Close
Faqja 12 prej 32 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 311
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Burimi i informacionit : medvegja.net


    Mbahet kuvendi këshilltarëve shqiptar të Medvegjës,Preshevës dhe Bujanocit



    Në seancën e mbajtur më 28 janar 2011, në Preshevë,

    K U V E N D I
    I KËSHILLTARËVE SHQIPTARË TË LUGINËS SË PRESHEVËS


    aprovon këtë:

    DEKLARATË POLITIKE

    • Kuvendi shpreh indinjatën më të thellë ndaj aktgjykimit, politikisht të motivuar, të Gjykatës për krime lufte në Beograd ndaj nëntë shqiptarëve të Komunës së Preshevës. Kuvendi konsideron se mungesa e provave relavante materiale, mbështetja e aktgjykimit pothuajse vetëm në deklaratat e dëshmitarit bashkëpunëtor dhe dëshmitarëve indirekt e bëjnë atë të papranueshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm,

    • Kuvendi kërkon shfuqizimin e këtij aktgjykimi nga gjykata më e lartë, duke patur parasysh motivimet e tij politike dhe mungesën e fakteve materiale, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë procesit të arrestimit dhe paraburgimit të nëntë qytetarëve të Preshevës,

    • Kuvendi, shpreh mosbesim ndaj sistemin gjyqësor serb, veçmas duke iu referuar reformës së dështuar gjyqësore të kritikuar për centralizim të sistemit dhe refuzimit të vazhdueshëm të procesimit të krimeve që janë kryer ndaj qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës gjatë periudhës 1999 - 2001,

    • Kuvendi e konsideron Aktgjykimin ndaj nëntë shqipëtarëve të komunës së Preshevës vazhdimësi të presionit sistematik të Beogradit zyrtar ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, që si pasojë nxit shpërnguljen e Shqipëtarëve nga lugina e Preshevës,

    • Kuvendi kërkon, që deri në shqyrtimin e ankesës së parashtruar nga pala mbrojtëse, lirimin e katër të akuzuarve shqiptarë të mbetur në paraburgim por edhe lirimin nga akuza të të gjithë të akuzuarve në këtë proces gjyqësor me motive politike,

    • Kuvendi kërkon nga faktorët relevant ndërkombëtarë, të ushtrojnë presion tek organet shtetërore, në Beograd që krahas ndërprerjes së proceseve gjyqësore politikisht të motivuara të ndërprejë edhe të gjitha format e diskriminimit dhe presionit të vazhdueshëm shtetëror që po ushtrohet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,

    • Kuvendi deklaron që, në rast të mospërfilljes së kërkesave të parashtruara në këtë Deklaratë, do të shqyrtojë të gjitha format e veprimit politik deri në shprehjen e padëgjueshmërisë qytetare,



    Preshevë, 28 janar 2011
    Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë



    --------------------------------------------------------------------------------------------------

    In the session held on January 28, 2011 in Presheva,
    THE ASSEMBLY
    OF THE ALBANIAN DELEGATES OF PRESHEVA VALLEY


    approves the following:

    POLITICAL DECLARATION

    • The Assembly expresses the deepest indignation towards the verdict, politically motivated of the Court for war crimes in Belgrade towards nine Albanians of Presheva municipality. The Assembly considers that the lack of relevant material evidence, the verdict being based almost only to the statements of the witness as collaborator as well as to the indirect witnesses, make it unacceptable and lawfully unsustainable,

    • The Assembly requests from the highest Court the repeal of this verdict, having into account the legal gaps and the lack of the material facts, as well as the violations of the human rights during the process of the arrest and detention of the nine Albanian citizens,


    • The Assembly expresses the distrust towards the Serbian judicial system, especially referring to the failed judicial reform, criticized for the centralization of the system and the permanent refusal of the processing of crimes that were done towards the Albanian citizens in Presheva Valley during the period of 1999 – 2001,

    • The Assembly considers the verdict towards nine citizens of Presheva municipality the continuation of the permanent pressure of the official Belgrade towards the Albanian citizens of Presheva Valley,

    • The Assembly requests, that up to the reviewing of the appeal submitted by the defendant, the release of the four accused Albanians who remained in detention as well as the release from the accusation of all accused ones in this court process with political motives,

    • The Assembly requests from the international relevant factors to exert pressure to the state institutions in Belgrade in order to terminate the court processes which are politically motivated, at the same time to terminate all the forms of discrimination as well as the permanent state pressure which is getting done in Presheva, Bujanoc and Medvegja,

    • The Assembly declares that in case of non-respecting of the requirements set forth in this declaration, it will review all forms of political action till the expression of the civil disobedience.

    Presheva, January 28, 2011
    The Assembly of the Albanian Delegates


    foto Arkiv

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Paralajmërohet peticion kundër serbizimit te Medvegjës dhe Bujanocit


    Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ,6 shkurt 2010(medvegja.net)


    Ditë më parë, përfaqësuesit e “Lëvizjes për Bujanoc”, një iniciativë kjo qytetare serbe nga Bujanoci, organizoi një peticion, siç thuhet, kundër “shqiptarzimit te Bujanocit’’. Ata kishin grumbulluar rreth 7000 nënshkrime të qytetarëve të Bujanocit.

    Ndërkohë qe edhe partitë politike shqiptare ne Medvegjë, Presheve dhe Bujanoc, kësaj radhe nuk do të rrinë duarkryq. Ata kanë ndërmarrë iniciativë për organizmin e një peticioni kundër serbizimit te Medvegjës dhe te Bujanocit.

    Një iniciativë të tillë e përkrahin edhe 2 subjektet politike shqiptare në Medvegjë. Fehmi Beha - kryetar i degës së Partisë për Veprim Demokratik, deklaroi: “Megjithëse jemi vonuar pak në këtë drejtim, por s’është vonë kurrë për një petecion të tillë i cili jo vetëm që do të sensibilizonte cështjen tonë të mjerueshme, por edhe do të alarmonte faktorin ndërkombëtar, duke bërë presion në regjimin e Beogradit për të hequr dorë nga politika e serbizimit të Medvegjës..”( AIK “Presheva Jone’’)

    Edhe subjekti tjetër politik shqiptar ne Medvegjë (“Unioni Demokratik Shqiptar”), nëpërmjet zëvendës kryetarit te saj Ramadan Beqiri, i ka thënë “medvegja.net’’ se e përkrahin çdo iniciativë e cila do t’i avanconte te drejtat e shqiptareve të Medvegjës. Madje, sipas zotëri Beqirit, kjo ka qenë dashur të organizohet shumë më herët.

    Sipas AIK “Presheva Jone”, shumica e liderëve të Kosovës Lindore kanë deklaruar se mos-hapja e një Universiteti në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, mos-hapja e vendeve të reja të punës, ndjekja, arrestimet dhe burgosjet e të rinjve shqiptarë ... nuk kanë si të quhen ndryshe, pos spastrime etnike, apo serbizim “diskret” i viseve shqiptare në mënyre indirekte.

    Prandaj, Iniciativa për peticion përkrahet nga kryetari i KN z.Galip Beqiri , nga ish-komandantë të UCPMB-së dhe liderë e përfaqësues tjerë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, siç janë: Orhan Rexhepi, Skender Destani, Naser Aziri, Lulzim Ibishi, Fehmi Beha, Shefket Hasani etj.



    Përderisa dje serbizimi dhe kolonizimi i tokave shqiptare në Kosovë bëhej përmes spastrimeve, dhunës dhe dëbimit me forcë të shqiptarëve nga tokat e tyre etnike, sot ky spastrim i Medvegjës dhe njëkohësisht serbizim i këtyre dy qyteteve, po bëhet nga regjimi në mënyrë indirekte.

    Derisa dikur, si Medvegja, ashtu edhe Bujanoci, ishin të populluara me shumicë shqiptare, sot në këto vendbanime dominojnë serbët ! Natyrisht, konkludimi logjik është se, duke përndjekur shqiptarët nga shtëpitë e tyre, i është lënë vend serbizimit të këtyre dy komunave.


    Kështu festohej në vitet e 90-ta në Medvegjë

    Peticioni kundër serbizimit të Kosovës Lindore, i organizuar nga liderët shqiptarë në Medvegjë e Bujanoc, është vetëm një reagim i natyrshëm kundër një padrejtësie të organizuar. Në këtë kontekst, këtë peticion do ta përkrahë edhe Shoqata “Medvegja Forum”. Me këtë rast, iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të “Medvegja Forum” që të nënshkruajnë peticionin kundër “serbizimit të Medvegjës dhe Bujanocit”.

    Medvegja.net dhe AIK Presheva Jone

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Me shkas , ku më 1 e 2 mars të vitit 1992 u organizua Referendumi i Krahinës shqiptare të mbetur nën administrimin e Serbisë



    Referendumi i Krahinës shqiptare për Autonomi Territorialo-Politike

    Presheve,Medvegje,Bujanoc - 1,2 mars 2011(medvegja.net)

    Kërkojm që Këshilltarët Komunal shqiptarë të Medvegjës , Bujanacit dhe Preshevës të marrin vendime për organizimin edhe të një rikonfirmimi të këtij referendumi para se të bëhen njëzetë vjetë . I vetmi institucion që e mbulon dhe pëerfaqëson këtë Krahinë shqiptare jan Këshilltarët Komunal shqiptarë që e kanë legjitimitetin e plotë të dalur nga verdikti i popullit . Këto janë zëri i popullit janë dhe janë të zgjedhurit nga vota e lirë e popullit , prandaj edhe këshilltarët komunal shqiptarë të marrin mbi supe organizimin e rikonfirmit të referendumit . Pra, i vetmi ky forum përveqë që duhet përcaktohen dhe të marrin vendim , por edhe :

    - Të caktojn datën dhe të shpallin formën dhe mënyrën dhe fletë votimet e këtij referendumi ,
    - Të mbykqyrë mbarëvajtjen e këtij referendumi ,
    - Të ngrisë një Komsionin i përbër nga këshilltarët Komunal shqiptarë nga Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës.


    Me rastin e 19 vjetorit të mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars 1992 nga banorët e Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Kjo krahinë është territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike u nda dhe u aneksua nga Serbia .
    Me datën 1 e 2 mars 2011 mbushën 19 vite kur për dy ditë rreshtë të vitit 1992, populli shqiptarë i Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës shpalli këtë rajon si pjesë Autonome , duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi territoriale - Politike të shqipëtarëve të tri komunave të cekura më lartë me të drejtë bashkimi me Kosovën . Ky referendum ishte një akt sublim , vullnet i shprehur ku u zgjodhë edhe kryetari dhe njeriu që ishte shumë i meritueshëm për mbarëvajtjen e këtij Referendumi Profesori i nderuar z.Ibrahim Kadriu . Referendumi u mbajtë nënë kushte tejet të rënda , lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme , ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative . Pati edhe të maltretuar psiqikish dhe fizikisht por edhe disa dhjetra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm , ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndrruan e asesi në kuptimin pozitivë në të mirë të shqiptarëve . Përveq në tri komunat që u votua ju mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashta , të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Europë ku më një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj dhe formoj edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkimi më Kosovën . Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 është një akt shumë domethënjës me vlera dhe nota më të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët . U shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar . Deri në atë kohë edhe popujtë konstituivë të ngrehinës artificiale të quaJtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prera , kurse ne shqiptarët nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës mbajtëm Referendumin . Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që pranohen edhe me akte ndërkombëtare . Ne shqiptarët etnik e kuptuam me kohë edhe pse ende RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmosë për ndryshime në aspektin e statutit të përcaktuar jo drejtësishtë që pastaj edhe për konsilidimin e përgjithshëm .


    Çfarë u arritë që nga referendumit i mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992 , e deri më sot !?

    Ende mungon liria e plotë e lëvizjes , mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë Komëtarë shqiptarë Flamurit . Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administrata Komunale të tri Komunave si në Gjykata , Shëndetësi . Liria e lëvizjes mungon ka shumë dro , frikë e psikozë për shkakë që në këtë Rajon kemi 30 baza ushtarake me një arsenal të madhë armatimi të përqendruar krejtë afër kufirit me Kosovën . Policia multietnike ende në numër të vogël në krahasimme numrin e popullatës . Nuk kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit , rasti më i freskët është kur po i detyrojnë Policët shqiptarë të shërbejn jashta Komunave të veta . Mungon arsimi i lartë të arsimohen në një uiniversistet publikë në gjuhën shqipe . Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjthshëm Rajonal me seli në Preshevë .

    Mungon finalizimi dhe konkretizimi , vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Nuk duhet harruar për asnjë qastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e ksaj Krahine mos të pajtohen me gjendjen e ton në shumë sfera , kur edhe organizuam dhe bënë Luftën e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit , pra UÇPMB-ja . Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që ne shqiptarët të faktorizohemi në nivelin më të lartë dhe të ulemi në tryezën e bisedimeve . Marrëveshja e Konçulit ishte bisedim në mes të tri palëve :

    - Faktorit Politikë dhe Ushtarak të shqiptarëve të ksaj Krahine
    – Qeveria e Serbisë dhe
    - Faktori Ndërkombëtarë për marrjen fundë të luftës së armatosur , demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika , kushte konkrete lidhur me ndërprerjen e luftimeve .


    Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit dolën në sheshë shumë çështje si shkatrrime që bëri shteti Serbë pë përzënjen , dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokalitetve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive , të mijërave banorë të dëbuarë që lëshuan vatra e veta , si pasojë e luftës . Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave të cekura janë 11.783 banorë . Kategoria e të zhvendosurve nga në veqanti nga Komuna e Medvegjës , Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria Serbe nuk dashti as të ndëgjoi se le të intresohet dhe investoj për rikthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta .

    Këshilltarët Komunal shqiptarë të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës patën disa seanca të përbashkëta të mbajtura ku edhe miratuan konkluzione me përmbajte , kërkesa dhe pika të veqanta . Deri më tash janë tri elemente , veprime që kanë peshë edhe me aktete më të larta ndërkombëtare që Kosova Lindore po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet , të fomojë një identitet të vetin si me :

    - Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992
    - Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së
    - Marrëveshjen e Konqulit


    A janë të mjaftueshme këto veprime në realizimin e aspiratave dhe synimeve të Popullatës shumicë


    Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Kosova është shtet dhe Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë . Duke llogaritur në Politikën e jashtme nëse së shpejti do të kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë .

    Kërkohet që edhe njëher të Rikonfimohet vullneti i popullit pra të parashifet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë .

    Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezente pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare .

    Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim , intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim , unitet , harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë Serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë p.sh lidhur me pjesëmarrjen për parlamentë të Serbisë disa ishin pro e disa kundër , kështu nuk mundë të ndërtojmë ndonjë strategji veprimi që do jepë rezultate të pritshme .

    1 - Ndërtimi i koncenzusit për gjëra fundamentale
    2 - Rikonfimim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë rajon të ketë ,
    3 - Mbykqyrje të përheshme të forcave të sigurisë ndërkombëtare


    këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë Krahinë shqiptare .

    Shumë pakë bëhet në shenimin e ksaj date historike , në evakuimin e ksaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmesë mbajtjesë të ndonjë akademije por edhe manifestime të ndryshme . Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona , në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë , për tu bërë realitet Referendumi për Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjtje me Kosovën amë.


    Shkruan : Refik HASANI

    Autori është Prof.i Ekonomisë , publicist i pavarur nga Krahina shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë.

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Shqiptarët e Medvegjës urojnë Kosovën për zgjedhjen e institucioneve të veta shtetërore


    Medvegjë,Fully,Prishtinë 26 shkurt 2011(medvegja.net)

    Siç dihet, me 22 shkurt të këtij viti, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010, Parlamenti i Republikës së Kosovës zgjodhi Behgjet Pacollin për president të Republikës së Kosovës, kurse Hashim Thaqi u rizgjodh kryeministër.
    Kjo ngjarje nuk la pa i prekur as shqiptarët që jetojnë anë e mbanë trojeve shqiptare. Edhe shqiptarët e Medvegjës në katër anët e Botës e përcollën me vëmendje procesin e zgjedhjeve të institucioneve shtetërore të Kosovës. Andaj, ata i përcjellin përshëndetjet më të sinqerta vëllazërore presidentit Pacolli, kryeministrit Thaqi, krye-parlamentarit Krasniqi si dhe popullit të Kosovës.




    Në një telegram për media të lëshuara nga Unioni Demokratik Shqiptar në Medvegjë, nder te tjera thuhet “Zgjedhje e Behxhet Pacollit President i Kosovës dhe rizgjedhja e Hashim Thaçit kryeministër, është një shpresë e mirë për ne shqiptarët e Medvegjës. Kemi përcjellë me kujdes zhvillimet e fundit që kur ka hyrë Kosova në proces zgjedhor e deri në ditën e sotme të kurorëzimit të krejt këtij procesi, ku populli i Kosovës u dëshmua edhe njëherë se është me kulturë të lartë qytetërimi.’’ Duke vazhduar “Shpresojmë se në bisedimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, të vëni në pah problemet e shumta të grumbulluara për ne shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.’’thuhet nder te tjera ne telegramin e urimit të nënshkruar nga Rexhep Abazi ,kryetar i UDSH-së në Medvegjë.

    Edhe Diaspora medvegjase me vëmendje të veçantë ka përcjellë çdo proces nëpër të cilin ka kaluar Kosova.
    “Z.President, me Ju jemi takuar disa herë, ju keni premtuar, se edhe problemin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nuk do ta leni anash, do mundoheni, që përmes miqve tuaj ndërkombëtarë që i ke, që edhe këto tre komuna shqiptare, të mos kenë fatin e trishtuar. Presim me padurim, që në të ardhmen, ta vizitosh Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën. Me zemër, urime z.president dhe perendia ju ruajt dhe ju dhashtë shëndet e mbarësi” - thuhet ne telegramin e urimit të nënshkruar nga kryetarët Zenel Neziri dhe Fazli Musliu të shoqatave simotra: Shoqatës “Medvegja” dhe “Lugina e Presheves” me seli ne Zvicër .

    Ndërkaq, shqiptarët e Medvegjës të shpërngulur në Kosovë, përmes Shoqatës Kulturore Bamirëse “Medvegja Forum”, kanë uruar popullin e Kosovës për përfundimin me sukses të zgjedhjeve të dhjetorit dhe konsolidimit të institucioneve shtetërore.
    “Me të dëgjuar lajmin për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, shpresa jonë për ngritjen e çështjes së Kosovës Lindore, edhe më tej është rritur. Duke njohur personalitetin dhe të bëmat tuaja për të mirën e kombit shqiptar, ne nuk dyshojmë në angazhimin tuaj të mëtutjeshëm për të mirën e shqiptarëve të Kosovës Lindore” – është urimi i Shoqatës “Medvegja Forum”, drejtuar presidentit Pacolli, kryeministrit Thaqi dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës, z. Krasniqi./Zëri i Medvegjës/

  5. #115
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Aktualitet



    Fshati Nesalc, zgjohet i rrethuar nga forcat e shumëta të Xhandermërisë serbe
    E Marte, 01-03-2011, 07:44pm (GMT)


    Forcat e Xhandarmerisë Serbe, në orët e para të mëngjesit të sotshëm kanë bastisur dy shtëpi në Fshatin Nesalc të komunës së Bujanocit, me ç’rastë kanë arrestuar dy qytetarë të këtij fshati, Abedin Isenin (53 Vjeç) dhe të birin Ardin Isenin (27 vjeç), për shkaqe ende të panjohura.
    Sipas familjarëve dhe të afërmeve të pranishëm, ishin forca të shumta të xhandarmërisë serbe, të cilët janë futur në shtëpi pa paralajmëruar fare, duke frikësuar fëmijë dhe gra që ishin akoma në gjumë.
    Sipas gruas së të arrestuarit të Abedin Isenit, Mirsije Iseni, e cila nuk ishte në shtëpi gjatë bastisjes së forcave policore, është e tronditur dhe habitur dhe nuk e di se cila është arsyeja e arrestimit të të shoqit Abedinit dhe djalit të saj, Ardinit.
    “Unë kam qenë tek prindërit e mi dhe nuk kam qenë në dieni të kësaj, dhe pastaj erdhi kunati dhe më mori dhe kur erdha në shtëpi s’kisha çka të shihja, prej trishtimit deri e hyrjes ishte e thyer, kishin trishtuar fëmija e kunatit. Nuk e di çka të them, njerëz nuk ka vra i shoqi as djalin, ka punuar për idaren e vetë, krejt katuni u kon i rrethekum për shkak tonin dhe nuk e di pse apo vetëm pse jemi shqiptar me bo këto. Ma kanë marr burrin, kurse djalin e madh se kanë lanë me dal prej sobës hiq, djalin e vogël e kanë marrë rrugës, u kon tu punu me kamion”.
    Kushtrim Iseni i cili ishte duke fjetur ai tha se “e kanë thye derën dhe janë futur në dhomë rreth orës 6 të mëngjesit, më kanë shtri për toke dhe na se dimë për çka i kanë marr, në shtëpi kam qenë vetëm me babin, të cilin e morën dhe na thanë se po i dërgojmë për Beograd, unë se di se për çka është fjala”.
    Ndërkaq Suad Iseni i cili ishte i thirrun nga Xhandarmeria si dëshmitar gjatë bastisjes, ai thotë se jemi të revoltuar rreth kësaj ngjarje.
    “Këto nuk janë raste të radha por po ndodhin shpesh nëpër familjet shqiptare, pa marr parasysh raste që nuk dihen se për çka kanë hy, çka kanë lyp. Njerëzit punojnë me ato mundësit e veta pa punësim pa kurxhë, kur e pyetem se për çka keni hy na thanë që shkaqet i merrni më vonë. Ishmi si dëshmitar pa të drejtë me fol kurxhë veç me qenë prezent gjatë kontrollimit”.
    Ndërsa në sytë e dy fëmijëve të Sait Isenit, ku tek shtëpia e tij kanë hyrë me forcë gabimisht, shihej një lloj frike dhe paniku.
    Vajza e Saitit Blerina 12 vjeçare rrëfen për televizionet lokale se si janë futur në shtëpi forcat serbe.
    “Kemi qenë duke fjetur dhe kanë hyrë brenda, babin tim e kanë rrëzuar për toke dhe e kanë goditur në krah, kurse të tjerët kanë shkuar të agji, unë jam shumë e frikësuar këtu”.
    Nga tronditja dhe paniku i babait të Blerinës, Saitit ai thotë “se nuk di si ta përshkruaj këtë rastë, si cili thotë që nuk na lanë as dy fjalë me i bo shumë keq u sillen as pa paralajmëruar bile”.
    Sulejman Iseni antarë i Këshillit komunal të komunës së Bujanocit, kundërshton këtë ndërhyrje dhe proteston rreth këtij rasti, i cili thotë se arsyeja për këtë bastisje dhe këtë arrestim të akusherive të mijë është e pa qartë, ku sipas tij nuk kanë lënë që të afrohemi dhe të shohim se çka po ndodhë, ku forca policore ishin të pranishëm shumë dhe i tërë fshati ka qenë i rrethuar.
    27/02/2011 17:07:00
    http://www.kosovalindore.com/index.php/lajme/3136.html


    Kur te arrini te mi skjaroni, pse u bene 2 lufta? e Lugines, Kosoves Linedore dhe ajo e Yllirides, cfare u fitua me ato lufta, kush i nisi e kush i bitisi dhe kush fitoj?
    Atehere sebasheku muned tju biem cifteliave e te brohorisim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 02-03-2011 më 04:01
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #116
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ineteresant shum! vallahi habitem si nga politikanet ton trima dhe ashtu nga shqypetaret qe shetiten forumeve ndrysheme, shum pak tema per Kosoven Linedore, Presheven Shqypetare.
    E kan harru krejete kete pjese te Kosoves!me zi se shqypetaret e yllirides, pse valle keshtu?!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Qellimi i serbve asht me e ndryshu pasqyren etnike te Bujanocit, fatkeqsisht shqiptart ja kan msy evropes dhe dojn me jau lon Bujanocin serbve.

    Ne Bujanoc akoma shqiptart jan shumic , por nese vazhdohet ne ket menyr shperngulja , ateher mund te pershendetemi me ket vendbanim. Do te ngele pastaj vetem Presheva.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Shqypnia1878
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    prishtine-shqiperi
    Postime
    77





    do te vjen ajo dit qe do te jemi te gjith bashk,pra jo me te ndare.
    Shqiponja bertet duke fluturuar,
    rrofte SHQIPERIA E RIBASHKUAR

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ngritja e memorialëve për dëshmorët në Luginë është obligim kombëtar

    Shkruan: Fehmi Ramadani

    Këtyre ditëve, iniciativa e B.L. të Rahovicës për ngritjen e një Memoriali Përkujtimor dhe Varrezave të Dëshmorëve të luftës së fundit 2000-2001, që pikërisht të bëhet në këtë fshat ka shfaqur opinione dhe debate nga më të ndryshmet, si nga përfaqësues të OVL UÇPMB-së, përfaqësues politik, veprimtarë, por edhe qytetarë të ndryshëm të këtij rajoni.

    Padyshim, kjo iniciativë është shumë sublime dhe njëherësh tregon shkallën e vetëdijes së një kombi për respektin ndaj atyre që flijuan gjënë më të shtrenjtë jetën, por është edhe një obligim kombëtar e moral, si për faktorët e lartcekur, por edhe për të gjithë mbështetësit e lirisë së këtij populli, të cilët në këto troje kanë një autoktoni të lashtë.

    Kjo iniciativë, jo vetëm që duhet mbështetur, por duhet ndihmuar dhe përkrahur me të gjitha format, që ky projekt madhor të jetësohet sa më parë dhe më mirë. Paraprakisht, për këtë projekt përkujtimor, në radhë të parë duhet të pajtohen familjarët e dëshmorëve, përfaqësuesit e OVL-UÇPMB, përfaqësuesit politik, si dhe veprimtarë e qytetarë të ndryshëm, të cilët do të kontribuonin në këtë drejtim.

    Tani, zgjidhja për të është e lehtë, sepse kemi shembuj të shumtë të ngritjes së memorialëve përkujtimorë për dëshmorë nëpër Kosovë dhe nuk duhet shpenzuar shumë kohë dhe mund në gjetjen e modaliteteve të tyre.

    Sa për ilustrim, në rajonin e Prishtinës, Varrezat e Dëshmorëve gjenden në Lagjen e Muhaxhirëve, apo te Përmendorja. Në rajonin e Drenicës, të gjithë dëshmorët e kësaj zone janë varrosur në Kompleksin Memorial të Prekazit, për rajonin e Prizrenit janë në Landovicë, në rajonin e Dukagjinit janë në Gllogjan dhe Koshare, në rajonin Nerodimes janë në Reçak, në rajonin e Kaçanikut janë në Fushën e Pajtimit, etj.

    Po ashtu, edhe Presheva dhe Bujanoci duhet të kenë nga një vend të përbashkët për dëshmorët e tyre, sepse kujtimi për ta është misioni i shenjtë që duhet të shfaqim ndaj tyre. Dëshmorët e kombit simbolizojnë vlerat më të shndritshme të një kombi, por ata janë edhe udhërrëfyesit e lirisë dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, sidomos për gjeneratat e mëvonshme.

    Mirëpo, në këtë debat dhe iniciativë një shqetësim të vogël paraqet propozimi që ky memorial përkujtimor të bëhet domosdoshmërish në fshatin Rahovicë, për çka përfaqësuesit e lartpërmendur, por edhe individë me peshë dhe vlera kombëtare duhen të merren vesh për një propozim më të mirë të mundshëm dhe nuk duhet të ketë asnjë përçarje në këtë aspekt.

    Por, përveç kësaj kishte edhe propozime tjera duke filluar nga ato, siç kemi lexuar nëpër disa mediume, si për shembull në aksion rrugorë Preshevë- Stacioni Hekurudhor, në fshatin Norçë, te Livadhi i Shenjtë, mbi Mëhallën e Alimetajve, apo në ndonjë lokacion të aksit të rrugës Preshevë-Gjilan, etj. Në bazë të këtyre propozimeve, më i mirë do të ishte mbi kodër në Lagjen e Alimetajve, sepse kjo është një hapësire, e cila vërtet i plotëson të gjitha kushtet, e cili jo vetëm që është afër Kuvendit Komunal, por njëherësh është pika më strategjike, e cila ka rëndësinë e saj të madhe historike.

    Lufta e fundit në Luginë nuk guxon të merr karakter lokal, mëhallësh, fisesh, apo bajraktarësh, sepse dëshmorët kishin ra për një qëllim të madh, për lirinë dhe kauzën e pazgjidhur të kësaj popullate. Dhe, debatet e kësaj temë, në këto momente nuk duhet të shndërrohet në pikë prioritare, përkundër vlerës së madhe, sepse liria për të cilin ata kishin dhënë jetën ende nuk ka arritur, ndërsa regjimi i Beogradit këtë rajon e ka militarizuar skajshmërisht me forca të ndryshme.

    Opinioni publik dhe politik i Luginës nuk duhet humbur shumë energji të panevojshme, sidomos në momentet kur janë hapur bisedat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilat për Luginën janë shumë të rëndësishme, sepse nga kjo do të varet fati i tyre në të ardhmen. Nuk duhet pasur mosmarrëveshje, sepse nuk do t’i bënte nderë as dëshmorëve, por edhe as popullatës së kësaj ane dhe kjo mund të prodhojë përçarje të reja. Kjo do të ishte në kundërshtim me misionin e proklamuar.

    Prandaj, këto propozime duhet të shqyrtohen me një racionalitet të thellë, sepse Lugina ka kapacitete kombëtare, intelektuale dhe njerëzore për zgjidhjen e saj të favorshme dhe të kënaqshme, si për dëshmorët, familjarët e tyre, përfaqësuesit e luftës, por edhe për popullatën e tanishme shqiptare dhe gjeneratat e ardhshme të këtij rajoni.

    Marrë nga Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lugina e Preshevës me Prishtinën, nëse serbët e Kosovës me Beogradin

    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka deklaruar se nëse pakica serbe në Kosovë kërkon të jetë pjesë e delegacionit të Beogradit, Lugina e Preshevës do të jetë me Prishtinën.

    Halimi ka njoftuar për takimin që kanë pas me zëvendëskryeministren, Edita Tahiri.

    “Nga takimi me Edita Tahirin, delegacioni ynë nga Lugina e Preshevës e kanë njoftuam atë për problemet që po ballafaqohen qytetarët tanë, probleme këto që nuk mund të zgjidhen më shumë se një decenie... më shumë për shkak mungesës së vullnetit të Beogradit dhe Prishtinës për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve. Dhe ndër këto probleme janë liria e lëvizjes, problemi i tabelave të veturave, pastaj mospranimi i diplomave të Universitetit të Prishtinës si dhe dokumentet personale të lëshuara në Kosovë”, tha Halimi.

    “Për momentin, ne nga Lugina e Preshevës nuk presim që të jemi pjesë e ekipit negociator kosovar. Këtë e them, sepse edhe nga takimi i javës së kaluar në Prishtinë me shefen e delegacionit kosovarë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, znj.Edita Tahiri, ajo na shpjegoi dhe ishte shumë e qartës se këto negociata do të jenë vetëm për çështje teknike mes dy shteteve dhe jo politike...”, ka pohuar Halimi.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 12 prej 32 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •