Close
Faqja 42 prej 49 FillimFillim ... 324041424344 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 482
  1. #411
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Rrreth 100 mije te vrare perfshire dy mbreterit kundershtar e te mos egzistoje kurrfare dokumenti i kohes qe flet rreth ketij masakri.. kjo nuk hahet.
    Tek pas dy-tre qind vjeteve nga ngjarja shkijet fillojne te shkruajne mbi "Betejen".
    Profesori kerkon vetem deshmi(te cilesdo pale te perfshire) dhe natyrisht meqenese nuk gjinden askund ku ai ka arritur te hulumtoj, logjika e detyron te arrije ne kete konkludim.
    Ah sikur te kishim shqiptar ne krye te shteteve tona..
    Ketu edhe unë pajtohem, nuk pati 100 000 te vrarë...poashtu asnjê varrez nuk gjendet aty nê vendin ku thojnê serbêt se ka ndodhur kjo betej, mirêpo atje nja 15 kilometra mê ne perendim po, ka varreza dhe tê shumta... si dhe arm, shigjeta e shtiza...etj...perplotë...!
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #412
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    A dine kushe kur eshte ndertuar ky lapidar?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #413
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Rrreth 100 mije te vrare perfshire dy mbreterit kundershtar e te mos egzistoje kurrfare dokumenti i kohes qe flet rreth ketij masakri.. kjo nuk hahet.
    Tek pas dy-tre qind vjeteve nga ngjarja shkijet fillojne te shkruajne mbi "Betejen".
    Profesori kerkon vetem deshmi(te cilesdo pale te perfshire) dhe natyrisht meqenese nuk gjinden askund ku ai ka arritur te hulumtoj, logjika e detyron te arrije ne kete konkludim.
    Ah sikur te kishim shqiptar ne krye te shteteve tona..
    Halla mine, t'i kthehemi edhe njëhere kênges; .degjoje mirê, nese e dini ku i bie Goleshi, dhe kah erdhen turqit ne kosovê, sie dini kah gryka e Kaçanikut ose te Morava, afer Gjilanit... pra, si ka mundesi, qe njeher e u duken te Kroni i mmbretit.. e pastaj qenkan kthyer prap mbrapa ne fushte te kosoves. ?

    Qe ketu nje fragment qe e huazova nga autori Ahmet Qeriqi

    Kërkund shkau nuk po mun me pritë,
    Se n’ Golesh kur paskan mb’rri
    Nuk po gjajnë askund ujë me pi.
    Hiq askund ujë nuk po gjajnë,
    Etja asqerin e paska tha,
    Krejt për tokë ata paskan ra
    Shkojnë Sulltanit i paskan kallxue
    Na pa ujë krejt kena marue
    Askund ujë na n’ ket’ vend s po gjajmë
    Atherë mbreti në kambë koka que,
    Duert drejt qiellit i paska drejtue,
    -Ej Allah qi je hak taman,
    -Ti nji ujë mue me ma falë
    Merr me shpatë nji guri i ka ra
    Ka fillue, uji paska dalë.
    Tanë asqeri ujë paskan pi
    Edhe hajvanati ujë i paskan dhanë
    Edhe avdes asqert paskan marrë
    Se n atë vend namazin e kanë falë,
    Mirë aty ata kanë pushue
    Po vonue lufta ka fillue
    Nuk po mundet shkau me qindrue,
    Hiq kërkund asqerin s’ po e pret

    ...........................

    Pra rendesija e ketyre vargjeve edhe me shume e perforcon mundesin se beteja e kosoves ka ndodhur ne luginen e Drenices menjehere nja 3 kilometrapertej ketij kronit pra ne perendim kurse tyrbja e muratit nga ky krua eshet se paku 10 kilometra...!
    kurrfare arsye nuk ka patur Murati qe njehere te shkoje te Goleshi e te kroni i Mretit e ppastaj te kthehet edhe njehere te njetes rruge per te mrri ne fushe te kosoves !

    Pra Kroni eshte deshmi qe na shpie edeh me tej te hulumtojmi siç e deshmon edhe kjo kenge epike siç e deshmojne te dhenat e shkruara nga autor te ndryshem se vendi i luftes ishte afer Cassowa(kosoves) ne nje fush jo aqe te madhe, 5 kilometra e gjere dhe 20 e gjatë, par asnje fushe ne territorin e kosoves nuk i ploteson keto kushte sipas deshmive me shkrim por edhe nga gojedhenat tona popullore etj.

    shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #414
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Mirë, a ka mundêsi ti rilexojmi kumtesat e perparshme nga Prof. Dr. Pirraku per betejen e kosoves te botuara para 6 vitesh ?
    Para 6 viteve profesori ka dhene kumtesen e mesiperme.. hiqi pes paragrafet e para qe jane shtese e ketij viti.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #415
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    ...
    Pse s'ka te dhena historike, dokumente te kohes.. qe deshmojne se beteja ka ndodhur, kudo qe te kete ndodhur.. ne fushe te Kosoves apo ate te Drenices.
    Autoret e ndryshem qe thua ti.. kur i kane shkruar te dhenat e tyre? Pas 100 vjete?
    Nuk po flasim per luften e trojes qe te bazohemi vetem ne kenge pa asnje dokument te shkruar.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #416
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Pse s'ka te dhena historike, dokumente te kohes.. qe deshmojne se beteja ka ndodhur, kudo qe te kete ndodhur.. ne fushe te Kosoves apo ate te Drenices.
    Autoret e ndryshem qe thua ti.. kur i kane shkruar te dhenat e tyre? Pas 100 vjete?
    Nuk po flasim per luften e trojes qe te bazohemi vetem ne kenge pa asnje dokument te shkruar.
    Dokumentet i kanê rishikua historianêt francez, anglez, gjermanë në shekullin e XIX-tê, vetem ne shqiptarêt jo...Pastaj, kemi deshmin e Bonfinit, per betejen dyte te kosoves qe u zhvillua 60 vite pas te pares, qe psh si sot qe ka deshmitar qê tregojnê pe luften e dyte botnore..nuk êshtê e largêt kjo...Bonfini e pershkruan vendin, lumin, kodrat... madhêsin e vendt te betejes..të gjitha.. qe i pergjigjen lugines se drenies..
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #417
    Tani shkurt,qarte,bukur,thjeshte...Ka pasur apo nuk ka pasur beteje ne Fushe-Kosove ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Tani shkurt,qarte,bukur,thjeshte...Ka pasur apo nuk ka pasur beteje ne Fushe-Kosove ?
    Po, ka ndodhur beteja e Kosovës nê vitin 1389 ! por jo aty ku e thojnê serbët...Tyrbja e Muratit u ndertua atje ne fushê Kosovê sepse ishte udhêkryq, ku rrugët qonin ne te gjitha drejtimet dh per ushtaret osman, per nder t e tij ndeznin qirinjê tek kjo permendore...apo perkujtimore se ne realitet, ai u vra ne luginene drenices dhe u varros nê Turqi..! nuk ka eshtna sulltani ne Kosovê...por beteja eshte zhvillua, aty ku u zhvillua edhe beteja e dyte, ne luginen e Drenies ku Hunijadi e humbi luften..60 vite pas betejes se parë.. ne te cilen Skenderbeu arrijti ne vvende te ngjarjes me vonesë...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #419
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Dje, më 21 korrik 2012, në organizim të UNIKOMB'it, në fshatin Kopiliq i Ulët të Drenicës u bë zbulimi i pllakës përkujtimore të “Bunarit të Millosh Kopiliqit”, ndërkaq në Shtëpinë e Kulturës në Skënderaj u mbajt Tryeza shkencore kushtuar, Betejës së Kosovës (1389) dhe figurës së Millosh Nikollë Kopiliqit. Në këtë Tryezë shkencore u ndriqua shumëanshëm figura e Millosh Kopiliqit, nga Prof. Dr.Muhamet Pirraku, Prof.Ahmet Qeriqi dhe shkrimtari e publicisti Bedri Tahiri.

    Prof. Ahmet Qeriqi ka folur për figurën e Milosh Kopiliqit në këngët historike e legjendare të betejës së Kosovës, duke spikatur faktin se prania e këtij eposi gjatë shekujve ndër shqiptarë, tregon përkatësinë arbërore të kryetrimit të mesjetës, i cili në logun e betejës, thuhet se ka therur me hanxhar Sulltan Muratin I, (më 15 qershor të vitit 1389).
    Ndërkaq Prof.Bedri Tahiri ka shpërfaqur përkatësinë arbërore të Milosh Kopiliqit, si dhe ka lexuar një tregim letrar për Betejën e Kosovës.





    Kumtesa e Prof.Dr.Muhamet Pirrakut:

    EMRI I MILLOSH NIKOLLË KOPILIQIT NË BURIMET OSMANE E EUROPIANE

    Në burimet për “Betejën e imagjinuar të vitit 1389", në rrjedhë të kohës është projektuar edhe rolin i fisnikut drenicas, Millosh Nikollë Kopiliqit si vrasës i Sulltan Muratit të Parë i vrarë nga i biri për pushtet, Sulltan Bajaziti i Parë, vrasës edhe i të vëllait, Jakupit, i Millosh Nikollës e i të disa besnikëve të tjerë të Sulltan Muratit. Përnjëherë duhet të qartësojmë faktin se ajo që u fut në histori si “Betejë të Kosovës", ishte një komplot për pushtet i Bajazitit dhe i Vuk Brankoviq, kurse fisniku drenicas Millosh Nikolla, i lindur në Kopiliqin e Epërm, e si burrë i vendosur në Kopiliqin e Poshtëm, ku bëri pasuri dhe emër, ishte denoncues i komplotit para iliro-vllahut përlepnicas Knez Llazarit e Sulltan Muratit. Dritën e gjelbër për ekzistimin e komplotit ushtarak në taborin e Sulltan Muratit, pikërisht për vrasjen e Sulltan Muratit e, Jakubt, nga Sulltan Bajaziti e dha Azis Ardäshira, më 1398 .

    Dita e flijimit të Sulltan Muratit dhe e Llazarit me besnikët e tyre, si edhe e Milloshit nuk dihet, së këndejmi në monumentin që sot po e përurojmë për datë të vrasjes së Fisnikut Millosh Nikollë Kopiliqit është skalitur data: “Verë 1389”.



    Vërtet “Vidovdani” ruso-serb është imagjinatë me bisht. Të nisemi nga "Fermani i Bajazitit” - dërguar nga Kosova kadiut të Bursës për varrosjen e kufomës së Muratit. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati “u flijua për islamin, si plotësim i ëndrrës së tij”, “në mesin e muajit Shaban 791” të hixhrit. Muaji Shaban i vitit 1389, filloi në ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, pra përfundoi më 23 gusht.

    Në Fermanin e Bajazitit për vrasës të Muratit shënohet emri: “Millosh Kopiliqi”, përkatësin etnike shqiptare të tij e ka pasur të qartë historiani frëng M.H.Lëmer, qysh më 1821. Në kronikat e “Oborrit Osman”, në rrjedh të kohës,do të futen edhe emra simbolikë si:”Një i pafe”, Kyble, Kuble,kurse ”Millosh Nikolla e quajti Idris Bitllisi, më 1505, e pas tij Sadedin, më1575, e shumë të tjerë e quajtën: Bilesh, Millosh Kopile(a).

    Në urimet europiane për imagjinatën “Betejën e Kosovës”: emrin e “vrasësit” të Muratit e gjejmë si: Melon, Meloen, Michel, Milish, Milesh, Bilesh e Millosh.

    Lindja e varianteve sllave ballkanase lidhen me emrin e Mbretit të Bosnjës, Tvrtko, i cili nuk ka pasur informata të sakta për ”komplotin Bajazit-Brankoviq". Kjo dëshmohet edhe nga letra e Firences, më 20 tetor 1389, në të cilën nuk përmendej emri i “Bujarit që me shpatë e theri” Sulltan Muratin.

    Kisha serbe e privilegjuar në Perandorinë Osmane Ndodhjen në Kosovë e përmendi vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Realisht, Prifti Pahomije,me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, lokalitet në Shumadi, shkroi: “...Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”.

    "Njëfarë burri fisnik” quhej vrasësi i Muratit nga Konstantin Filozofi në Biografinë e Stefan Lazarit , më 1431, si edhe në “Cetinski letopis” të viteve 1516-1572.

    Vërtet, ndonëse kronikat osmane dhe europiane deri në këtë kohë, emri i Millosh Nikollë Kopiliqit ishte fiksuar në disa trajta, serbo-kroatët si Vasilije. Petroviq, më 1754, mbiemrin e Milloshit e bëri Obiljeviq, kurse P.Gjulinac, më 1765 e ktheu në Obiliq, të cilin e preferoi kisha Ruse, Shënsaviane e Shënklimentiane.

    Të kujtojmë edhe këtë fakt: Diçka para tetorit të vitit 1389 francezi Filip Mezière, administrator në Qipro, e informonte Francën se ngjarja ku u vra Murati me të birin -“së bashku me disa udhëheqës eminent turq” ndodhi “në pjesët e Shqipërisë”.

    Vetëm historiani athinas, Laonici Chalcondyle, para vitit 1435, vrasësit të imagjinuar të Sulltan Muratit ia atribuoi emrin në tre variantet: Milo, Miloen dhe Michale. Laonici do të bëhet me ndikim në historiografinë botërore.


    Johan Duka më 1463 mbiemrin e Milloshit shënoi në variantet: Koblikio dhe Cobilichio“, kurse Jean Palerne i cili e vizitoi Dardaninë në vitet 90 të shek. XVI, e regjistroi kujtesën historike shqiptare për Skënderbeun dhe për Milo Komnenin si vrasës i Muratit.


    citati i Johan Dukas
    http://img115.imageshack.us/img115/6...sducaenepo.jpg


    Me ndikim të madh në literaturën historiografike evropiane do të bëhen vepra e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe e Petro Lukarit, e botuar më 1604. Këta i ndoqën kryesisht burimet europiane, kurse historiani anglez Richard Knolles në veprën: botuar më 1610 i ndoqi edhe kronikat osmane. Knollesin e ndoqi Joanne Cuspiniano më 1673.

    Në epikën historike, në përrallat shqiptare dhe në onomastikën e vendlindjes së Millosh Kopiliqit, ekziston vetëm trajta e emrit Millosh.

    Kjo diktoi faktin që në monumentin që po e përurojmë sot, të ruhet kujtesa historike shqiptare, për Millosh Kopiliqin historik.

    Trajtat: Malash e Milush janë të reja, frutë i fantazisë liridashëse shqiptare të themi të kohës sonë.

    Gati në fillim saktësuam se Millosh Nikolla u lind në Kopiliq të Epërm, ku u burrërua, kurse në Kopiliq të Poshtëm bëri emër. Onomastika e të dy fshatrave e ka ruajtur kujtimin për Fisnikun e saj, i cili para flijimit, thënë me fjalët e Idris Bitlisit “ishte i njohur me emrin Millosh Nikolla”.

    Në fshatin e lindjes 66 vjet pas vrasje së Milloshit ishte një Nikollë Dana dhe një Stanko Nikolla, pa dyshim të gjakut të Millosh Nikollës, të cilin pas flijimit shqiptarët, sipas traditës për mbiemër ia dhanë emrin e fshati Kopiliq.

    Të saktësojmë edhe këtë fakt: Millosh Nikolla e zhvilloi jetën në të dy Kopiliqet e sotme. Në Kopiliq të Epërm i pati tbanet e deleve. Kujtesa për këtë u ruajt në toponimi “Stanet e Milloshit“ dhe “Bunari i Milloshit. Në Kopiliq të Poshtëm një vend quhet “Vneshta” dhe konsiderohet se ishte e Milloshit. Këtu është toponimi “Te zidat e Milloshit”, quhet edhe “Kisha e Milloshit”.

    Në afërsi, një vend quhet “Trojet e Milloshit”. Në “Trollin e Milloshit“, dhe në tokat e Millosh Nikollës në Kopiliq të Poshtëm, qëmoti është vëllazëria e Shaban Idrizëve, të ardhur nga Açareva.

    Tashti duhet të saktësojmë këtë fakt: Jo larg “Trojeve të Milloshit”, pikërisht në “Livadhet rrutullake, të cilat njihen edhe me emrin: “Joshe”, është një pus i papërdorshëm, të cilin populli e quan “Bunari i Milloshit”. Këtu, në vitin 1939, është nxjerrë një helmetë e madhe, të cilën vendësit e konsideronin për të Milloshit, ose e Hyskut, njëri nga pasardhësit e largët, i cili e trashëgoi “Mullinin e Milloshit”, i njohur edhe me emrin “Mullini i Hyskut”.

    Në fund të saktësojmë se: Kujtesën historike të popullit, folklorin dhe burimet europiane e osmane i kam hulumtuar nga fundi viteve të ’60-ta të shek. XX, thënë simbolikisht deri “Dje!”.

    Verzionin e parë të dorëshkrimit, rreth 300 faqe A-4 të rrahura në makinë i formulova para 15 marsit të vit 1980, me dëshirë ta mbroja për tezë të doktoratës para Akademikut Aleks Buda - Ndera e kombit, i cili e vlerësoi nga 16 marsi deri më 14 prill 1980, “si një të arritur shkencore multidisciplinore befasuese...”!

    Universiteti i Prishtinës nuk lejoi mbrojtjen e kësaj teze, me arsyetimin: ”Nuk guxojmë të prekim në një mit në të cilin mbështetet ekzistimi i Kombit serb”.
    Mirëpo kurrë nuk i ndala hulumtimet, për të dëshmuar se “Lufta e Kosovës” nuk ka ndodhur, por ka ndodhur komploti për pushtet Bajazit - Vuk Brankoviq.

    Kopiliq, Skenderaj, 21 korrik 2012(pashtriku)


    Prishtinë, Janar 1981: Dr.Muhamet Pirraku, në Institutin Albanologjik.. dhe sot.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #420
    po kush fitoi?

Faqja 42 prej 49 FillimFillim ... 324041424344 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •