Close
Faqja 7 prej 32 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 311
  1. #61
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Fehmi Ramadani
    Zhvillimet e fundit politike në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), përkatësisht prishja e koalicionit në mes PDSH-së dhe PVD-së, dy subjekteve politike më të mëdha lokale kanë ngarkuar edhe më shumë situatën edhe ashtu të ngarkuar politike dhe të sigurisë së këtij rajoni. Këto lojëra aspak serioze të këtyre subjekteve politike tregojnë edhe njëherë shkallën e ultë të pjekurisë së tyre, por edhe për papërgjegjshmërinë e lidershipit të këtyre subjekteve përballë popullatës së këtij rajoni dhe mos aftësinë e tyre për tu marrë me zgjidhjen e problemeve konkrete.

    Loja e tyre me hyrjen dhe daljen në të ashtuquajturin “Trup Koordinues të Qeverisë së Beogradit” po tregon se këto subjekte jo që përfaqësojnë interesat e qytetarëve të këtyre vendbanimeve, por drejtpërdrejt po ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre politike, të sigurisë dhe shpërnguljen e tyre nga këto troje. Këto subjekte politike në vend që të formojnë “Trupin Kombëtar shqiptar të Kosovës Lindore” dhe të punojnë për çështjen e popullit të kësaj ane, ata po merren me politikë shterpë se kush duhet të hyjë në “Trupin e Qeverisë serbe” dhe çfarë do të përfitojnë nga kjo.

    Dihet botërisht, se pas Marrëveshjes së Konçulit të vitit 2001, Platforma politike për Kosovën Lindore është e qartë, këto subjekte politike duhet të punojnë bashkërisht me Bashkësinë ndërkombëtare dhe faktorin shqiptar për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të këtij rajoni në formë paqësore dhe demokratike. Këto zotime i ka marrë edhe Qeveria e Beogradit përballë Bashkësisë ndërkombëtare.

    Mirëpo, çfarë po ndodhë, në vend që këta të ecin me kërkesat e tyre për tetë vite rresht vetëm e kanë denigruar këtë proces politik duke qenë edhe vetë fajtor për te. Marrja me interesa të ngushta klanore e grupore ka krijuar handikap të madh për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të popullatës së Luginës. Tetë vjet pas “Marrëveshjes së Konçulit”, për veç projektit të Policisë multietnike nuk është punuar asgjë në avancimin e të drejtave tjera të kësaj popullate, apo të përmirësimit të kushteve për jetesë më të mirë në këtë rajon. Përjashto disa donacione në infrastrukturë nga donatorë të jashtëm, me ç’rast përsëri, shteti serb ishte përfitues më i madh i tyre. Në vend të shtendosjes së marrëdhënieve ndëretnike, tani aparati shtetëror serb ka shtuar represionin duke arrestuar me dhjetëra djem të rinj për kinse krime ndaj serbëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo ka ndikuar që brenda një kohë të shkurtër nga Lugina të largohen qindra të rinj, si në Kosovë dhe shtetet perëndimore. Kjo politikë po zbatohet nga Beogradi me qëllim të spastrimit etnik të këtij territori. Për fat të keq, kjo politikë po bëhet para syve të ndërkombëtare, të cilët ishin garantuesit e “Marrëveshjes së Paqes” në Konçul, por edhe të mosunitetit dhe mungesës së strategjisë politike të faktorit politik të Luginës për ndërprerjen e kësaj politike represive serbe.

    Siguria e rajonit ka marrë një brishtësi edhe më të madhe, sidomos me militarizimin e madh nga forcat të ndryshme policore, xhandareske, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Nga viti 2008 në këtë rajon ka filluar të ndërtohet i ashtuquajturi “Bonstili serb” në fshatin Cepotine afër Bujanocit, një bazë e madhe e këtyre forcave të kombinuara serbe. Tani, përveç policisë multietnike në rajon ekspeditat e tyre kontrolluese i ka filluar edhe xhandarmeria serbe, duke vënë në rrethim të hekurt të gjitha vendbanimet shqiptare të rajonit. Ata janë duke shqetësuar banorët lokal dhe po ndikojnë në tendosjen e situatës politike dhe të sigurisë.

    Militarizimi i rajonit ka për qëllim zbrazjen e tij nga popullata shqiptare. Shtrohet pyetja, më pastaj, çfarë do t’i duhet Lugina këtij lidershipi të papërgjegjshëm dhe jo unik pa popullatën vendore shqiptare? Në emër të kujt do të thirren dhe do të fitojnë ata? Nuk duhet lejuar që të përsëritet Medvegja, e cila është zbrazur pothuajse plotësisht nga shqiptarët. Nuk duhet lejuar që edhe Bujanoci dhe Presheva të zbrazen nga popullata shqiptare, sepse ato shqiptare kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë. Ky faktor duhet të bashkëpunojë me Bashkësinë ndërkombëtare që të ndalet politika represive e Beogradit ndaj shqiptarëve duke filluar me demilitarizimin e rajonit si kushtin e parë për demokratizimin e këtij vendi. Nëse kjo nuk bëhet, atëherë përgjegjësia për spastrim etnik të këtij rajoni do t’i takojë përveç Serbisë, edhe këtyre forcave politike të cilat nuk po bëjnë sa duhet për ndërprerjen e saj. Një maksimë popullore thotë: “Ku të kruan dora jote, e huaja nuk të kënaq”, andaj është koha e fundit që ky faktor të këndellet nga amullia, t’i lënë interesat personale dhe grupore dhe të punojnë në projektin e demokratizimit të rajonit dhe të vetë përcaktimit të këtij populli.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Djegia e luftës



    Mbase, ata që mjaft lehtë e pranuan çarmatosjen e UÇK-së, nuk kishin turp dhe kishin interes që këtë t’ia kërkojnë me ngulm UÇPMB-së e mandej edhe UÇK-së në Maqedoni. Çarmatosja e ushtrive u pasua me politika të çarmatosura. Zaten, nuk janë problemi vetëm djegiet në luftë por edhe djegia e luftës.


    Nga Albin Kurti më 15.05.2009 në ora 13:17


    Të martën që vjen bëhen tetë vjet prej se u nënshkrua Marrëveshja e Konçulit. Kjo marrëveshje iu dha fund luftimeve në Luginën e Preshevës. Qysh nga titulli i saj (“Deklaratë për Demilitarizim”) kuptohet se qëllimi parësor i kësaj marrëveshjeje dyfaqëshe ishte çarmatosja. Por, çarmatosja e kujt? E UÇPMB-së, natyrisht. Jo e forcave të Serbisë dhe as largimi i tyre nga Lugina.



    Marrëveshja fillon me shprehjen e shqetësimeve për sigurinë, stabilitetin dhe paqen (me këtë renditje të termave) dhe vetëm më pas ajo përmend diskriminimin dhe persekutimin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Synimi gjithsesi ishte që të ndalet lufta e 2001-shit dhe jo të zgjidhet problemi njëshekullor i cili e solli luftën.



    Në këtë marrëveshje iu bëhet thirrje qeverive të Serbisë dhe RFJ-së që t’i korrigjojnë politikat e Milosheviqit dhe t’i integrojnë shqiptarët në sistem. Thuajse problem ishte vetëm Milosheviqi (i cili na paska befasuar për të keq) e jo Serbia (e tillë siç e kemi njohur gjithmonë); thuajse shqiptarët e Luginës na e paskan dashur integrimin në Serbi (të cilën gjë ajo s’ua lejonte) dhe jo bashkimin me Kosovën (siç edhe janë deklaruar në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992).



    Me këtë marrëveshje UÇPMB-ja zotohet që plotësisht do të “demilitarizohet, demobilizohet, çarmatoset dhe shpërbëhet”. Mbimbulimet e kuptimeve të këtyre katër nocioneve, tejpërcaktimi i domethënies, shpërfaqin aspiratën e papërmbajtur për ta zhdukur UÇPMB-në nga e cila, në momentin kur po zhbëhej, kërkohej që të pranonte se do të garantojë “hyrjen e sigurt dhe paqësore në sektorin B për Forcat e Përbashkëta të Sigurisë Serbe”. Si shpërblim për këtë, ish pjesëtarët e UÇPMB-së do të merrnin amnisti – natyrisht, pasi t’i kenë dorëzuar vullnetarisht armët – gjë që aludon se ata megjithatë ishin fajtorë, por ja që po ua falin.


    Përveçqë iu bëhet thirrje Forcave të Përbashkëta të Sigurisë Serbe që “shqiptarët etnikë t’i trajtojnë me dinjitet e respekt dhe të mos iu merren shtëpitë dhe pronat”, këtë marrëveshje e bën bizare edhe konstatimi që UÇPMB-ja ia paska arritur ta “tërheq vëmendjen ndërkombëtare” dhe se tash “na paska ardhur koha që ajo t’i ulë armët”! E tërë lufta e shqiptarëve reduktohet, kësisoj, në një shfaqje ku kishim edhe spektatorë ndërkombëtarë, dhe tani ajo duhej mbaruar meqë ata na qenkan mërzitur ca.


    Aktorët duhej t’i dorëzonin armët tek sekretaria e teatrit dhe të dilnin jashtë për të vazhduar jetën normale. Kjo sekretari ishte KFOR-i i cili më pas do të bëjë asgjësimin e armatimit dhe uniformave, meqë shfaqja nuk do të jepej më sërish. Marrëveshja e këtillë i ngjan aq shumë rënies së perdes në mbarim të shfaqjes, gjersa ne mbetemi të habitur jo aq me fundin në dramë, sa me faktin se ajo që përfundoi na paska qenë dramë. Korniza katrore e cila na lejonte një pamje më të ngushtë sesa gjerësia dhe lartësia e skenës, kjo kornizë që kufizonte skenën e shikuar nga ne duke ia hequr asaj skajet rreth e rrotull dhe sidomos duke abstraktuar sallën e teatrit brenda së cilës ndodhej ajo, kishte bërë që drama të na dukej realitet.



    Nuk e dimë se ku ndodhet nënshkruesi ndërkombëtar i marrëveshjes, Shawn F. Sullivan, i cili atëbotë kryesonte Zyren e NATO-s në RFJ. Por, e dimë që, ndërkohë, negociatori ndërkombëtar për Luginën, Pieter Feith, është bërë mbret në Kosovë, ndërsa nënshkruesi kryesor shqiptar, komandanti Shefket Musliu, vazhdon të jetë në burg. Dhe, kjo nuk është teatër – ai është në burgun e Dubravës.


    Ashtu si nuk është teatër por realitet brutal nënpërfaqësimi e diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, arrestimet dhe burgosjet atje. Pas demilitarizimit të UÇPMB-së, Lugina u pat militarizuar nga forcat e Serbisë si asnjëherë më parë. Në popullatë gjithnjë ka një lloj frike por edhe apatie, kurse në institucione lokale ndjenjë pafuqie. Kjo nuk varet nga zëvendësimet e figurave në Beograd, kjo nuk ndryshoi kur iku Milosheviqi e erdhi Koshtunica, apo kur iku edhe ky për t’ia lëshuar vendin Tadiqit.



    Në Luginë të Preshevës realisht sundon xhandarmëria: e përbashkëta e pushteteve në Beograd kur janë në pyetje shqiptarët. Marrëveshja e Konçulit nuk ishte vetëm rezultat i trysnisë ndërkombëtare mbi shqiptarët por edhe i trysnisë së politikanëve nga Prishtina të cilët, sidomos gjatë negociatave në Vjenë për statusin e Kosovës, na e kanë dëshmuar që e kanë harruar atë pjesë të Kosovës.


    Mbase, ata që mjaft lehtë e pranuan çarmatosjen e UÇK-së, nuk kishin turp dhe kishin interes që këtë t’ia kërkojnë me ngulm UÇPMB-së e mandej edhe UÇK-së në Maqedoni. Çarmatosja e ushtrive u pasua me politika të çarmatosura. Zaten, nuk janë problemi vetëm djegiet në luftë por edhe djegia e luftës.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Ragmi Mustafa kryetar Komune, Skender Destani kryetar i Kuvendit


    Preshevë, 21 maj (presheva.com) - Në seancën e Kuvendit Komunal e cila ka filluar që nga ora 10 e deri në orët vona, këshilltarët e Kuvendit Komunal tani me koalicionin e ri të përbërë nga PDSH, BDL dhe GQ kanë shkarkuar kryetarin aktual të Komunës së Preshevës Nadër Sadikun, zëvendësin e kryetarit Rexhat Nezirin si dhe ndihmës kryetaren Mihane Ahmetin. Në këtë seancë, si kryetar Kuvendi u zgjodh dr Skender Destani nga partia e BDL-së, zëvendës kryetar të kuvendit nga partia e PDSH u zgjodh Fikret Sadiku si dhe prefekt i Komunës u zgjodh Ragmi Mustafa, i cili deri tani kishte ushtruar detyrën e kryetarit të Kuvendit.
    Në Kuvendin Komunal, me datë 13 maj është nënshkruar marrëveshja për një koalcion të ri në mes të partive PDSH, BDL dhe GQ.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mbrëmë në Preshevë u vra me atentat deputeti Isuf Azizi

    Në një atentat pas shpine u vra drejtori i kompanisë “VALONI PETROL” në Prishtinë dhe Preshevë
    Isuf Azizi, 44 vjeç, baba i 5 fëmijëve, u vra në në pritë pas shpine, duke u kthyer mbrëmë vonë nga puna. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë policia e Preshevës dhe ka konstatur se ky është atentat tinëzar ndaj Isuf Azizit, biznismenit të njohur shqiptar në Kosovën Lindore, dhe deputet i PVD-së në Kuvendin Komunal të Preshevës. Isuf Azizi njihej si biznismen i suksesshëm dhe humnanist i njohur në Preshevë dhe në Kosovë, i cili, përveç skamnorëve, kishte kontribuar edhe në çlirimin e Kosovës. Vrasja e drejtorit të kompanisë "VALONI PETROL" ka shqetësuar biznismenët dhe popullatën shqiptare në rajonin e Preshevës. Jozyrarisht mësohet se i ndjeri Azizi është viktimë e radhës e dorës kriminale serbe dhe bashkëpunetorëve të saj.

    Mbrëmë rreth orës 22:30 në Rahovicë të Preshevës është bërë atentat ndaj ing. Isuf Azizit, drejtor i kompanisë "VALONI PETROL" në Prishtinë dhe Preshevë. Isuf Azizi, 44 vjeç, baba i 5 fëmijëve, u vra në në pritë pas shpine, duke u kthyer mbrëmë vonë nga puna. Në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë policia e Preshevës dhe ka konstatur se ky është atentat tinëzar ndaj Isuf Azizit, biznismenit të njohur shqiptar në Kosovën Lindore, njëherësh anëtar i PVD-së. Për këtë vrasje po zhvillohen hetime për denoncimin e rastit.

    Të gjitha këto fakte kishin bërë që biznismeni dhe intelektuali Isuf Azizi të ishte vazhdimisht në shënjestër të policisë serbe dhe të bashkëpunëtorëve të saj. Ai disa herë ishte arrestuar dhe mbajtur në burg. Herën e fundit ai ishte kindapuar nga forcat serbe në vitet e para të pasluftës, por falë angazhimit të faktorit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, ai pas katër ditësh arresti qe liruar nga forcat serbe. Vrasja e drejtorit të kompanisë "VALONI PETROL" ka shqetësuar biznismenët dhe popullatën shqiptare në rajonin e Preshevës. Jozyrarisht mësohet se i ndjeri Azizi është viktimë e radhës e dorës kriminale serbe dhe bashkëpunetorëve të saj.

    Ing. Isuf Azizi ishte deputet i Kuvendit Komunal të Preshevës nga PVD-ja (që e udhëheq Riza Halimi) dhe ishte ndër të parët prej personaliteve të kësaj treve që ngriti zërin kundër këtij kompleksi të pasardhësve të kryekriminelit serb Millosheviq. Kompleksi afarist-tregtar i kompanisë beogradase “Interspeed”, me një të kaluar mjaft të dyshimtë, kishte filluar punimet në korrikun e vitit 2007 në Koridorin 10 në vetë kufirin shtetëror Preshevë-Maqedoni (kupto Kosovë Lindore). I ndjeri Azizi i kishte bërë rezistencë edhe xhandarmërisë serbe, e cila kishte dalë në vendin e ngjarjes (shih më poshtë fotografinë, ku Izuf Azizi duket i pari mes forcave serbe) gjatë këtij konflikti, me ç`rast mediat shqiptare në Preshevë dhe Kosovë kishin shkruar se Isuf Azizi, drejtor i kompanisë “Valoni Petrol” në Preshevë (dhe Prishtinë) kishte refuzuar kategorikisht urdhrat e xhandarmërisë serbe, e cila kërkonte ndërprerjen e punimeve sikundër edhe prezencën e inspektorëve shqiptarë të Preshevës dhe të atyre ndërkombëtarë.

    Isuf Azizi me atë rast ka kërkuar largimin e xhandarmërisë si dhe ndërprerjen e punimeve nga bosët e “Interspeedit”, pra respektimin e qëndrimeve të qytetarëve të komunës së Preshevës, sepse projekti i serbëve ishte në kundërshtim me vullnetin e popullatës shqiptare të këtyre trevave. “Interspeed” është kompani beogradase me një të kaluar tejet të dyshimtë. Njeriu i parë i saj, Petar Komlenoviq, biznismen serb (pas të cilit fshihet i biri i kasapit të Ballknait, Mirko Millosheviq, i cili, sipas mediave ndërkombëtrae akuzohet për kontrabandë me duhan gjatë periudhës së qeverisjes së të atit. Pra, Komlenoviq, sipas mediave, aktivitetet e tij i ka zhvilluar nën patronatin e të birit të diktatorit serb” Megjithëse policia e Preshevës ende nuk ka dalë zyratrisht me deklaratë se kush fshihet pas atentatit ndaj drejtorit të kompanisë "VALONI PETROL", jozyrarisht flitet se i ndjeri Azizi është viktimë e radhës e dorës kriminale serbe dhe bashkëpunëtorëve të saj. Do shtuar se as për biznismenin tjetër të njohur shqiptar, po ashtu nga Presheva, Nebi Neza, i kindapuar nga banda kriminale serbe, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij edhe pas më shumë se dhjetë vitesh nga zhdukja e tij.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325

    Medvegjë

    Gjenerata e parë e nxënësve shqiptarë mbaroi shkollën e mesme në gjuhën amëtare


    Në këtë vit shkollor 2008/2009 për herë të parë në historinë e komunës së Medvegjës doli gjenerata e parë e nxënësve shqiptarë që ka mbaruar arsimin e mesëm në gjuhën amëtare në drejtimin ekonomik pranë shkollës së mesme teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë.

    “Me të vërtetë jemi të kënaqur me suksesin dhe sjelljet e tyre gjatë këtyre katër viteve. Nga njëmbëdhjetë nxënës sa kishte kjo paralele 7 janë të shkëlqyeshëm, 3 janë të shumë mirë ndërsa 1 është me sukses të mirë. Në përgjithësi është një sukses i lakmueshëm” deklaroi kujdestari i klasës, prof. Gani Krasniqi. Zoti Krasniqi mandej shtoi se sfidat kanë qenë të shumta gjatë këtyre katër viteve. Iniciatorët e hapjes së paralelës në gjuhën shqipe së pari janë ballafaquar me problemin e sigurimit të kuadros, pastaj edhe me problemin e sigurimit të teksteve mësimore. Por tani është krijuar një bazë e mirë. Sot në këtë shkollë punojnë profesorë profesionalë të cilët garantojnë mësim cilësor për nxënësit e kësaj shkolle.



    nxënësit dhe profesorët e paralelës së parë në gjuhën shqipe në drejtimin ekonomik pranë shkollës së mesme teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë
    (nx. Besart Muharremi, nx. Bukurie Murati, prof. Mirdita Ferati, nx. Vjollca Salihu, nx. Florie Haziri, prof. Teuta Kosumi, nx. Valbona Murati, nx. Adelina Kadriu, nx. Driton Bejiqi, nx. Pranvera Kosumi, nx. Albert Salihu, prof. Gani Krasniqi, prof. Ferat Hyseni, nx. Besnik Salihu)

    Zoti Krasniqi po ashtu na njoftoi edhe për historikun e paralelës së parë të shkollës së mesme në gjuhën shqipe në Medvegjë. “...janë bërë disa shkresa në ministrinë përkatëse. Ne gjithmonë jemi thirrur në atë se në Preshevë dhe Bujanoc edhe pse kishte numër përafërsisht të njëjtë të nxënësve si në Medvegjë, domethënë numër i pakët i nxënësve nëpër shkolla, ata vijonin mësimin, sidomos paralelet në gjuhën serbe dhe duke u thirrur në këto të dhëna atëherë edhe ministria e ka parë të arësyeshme se nxënësit me të vërtetë kanë të drejtë dhe duhet të shkollohen në gjuhën amëtare. Pas shumë mundimeve arritëm që kjo paralele të hapet dhe të funksionojë normalisht” mes tjerash tha, zoti Krasniqi.

    Fillimisht dëshira e nxënësve për të vazhduar shkollën e mesme në gjuhën shqipe në Medvegjë ishte në nivel të lartë. Deri tani, mbi nëntëdhjetë përqind të nxënësve të cilët mbarojnë shkollën fillore gjegjësisht klasën e tetë në Medvegjë regjistrohen në atë të mesme “Nikolla Teslla”, ku mund të vazhdojnë arsimin e mesëm në gjuhën amëtare në drejtimin ekonomik. Tani është krijuar një bazë e mirë me të cilën shkolla e mesme “Nikolla Teslla” me të vërtetë mund të krenohet. Përveç stafit profesional mund të vërehet edhe një stabilizim i mirë i cili premton një të ardhme më të mirë sikurse për shkollën ashtu edhe për nxënësit.

    “Unë apeloj tek prindërit që në bazë të mundësive t’i regjistrojnë nxënësit tek ne. Mendoj se e kemi një kuadër të mirë, po punohet normalisht dhe shpresoj se ata do të fitojnë diturinë ashtu siç fitohet edhe në shkolla të tjera”, tha në fund, prof. Krasniqi.

  6. #66
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695

    Pas shumë vitesh-Gjenerata e parë e maturantëve shqiptarë në Medvegjë

    Medvegjë, 7 qershor(medvegja.net)


    - Ndonëse në numër të vogël, vetëm 11 nxënës shqiptarë, në kushte dhe rrethana të vështira, me mungesë kuadri të plotë profesional, pa tekste të mjaftueshme në gjuhën amtare, me planprograme jo të përshtatshme etj., në historinë e shqiptarëve të Medvegjës (komunë kjo në Kosovën Lindore), për herë të parë e kreu maturën një gjeneratë nxënësish me mësim në gjuhën shqipe. Kjo u arrit, meqë para katër vjetësh, me insistimin e vazhdueshëm dhe kërkesat e pareshtura të subjekteve politike atje, të prindërve dhe vetë nxënësve shqiptarë, u lejua hapja e një klase të vetme me mësim në gjuhën shqipe, në kuadër të shkollës së mesme teknike “Nikola Teslla” në Medvegjë, në drejtimin Teknik i Ekonomisë.

    Kështu, është hera e parë që në këtë komunë një gjeneratë e kryen shkollimin e mesëm në gjuhën shqipe. Të gëzuar, këta nxënës, së bashku me mësimdhënësit e tyre, e festuan mbrëmjen e maturës në hotelin “Gejzer” në Banjë të Siarinës deri në orët e hershme të mëngjesit, me ç’rast nuk mungoi kënga, vallja dhe hareja.
    Gani Krasniqi, kujdestar i klasës, ndihet shumë krenar dhe i privilegjuar që e ka udhëhequr klasën që e shënoi gjeneratën e parë të maturantëve shqiptarë në Medvegjë. “Paçim fat dhe jetë që për çdo vit tash e tutje ta nxjerrim nga një gjeneratë të tillë të nxënësve, por në kushte dhe rrethana më të mira”, thotë ai.

    Profesori i Kimisë, Hamdi Halimi, e vlerëson si tepër të rëndësishme këtë gjeneratë maturantësh. “Është e arritur dhe ngjarje historike kjo, që në këto kushte, kur në komunën tonë kanë mbetur më pak se 5 për qind e popullatës shqiptare, ta nxjerrim këtë gjeneratë të maturantëve, madje mbi 60 për qind e tyre me sukses të shkëlqyeshëm”, u shpreh ai.


    Maturantët shqiptar në Medvegjë 2008/2009

    Ndërkaq veterani i arsimit, Ferat Hyseni, tanimë i pensionuar, por që në mungesë kuadri e mbajti lëndën e Gjeografisë me këtë gjeneratë, gjithashtu e vlerëson dhe e çmon angazhimin e të gjitha strukturave në këtë drejtim. “Tani kur e kam arritur pensionin e merituar, kjo gjeneratë e parë e maturantëve shqiptarë më jep kurajë dhe vullnet që të angazhohem edhe më tutje dhe të kontribuoj në arsimin shqip në Medvegjë. Me fjalë të tjera, kjo më bën të ndihem më i ri dhe më i entuziazmuar”, tha ai.

    Maturanti Albert Salihu, njëri nga nxënësit më të dalluar nga kjo paralele, nuk e fsheh dot gëzimin që me sukses të shkëlqyeshëm e përfundoi maturën në vendlindje. “Jam shumë i gëzuar për suksesin, e aq më tepër që këtë e arrita në vendlindjen time, aty ku u linda dhe ku e ndiej veten autokton”, tha ai, i kapluar nga brengat se ku do ta vazhdojë shkollimin e mëtutjeshëm.
    Të theksojmë se aktualisht në këtë komunë veprojnë edhe dy shkolla fillore me mësim në gjuhën shqipe, ajo “Zenel Hajdini” në Tupallë dhe shkolla “Banja e Siarinës” (ish-Zenel Hajdini” në Banjë të Siarinës, por me një numër shumë të reduktuar të nxënësve shqiptarë.

    shkruan: Jonuz Fetahu
    foto: A.S/Medvegja.net
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    P ershendetje ,
    ju falenderoj qe kohe pas kohe po na sillni freski per ngjarjet e mdha qe ndodhin edhe ne Kosoven Lindore.

    Ka qen shum emocionuse rihapja e shkolles se mesme me mesim ne gjuhen shqipe,per kete jan ber shum perpjekje te te gjith aktrve ne Medvegje. Fillimisht hasum ne munges kuadrosh por ky problem disi u tejkalua.
    Vlen te theksojm se shkolla e mesme me mesim ne gjuhen shqipe ishte hap per her te pare ne vitin 1980 per tu mbyllur pastaj dhunshem ne fund te viteve te 80 -ta. Rihapet perseri ne 2004 -ten e shpresojm qe te mos mbyllet asnjiher.

    rrespekt

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Te falenderojm samir per keto informata te vazhdushme qe po na sjell ne kete Forum mbare shqiptar.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Fotoreportazh nga Akademia Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit Florim Rushiti - “Kingji” dhe Hashim Hajdini

    Fushë-Kosovë, 26 maj 2009 (medvegja.net)


    E diela e parafundit e majit të sivjetmë ishte e veçantë për shqiptarët e Medvegjës, ngase me një akademi përkujtimore u përkujtuan dy Dëshmorët e Kombit, të rënë më 1999 në luftën e UÇK-së, Florim Rushiti - “Kingji” dhe Hashim Hajdini, gjatë së cilës pati lot pikëllimi, por njëkohësisht edhe krenarie dhe mburrjeje kombëtare. Për këtë ishin bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe gjithçka filloi e përfundoi siç ishte planifikuar. Për të qenë kështu, 5-6 ditë më parë ishte zgjedhur Këshilli Organizativ, i cili me përpikëri i kreu të gjitha detyrat e parashtruara, në këtë përbërje: (Abaz Kadriu, kryetar; Jonuz Fetahu, Burim Uka, Riza Sadiku, Ajet Dalipi, Hamzi Arifi, Selman Rexhepi, Fitim Avdili, Zymer Ismajli dhe Behlul Hajdini).
    Në kohën e caktuar, saktësisht në orën 11.00, të gjitha rrugët e Fushë-Kosovës e kishin vetëm një drejtim, Shtëpinë e Kulturës, ku ishte organizuar gjithçka për pjesëmarrësit, të cilët me praninë e tyre e nderuan veprën e këtyre dy dëshmorëve, ndër të cilët duhet veçuar edhe praninë e zëvendësambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Xhevat Mustafa dhe Ferid Aganin, kryetar i Partisë së Drejtësisë,Rexhep Abazin kryetar i LDI-së,Lulzim Ibishin nga OVL-UÇPMB-së.

    Ferid Agani,Lulzim Ibishi,Labinot Krasniqi

    Fillimisht u ekzekutua Himni Kombëtar, ndërsa më pastaj, në nderim të veprës së këtyre dëshmorëve dhe të gjithë atyre që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare, u mbajt një minutë heshtje. Konferencier i shkëlqyeshëm dhe me gjakftohtësi të veçantë ishte i riu Burim Uka, i cili kontribuoi që Akademia të ketë rrjedhë të një formati mirë të organizuar.

    Në fjalën e rastit për jetën dhe veprën e këtyre dy dëshmorëve Medvegjas foli Jonuz Fetahu, i cili, ndër të tjera theksoi:
    “Florimi lindi në pranverë, në pranverë e veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po në pranverë ra në fushën e nderit. Pranverën ai e llogariste liri, sepse edhe emri i tij jo rastësisht kishte kuptim floriri. Ai sapo i kishte mbushur njëzet pranvera, kur u bë kurban i një pranvere të madhe, i një pranvere gjithëshqiptare me emrin Liri. Ra në malet e Pashtrikut, në ndihmë e sipër shokut të plagosur, më 26 maj 1999. Rrugës së tij shkoi edhe i vëllai, Lulëzimi, i cili gjithashtu e shfrytëzoi rastin që ia ofroi Atdheu - e veshi uniformën e UÇK-së. Me rënien e Florimit, ai mbeti pa njërin krah, por u bë më i pasur për një dëshmor, për një flori që e deshi Atdheu, që mbeti i skalitur në themelet e së tashmes dhe të së ardhmes”. Më pas, duke e përshkruar figurën e Hashim Hajdinit, ai tha: “Hashimi i përgjigjet zjarrit me zjarr, plumbave me plumba, luftës me luftë. Një i vetëm përballë një morie të tërë vrastare. Horrat gjakatarë natën i tërheqin viktimat e veta nga plumbat e Hashimit, e dikur vonë një plumb armik arrin ta plagosë edhe atë, kurse nëna i vritet, por ai edhe në atë gjendje vazhdon t’u qëndrojë pranë edhe më tutje prindërve të tij. Të nesërmen lufta fillon sërish, diku kah ora dhjetë e mëngjesit, e cila zgjat deri rreth orës 15.00 të pasdites. Tani edhe më e rreptë dhe më e egër. Të shtënat nga brendia e shtëpisë nuk pushojnë deri në frymën e fundit, deri atëherë kur gjithçka bëhet rrafsh me tokë nga arsenali tepër i rëndë, që nënkupton se brenda flijohet edhe dëshmori ynë, bashkë me të dy prindërit, jeta e të cilëve u shpagua shumëfish më shtrenjtë. Ajo natë ishte e kobshme edhe për shumë qytetarë tjerë të Fushë-Kosovës, ndër të cilët martirë lirie bëhen edhe rreth 40 bashkëvendës tanë të tjerë”.


    Në akademi gjithashtu u tha se për lirinë e Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare ndodhën shumë beteja, shumë sakrifica, shumë tortura, viktima e vrasje të të gjitha llojeve. Një fjalë të shkurtër për medvegjasit që u bën theror lirie në forma të ndryshme e paraqiti zotëri Ajet Dalipi, i cili e lexoi edhe një regjistër me mbi 40 të rënë nga Komuna e Medvegjës, shumica në Fushë-Kosovë, por edhe gjetkë nëpër Kosovë.

    Zëvendësambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Xhevat Mustafa, duke e nderuar veprën e këtyre dy dëshmorëve, tha se ata janë bij jo vetëm të Medvegjës e të Kosovës Lindore, por të tërë shqiptarisë, ngase ata i kaluan përmasat lokale të kufijve.

    z. Xhevat Mustafa,zavendes ambasadori i Republikes se Shqiperis ne Kosove
    Ndërkaq Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë,,shpreh falenderimin për mundsin që më dhat ti shpreh ndjenjat e thella për këta deshmore, dhasht Zoti i Madhërishëm që të jemi në nivel të detyrave që këta dëshmor i vun para neve ‘’ai e çmoi si të pashembullt heroizmin e tyre, duke theksuar se me ta duhet të mburret, jo vetëm familja, por çdo shqiptar me ndjenja kombëtare dhe atdhetare.

    Emocionues ishte në veçanti momenti kur në skenë doli Lulzim Rushiti, i vëllai i dëshmorit Florim Rushiti, i cili tha: “Duke ju falënderuar nga zemra për këtë organizim vërtet madhështor që ia kushtoni vëllait tim, Florimit, ju bëni që unë dhe familja ime të ndihemi më lehtë dhe më mirë, por edhe më krenarë që e patëm një vëlla dhe djalë trim me të cilin mburret i tërë kombi shqiptar, sepse ai e fali gjënë më të shtrenjtë në moshën më të mirë - jetën.Nderimin që ia bëni atij, ia bëni vetes, ua bëni trojeve shqiptare, Medvegjës dhe tërë Kosovës”. Një fjalë gjithashtu emocionuese e tha edhe motra e dëshmorit Hashim Hajdini, zonja Hatixhe Hajdini.

    Më pas, u vazhdua me një program të shkurtër artistik. Për fillim, imazhe të skenave të luftës dhe përjetime të veçanta me një monolog të shkëlqyeshëm solli aktori Avdi Gërvalla, ndërsa u recitua edhe poezia “Shqiponjat e Medvegjës”, nga e cila do të veçonim vargjet:

    “Florim Rushiti djalë floriri
    Hashim Hajdini më i madh se trimi,
    Rrokën armët, me zemra luani
    Nuk kursyen asgjë, kështu i mësoi vatani”.


    Dy këngë të bukura folklorike kushtuar dëshmorit Florim Rushiti i kënduan Adem Osaj e Remzi Krasniqi dhe dueti Skender Fejzullahu e Mendim Asllani.

    Kurse një këngë të bukur kushtuar Hashim Hajdinit e interpretoi këngëtari Gani Demolli, kurse krejt në fund Shoqëria Kulturo-Artistike“Shqiponjat e Medvegjës” e ekzekutoi vallen e njohur me titull “Vallja jonë po fillon”.
    përfundimit të kësaj akademie përkujtimore u bënë homazhe te busti i bashkatdhetarit Hashim Hajdini, i cili hyri në histori me një heroizëm të pashembullt, gjë e cila bëri që ai të jetë i shkrirë në bronz në qendër të Fushë-Kosovës.

    Homazhe,Abaz Kadriu ,Riza Sadiku,Zymer Ismajli
    Më pas, u organizua shkuarja në Landovicë për homazhe te varri i dëshmorit Florim Rushiti me një autobus gratis nga agjencia turistike “Selo-Turs”. Për të pranishmit u shfaq edhe filmi dokumentar kushtuar dëshmorit Florim Rushiti “Kingji”, i realizuar nga Radio-Televizioni i Kosovës.

    Si poentë e kësaj akademie përkujtimore doli amaneti dhe porosia e vetme e këtyre dy dëshmorëve: Të mos e nëpërkëmbim lirinë e fituar me gjakun e tyre.
    Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

    Këshilli Organizativ

    Fotografit:Samir Shahini

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59

    Gani Demolli dhe Shoqëria Kulturo-Artistike“Shqiponjat e Medvegjës”Pas

Faqja 7 prej 32 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •