Close
Faqja 8 prej 32 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 311
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Nuk me mbetet tjeter, vetem se te i uroj vellezerve dhe motrave shqipetare te asaj ane vetem e vetem Sukses...

    Asgje me shume...

    Pershendetje nga Presheva!!!

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Preshevë: Ragmi Mustafa kërcënohet me burgosje nga liderët e partive politike serbe

    Prefekti i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa kërcënohet nga liderët e partive politike serbe me burgosje për shkak se, siç thonë ata, ka bërë shkelje të Kushtetutës së Serbisë, me ç‘rast haptas ka kërkuar nga shteti serb që ta pranojë Kosovën e Pavarur. Deklaratat e Mustafës i mbron prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi, duke thënë se e drejta për përdorimin e flamurit kombëtar, është obligim ligjor e garantuar sipas nenit 16 të Ligjit për pakica të Serbisë.
    Prefekti Mustafa akuzohet vetëm për deklaratën se ka kërkuar që definitivisht të zgjidhet përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip, përdorimin e lirë të simboleve shqiptare, që të njihen diplomat e shqiptarëve të cilat mbajnë vulën e Republikës së Kosovës nga se, siç ka thënë, realiteti është se Kosova është shtet.
    Ndërkaq, përkitazi me deklaratat e prefektit të Preshevës Ragmi Mustafa, prefekti i Bujanocit Shaip Kamberi, ka deklaruar se asgjë nuk është e diskutueshme dhe mendon që Mustafa është pozicionuar në Platformën Politike të cilën partitë shqiptare e kanë fuqizuar në vitin 2006.

    Kamberi në deklaratën e tij edhe më tutje vërteton se Mustafa ka të drejtë. Kamberi thekson se është realitet që Kosovën e kanë njohur shumë shtete të fuqishme dhe se Serbia me këtë duhet të pajtohet.

    Sa i përket kërkesave të përmendura dhe të përdorimit të simboleve shqiptare, prefekti Kamberi thotë se kjo është obligim ligjor, i garantuar sipas nenit 16 të Ligjit për pakica.


    RTK

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Albin Kurti dhe Arber Ibrahimi, paraqesin problemet e Kosovës dhe Luginës



    Profili më i njohur i VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti, e vazhdoi sot turneun e vet nordik në Suedi. Në shoqërim të Kurtit ishte edhe ish nënkryetari i OVL-së së UCPMB-së dhe aktivisti politik Arbër Ibrahimi nga Lugina e Preshevës . Kurti dhe Ibrahimi u pritën me dyer të hapura në parlamentin si dhe në ministrinë e jashtme suedeze, ku takuan parlamentarë të të dy blloqeve dhe zyrtarë të lartë. Dhe, sa habi, ata nuk u quajtën asnjëherë “ekstremist”, po përkundrazi gjetën mirëkuptim e solidarizim - ndonëse folën krejt njësoj siç bëjnë edhe në Kosovë dhe Luginë të Preshevës!

    Kosova s’gëzon sovranitet, as integritet territorial, as zhvillim. Pakoja Ahtisari po e çimenton ndarjen etnike të Kosovës. Decentralizimi nuk po bëhet për t’ia afruar vendimmarrjen qytetarëve, por po copëton mjedise të përziera për të krijuar komuna të pastra etnike. Privatizimi po bëhet në kohë të krizës globale, pa transparencë, pa strategji të qartë, e pa analizë socioekonomike – Kosovës s’po i mirren sall vezët e arta, por edhe pula që i bën ato. Paratë nga privatizimi s’po investohen në Kosovë. Të vetmit që po fitojnë janë disa politikanë, që rastis të jenë njerëzit më të pasur në Kosovë. Ata kanë aleancë interesi me funksionarët ndërkombëtarë. Këta gëzojnë pushtet kolonial, pa llogaridhënie kundrejt qytetarëve, e me imunitet ligjor ndaj ligjeve që i kanë sajuar vetë. Mesazhi i Albin Kurtit për mikpritësit suedezë ishte i qartë. Suedia, përmes pjesëmarrjes së vet në EULEX, po sharron në një mision tipik kolonial.

    Këtë mesazh, Albin Kurti ua dha në mënyrë identike si partive të djathta qeveritare, ashtu edhe opozitës së majtë. Prej partive qeveritare, Albin Kurti dhe Arbër Ibrahimi u pritën nga Fredrik Malm dhe Birgita Olson nga Partia Liberale, Gustav Blikst nga Partia Konzervative, dhe Kerstin Palm nga Partia Centriste e djathtë, kjo e fundit anëtare e Këshillit të Evropës. Prej opozitës, ata i pritën Hans Linde nga Partia e Majtë, Bodil Caballios dhe Hokan Sundberg nga Partia e Blertë, si dhe Urban Ahlin nga Partia Socialdemokratike, zëvendëskryesues i komisionit parlamentar për politikë të jashtme, e i dizajnuar si ministër i jashtëm nëse i fiton opozita zgjedhjet e shtatorit 2010. Në ministrinë e jashtme suedeze, ata u pritën nga Lars Wahlund, shef për BE dhe dora e djathtë e ministrit Karl Bilt; nga Osa Pehrson, referente për Kosovën; si dhe nga Arba Kokalari, këshilltare konzervative me origjinë shqiptare pranë ministrisë.

    Të gjithë mikpritësit pa dallim shfaqën mirëkuptim për problemet e përmendura nga Albin Kurti. Dhe të gjithë pa dallim u solidarizuan me pozitën e vështirë të qytetarëve të Kosovës, që i vuajnë pasojat e tyre.

    - Ishte kënaqësi të flasësh me njerëz normalë, qe komenti lakonik i Albin Kurtit pas takimeve.

    I pyetur nga mikpritësit se ç’mendonte se duhet ndryshuar në politikën rreth Kosovës, Albin Kurti i dha tri propozime konkrete. E para, që Serbisë t’i thuhet se s’do të pranohet në BE gjersa kjo ta njeh Kosovën, e gjersa të heq dorë nga financimi i enklavave. E dyta, që EULEX-i të afatizohet dhe të zhveshet prej mandatit kolonial. Si dhe e treta, që politikat rreth Kosovës të mos kondicionohen më për menaxhim krize, po për zhvillim socioekonomik.


    Arbër Ibrahimi pati rast të njoftonte vetë detajisht miqtë suedezë për abuzimet dhe diskriminimin që u bëhen shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe për shkeljen që po u bën Serbia neneve të marrëveshjes së Konçulit, të negociuar më 2001 nga Piter Faith.

    Lugina po perballet me një presion të paparashikuar nga Qeveria e Beogradit. Ajo përpos presionit politik vazhdon edhe me politikën e sajë diskriminuese dhe injorante, duke mos përfillur as gadishmërinë e politikanëve që ofrojnë mundësitë për të bashkpunuar që të zgjidhen problemet e krijuar atje ndër vite.


    Sërbia në vend se të rrespektoje marrëveshjen e paqësorit të vitit 2001, duke nisur që nga demilitarizimi i zonës, rrespektimi i amnistisë së dhënë për ish anëtarët e UCK-së dhe UCPMB-së, investimet ekonomike, privatizimin, qështjen e arsimit, kulturës, përdorimit të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, ajo në fakt bënë të kundërtën duke militarizuar zonën me njësite speciale të xhandarmërisë të cilët malltretojnë dhe friksojnë popullatën shqiptare me maskat dhe armatimin e tyre të rëndë, që përkon me situatën e vitit 1998 në Kosovë.

    Sërbia edhe pse shtiret se rrespekton amnistinë e dhënë për ish anëtarët e UCK-së dhe UCPMB-së, ata ngritin aktpadi të quditshme ndaj tyre dhe njëherit duke i montuar procese gjyqësore. Kjo dëshmon edhe me aktin agresiv dhe sjelljet cnjerëzore të 26 dhjetorit 2008, kur Sërbia në mënyrën më makabre demonstroi forcën e saj agresive, duke arrestuar 10 të rinjë dhe gjatë kohës së arrestimit forcat e shumta të xhandarmerisë nuk kursyen as familjarët dhe fëmijët e tyre, por i malltretuan dhe i keqtrajtuan. Ndërsa këta të fundit u torturuan dhe po mbahen në burgun e Beogradit për 6 muaj ende, për arsyen sepse nuk kanë dëshmi për akuzat që u kanë ngritur.

    Investimet e Qeverisë së Beogradit janë plotësishtë të gabueshme, derisa Sërbia investon
    7 milion euro për një vitë në enklavat sërbe në Kosovë, ajo anashkalon komunat (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) të cilat gjinden në territorin e sajë. Në të kundërtën Sërbia të vetmin investim që po e bënë në Luginë të Preshevës është, ngritja e bazave ushtarake sidomos tani më baza e njohur si ”Bondstili Serb – Cepotine”. Në anën tjetër këto tri komuna vazhdojnë të jenë më të pa zhvilluarat ekonomikisht në Sërbi.
    Qeveria e Beogradit poashtu ka stagnuar me implementimin e privatizimit në Luginë të Preshevës me të vetmën arsye që të mos investojnë shqiptarët dhe mos të jenë pjesmarrës në atë privatizim. Ka raste kur shqiptarët kanë marrë pjesë në privatizim dhe kanë fituar, dhe mëpastaj Qeveria e ka kthyer edhe një herë rishtazi privatizimin, me të vetmen arsye që mos të jetë fitues shqipëtari. Kjo ndodhi me kompninë Elhan Komerc e cila fitoi të drejtën dhe më vonë nga Qeveria e Beogradit u anulua ajo marrëveshje.

    Sërbia pengon dhe nuk ndihmon në zhvillimin e arsimit në Luginë të Preshevës, kjo shifet me mosgadishmërinë e Qeverisë së Beogradit për të ngritur një Universitet në Gjuhën amëtare shqipe në Luginë të Preshevës edhe përkundër iniciativës së shqiptarëve. Në fakt Sërbia edhe pse pjesërisht ka lejuar përdorimin e plan-programit nga Kosova por pjesërisht. Këtë e lejoi vetëm për matematikë lëndë të ngjashme shkencore dhe edukatën fizike, por jo në histori, gjeografi dhe muzik. Arbëri potencoi se si në gjuhën Shqipe, Sërbe, Suedeze apo në cdo lloj të gjuhëve botërore shqifrat janë shifra, por të mos mësosh për kulturën, demografinë dhe historinë e popullit tëndë kjo është krim kundër një populli.

    Kur bëhet fjalë për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe simboleve shqiptare, në pjesën ku shqipëtarët janë shumicë, kjo është mollë e ndaluar për ta, madje edhe gjykohet me ligjet diskriminuese. Si pasojë e sajë ai paraqiti se, ajo ishte edhe arsyeja për të cilën tani më është në shtetin Suedez. Të gjithë mikëpritësit u habitën njëlloj edhe pse takimet ishin bërë ndaras.

    Ajo që në fundë kërkoi Arbër Ibrahimi ishte që Sërbisë të i tërhiqej vërejtja dhe të i bëhet presion në rresektimin e të drejtave njerzore dhe të ketë qasje serioze për të zgjidhë problemet.
    Nuk besoj se firmat e vëna në letër zgjidhin problemin por, në fakt ineresimi serioz në vepër të dëshmuar, mundë të zgjidhe problemet e shqiptarëve në Sërbi e sidomos në Luginë të Preshevës. Kjo arrihet vëtëm me demilitarizimin e rajonit, rrespektimin e amnestisë për ish anëtarët e UCK-së dhe UCPMB-së, investimin ekonomik, garantimin e drejt dhe të barabart në pjesmarrje për privatizim si dhe lejimin e përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare.

    Pasi që Suedia do të kyesoje me presidencen e BE-në derisa nga ana tjetër Sërbia kërkon liberalizimin e vizave dhe dëshiron të jetë kandidate për futjen në BE, mendoj se është rasti që Sërbija duhet të përkujtohet se më parë duhet të zbatohen në praktik ligji kundër diskriminimit dhe rrespektoj të drejtat e pakicave në shtetin e vetë, përderisa kërkon rrespketimin e të drejtave të pakicës sërbe në Kosovë! - i tha Ibrahimi z. Lars Wahlund, shef për BE dhe dora e djathtë e ministrit Karl Bilt.
    Vizita e Albin Kurtit u organizua nga Qendra për vetëvendosje në Stokholm, me
    ndihmën e z. Anders Vesman, Lidhja e Miqësisë Suedi-Kosovë


    Presheva.com

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2008
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga Tupalla2 Lexo Postimin
    Metodat te cilat i perdoren serbet per pastrimin e tnik te ketyre trojeve nga shqiptaret jan nga me te ndryshme.Duke fillu me perndjekjen e Intelektualve e deri te bujku.
    Nga viti 1989 deri ne vitin 2005 i eshte ndalu hyrja ne vendin e ti te lindjes nje intelektuali te madh shqiptar Akademik Idriz Ajetit.
    Po ashtu hyrja u eshte ndaluar edhe themelusve te zones IV te UçK-se ne Mitrovic Mevlud Arifi dhe ....qe jan nga Medvegja .Hyrja ne Medvegje ju ndalohet edhe atyre Intelektualve qe sod punojn per kthimin e popullsis me arsytim se po nxisin urrejtje nderetnike.
    Pershendetje i nderuar .

    Me intereson te dije sa te zhvendosur ka ende nga Medvedja dhe e ter Lugina .

    Gjithashtu dokumentet qe leshohen ne Lugine ,shembull deftesat e shkolles qertifikatat e lindjes,kurorezimit etj ,a leshohen ne dygjuhesi apo vetem ne gjuhen serbe

    faleminderit

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Milot-02...

    Po pergjigjem vetem ne pyetjen e dyte...

    Sa i perket deftesave, te cilat jepen me mbarimin e shkolles fillore, dhe asaj te mesme...ato jane te paraqitura ne dy gjuhesi...

    Gjithe te mirat...

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Kryetarët e Komunave takohen me ministrin e arsimit


    Prishtinë, 01 korrik, (presheva.com) - Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa si dhe kryetari i komunës së Bujanocit zoti Shaip Kamberi kanë pasur një takim më ministrin e arsimit Enver Hoxha. Ky takim kishte të bëjë me ndarja e kuotave për studentët e rinjë të vitit akademik 2009/10 nga Lugina e Preshevës. Rreth 125 maturantë nga Presheva dhe 78 nga komuna e Bujanocit ishin deklaruar se dëshirojnë të studiojnë në Univerisitetin shtetëror të Prishtinës.
    Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për pajisjen e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit e klasave të para, diplomat e studentëve që tashmë kanë përfunduar fakultetet dhe pasi ato mirren me vulë të Republikës së Kosovës e nuk njihen nga shteti i Serbisë.

    Presheva.com

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325

    Afër Bujanovcit plagosen dy xhandarë serbë

    Dy pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë plagosur mbrëmë në fshatin Lluçan të Bujanovcit në një sulm.

    E enjte, 09 Korrik 2009 10:01

    Dy pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë plagosur mbrëmë në fshatin Lluçan të Bujanovcit në një sulm. Xhandarët janë plagosur nga një predhë e shkrehur me mortajë dore dhe në momentin e sulmit ndodheshin në një makinë, por jeta e tyhre nuk është në rrezik, njoftojnë mediet serbe. Ministri serb i policisë Ivica Daçiq këtë sulm e ka quajtur "terrorist" dhe ka paralajmëruar grupet esktremiste se shteti i Serbisë është i aftë të garantojë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët. Fshati Lluçan, i banuar me shqiptarë, ndodhet afër kufirit Serbi-Kosovë.


    QIK

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2008
    Postime
    49
    Citim Postuar më parë nga RinorZ Lexo Postimin
    Milot-02...

    Po pergjigjem vetem ne pyetjen e dyte...

    Sa i perket deftesave, te cilat jepen me mbarimin e shkolles fillore, dhe asaj te mesme...ato jane te paraqitura ne dy gjuhesi...

    Gjithe te mirat...
    faleminderit shume.Ndoshta po e teproj por me intereson edhe qertifikatat ne komune ne cilen gjuhe leshohen vetem serbe apo edhe shwqipe.

    Edhe dicka qw me intereson eshte se kam lexuar ne net qw ne administraten e bujanocit vetem pese % punojne shqiptaret ,ndersa ne nje forum te kroateve ,serbet me sjllin argumente se atje shqiptaret e kane ne dore administraten komunale ,a ka dikush te dhena .Une po i sjelle keto te dhena ,jane kroatisht por emrat kuptohen.Sa jane keto te verteta??

    Shume ju falenderoj nese dikush mundet te me ndihmoj

    UPRAVA OPŠTINE BUJANOVAC:

    Predsednik
    Ime i prezime: Shaip Kamberi

    Zamenik Predsednik:
    Ime i prezime: Nagip Arifi

    Nacelnik opštinske uprave:
    Ime i prezime: Farush Islami

    Predsednik SO:
    Ime i prezime: Junuz Musliu

    Sekretar SO:
    Ime i prezime: Ismet Ameti

    Nacelnik za društvene delatnosti:
    Ime i prezime: Agim Hasani

    Nacelnik odeljenja za finansije:
    Ime i prezime: Aca Antic

    Nacelnik za opštu upravu:
    Ime i prezime: Nasim Redzepi

    Nacelnik odeljenja za inspekcijske poslove:
    Ime i prezime: Imran Osmani

    Nacelnik odeljenja za urbanizam:
    Ime i prezime: Fadil Aliti

    Nacelnik odeljenja za poreske lokalne uprave:
    Ime i prezime: Zilqefli Šerifi

    Budžetski inspektor:
    Ime i prezime: Irfan Dželjadini

    Javni Pravobranilac:
    Ime i prezime: Rade Ristic

    Kancelarija za lokani ekonomski razvoj:
    Ime i prezime: Fazila Azemovic,Dževat Neziri,Snežana Miloševic

    Šef Kabineta:
    Ime i prezime: Enis Salihi
    http://www.bujanovacinfo.org/modules/blankpaper3/

  9. #79
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Nje grenad eshte lansuar mbi nje vetur serbe ne afërsi te Bujanocit, autoret : Te pa identifikuar. Por dyshohet qe te jen shqiptaret pa asnje prove reale.

  10. #80
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    Nje grenad eshte lansuar mbi nje vetur serbe ne afërsi te Bujanocit, autoret : Te pa identifikuar. Por dyshohet qe te jen shqiptaret pa asnje prove reale.
    Lugina e Preshevës
    2 policë serbë sulmohen me granatë dore
    Dy policë të Serbisë, janë plagosur nga një sulm me granatë dore në fshatin Lluçan të Bujanovcit, afër kufirit me Kosovën, ka njoftuar
    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se sulmi ndodhi në orën 01.00 të mëngjesit të së enjtes.

    Policët, që ishin pjesëtarë të njësisë speciale, ishin në patrullim të rregullt, kur një granatë është hedhur në makinën e tyre, pak pas mesnatës, mediat serbe citojnë ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq.

    Incidenti ndodhi një fshatin Lluçan, në Luginën e Preshevës, që është e banuar me popullatë shumicë shqiptare.

    Makina e patrullës së policisë u godit, dhe një nga policët është plagosur në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa tjetri është plagosur në qafë, tha ministri

    Mësohet se policët nuk kanë marrë plagë të rënda. Nuk dihet ende se kush janë autorët e këtij sulmi ndërsa një grup hetuesish po viziton vendin e ngjarjes.

    Daçiq paralajmëroi të gjithë ekstremistët dhe grupet terroriste se "Shteti dhe policia është e gatshme dhe e aftë të ruajë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët dhe ti mbrojë ato nga terrorizmi"

    Më tej ai shtoi se shteti dhe policia do të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj çdo përpjekjeje për të dhunuar integritetin territorial të Serbisë dhe sulmeve nga oficerëve të ministrisë. /BW/
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

Faqja 8 prej 32 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •