Close
Faqja 13 prej 32 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 311
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-08-2010
    Postime
    15
    qka mendoni per luginen e presheves a do jete e bashkuar me trojet tjera shqiptare

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-08-2010
    Postime
    15
    a thua a do bashkohej edhe lugina e presheves

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lugina e Preshevës, heshtja përballë diskriminimit


    Shaqir Shaqiri

    Nëse Prishtina dhe Tirana e ngrehin zërin për padrejtësitë dhe diskriminimin e vazhdueshëm që po ju bënë Serbia shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përball tyre Beogradi shpalos qetësinë politike të Luginës së Preshevës, integrimet e suksesshme të shqiptarëve në institucionet shtetërore, qofshin ato lokale apo vendore, të drejtën e lëvizjes së lirë, të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë, të drejtën e organizimit politik, etj.

    Problemi i pazgjidhur i Luginës së Preshevës, nëse mendohet si problem politik dhe bisedimet Kosovë-Serbi janë dy çështje krejtësisht të ndara njëra prej tjetrës, dhe se mendimi për t’i bashkuar këto çështje, sa do që në shikim e parë duket i arsyeshëm dhe i mundshëm, ai paraqet një sfidë shumë të veçantë.

    Ideja që shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të përfshihen në delegacionin e Prishtinës në bisedimet që po zhvillohen në mes Kosovës dhe Serbisë dhe, fajësimi i Prishtinës për mosrealizim të kësaj ideje, është përpjekje e këtyre ideatorëve dhe vet politikanëve që tu shmangen obligimeve dhe përgjegjësive që kanë përball elektoratit të tyre dhe shqiptarëve në përgjithësi të asaj pjese. Kjo të kujton “përtacin dhe fikun fajtor që nuk i pikë në gojë”.

    Gjendja e tanishme nuk mund të jap pasqyrë tjetër të të kuptuarit se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë mirë të integruar në sistemin politik të Serbisë. Pushtetin në Preshevë dhe Bujanoc e kanë shqiptarët. Shqiptarët kanë edhe përfaqësuesin e tyre ne Parlamentin Serb. Ndërsa deklarimet e herë pas hershme të politikës zyrtare lokale rreth mospajtimeve të ndryshme qofshin ato politike, ekonomike apo kulturore, bota demokratike i merr si gjëra krejt të zakonshme që ndodhin në çdo shoqëri, në ndodhin në çdo shtet demokratik mes pozitës dhe opozitës, mes pushtetit qendror dhe atij lokal, pra çështje krejt normale edhe ne jetën politike të Serbisë.

    Nëse e vëmë në objektiv diskriminimin dhe dhunimin permanent të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve, gjë që e kanë potencuar edhe shumë organizata e personalitete të njohura ndërkombëtare, atëherë kërkohet një qasje krejtësisht ndryshe dhe e përkushtuar, së pari nga politika vendore e pastaj nga Prishtina dhe Tirana. Nëse vazhdohet a apriori të të vihet në thumb kritike Prishtina dhe Tirana për mos interesim të duhur, atëherë shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëjnë këto qendra? Nëse këto qendra ngrehin zërin për padrejtësitë dhe diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga Serbia, përball tyre Beogradi shpalos qetësinë politike të Luginës së Preshevës, integrimet e suksesshme të shqiptarëve në institucionet shtetërore, qofshin ato lokale apo vendore, të drejtën e lëvizjes, shprehjes së mendimit të lirë, të drejtën e organizimit politik, etj, etj.

    Që problemi politik është evident dhe që kërkon zgjidhje, kjo nuk do koment. Por, po ashtu nuk do koment edhe pyetja se çka është duke bërë Lugina e Preshevës në mënyrë që Prishtina dhe Tirana ta mbështetin fuqishëm veprimin e tyre. Asgjë. Liderët politik nuk kanë gatishmëri për t’i lënë mënjanë inatet personale dhe ambiciet për bajraktarizëm dhe për të krijuar një trup unik e për tu marr me veprime të unifikuara politike.

    Shpresat për një veprim unik nuk janë tërësisht të shuara, sepse e kaluara nuk është tërësisht e errët dhe pa aktivitet. Nëse i shfletojmë të bëmat në të kaluarën, do të shohim se secili subjekt përmes liderit të tyre ka bërë veprime interesante sensibilizuese për problemin e Luginës së Preshevës. Po përkujtojmë vetëm disa. Kryetari i PVD në Bujanoc i ka dërguar letër OKB ku ka sqaruar diskriminimin e shqiptarëve, PDSH i dërgon Promemorje shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lëvizja e Progresit Demokratik u jep Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s një Dokument me shifra e fakte lidhur me diskriminimin sistematik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Deputeti takon ambasadorët. Pra parcialisht janë bërë përpjekje, por këto përpjekje asnjëherë nuk u zhvilluan dhe nuk morën trajtën e seriozitetit.

    Kemi edhe deklaratat e përbashkëta politike të delegatëve shqiptarë të të tria kuvendeve komunale, të cilat iu drejtohen institucioneve ndërkombëtare deri edhe vet OKB-së ku përshkruhen padrejtësitë dhe diskriminimi permanent i shqiptarëve. Por çuditërisht edhe këto deklarata mbeten deklarata në letër, duke mos u zhvilluar më tutje dhe duke krijuar duplifikim, dmth deklaratë pas deklarate, me një përmbajtje të shndërruar krejtësisht në rutinë.

    Situata dhe statusi aktual i Luginës së Preshevës nuk të jep komoditetin që partitë politike në Luginën e Preshevës ta shtjerrin aktivitetin e tyre në drejtim të marrjes së pushtetit. Gjithsesi, pushteti duhet të jetë në dorë të shumicës, pra shqiptarëve, por objektiv kyç i politikës duhet të jetë avancimi i të drejtave politike të shqiptarëve deri në të drejtën e vetëvendosjes.

    Nëse liderët e politikës shqiptare në Luginën e Preshevës arrijnë të harmonizojnë idetë e tyre dhe të hartojnë një projekt për avancimin e të drejtave politike dhe të angazhohen për t’i realizuar ato, pa dyshim se do të gjejnë mbështetjen e duhur nga qendrat e mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Përfundimisht, Lugina e Preshevës ka nevojë për një vullnet të mirë politik dhe gatishmëri të bashkëpunimit. Ka shumë fakte të cilat mund të merren si pretekst për të nisur procese të përballjes dhe kërkesave politike. Në fund, t’i kthehemi edhe njëherë Deklaratës së përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të të tria kuvendeve komunale, e lëshuar me 28 Janar 2011, dhe t’i referohemi pikës së 9 të kësaj deklarate, ku thuhet decidivisht, se në rast të mos plotësimit të kërkesave, shqiptarët do t’i përgjigjen Serbisë me mosdëgjueshmëri qytetare. Ku është politika vendore në raport me këtë kërkesë, të cilën vet e ka hartuar, vet e ka deklaruar dhe vet e ka nënshkruar? Pse heshtet?

    Marrë nga Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Akademi Përkujtimore për dëshmorët medvegjas në luftën e UÇK-së, Hashim Hajdini dhe Florim Rushiti - “Kingji”

    Amaneti i dëshmorëve: T’i ruajmë trojet tona shekullore!


    Prishtinë, 28 maj 2011 (medvegja.net)

    Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit nga Medvegja, Florim Rushiti - “Kingji” dhe Hashim Hajdini. Me intonimin e himnit kombëtar, për të vazhduar me një minute heshtje, filloi kjo Akademi Përkujtimore. Akademinë e hapi Ramadan Behluli, mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Banjën e Siarinës, për të vazhduar më pas me shpalimin e biografive të dëshmorëve nga Ramadan Beqiri, kryetar i Këshillit Organizativ. Në sallën gjysmë të mbushur, përveç familjarëve të dëshmorëve, të pranishëm kishte edhe mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare. Akademia u mbajt nën përkujdesjen e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Medvegja” në Zvicër.

    Duke e përshëndetur organizimin e kësaj akademie, veprimtari i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, tha: ,,Ne nuk e kemi përmbushur amanetin e dëshmorëve, ne nuk do të harrojmë kurrë Medvegjën, por as pjesët tjera të trungut shqiptar”. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të Medvegjës që të mos i lëshojnë tokat e tyre. “Unë ju bëj thirrje që të mos i lëshoni tokat tuaja, ndërkaq juve që jeni në Kosovë ju bëj thirrje të ktheheni në Medvegjë, sepse vetëm kështu i ruajmë trojet tona”, e përfundoi fjalimin e tij zotëri Adem Demaçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

    “Përkujtimi i dëshmorëve është obligim për ne”, deklaroi prof. dr. Gani Jashari. Ai njoftoi të pranishmit se në konsultimet e vazhdueshme me kryeministrin Thaçi dhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për kthimin e shqiptarëve në Medvegjë, sqaroi, ndër të tjera, ligjëruesi i rregullt në Universitetin e Prishtinës, prof. dr. Gani Jashari.

    Akademinë përkujtimore e përshëndetën edhe Mitat Saqipi, kryetar i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe Rexhep Abazi, kryetar i Degës së Unionit Demokratik Shqiptar për Medvegjë, njëherësh këshilltar në Kuvendin Komunal të Medvegjës.

    Në vazhdimin e Akademisë Përkujtimore u shfaq një program modest kulturor e artistik, ndërkohë që familjeve të dëshmorëve iu ndanë mirënjohje.

    Teksti dhe fotot: Liridon Zejnullahu, medvegja.net






  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-01-2009
    Postime
    59
    Vazhdimesi e fotografive te Akademis







    Huazuar nga medvegja.net

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Tekste shkollore për shqiptarët në Preshevë

    Zv/kryeministri dhe Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, priti të shtunën në një takim përfaqësues të komunitetit nga Lugina e Preshevës, konkretisht Riza Halimi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Galip Beqiri, kryetar i KNSH dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit.

    Haxhinasto theksoi se në qendër të bisedimeve kanë qenë bashkëpunimi ndërmjet palëve në fusha të ndryshme, kryesisht atë të arsimit ku shtoi se qeveria shqiptare do të dërgojë tekste shkollore, për ciklin e ulët dhe atë të mesëm.

    Nga ana tjetër deputeti Halimi tha se ndihet optimist se të gjitha problemet në Luginë do të zgjidhen në saj të mbështetjes së faktorit shqiptar, kryesisht problemet për lëvizjen e lirë.

    bw
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Geotizimi i shqiptarëve të Luginës

    Shkruan: Fehmi Ramadani

    Që nga 26 Dhjetori i vitit 2011, pikërisht me fillimin e zbatimit të së ashtuquajturës “Marrëveshje për lirinë e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave” në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së, qytetarët e Luginës së Preshevës në vend që t’i gëzohen kësaj, ata janë futur edhe më shumë në izolim dhe geto.

    Kjo ka ardhur si pasojë e kësaj marrëveshje, për të cilën më herët palët ishin pajtuar në Bruksel, por në realitet kjo nuk është ajo të cilën qytetarët e dy vendeve e kishin pritur, që vërtet të kenë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në mes veti pa kushte paraprake. Duke mos i mohuar edhe anët pozitive të saj, sidomos me njohjen e tabelave dhe dokumenteve të Republikës së Kosovës, kjo marrëveshje dobësinë më të madhe e ka në vënien e taksës së lartë mbi polisat e sigurimit të makinave, të cilat janë shumë të larta dhe të papërballueshme për pjesën dërmuese të popullatës së Luginës.

    Vlen të theksohet, se për çdo hyrje me automobil me targa të Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës duhet të paguhet polisa e sigurimit prej 60 eurosh për një qëndrim 14 ditësh. Kurse, brenda 1 muaji qëndrim duhet paguhet shuma prej 120 eurosh dhe ky haraç, për fat të keq paguhet vetëm nga ana e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe jo nga serbët e Kosovës, të cilët pa asnjë problem lëvizin në drejtim të Serbisë, edhe pse në makinat e tyre edhe pas 12 vjetësh pas luftës bartin tabelat e strukturave paralele serbe dhe nuk paguajnë asgjë. Bile, kohën e fundit me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës këto tabele të vjetra serbe janë vazhduar dhe ende trajtohen si tabela valide në territorin e Republikës së Kosovës.

    Përkundër, kundërshtimit të faktorit politik shqiptarë të Luginës për këtë marrëveshje diskriminuese dhe në kundërshtim me të gjitha normat dhe standardet evropiane mbi lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, kjo nuk është përfillur as nga Beogradi, por as nga Prishtina. Prishtina po arsyetohet se kjo është një kundërmasë ndaj shtetit serb, i cili ka aplikuar masa të njëjta ndaj shtetasve të Kosovës. Derisa politika serbe është e njohur për masat diskriminuese, sidomos ndaj shqiptarëve dhe pakicave tjera që bëhen në këtë shtet, nuk mund të kuptohet roli i Prishtinës në këtë lojë, e cila me vetëdija ka pranuar një ndëshkim të tillë kundrejt bashkëkombësve të vet, të cilët edhe ashtu janë të privuar nga shumë të drejta në shtetin ku jetojnë.

    Por, jo vetëm kaq, nga kjo marrëveshje nuk janë dëmtuar vetëm 70 mijë banorët shqiptarë të Luginës, por edhe rreth 50 mijë banorë me origjinë nga Kosova, të cilët jetojnë dhe punojnë, si në Beograd, por edhe në territorin e ngushtë të Serbisë. Të gjithë këta njerëz një ose dy herë në vit vijnë në Kosovë dhe janë të detyruar që për një muaj qëndrimi të paguajnë nga 120 euro taksë sigurimi.

    Po ashtu, këtë haraç për këtë “lëvizje të lirë” tani janë duke e paguar edhe rreth 50 mijë boshnjakë të Sanxhakut, të cilëve u është kufizuar kjo lëvizje për shkak të mos-mundësisë së pagesës për të ardhur në Kosovë. Dihet se një pjesë e madhe e tyre kanë lidhje, si farefisnore, biznesi dhe të tjera me Kosovën, andaj kjo u ka krijuar vështirësi shtesë si në lëvizje dhe komunikim.

    Nga këto fakte që përmendëm po shihet se nga kjo marrëveshje më shumë janë dëmtuar popullata joserbe, që në një mënyrë apo tjetrën është e lidhur me Kosovën. Tani, kur në shumicën e shteteve evropiane edhe kufijtë janë hequr dhe njerëzit e këtyre vendeve lirshëm mund të lëvizin nga një vend në vendin tjetër pa ndonjë problem, për fat të keq në rajonin e Ballkanit ende po vazhdojnë të vihen barriera të reja dhe të ndryshme ndërmjet këtyre vendeve.

    E keqja e kësaj marrëveshje është se pikërisht BE-ja, e cila ne vendet e saj zbaton krejt standarde tjera, ndërsa në raport me Kosovën dhe rajonin marrin vendime me kritere anakronike. Kjo politikë e standardeve të dyfishta duhet të ndalet, si nga Serbia dhe BE-ja dhe të pranojnë të njëjtat standarde si të gjitha shtet tjera të Evropës. Politikën e getoizimit dhe barrierave të panevojshme duhet lënë të së kaluarës dhe duhet gjetur marrëveshje që vërtet mundësojnë lëvizje të lirë në të gjitha aspektet, por edhe bashkëpunim dhe mirëkuptim reciprok për të gjithë popujt e këtyre hapësirave.

    Nëse vërtet vendet e Ballkanit kanë për synim BE-në, atëherë duhet përqafuar medoemos standardet më të larta për qytetarët e tyre dhe në të ardhmen të mos kenë pengesa, si në lëvizje, qarkullim, komunikim dhe raporte të mira fqinjësore. Kështu do ta kenë më lehtë jetën e tyre, të cilën pa mëdyshje e dëshirojnë popujt e rajonit.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Serbët demolojnë Newborn-in e Bujanocit



    Persona të panjohur të premten mbrëma kanë rrëzuar dhe dëmtuar monumentin prej dëbore “Newborn”, i ngjashëm me atë në Prishtinë. Disa ditë më parë, me nismën e një gazetari shqiptar u ngrit ky monument dëbore në qendër të qytetit të Bujanocit në Luginën e Preshevës, shenjë simbolike për festimin e pavarësisë së Kosovës.

    Siç mëson agjencia e lajmeve “Bujanoci”, “NewBorn” është rrëzuar nga serbë lokal, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në ngritjen e tij kontribuuan shumë aktivistë dhe qytetarë shqiptarë në këtë qytet të banuar me shqiptarë dhe serbë.

    “NewBorn”, sipas autorëve, ishte edhe një shenjë proteste kundër taksave të vendosura të sigurimit për qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët së fundi e kanë të vështirë të udhëtojnë drejt Kosovës. /bujanoci/

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Bujanoc, serbët sulmojnë shtëpitë shqiptare

    Një grup huliganësh serbë kanë thyer disa shtëpi shqiptare në fshatin Novoselë të komunës së Bujanocit. Ata demoluan shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit, me qëllim frikësimin dhe shpërnguljen e tyre nga kjo tokë autoktone shqiptare.
    Ndaj këtij akti ka reaguar Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore me seli në Gjilan duke potencuar se kjo ngjarje vandale, ka ndodhur javën e kaluar në sytë e xhandarëve serbë, të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë.

    “Kjo ndodhi, lë të kuptohet se këta vandalë serbë ishin të organizuar nga vet shteti serb me të vetmin qëllim që edhe ata pak banorë shqiptarë që janë kthyer të jetojnë atje t’i frikësojnë në mënyrë që të detyrohen të largohen nga vatrat e veta”, ka deklaruar Sejdulla Kadriu, kryetar i kësaj shoqate.

    “Pra, ato pak familje të cilat edhe ashtu me kushte të vështira jetese në të gjitha fushat e jetës, këto ditë u përballën me frikën, thyerjen e shtëpive dhe dilemën se si të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje në shtëpitë tyre. Edhe pse këto vende janë të mbushura me xhandarë e ushtarë serbë (që thonë se janë aty për shkak të sigurisë), shqiptarët këtu fare nuk kanë siguri. Këtë e dëshmon ky demolim i shtëpive, ndërkohë që autoret nuk kapën”, tha ai.

    Kadriu ka thënë se këto dëshmi të mësipërme, nuk janë vetëm fjalë, siç jemi mësuar të dëgjojmë e të vërtetojmë fakte të montuara për shqiptarët nga pushteti serb, por ky (demolim i shtëpive) dëshmohet me fotografi nga vendi ngjarjes.

    Këtë akt vandal, e ka dënuar edhe Shoqata “Vatra”, e cila i bën thirrje pushtetit serb, t’i ndalë këto vandalizma, të ndalë politikën e spastrimit etnik të Kosovës Lindore, të cilin spastrim e ka filluar në masë të madhe në vitin 1999 dhe po vazhdon deri në ditët e sotme”.

    “Edhe njëherë, sa nuk është vonë, i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëjë presion dhe të vendosë sanksione ndaj pushtetit serb, në mënyrë që të ndalë këto veprime antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike ndaj shqiptarëve autokton të Kosovës Lindore”, thuhet në reagimin e “Vatrës”, transmeton INA.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 13 prej 32 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •