912 Presheva ishte në kuadër të Banovinës së Vardarit e të zhupanisë së Shkupit. Presheva mbeti jashtë Kosovës së sotme, si një vazhdimësi e projektit serbomadh kur në vitin 1945 u bë pazari pa hanxhinj. Me vendimet e Mbledhjes së Dytë të AVNOJIT (nëntor 1943), mbi bazën e të cilave Jugosllavia do të ndërtohej në mbështetje të parimeve federative, që do të sillte barazi të plotë midis popujve të saj sllavë, rrjedhimisht të Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, dhe mbi këtë bazë Kuvendi i Serbisë vendosi padrejtësisht që edhe Lugina e Preshevës të ishte pjesë përbërëse e saj (9 prill 1945). Ky vendim u miratua edhe në Mbledhjen e tretë të AVNOIT (7 gusht 1945).

    Vendimi për bashkëngjitjen e Preshevës Serbisë Federale ishte i njëanshëm dhe në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve në përgjithësi, përfshirë edhe ata të Luginës së Preshevës.Abdullah Krashnica, ishte njëri nga anëtarët shqiptarë të ASNOM-it (Këshillit Antifashist…të Maqedonisë), për çka ai u angazhua që Lugina e Preshevës,që nga Ristovci (kufiri serbo osman),të përfshihej brenda kuadrit të Maqedonisë. Ndërkaq, Selim Selimi ngulmonte për bashkimin e Luginës së Preshevës me Serbinë. Me këto qëndrime ata debatuan në fund të vitit 1944 në sallën e kinemasë së qytetit. Sigurisht se kjo qe njëra nga arsyet për helmimin e A.Krashanicës,si dhe angazhimi i tij ngulmues për të shpëtuar nga pushkatimi partizan të qindra shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Kumanovë e në Gjilan. Ndërkaq, helmimi i tij nuk u bë me helm klasik, siç mendohet, por me një element kimik që ia mori atij jetën brenda një afati disa mujor. Lugina e Preshevës mbeti pjesë e Serbisë sot e gjithë ditën përkundër Referendumit të vitit 1992, kur shqiptarët dëshmuan unanimisht se ishin për bashkimin e saj me Kosovën. Kur jemi këtu të shtojmë se janë të paqëndrueshme pohimet se Presheva ishte pjesë e Kosovës diku në vitet 60’ të shekullit të kaluar. Në fakt u bë kalimi i ndonjë fshati në Serbi,por nuk mund t’i bëjë ballë të vërtetës pohimi se Lugina e Preshevës ishte pjesë përbërëse e Kosovës në atë kohë. Edhe mendimi që Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës me gjysmën e saj etnike, në perëndim të hekurudhës, është i shëmtuar sepse i falet gjysma tjetër ku shqiptarët përbërë shumicën e popullsisë.

    Akademik Rexhep Qosja për agjencinë „Presheva Jonë“ tha se Lugina e Preshevës le të bashkohet me Kosovën, kurse pjesën veriore të saj le ta merrë Serbia. Ndërsa, Adem Demaçi e kundërshtoi opsionin e tillë me arsyetim se të dy trevat e kontestuara janë pjesë të pandara të Kosovës. Edhe Ismail Kadare pajtohet me mendimin e Adem Demaçit duke thënë se shqiptarët nuk kanë tokë tepër për të falur. Tani kërkoj mendimin tuaj z. Abdyli

    Dr.RAMIZ ABDYLI: Nuk ka këtu pazar me tokat tona. As coptim e as këmbim. Për hire të vërtetës është e nevojshme të thuhet se, sikur Veriu i Kosovës ashut edhe Lugina e Preshevës historikisht janë pjesë e ligjshme e Kosovës dhe jo vetëm aq.

    Kur jemi tek e kaluara, ju si historian i njohur mund ta dini, ka pasur qëndresa apo peronalitete shqiptare që benin rrezistencë pushtuesve serbomdhenj? Mund të flitni pak për lexuesit tanë për amrat idriz Sewferei, Xheladin kurbalija, Shaip Mustafa, Selami Hallaci etj…

    Dr.RAMIZ ABDYLI: Është e padiskutueshme se për historiografinë tonë Idriz Seferi përbën njërën nga figurat madhore në luftën e popullit shqiptar në fund të pushtimit osman për jetësimin e autonomisë e të pavarësisë së Shqipërisë si një strateg i rrallë i luftës kundër atij pushtuesi. Emri i tij është i lidhur ngushtë me Kryengritjen e vitit 1910, në betejën e Termopileve shqiptare, ku u bë një përleshje me dimensione epike midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave të ushtrisë osmane në Grykë të Kaçanikut, kur u luftua edhe me thika e ranë dëshmorë shumë trima të regjionit të Karadakut, të kazasë së Gjilanit e më gjerë (…). Një rol të rëndësishëm ai luajti edhe në Kryengritjen e përgjithshme kundërosmane të vitit 1912, me të cilën synohej autonomia e Shqipërisë, ku do të përfshiheshin katër vilajetet e banuara me shumicë shqiptare. Roli dhe kontributi i tij ishte sidomos në organizimin e kryengritjes në regjionin e gjerë të Karadakut. Për rrjedhojë, pas çlirimit të qyteteve të Kosovës së sotme u çliruan edhe Bujanoci (26 korrik) dhe Presheva (30 korrik), më pas Shkupi e Kumanova. Ai qe njëri ndër drejtuesit e asaj kryengritje që nuk pranoi ta braktiste Shkupin para se të jetësohej marrëveshja e arritur shqiptaro-osmane në atë qytet. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në kohën kur bashkë me drejtues të tjerë të shquar të Kosovës organizoi qëndresë të armatosur, ai u arrestua dhe bashkë me 12 bashkëmendimtarë u gjend në kazamatin e Kalemegdanit në Beograd. Do të liroheshin vetëm pas intervenimit të Austro-Hungarisë.

    Xheladin Kurbalija hoqi dorë nga idetë komuniste dhe iu bashkua idealit kombëtar

    Xheladin Kurbalija ishte komunist me taban të rrallë kombëtar. Me këto ide u brumos kur vuante dënimin në burgun e Nishit. Ndërkaq, pas aksionit të çetës “Zenel Hajdini” dhe “Sima Pogaçareviq” ne Minierën e Llojanit, në tetor të vitit 1942, kur u formua njësiti i përbashkët dhe në krye të saj erdhi Xhivojin Nikoliq Bërka, një shovinist i Mateçit, Xheladini e kundërshtoi me forcë atë vendim. Ai me atë rast deklaroi se nuk mund të ishte komandant një serb në një trevë shqiptare, për më tepër një shovinist ”që ua kishte pirë gjakun shqiptarëve”. Për rrjedhojë ai u shkarkua nga funksioni i deriatëhershëm që kishte pas në aradhe si dhe nga PKJ e u urdhërua Riza Ilinca që të bënte atentat mbi të. Por ky nuk deshi ta bënte një gjë të tillë. Prej atëherë Xheladin Kurbalija hoqi dorë nga idetë komuniste dhe iu bashkua idealit kombëtar, duke iu bashkuar radhëve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Më 9 shtator 1944, kur në Preshevë hynë forcat e kësaj organizate, Xheladini shpalosi flamurin kombëtar në sheshin e atij qyteti dhe më pas për rreth dy muaj e gjysmë bashkë me Ibrahim Kelmendin e atdhetarë të tjerë qëndroi në ballë të luftës kundër forcave të bashkuara komuniste-çetnike dhe atyre bullgare, në një front të gjatë nga Llojani deri në Bujanoc. Ishte një shembull i një lufte të rrallë epike të një populli që nuk donte sërish të binte nën zgjedhën serbe. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore ai iu bashkua radhëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, por u vra pabesisht nga një dorë tradhtare. Selami Hallaçi ishte njëri nga komunistët atdhetarë, i cili i bindur se me pjesëmarrjen e shqiptarëve përkrah serbëve në Luftën antifashiste do të zgjidhej çështja shqiptare, për çka u ekzekutua në trekëmbësh në Prizren. Shaip Mustafa ishte njëri nga komunistët e parë në Serbinë Jugore dhe njëri nga organizatorët e demonstratës kundër pushtimit bullgar në Shkupin e sapo pushtuar, në pranverë të vitit 1941. U kap dhe u depërtua në një kamp përqendrimi në Bullgari, prej nga u arratis dhe kaloi në Kosovë. Në mars të vitit 1943 ra në konflikt me Svetozar Vukmanoviq Tempon në Gjillan. Kur ky e qortoi se nuk angazhohej për mobilizimin e shqiptarëve të trojeve lindore në Luftën kundër pushtuesve fashistë, ai kërkoi garanci me shkrim se do t’u njihej e drejta shqiptarëve për bashkim kombëtar. Kjo, si dhe organizimi i demonstratës në Shkup, qenë arsyet që Shaip Mustafa pas përfundimit të luftës të dënohej më burg të rëndë.

    Sa është e angazhuar Tirana dhe Prishtina zyrtare rreth çështjes së Luginës së Preshevës ? Ju a jeni i kënaqur me qëndrimin e tyre?

    DR.RAMIZ ABDYLI: Kujtoj se Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet të bëjnë shumë më tepër për Luginën e Preshevës,sepse ajo është pjesë përbërëse e trungut tone etnik.Madje,mungon ngulmimi i tyre që shqiptarëve atje t’u njihen të drejtat që u janë garantuar serbëve në Kosovë. Si mund të heshtet para realitetit që nxënësit serbë në Kosovë mësojnë me tekstet e Serbisë,dhe nxënësve të Luginës nuk ju lejohet të mësojnë me tekstet e Kosovës, apo të Shqipërisë.Real politika këtu bëhet qesharake. Gjendja dhe pozita e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është alarmante. Atje papunësia është më e larta se kudo në Evropë, dhe jo vetëm. Duket se njerëzit atje kanë humbur shpresat për një perspektivë dhe me lot në sy mësyjnë rrugën e pa kthim drejt Perëndimit. Po të vazhdojë kështu, mbase pas ndonjë dhjetëvjetëshi nuk do të mbetet rini. Në fakt, në Luginë po ndodh një etnocid i heshtur. Kjo duhet ta shqetësojë çdo shqiptar kudo që gjendet, në radhë të parë politikbërësit në trojet tona. Ndërkaq, subjektit politik atje, i mbetet barra kryesore për përmirësimin e gjendjes së mjerueshme. Ai duhet sa më parë ta shmang përçarjen e mëritë, sepse ka marrë për sipër ta zgjidhë fatin e zgjedhësve. Fillimisht duhet të krijohen kushte për mirëqenie ekonomike, që sa më parë të evitohet shpërngulja. Duhet bërë përçapje për bashkërendim të veprimtarisë tek faktori politik në Kosovë e në Shqipëri si dhe te faktori i huaj për të ndryshuar rrjedhën e gjërave atje. Përgjegjësisë morale, po edhe kombëtare nuk mund t’i ik as klasa politike në Kosovë e në Shqipëri. Shikoni çfarë bën Serbia për serbët në Kosovë. Ajo doli të sigurojë për ta kushte më të mira se çdo pakicë tjetër në Evropë. Duhet të ngulmohet për krijimin e kushteve për mirëqenie sociale dhe zhvillim ekonomik në Luginë të Preshevës. Pse të mos ngrihet fillimisht ndonjë fakultet në Preshevë e në Bujanoc. Për këtë duhet të ndërgjegjësohen edhe biznesmenët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, sepse ajo është pjesë e jona. Njëkohësisht duhet një bashkërendim e bashkëveprim për jetësimin e të drejtave kombëtare në funksion të strategjisë kombëtare. Për këtë të gjithë duhet të flasin me një zë.

    Dhe së fundit i nderuar profesor, meqë kanë nisur kremtimet për ta shneuar 100-vjtorin e pavarësisë dikush me gëzim e dikush me vajë pse ende ndjehen të okupura edica të cliruar…K ypërvjetor si i prêt shiptarët të ndarë ende si komb apo të coptuar gjeografikisht. Do të ishte zgjidhja më e mirë Shqipëria Natyrale?

    Dr.RAMIZ ABDYLI: Është e nevojshme të thuhet me këtë rast se shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nënkuptonte që brenda kufijve të shtetit të ri shqiptar do të përfshiheshin gjithë trojet e banuara me shumicë shqiptare, përfshirë edhe Luginën e Preshevës. Propozimi i Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit në përkujtesën që iu dërgoi përfaqësuesve të Fuqive të e Mëdha kërkohej që kufijtë e shtetit shqiptar të ishin që nga kufijtë e atëhershëm të Malit të Zi me Perandorinë Osmane dhe të përfshinin, bashkë me rrethet përkatëse, Pejën, Mitrovicën, Prishtinën, Preshevën, Kumanovën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Dibrën, Manastirin, Kosturin, Mecovën e Janinën. Në jug do të mbaheshin kufijtë ekzistues (me Turqinë) deri në Prevezë, por propozimi i saj nuk u përfill. Kjo ndodhi përkundër rolit që luajtën këto troje në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën dhe trojet tjera etnike shqiptare për arritjen deri te ajo pavarësi e shenjtë, sot e 100 vjet mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Jashtë kufijve të shtetit shqiptar mbetën më tepër se gjysma e trojeve etnike shqiptare. Pavarësia e Kosovës përbën një ndreqje të pjesshme të gabimit të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (17 dhjetor 1912-29 korrik 1913). Kjo për faktin se shqiptarët dhanë një kontribut të çmueshëm në luftë kundër Perandorisë Osmane. Aybrey Herbren, u deklarua kundër copëtimit të trojeve shqiptare. Duke vënë për këtë kontributin e popullit shqiptar që kishte dhënë në luftë kundër Peradorisë Osmane iu drejtua Fuqive të Mëdha, në të cilën ndër të tjera thotë: ”Më në fund,si Samsoni në Tempullin e Gazës, ata i shembën pirgjet e Perandorisë osmane….Janë shqiptarët ata që i shpartalluan turqit, e jo serbet,as bullgarët dhe as grekët”. Prandaj Fuqitë e Mëdha pjesëmarrëse në atë Konferencë nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë që kanë për këtë padrejtësi që ia bënë kombit shqiptar. Ndërkaq, në 100 vjetorin e përfundimit të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër (30 korrik 1913), kur u maur vendimi për copëtimin e trojeve etnike shqiptare, duhet të kërkohet nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës që të korrigjohet kjo padrejtësi që i është bërë kombit shqiptar.


    * * *

    Dy fjalë për bashkebiseduesin pro.dr.Ramiz Abdyli, veprat dhe kontributi i tij në cështjen kombëtare

    Profesor Dr. Ramiz Abdyli, lindi në vitin 1944 në Llojan të Kumanovës, është historian shqiptarë, ish rektor i Universitetit të Tetovës.

    U Lind më 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Normalen dhe Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë në Shkup (1968). U magjistrua më 1977 me temën “Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1941-1945”, ndërsa tezën e doktoraturës me titull “Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë ndërmjet dy luftërave botërore” e mbrojti më 1982 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.

    Punoi si mësues në fshatrat e Shkupit, mësimdhënës në Gjimnazin e Kumanovës dhe gazetar në “Flaka e Vëllazërimit”. Gjatë punës në gjimnaz u angazhua që mësimi të zhvillohej në gjuhën shqipe. Prej vitit 1978 deri më 1994 punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Më 1994 u punësua në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Profesor në Universitetin e Tetovës që nga themelimi (1994). Një mandat prodekan i Fakultetit Filozofik.

    Rektor i Universitetit të Tetovës në fillim të vitit 2003 (3 muaj).Kryeredaktor i revistës historiko-politike “Kosova”, botim i Institutit të Historisë në Prishtinë dhe Instituti të Historisë në Tiranë (1993-2000). I përzgjedhur në mesin e 5000 personaliteteve të shquara të kohës për vitin 1998 nga Instituti Biografik Amerikan i Karolinës Veriore. Ramiz Abdyli ka marrë pjesë në dhjetëra simpoziumeve e sesione shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, në Serbi dhe në Kroaci.

    Botime
    Dokumente ruse per levizjen kombtare shqiptare me 1912, ISBN 9951-409-15-6, faqe 372, 2006
    Lidhja Shqiptare e Prizrenit në burimet Angleze, Instituti i Historisë–Prishtinë, 2004, ISBN 9951409075
    Lidhja shqiptare e Prizrenit në burimet angleze libri 1 dhe libri 2, 2004 , SBN 9951409075 dhe ISBN 9789951409070
    Lëvizja kombëtare Shqiptare, libri 1 dhe libri 2, 2004, ISBN 9951-409-09-1.
    Albanskota oslboditelno druzhenje 1908-1910, libri I., Shkup, 2002
    Shtypi bullgar mbi kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912
    Kërkime historike, bashkautor, Masar Kodra, Reshat Nexhipi, Halim Purellku dhe Baki Halimi, 1996, ISBN 9989986002 dhe ISBN 9789989986000
    The expropriation of the Albanian population and attempts for colonisation of Albanian territories (1918-1941) in The Kosova issue – a historic and current problem, Tiranë 1996
    Shqiptarët e Maqedonisë sipas të dhënave të defterëve të shek. XV-XVI
    Zef Lush Marku militant i lëvizjes punëtore në Kosovë dhe në Maqedoni (1885-1920): (1885-1920)
    Zef Lush Marku, Prishtinë : Rilindja, 1988
    Gjendja dhe pozita e klasës punëtore në Kosovë: (1918-1941), 1986
    Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare l941-1945, 1977
    Bajram Shabani: monograf, 1976

    http://www.preshevajone.com/dr-abdyl...me-te-kosoves/
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #134
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Daçiq ripërsërit: Nëse nuk e heqin me të mirë, shteti e heq me forcë

    23 orët 27 minuta më herët
    Madhësia e germave:


    "I kam ftuar dhe prap po i ftoj qeverisjen lokale në Bujanoc dhe Preshevë të kenë kujdes dhe ta heqin përmendoren për të mos shkaktur konflikt ndërnacional" ka thënë kryeministri serb Ivica Daçiq.

    Kryeministri serb dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq ka thënë se nëse vet nuk e heqin, shteti do të bëj me forcë.

    Ai në një konferencë për medie gjatë qëndrimit të Banja Luka ka thënë se për këtë përmedore janë të njoftuara bashkësia ndërkombëtare dhe ky është një provokim i hapur, "pasi me këtë duan të tregojnë se Serbia nuk e kontrollon pjesën e teritorit të saj", ka thënë Daçiq, transmeton presheva.com.

    "Kjo çështje presim që të rregullohet në javët në vijim. Ka mund të zgjidhet për një ditë, mirëpo ne kemi shprehë dëshirën që të mos hedhim vaj në zjarr. Mirëpo, nëse nuk duan me të mirë, atherë do ta bëjnë me forcë" ka thënë Daçiq.

    http://www.presheva.com

    __________________________________________________ __________________________________________________ __________________________________________________ _____

    Hahahaha, ngriten edhe sfidojne tu Serbine, qe luftone perballe botes se tere, edhepse e dinte qe kishte kaluar koha e saj. Eshte interesant fakti te lexohen mediat serbe dhe komentet e tyre si ziejne me reagimet e tyre

    Ne fakt, vendimi per vendosjen e permendores, per mendimin tim ka qene vendim i papeshuar dhe i menduar mire. Pikerisht nga fakti dhe duke e ditur qe regjimi, por edhe qeveria aktuale serbe, e cila ne nga fakti qe eshte e pa afte dhe nese shikohet kush udheheq qeverine e saj, nje surrat si Daçiqi qe edhe per nga fjalori dhe menyra e te shprehurit tregon qe eshte fshatundar i rende, qe vetem ne fshatundet e prapambetura serbe mund ta gjesh ekzemplarin e surratit te tij.

    Ama, si duket ata ne lugines, te inspiruar nga vendosja e permendoreve edhe busteve ala Sala Tropoja edhe ata vendosen, do ngrisim permendore o s`ka. Po edhe nese ke sosur ta vendosesh, gjeje vendin e pershtatshem dhe se fundit ka 1001 menyra tjera si mund njeriu ti rrespektoje te renet dhe familjet e tyre, pa pasur nevoje te skaliten busta e permendore !
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #135
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    03 Janar 2013 - 15:42 | LAJME


    Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    PRESHEVË- Heqja e Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve në Dobrosin ka tensionuar gjendjen në Bujanoc, ndërkohë në Luginën e Preshevës po mbretëron situatë e brishtë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të kryeministrit serb Ivica Daçiç për heqjen e Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë.

    Mediat vendase raportojnë se heqja e Flamurit Kombëtar nga varrezat e Dëshmorëve të UÇPMB-së në fshatin Dobrosin, 18 km në perëndim të Bujanocit erdhi pas vizitës së djeshme të kryeparlamentarit dhe kryexhandarit serb Nebojsha Stefanovic në të ashtuquajturat Baza të Xhandarmërisë serbe gjatë kufirit që ndanë Serbinë dhe Kosovën në pjesën e Komunës së Bujanocit.

    Gjatë qëndrimit të djeshëm në Dobrosin, kryeparlamentari serb, Nebojsha Stefanovic, ka deklaruar se “postblloku policor në Dobrosin ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga terroristët shqiptarë, por forcat tona profesionale dhe të përgjegjshme ia kanë arritur me sukses t’i rezistojnë të gjitha përpjekjeve për të destabilizuar rajonin. Me të gjitha mjetet diplomatike në dispozicionin tonë, ne do ta mbrojmë integritetin tonë territorial përmes dialogut, do të luftojmë për kushte më të mira të jetës së qytetarëve tanë në Kosovë”.

    Ish kryetari i KP të UÇPMB-së, Jonuz Musliu, është shprehur i shqetësuar me këtë rast, ai ka deklaruar se nuk do të lejojnë nëpërkëmbjen e gjakut të dëshmorëve.
    (e.m/BalkanWeb)

  6. #136
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Ketu eshte gati te kris edhe nje lufte e dyte dhe shpreosjme qe kete here te triumfojme. shqiptaret e Kosoves Lindore jane te armatosur tani, jane furnizuar me 'te madhe' nga Kosova me armatim prej mopmentit kur Dacic kercenoi per heqjen e permendores se UCPMB-se...

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Po vjen ere ''fishekzjarre'' me duket dhe kete here ata qe do te humbin jane serbet

  8. #138
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Ça thotë qeveria jonë shqiptare për kët shkelje me 4 këmbë t'shqiptarëve?

  9. #139
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    Gazeta austriake “Die Presse”: Situatë e tensionuar në Preshevë
    Publikuar më 02.01.2013 | 18:47

    BERLIN - Nga minarja e xhamisë dëgjohet zëri besnik i përvajshëm i imamit në Preshevë. Për momentin një fund i qetë i vitit në qytetin me 38.000 banorë, në jug të Serbisë deri në trekëndëshin kufitar me Maqedoninë dhe Kosovën. Kështu e nis shkrimin për situatën dhe zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës gazeta austriake “Die Presse”, duke përshkruar gjendjen nga demilitarizimi i rajonit deri tek kërcënimet e Beogradit për prishjen me forcë të monumentit të heronjve të UÇPMB-së.

    “Autoritetet serbe kishin kërkuar kohë më parë nga autoritetet lokale në Preshevë, një qytet i banuar ekskluzivisht nga shqiptarët, heqjen e monumentit. Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka kërcënuar gjithashtu se, nëse është e nevojshme kjo mund të bëhet edhe me forcë. Ish-komandantë të UÇPMB-së kanë thënë gjithashtu se, nëse është e nevojshme monumenti do të mbrohet me force”, shkruan gazeta e Vjenës, “Die Presse”, citon “Presheva Jonë”.

    Pas kërcënimeve të Daçiçit vijnë ato të presidentit serb, Nikoliç, për heqjen me forcë të përmendores së UÇPMB-së, kurse anëtarët ish-ushtrisë shqiptare në jug të Serbisë, të mërkurën e kaluar i kanë dërguar mesazhe të qarta Beogradit, që të mos provokojë dhe të mos prekë përmendoren e dëshmorëve të UÇPMB-së, shkruajnë mediat gjermanofone.

    Ndërkohë, mesazhet e ish-UÇPMB-së, Daçiç i ka konsideruar si një provokim të hapur. Me komunitetin etnik shqiptar janë të populluara tri komunat në jug të Serbisë; Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, të cilat në fillim të viteve 1992 kishin zhvilluar një referendum për bashkim me Kosovën. Në vitin 2001, UÇPMB kishte provuar t’ia arrijë këtij qëllimi me konflikt të armatosur.

    Gjatë viteve 2000-2001, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) ka zhvilluar një luftë guerrile kundër forcave serbe të sigurimit. Dhe tani, pas kërcënimeve serbe për prishjen e përmendores së UÇPMB-së, ish-pjesëtarët e këtij grupi ushtarak kërcënojnë me përsëritje të konfliktit të armatosur, nëse preket monumenti i dëshmorëve të tyre, të rënë në luftën e fundit. Një ish-komandant i UÇPMB-së ka theksuar “mund t’i veshin sërish çizmet dhe uniformat.. » duke paralajmëruar se nga Perëndim sot janë të gatshëm ta bëjnë këtë e të kthehen në atdhe gati 500 ushtarë.

    Më tej në shkrim thuhet se në nëntor, veteranët e ish UÇPMB-së, përballë komunës së qytetit të Preshevës, kanë vendosur një monument në shenjë respekti dhe përkujtimi për shokët e tyre, të rënë për më shumë se dhjetë vjet më parë. Që atëherë, policia ushtarake po patrullon përsëri në rajonin kufitar. Qeveria serbe, sidomos pas vendosjes së këtij monumenti, rrezikon konflikte të reja në rajon. Shqiptarët e Luginës së Preshevës thonë se, duhet të respektohet historia e çdo kombi. Veteranët e UÇPMB-së i cilësojnë provokim kërcënimet e Beogradit, pasi veteranët e UÇPMB-së në vitin 2002 u amnistuan nga Beogradi.

    Rreth 60 mijë pjesëtarët të komunitetit shqiptar në Serbi jetojnë në zonën pranë kufirit lindor të Kosovës me Serbinë. Shqiptarët në komunat e Luginës së Preshevës janë deklaruar në një referendum, në vitin 1992, për t'u bashkuar me Kosovën e pavarur. Duke folur për diskriminimin serbë mbi shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka pohuar se “politikanët serbë nuk janë të interesuar për popullatën tonë, por vetëm për tokën. Ata duan që ne shqiptarët të zhdukemi”.

    Anëtarët e një grupi ish-kryengritësve shqiptarë në jug të Serbisë, të mërkurën kanë kërcënuar me një konflikt të armatosur me forcat serbe të sigurisë, në qoftë se autoritetet serbe të Beogradit përpiqen ta hiqen me forcë monumentin e UÇPMB-së.


    /Shekulli Online/M.A./

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Tension në Bujanoc, hiqet Flamuri Kombëtar nga varrezat e UÇPMB-s

    nuk kemi politikane te forte.
    pse mos me fillu lufta ne mitrovice ku shqiptaret i kane shancet te fitojne por ne presheve ku serbia ka gjithe ushtrine e vet.
    pse duhet te bien viktima te konfliktit shqiptaret dhe jo serbet.

Faqja 14 prej 32 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •