Close
Faqja 11 prej 32 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 311
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lugina do të jetë pjesë e Shqipërisë etnike

    Lideri Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njëherësh nënkryetar i komunës së Preshevës dhe ish-komandant i lëvizjes çlirimtare për Luginë të Preshevës (UÇPMB), në një intervistë dhënë të shtunën gazetës serbe Press, ka deklaruar se Lugina e Preshevës më së largu në vitin 2015, do të jetë pjesë e Shqipërisë Etnike.

    Sipas Rexhepit, deklarata e tij dhënë ditë më parë në Tiranë se se ‘Lugina e Preshevës është territori më i okupuar shqiptar’, ishte e vonuar dhe assesi e nxituar. Në fund të fundit, sipas tij, Presheva dhe Bujanoci deri në vitin 1956, kanë qenë pjesë e Kosovës dhe nuk sheh diçka kontestuese të ketë në deklaratën e tij.

    I pyetur se Prokuroria Republikane të ketë paralajmëruar hetime kundër tij, Rexhepi përgjigjet se “unë kam qenë më parë një i burgosur politik, për herë të parë në vitin 1982, edhe motra ime ishte një e burgosur politike, ishte dënuar kur kishte qenë vetëm 17-vjeçare, ndaj prokuroria le të urdhërojnë menjëherë të kryejë punën e vetë”./Telegrafi/
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    ju prsh shum o bashkshtetas, per mu kosovar jeni edhe ju...ndaq me hater, ndaq me zor lol....

    ju prsh me ket kongen e ktij GOLD AG, besoj osht kah ant e juve me origjin..

    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    si jeni re vellezer ?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shpërbëhet koalicioni qeverisës në Komunën e Preshevës

    Preshevë, 25 nëntor – Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës dhe Unioni Demokratik i Luginës së Skender Destanit prej sot nuk janë më partnerë koalicioni në pushtet në Komunën e Preshevës.

    “Lajmi është i saktë. Në këtë moment nuk mund të them asgjë më shumë. E tëra që opinioni duhet ta dijë do të merret vesh nesër në konferencë me gazetarë”, i tha agjencisë tanjug Skender Destani, i cili nuk deshi të përgjigjej në pyetjen se a është ndërprerë funksionimi i pushtetit lokal në Preshevë me shpërbërjen e këtij koalicioni qeverisës.

    Lideri i koalicionit dhe i PDSH-së, Ragmi Mustafa gjendej sot në Tiranë, kurse në thirrje telefonike nuk është përgjigjur as partneri i tretë në këtë koalicion Orhan Rexhepi i Lëvizjes Nacionale të Shqiptarëve.

    Lideri i Partisë për Veprim Demokratik në opozitë, Riza Halimi (në foto), partisë që në zgjedhjet e fundit lokale ka fituar më së shumti vota, ka refuzuar çfarëdo mundësia që partia e tij të krijojë koalicion të ri në pushtet.

    “Ne në PVD nuk mendojmë për këtë. Rivalët tonë politikë në Preshevë e dinë se ne jemi për zgjedhje të reja lokale, të cilat duhet të tregojnë fuqinë e vërtetë në skenën politike shqiptare”, ka thënë Halimi. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Flamujt shqiptarë në Preshevë e Bujanoc

    Preshevë/Bujanoc, 28 nëntor – Në ndërtesat e komunave të Luginës së Preshevës, Bujanoc e Preshevë, sot janë vendosur flamuj kombëtarë shqiptarë, duke shënuar kështu ditën e festës së tij, njoftojnë agjencitë serbe të lajmeve.

    Sipas këtyre burimeve, në Preshevë flamuri është vendosur sot në mëngjes, kurse në Bujanoc, krahas flamurit të Serbisë, me një ceremoni modeste flamurin e ka vendosur kryetari i komunës, Shaip Kamberi, bashkë me partnerët e koalicionit, Januz Musliun dhe Mejdi Zeqirin të Lëvizjes për Progres Demokratik, përkatësisht të Unionit Shqiptar.

    Në ceremoninë e ngritjes së flamujve shqiptarë morën pjesë disa qindra shqiptarë, nga të cilët disa mbanin flamuj kombëtarë. Tubimi në Bujanoc kaloi pa incidente, në prani të një numri të vogël policësh.

    Kamberi pas vendosjes së flamurit i tha agjencisë Beta se ky është viti i tretë me radhë që udhëheqja e komunës së Bujanocit ngre flamurin në ndërtesën e komunës, kurse në vitin 2006 flamurin e vendosën me forcë të rinjtë shqiptarë.

    “Kjo është hera e tretë që vendoset flamuri shqiptar krahas atij serb institucionalisht. Në këtë mënyrë, manifestojmë protestën ndaj pozitës së pavolitshme ligjore të pakicave kombëtare sa i përket përdorimit të simboleve kombëtare, meqë ligji e kufizon të drejtën e simboleve që shënojnë identitetin tonë”, ka thënë Kamberi.

    Sipas fjalëve të tij, ligji mbi pakicat kombëtare saktëson se flamuri që përdorin pakicat kombëtare duhet të dallohet me një detaj nga flamuri i vendit amë. Ai ka shtuar se flamuri i Shqipërisë ka përmasat 1 metër me 75 centimetra, kurse në ndërtesën e komunës së Bujanocit është vendosur një flamur me dimensione më të vogla.

    “Mendoj se vendosja e flamurit shqiptar në mënyrë institucionale krahas atij serb është më mirë se sa të bëhet nga turma e revoltuar edhe kur madje kishte probleme më të mëdha sigurie, që rezultonin me hapjen procedurash penale kundër njerëzve të ri që përpiqeshin ta bënin këtë”, është shprehur Kamberi.

    I pyetur nëse e din se në çfarë pozite janë serbët që jetojnë në Shqipëri dhe nëse mund të përdorin flamurin e gjuhën e tyre, Kamberi tha se nuk ka informata të hollësishme për këtë, por mendon se serbët në Shqipëri mund të përdorin simbolet e tyre. Dita e Flamurit do të shënohet në Qendrën sportive në Bujanoc, ku do të paraqitet Shoqëria Besa nga Prishtina.

    Në mbledhjen solemne të Komunës së Preshevës, sot nuk merrnin pjesë këshilltarët e Partisë së Veprimit Demokratik të Riza Halimit, të Unionit Demokratik të shqiptarëve e as Skënder Destani që është kryetar i Kuvendit të Preshevës. Kjo ka ndodhur, siç shpjegohet, si pasojë e konflikteve politike me kryetarin e Komunës, Ragmi Mustafën, të Partisë Demokratike të shqiptarëve. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Tok e Qiell bash i bejme gjall Presheven nuk e lshojm.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    28 Nëntori u kremtua edhe në Medvegjë

    Flamuri kuq e zi u shpalos në Banjë të Siarinës


    Lugina duhet të mbrohet pikërisht në Medvegjë, tha njëri ndër diskutuesit në akademinë solemne për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, e cila për herë të parë si e tillë u organizua në Banjën e Siarinës, nën patronatin e Degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Medvegjë

    Medvegjë, Banjë e Siarinës, 28 nëntor (medvegja.net)



    - Pikërisht ora 12.00 e ditës së diel, më 28 nëntor, shënoi fillimin e akademisë solemne për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, e cila për herë të parë si e tillë u organizua në Banjën e Siarinës, nën patronatin e Unionit Demokratik Shqiptar, Dega në Medvegjë.



    Me këtë rast, përveç organizatorit, kishin ardhur mysafirë edhe nga Presheva, si dhe qytetarë nga vendbanimet shqiptare të Medvegjës, të cilët me praninë e tyre i dhanë kuptim dhe vlerë këtij organizimi. Meqë një manifestim i tillë u organizua për herë të parë në Ditën e Flamurit, i cili në mënyrë publike dhe institucionale shënoi festën më të madhe të kombit tonë, natyrisht se kishte edhe emocione të veçanta dhe përjetime shpirtërore nga të pranishmit, të shoqëruara madje edhe me lot gëzimi, të gërshetuara me krenari kombëtare.
    Kjo ditë patjetër se do të shkruhet me shkronja të arta në historinë modeste të shqiptarëve të Medvegjës, meqë në përcjellje të shpalimit të flamurit kuq e zi gjithashtu për herë të parë u intonua publikisht edhe Himni Kombëtar mu në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe u recituan vargjet më të fuqishme për flamurin.


    Akademinë e hapi kryetari i Degës së Unionit Demokratik Shqiptar për Medvegjë, z. Rexhep Abazi, i cili, ndër të tjera, tha: “Pikërisht në këtë ditë të 1912, i madhi Ismail Qemali, në Vlorën heroike dhe historike, e ngriti Flamurin shqiptar, duke e shpallur pavarësinë e shtetit shqiptar, jashtë të cilit mbeti një pjesë e madhe e kombit të ndarë. Erdhi dita që ne sot të tubohemi këtu dhe ta shënojmë këtë festë të madhe kombëtare, sa për të treguar se edhe Medvegja e vogël është tokë shqiptare. Prandaj, meqë një manifestim i tillë në Medvegjë organizohet për herë të parë, normalisht se edhe urimi buron nga zemra - Zoti e bekoftë popullin dhe flamurin shqiptar!”.



    Ndër të pranishmit, fjalë përshëndetëse dhe urimi shprehu edhe z. Rahmi Zylfiu, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar, i cili ndër të tjera e theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe mbështetjes, si dhe faktorizimin e çështjes shqiptare, veçanërisht në Medvegjë, ndërkaq doktori Sabit Sahiti, ndër të tjera theksoi se shihet që në Medvegjë rron shpirti shqiptar dhe se ky aktivitet duhet të shërbejë si një fillim i mbarë. “Lugina duhet të mbrohet pikërisht në Medvegjë”, porositi ai.

    Fjalë rasti dhe përshëndetje me urime në Ditën e Flamurit mbajtën edhe kryetari i Forumit Rinor të UDSH-së, z. Faton Mehmeti; pastaj veterani i arsimit në Medvegjë - historiani Ferat Hyseni, i cili shpalosi detaje historike rreth kësaj ngjarjeje të madhe historike; Gani Krasniqi, Hamdi Halimi, Fadil Mustafa, Veli Jaha etj.

    Emocione të veçanta zgjoi telegrami i urimit që arriti mu në këtë kohë nga SHHB “Medvegja”, me seli në Fully të Zvicrës, i nënshkruar nga kryetari z. Zenel Neziri, duke bërë që të rrjedhin edhe lot mallëngjimi, meqë ata nga atje e përcillnin me kërshëri çdo detaj të rrjedhës së manifestimit në Banjë të Siarinës.

    Akademinë e begatuan edhe nxënësit Armend Fetahu dhe Arianit Beqiri, të cilët me deklamimet e tyre artistike, i pari me poezinë e Fan Nolit “Himni i Flamurit”, ndërkaq i dyti me skicën “Nëntori i Tretë”, i dhanë shije dhe përmbajtje këtij manifestimi, i cili shpresojmë të bëhet tradicional, ashtu siç është vetë Dita e Flamurit, dhe të begatohet nga viti në vit. Moderator i akademisë ishte Ramadan Beqiri, i cili mjaft natyrshëm dhe me pedanteri e skicoi rrjedhën e tërë manifestimit.

    Ajo që mbeti enigmë e pasqaruar dhe misterioze është se pse asnjëra nga partitë tjera politike të Luginës së Preshevës nuk mori pjesë në këtë manifestim, edhe pse, sipas organizatorit, të gjitha atyre u ishte dërguar ftesë zyrtare nëpër selitë e tyre, madje një javë përpara. Kjo mungesë pranie me qëllim injorimi apo çfarëdo arsye qoftë tjetër, madje në festën më të madhe kombëtare, shtron dilemën e pazgjidhur: PSE DHE DERI KUR DO TË IKIM NGA VETVETJA?!
    Sidoqoftë, URIME 28 NËNTORI - DITA E FLAMURIT të gjithë atyre që bukës i thonë bukë e ujit ujë!

    Jonuz Fetahu/medvegja.net/

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Riza Halimi kërkon gjuhën shqipe në parlamentin serb

    Beograd, 4 dhjetor - Gjuha shqipe mund të dëgjohet së shpejti edhe gjatë seancave të Parlamentit të Serbisë. Deputeti i vetëm shqiptar në këtë parlament, Riza Halimi ka parashtruar kërkesë për përdorimin edhe të gjuhës shqipe në këtë institucion të lartë shtetëror. Kërkesa i është drejtuar udhëheqjes së Parlamentit, gjegjësisht, Sekretarit të Parlamentit Popullor.

    Një kërkesë e tillë është parashtruar dhe nga deputetët e pakicës hungareze dhe asaj boshnjake. Me anë të këtyre kërkesave deputetët në fjalë kanë kërkuar të zbatohet norma ligjore për aplikimin e gjuhës shqipe, hungareze dhe boshnjake, madje është marrë qëndrim që kjo të parashihet edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.

    Vendosja e një gjuhe të dytë, si gjuhë zyrtare në institucionet e shtetit, bazohet në të drejtën e përfaqësimit të minoriteteve që janë të pranishme në këto institucione. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    I nderuar dar_di!

    E di qe artikulli nuk eshte pjes e jotja por e ke marr nga Koha Ditore,megjithate me lejoni qe ne pika te shkurtera te ju paraqes gjendjen faktike ne terren.

    Riza Halimi si deputet eshte mire qe rrespektimin e dy gjuhesis te kerkoj ne vet Kosoven Lindore,me saktesisht ne Medvegje. Shiko postimin tim te mehershem dhe e sheh sa zbatohet dy gjuhesisa ne Medvegje.

    E kure te rregullohet kjo qeshtje ne Medvegje,Presheve dhe Bujanoc ateher ai te kerkoj nje gje te till edhte ne Beograd

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    NJOFTIM:

    Me kënaqësi ju njoftojmë se Shoqata Kulturore Bamirëse “Medvegja Forum” dhe Grupi Letrar “Bafti Krasniqi”, nxorën numrin e parë të Revistës Informative dhe Kulturore “ZËRI I MEDVEGJËS”. Kjo është e vetmja revistë në gjuhën shqipe, e cila në tërësi i kushtohet Medvegjës dhe qytetarëve të saj.
    Revista ka një përmbajtje të pasur e cila përfshinë tematika të ndryshme në interes të lexuesit. Në veçanti, hapësirë e madhe i është dhënë çështjeve të cilat në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me Medvegjën.



    Në numrin e parë të revistës “Zëri i Medvegjës” mund të lexoni:

    - Përgëzim për revistën “Zëri i Medvegjës”, nga Akademik Idriz Ajeti
    - Medvegja në shifra e fakte
    - Prezantim i punës së SH.K.B.”Medvegja Forum”
    - Bafti Krasniqi – mësues i popullit
    - Shqiptarët e Medvegjës pengohen të hyjnë në territorin e Serbisë me tabelat “proba”
    - (Mos) Njohja e diplomave
    - Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja
    - Impresione dhe urime
    - Diaspora – faktor me rëndësi për ne
    - Nëna Zarife, nëna e heroit të popullit - Zenel Hajdini
    - 28 nëntori u kremtua edhe në Medvegjë
    - Ekspozitë me vlera historike
    - Intervistë me këngëtarin e mirënjohur “GOLD AG”
    - Prezantimi i autorit Ismail Kadare
    - Poezi
    - Shëndetësi
    - Religjion
    - Anekdota
    Redaksia e revistës “Zëri i Medvegjës” dhe stafi i medvegja.net, me kënaqësinë më të madhe ju urojnë lexim të këndshëm. Njëherësh shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje për kontributin tuaj në numrat e ardhshëm të kësaj reviste.


    Vërejtje: Revista shpërndahet falas

    Me respekt,
    Redaksia


Faqja 11 prej 32 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •