Lumi Drenica: "Lumi i shirave" lugina e Drenicës..
është degë e majtë e lumit Sitnica. Ajo përkah gjatësia (50km), madhësaia e pellgut (477 km2) është lumi gati përgjysmë më i vogël se lumi i Llapit. Buron në Bretenc te mali Cërraleva.
Në veri të Petrashnicës deri te Drenasi, Drenica është më e gjerë dhe me pjerrtësi më të vogël më të gjitha tiparet e një lumi fushor. Drenica që nga Drenasi e deri në Bardh i Madh, hyn në një pjesë të ngushtë, duke marrë pamjen e një gryke. Në këtë pjesë të lumit pjerrtësia është më e madhe, gjerësinë më të madhe (10m) dhe me pjerrtësi të butë derdhet në Sitnicë. Prurja mesatare e lumit Drenica në Sitnicë është 2,0m3/sek.
============
Lumi Sitnica: rrafshi i kosovës..
është lumi kryesor në Fushën e Kosovës. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 286 m². Relievi i këtij pellgu është i butë. Gjatësia e lumit është 110 km dhe ndodhet tërësisht në territorin e Kosovës. Si pikënisje e lumit shërben burimi i Zhegovcit, i cili ndodhet në malin me të njëjtin emër (në pjesën jugore të Kosovës).
Lumi i Sitnicës derdh në atë të Ibrit mesatarisht 15 m³/s. Është lumë kryesisht fushor, ndaj rrjedhja e tij është e qetë, shtrati është i cekët e me meandrime. Gjatë vërshimeve lumi del nga shtrati dhe e ndërron atë.
Sipas dêshmis që e shohim nga Bonfini lumi Drenica buron ne malet e Ilirikut dhe i pergjigjet pershkrimit gjeografike te terrenit si dhe reliefit.
Krijoni Kontakt