Close
Faqja 24 prej 49 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 482
  1. #231
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Bizantin Lexo Postimin
    kreks, ato dokumente që disponoj unë në lidhje me kosovën janë regjistrimet kadastrale të tokave dhe të popullsisë për shek. e xv dhe të xvi. pra regjistrime deri në rang katundi e familjeje (për gjithë sanxhakun e kosovës). nqs kërkon informacione për nonjë familje a fshat apo të duhet nonjë dokument nga këto më thuaj.
    Te lumt i nderuari Bizantin, po si, jam shumë i interesuar, ta dij shume per nder.
    Me duhen ti numroj sa shtepi ka patur ne ato fashatrat e Drenices, komunes se Skenderajt dhe Drenasit per te ardhur ne nje perfundim me nje statistik se sa ka patur banor ne shekullin XV ai fshat e dhe per keta pes shekuj, sa varreza mund te jene ne kete fshat nga vdekjet normale e jo nga lufta...ne kete menyr me lehte mund te vijmi deri te numri i ketyre varrezave qe eshte me siguri me shume se 1000...deri ne 3000 varre jane aty....pra eshte e pabesueshme qe jane varre te banorve te ketij fshati qe para 30 vite kishte 150 shtepi por sot ka 300 shtepi, por ne mesjete se besoj se ka patur me shume se 30 shtepi...
    Pra i nderuari Bozantin, me intereson te dija se sa shtepi ka patur ky fshat sipas ketyre teftereve.
    Nese eshte fjala per statistikat e vitit 1365, fshati Baica iu ishte dhene Hilandarit ne kohen e Brankoviçve dhe se kishte jo me shume se 19 shtepi sepse ne tefteret osmane te vitit 1455 ky fshat kishte 19 shtepi....

    Pra me interesojn hollsira te tjera, mi dergo ne adresen time qe e kam te hapur per te gjithe.

    Falemenderit Bizantin, pres pergjigjeje;shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #232
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    E vertete eshte se duhet hecur kembe ne terrene, me vitet qe i kam me shume lodhem ne rrafshina se sa maleve perpjet...
    Per keto kerkimet ne fjale, ato majet e shtizave e shigjetave jane ne dhe por jo aqe thelle, ç'eshte me kryesorja e di vendin se ku ka plote, kur isha i vogel kam gjetur ne ato vende disa maje shtizash te ndryshkura mirë....pra duhet shkuaraty qe te mesohen syte se çka kerkojm e pastaj jam i bindur se do gjejmi plotë.
    Nuk e di se a e keni vrejtur tani ne google earth e tere kosova duket me versionin e ri shume paster, lugina e drenices mshef shume gjera, e keta detektoret jane te nevojshem sot, ne iu themi se po kerkojmi mina...

    I kemi per ti kerkuar vetem 5 kilometra me 20 gjatesi, nuk jane shumë...kuptohet do kerkojmi e ato vende me te pershtatshme qe dikur beheshin luftrat...
    Si i zhvillonin betejat ne ato kohë osmanet ?

    Iu duhej një lumë gjithemon, pastaj shkonte ushtria ne dy anet duke e rrethuar ushtrine tjeter gjithemon mbrenda një grope ku i ipej sulmi vendimtar...
    Pra edhe varrezat ne fjale qe po pemendi une jane poashtu si ne nje gropë apo ne grykë te kesaj fushe tek nje burim ne nje gropë e thellë, mendoj se ketu eshte zhvilluar lufta perfundimtare ku rrethe kesaj grope sot gjenden varre te pa numerta, tregon se ketu eshte bere nje lufte e madhe ku ka vetem varre te personave te rritur, pra nuk behet fjale per varre te banorve te atij fshati...
    Me duhet te shkoj para se te bie bora, perndryshe duhet lene per vitin tjeter..;
    shendet



    I njohtuar hollësisht mbi këtë pushtim, Amurat(Sulltan Murati II-të i shkoi ne ndihmë despotit serb, aleatit të tij Brankoviç, per ti ndaluar qe te bashkohen Matias Korvin(Corvin) dhe Skenderbeu me ushtrinë hungareze në Mesy (kosovë)Cassova, e njohur 59 vite më parë me fitoren dhe vdekjen e 'Muratit I-rë (Amurat I)...
    Krishterët ishin fshehur në mes të tetorit. Ushtria osmane me njëqind e pesëdhjetë mijë njerëz pas tri dite ia arriten te kalojnë lumin Sitnitza, i cili rrjedh nëpër mes të fushes. Hunyady(huniadi) mbante shpresë se do vijne ne ndihmë ushtaret e Skenderbeut që ai i kishte premtuar, mirepo Huniadi i pasionuar per te filluar luften u largua nga kampi i tij dhe marshoi për t'u takuar armikun, afër fshatit Brod, përtej Sitnitcës. Para pranimit betejë, sulltani bëri një përpjekje të fundit në pajtim, por krenaria e Huniadit per te filluar betejen edhe pa ndihmen e Skenderbeut beri qe edhe kjo betej te perfundoje si e para.

    Ne prag të Shën Lukes (tetor 17, 1448), dy ushtritë moren pozitat e tyre. "ushtria e krishtere dhe kalorësia e përgjithshme, filluan fyerjet dhe provokimet kundër turqve, te bindur se trupat e Skenderbeut do arrijne ne çdo çastë...dhe pa hezituar edhe pse numerikishte turqit ishin tri here me shumë. Thjeshtë, në të gjithë gjerësinë e kesaj fushe (pesë kilometra të gjërë), nuk mund të përmbajë ballin e tij nga presioni i ushtrisë turke. Hungarezet morën ushqimin e tyre në fushëbetejë. Ditën e dytë, hungarezët, të rrethuar nga të gjitha anët, ende plot gjallëri për fitore, kur papritmas ata tradhtohen nga vllehët, të cilët kaluan në anën e osmanëve. Megjithate hungarezet prape sulmuan armikun, por ata u tërhoqen në mënyrë të mirë, dhe me sukses. Pas këtij dështimi, Hunyady i dëshpruar u largua fshehurazi nga kampi në mbrëmje me disa oficerë të preferuar. Te nesermen (19 tetor 1448), ushtria hungareze ishte ende e vlersuar per mrekulli por më në fund hoqën dorë, u thyen dhe u masakruan. Shtatëmbëdhjetë mijë njerëz mbetën të vdekur në pluhur, dhe midis tyre vëllai i Korvinit me një turmë të bujarve Hungarez. Nga ana tjeter, Murati II i trembur nga numri i madh i humbjeve të ushtris se tij, e cila arriti në tridhjetė e katėr mijë burra (34 000), i hodhi pjesën më të madhe te kufomave në Sitnicë ku brigjet e lumit dhe fusha ishin të mbuluar me trupat e përgjakshme (1) .


    (1) Bonfini, dhjetor iii, BK. verë, faqe 474.

    Si shifet, vendi i fushëbetejes ishte teper i ngushtë, e jo i hapet e i madh si e thote edhe Shmit ne librin e tij mbi Skenderbeun, duke u bazuar ne referancat e Radoniçit, autorit serbë, i cili gjoja se eshte mbeshtetur edhe ai tek Bonfini...
    Mirepo per çudi Radoniç ne vend qe te citoje Bofinin saktesishte ku thote se "kjo fushe ishte e vogël, 5000 hapa te gjere" ku mezi arrinin te manovronin te dy ushtrite...; A thua pse e shtrembron kete deshmi Radoniç ?
    Me siguri se ai adulonte tek fusha e sotme e kosoves dhe lumin Sitnica.
    Mirepo një autor tjeter, Amie Boue, i cili ne shek; XIX e viziton kete regjion dhe ndalet buzë lumit Sitnica duke menduar vete me vehte; Si eshte e mundur qe kete lum aqë te vogël te beje tri ditë sulltani per ta kaluar me ushtrin e tij ?

    Pra ti kthehemi edhe njehere lumit Drenicë qe eshtë deg e lumit Sitnicë me gjatesi 5 kilometra, pra ne anen perendimore te fushe kosoves, ku ne muajin tetor do thote ne vjeshte pas shirave ky lum eshte gati se i pakalueshem, me nje gjersi deri 250 metra qe Sitnica kurrnjehere nuk e arrine kete gjersi ne fushe kosove, perpos ne veri te vushtrrisë ndersa lumi drenicë ngjan gati ne nje liqe gjate kesaj periudhe....
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    E vërteta për Betejën e Kosovës, të vitit 1389
    Është e njohur nga historiografia objektive mbështetur në dokumentet relevante arkivore, në Betejën e Kosovës, që ishte zhvilluar në Kosovë- Arbëri, midis forcave të koalicionit të krishterë ballkanik kundër Perandorisë Otomane (turqve osmanlinj), bartës të luftimeve kishin qenë arbrit (shqiptarët), nën udhëheqjen e princave dhe bujarëve shqiptarë, të cilëve u ishte bashkuar edhe Princi (Knjazi) Llazar Hrebljenoviq ( me origjinë nga Kotorri) që kishte ardhur nga Serbia - Krushevci në Kosovë
    Prof. Dr. Nuri Bashota

    Kjo në fakt na tregon fare qartë se Beteja e Kosovës nuk ishte një luftë midis serbëve dhe turqve, por një luftë midis Aleancës së krishterë ballkanike kundër invadimit të Perandorisë Osmane më 1389. Po kështu, kjo betejë midis Aleancës së krishterë dhe invaduesve turq ishte zhvilluar më 1389 në Kosovën shqiptare, si pjesë integrale e Arbërisë nën sundimin e Ballshajve arbëror dhe jo në Serbi, siç përpiqet ta identifikojë në mënyrë të pasaktë e tendencioze historiografia serbe bashkë me Kishën e tyre Ortodokse.

    Beteja e Arbërisë
    Si është e njohur nga historiografia objektive mbështetur në dokumentet relevante arkivore, në Betejën e Kosovës, që ishte zhvilluar në Kosovë- Arbëri, midis forcave të koalicionit të krishterë ballkanik kundër Perandorisë Otomane (turqve osmanlinj), bartës të luftimeve kishin qenë arbrit (shqiptarët), nën udhëheqjen e princave dhe bujarëve shqiptarë, të cilëve u ishte bashkuar edhe Princi (Knjazi) Llazar Hrebljenoviq ( me origjinë nga Kotorri) që kishte ardhur nga Serbia - Krushevci në Kosovë, i cili, për shkak të kalorësve rëndë e të veshur në mburoja të hekurta, ishte vënë në krye të forcave të Aleancës së krishterë, në luftë kundër ushtrisë turke të prirë nga Sulltan Murati i Parë.

    Aleanca e krishterë

    Njëherësh, në Betejën e Kosovës, më 1389, në të cilën morën pjesë shqiptarët bashkë me serbët, boshnjakët, bullgarët dhe luftëtarët e tjerë të Aleancës së krishterë ballkanike, krahas vrasjes së Sulltan Muratit të I-rë dhe likuidimit të Princit serb, Llazar Hrebljenoviq, u martirizuan edhe shumë princa dhe feudal të njohur shqiptarë, ashtu që kjo disfatë shënoi fillimin e humbjes së pavarësisë të principatave shqiptare

    Mirëpo, pas Betejës së Kosovës (1389), serbët nuk iu bashkuan shqiptarëve në luftë kundër pushtuesit otoman për çlirimin e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor, por ia mbathen duke ikur andej prej nga edhe kishin ardhur në Kosovë. Këtë na e vërteton fakti se despotët serb - Brankoviqët dhe Lazareviqët, nuk vazhduan luftën bashkë me shqiptarët dhe popujt e tjerë të robëruar ballkanikë kundër pushtuesit otoman, por si vasalë turq ikën përtej Danubit, pra andej prej nga edhe kishin ardhur si amalgam sllavoavar, duke e bartur edhe kryeqytetin e tyre si Brandkoviqët në Gollubovac të Smederevës, ndërsa Llazareviqët në Singidunum (Beograd) .

    Olivera në harem
    Njëherësh, vajza e Knjaz Llazarit - Olivera hyri në Haremin e Sulltan Bajazidit, duke u bërë gruaja e Padishahut, ndërsa dy djemtë e tij - Stefani dhe Vuku, si vasalë të Sulltan Bajazidit, morën pjesë në Betejën e Nikopoljes më 1379, ku edhe e shpëtuan Sullatn Bajazidin nga një sulm vdekjeprurës të ushtrive krishtere.
    Jo vetëm që serbët nuk iu bashkuan shqiptarëve dhe popujve të tjerë të robëruar të Ballkanit, në luftën e tyre çlirimtare kundër pushtuesve otomanë, por despotët serbë, si vasalë të turqve, bashkë me Kishën e tyre Ortodokse (Patriarkalen e Pejës të themeluar nga Makarie Sokulloviq, vëllait të Vezirit të Madh turk - Mehmet Pash Sokulles, edhe me lejen e Sulltan Sulejmanit), fituan privilegje duke u solidarizuar me Perandorinë Otomane. Kjo shihet nga vetë fakti se Perandoria Osmane kishte bartur pothuaj tërë pushtetin civil të ish-shtetit mesjetar serb në Patriarkalen e Pejës, duke vënë nën juridiksionin e saj të gjitha vendet krishtere të Ballkanit Perëndimor që gjendeshin nën sundimin e turqve. Njëherësh, si thekson historiani i mirënjohur Franc Babinger, "Despoti Gjuragj Brankoviq si vasal turk, për të treguar besnikërinë e vet ndaj Perandorisë Osmane, më 4 shtator të vitit 1435, ia dha vajzën e vetë - Maren 16 vjeçare, për grua Sulltan Muratit të Dytë, duke e bërë kështu dhëndër dhe lidhi miqësi me Padishahun".

    Vasalët serbë në përkrahje të Perandorisë

    Ndërsa serbët, nën udhëheqjen e despotëve të tyre si vasalë turq, përkrahen Perandorinë Osmane pas Betejës së Kosovës (1389) edhe ikën përtej Danubit, përkundrazi shqiptarët, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe princave e feudalëve të njohur shqiptarë, vazhduan luftën e tyre edhe 523 vite pas Betejës së Kosovës kundër pushtuesve osmanë.

    Parashtrohet pyetja se athua qarqet ultranacionaliste serbomëdha e dinë, apo nuk duan të dinë faktin notar se shqiptarët ishin ata që në luftëra të vazhdueshme 523 vjet pas Betejës së Kosovës bënë përpjekje për çlirimin e Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare nga sundimi Osman. Kjo aq më parë, kur kihet parasysh fakti se shqiptarët gjatë këtyre përpjekjeve, kundër sundimit turk kishin arritur që jo vetëm të ruanin qenien e tyre kombëtare nga asimilimi dhe zhdukja nga pushtuesit osmane dhe sllave, por me bashkimin e principatave autonome dhe të fiseve shqiptare me krijimin e Besëlidhjes Shqiptare në Kuvendin e Lezhës , më 2 mars 1444, nën udhëheqjen e heroit tonë kombëtar - Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, kishin arritur që në vitin 1450 edhe të formonin Shtetin e Pavarur Shqiptar. Prandaj, Besëlidhja Shqiptare e Lezhës shënon njëherësh edhe zanafillën e formimit të kombit shqiptar, duke mundësuar kështu edhe formimin e Shtetit të Pavarur Shqiptar, sipas parimit të njohur: "një komb, një shtet, një gjuhë dhe një flamur" ,që ishte dhe mbeti cak strategjik të të gjithë shqiptarëve, gjithnjë deri në ditët tona.

    Vilajetet shqiptare
    Po kështu, kombi shqiptar në luftë të vazhdueshme kishte arritur që në hapësirën etnike shqiptare të krijonte dy vilajete të fuqishme autonome shqiptare, si dy shtet brenda Perandorisë Osmane: Vilajetin e Shkodrës nën dinastinë e Bushatlinjve (1775-1831) dhe Vilajetin e Janinës nën sundimin e Ali Pash Tepelenës, të cilët luftonin për çlirimin definitive të Arbërisë (Arutllukut) nga sundimi Osman dhe krijimin e Shtetit të Pavarur Shqiptar. Në vend që serbo-malazezët të përkrahnin përpjekjet e shqiptarëve nën udhëheqjen e Kara Mahmut Pash Bushatliut për krijimin e Konfederatës Ilirike të pavarur nga Perandoria Osmane , pas fitores që kishte arritur ky sundimtar shqiptar kundër ushtrive turke në Kosovë, në gusht të vitit 1785, serbo- malazezët, sipas porosisë së Metropolitit Petar I-rë , me ndihmën edhe të marinarëve rus të flotës së Carit rus Petrit të Madh, që ishin ankoruar në gjirin e Kotorrit, e vranë pabesisht në pritë Karamahmut Pash Bushatliun deri sa me suitën e tij kthehej nga Kuvendi i Podgoricës midis krerëve shqiptarë dhe të atyre sllavë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina për krijimin e Konfederatës Ilirike që të luftonin bashkërisht për dëbimin e pushtuesve osmanë nga Ballkani Perëndimor dhe formimin e shteteve të tyre të pavarura.

    Koka si trofe

    Jo vetëm që e vranë tradhtisht në pritë Karamahmut Pash Bushatliun, por edhe ia prenë kokën, të cilën më vonë e balsamosen dhe e futen në qelq që ende e ruajnë me përkushtim si "trofe" në sallonin e Pallatit të Knjaz Nikolla Petroviqit në Cetine.
    Me këtë akt pabesie, serbo-malazezët të nxitur nga Metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe dhe Cari rus "Petar Veliki", e pamundësuan krijimin e Konfederatës Ilirike, si një Aleancë të përbashkët antiosmane që do të luftonte për çlirimin definitiv të Ballkanit Perëndimor nga sundimi shekullor Osman.

    Prizreni, kryeqytet i Vilajetit të Kosovës
    Prandaj, Perandoria Turke, duke parë rrezikun që i kanosej nga përpjekjet që bënin shqiptarët për pavarësimin e Vilajetit të Shkodrës e të Janinës si dhe të popujve të tjerë të Ballkanit për t'u çliruar definitivisht nga sundimi osman, me reformat e Tanzimatit të vitit 1839, për të sunduar më lehtë shqiptarët, më 1864 Perandoria Turke aprovoi Ligjin për formimin e 4 vilajeteve në Shqipëri, sipas të cilit erdhi deri të copëtimi i territorit shqiptar (Arnautllukut) në këto 4 vilajete: Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës, të cilat u formuan më 1864, ndërsa më 1868 erdhi deri të formimi i Vilajetit të Kosovës me kryeqytet Prizrenin, që u bart në Prishtinë dhe më 1888 në Shkup, kur edhe u krijuan kufijtë e Kosovës, të cilët kohë pas kohe edhe ishin tkurrur me aneksimin e pjesëve të territorit të Kosovës nga Serbia dhe shtetet e tjera ortodokse fqinje grabitqare.

    Nesër

    • Si e mbrojtën shqiptarët Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe Evropën, nga invadimi i ushtrive të Perandorisë Osmane
    • Kush i copëtoi tokat shqiptare gjatë rrjedhave të historisë

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbardhen të panjohurat për Betejën e Kosovës PDF Printoni E-mail
    Shkruar nga Bekim Salihu
    e diel . 24 maj 2009
    Arkivi Shtetëror i Kosovës dhe Arkivi Shtetëror i Turqisë intensifikojnë bashkëpunimin

    Zyrtarët e Arkivave të Turqisë fillimisht kanë hezituar, por më vonë janë pajtuar që t’i hapin ato pjesë të arkivave të tyre që i referohen ngjarjes së shumëpërfolur në Ballkan atë të Betejës së Kosovës të vitit 1389 që shënoi edhe fillimin e ekspansionit osman në rajonin e Ballkanit. Për historianët kjo paraqet zhbërjen e dilemave, miteve dhe polemikave që janë lansuar.http://www.google.com/url?sa=t&sourc...Lu7Bl-gdpozl0Q
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 09-09-2009 më 07:53

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Se edhe ju pata premtuar muaj me pare, me ne fund ia arrijta te gjeje librin "Epika historike" me ndihmen e nje mikut tim nga Qameria...
    posa te hapet dritarja e ketij albumi e per te zmadhuar imazhin klikoni drejte mbi te ose perdorni zmadhuesin ne te djathte ne krye te tabeles..;

    http://picasaweb.google.fr/dartre93/BetejaEKosoves1389
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #236
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Se edhe ju pata premtuar muaj me pare, me ne fund ia arrijta te gjeje librin "Epika historike" me ndihmen e nje mikut tim nga Qameria...
    posa te hapet dritarja e ketij albumi e per te zmadhuar imazhin klikoni drejte mbi te ose perdorni zmadhuesin ne te djathte ne krye te tabeles..;

    http://picasaweb.google.fr/dartre93/BetejaEKosoves1389
    shume shume interesante zoteri,

    e lexova me kenaqesi,

    falemenderit,

    rezart
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    FUSHA E KOSOVËS, FUSHA E KËSHTJELLAVE

    KOSOVA-CASSOVA


    Nga Qazim Namani

    Cascova=Cassoua=Casstel+ova=Fusha e kështjellave
    Fusha e Kosovës= Fusha e kështjellave




    Qazim Namani
    Rreth ubikimit të qytetit mesjetar CASCOVA[1] kemi të dhëna nga studiues të ndryshëm. Disa studiues shqiptarë i përqafuan hipotezat e studiuesve serbë duke menduar se ky emërtim ka etimologji sllave, ku fjala kos e emërton shpendin e mëllenjës, duke pohuar se me emrin e këtij shpendi ka shumë vendbanime në shumë vende ku banojnë sllavët.
    Si pas disa studiuesve shqiptarë që merren me etimologji në Kosovë ekzistojnë vendbanime të regjistruara me këtë emër në defterët osmanë të shek. XV. Skënder Gashi shkruan se Ilaz Rexha për një katund me emrin Kosovc, mendon se ishte katundi Kosovicë në malësinë e Gallapit. Emrin Kosovicë e mbanë edhe një lagje e sotme e fshatit Strezofc. Disa studiues këtë lokalitet mendojnë se duhet kërkuar në rrethinën e Ferizajt, në fshatin Kosin apo në Varosh. Martin Segoni nga Novobërda i cili prej vitit 1474 jetoj në Padovë të Italisë dhe si ipeshkëv në Ulqin, kishte shkruar për Novobërdën dhe e përmend një vend-luginë me emrin Kosovica, ku në njërën anë të kësaj lugine shtrihet Prishtina kurse në anën tjetër Novobërda. Bazuar në të dhënat e Segonit, i cili e njihte mirë terrenin, mund të pohojmë se fjala është për rrjedhën e lumit të sotëm Prishtina, pasi ai vjen nga malet e Gallapit, është konsideruar si degë e lumit Llap. Po ashtu pasi që Segoni thotë se, Kosova ishte në rrjedhën e lumit Llap, unë mendoj se, kjo luginë mund të këtë qenë lugina e fshatit Grashticë-Mramuer, ku nga kjo luginë në njërën anë mbetet Prishtina kurse në anën tjetër mbetet Novobërda. Këtë mendoj se e vërteton edhe emri i katundit Kosino, që përmendet bashkë me katundin e sotëm Busi, sot lagje e Mramurit, po ashtu dhe katundi Xhylkova sot Kilkov në mes së fshatrave Marec-Mramuer. Për më tepër, edhe humanisti raguzas, Alovsius Cervinus Tubero e përmend Kosovën në veprën e tij të botuar më 1603, kur shkruan për betejën e Kosovës tregon se, në atë betejë morën pjesë dardanët, ilirët dhe maqedonasit. Këtë e thotë në një kronikë të shek. XVI dhe Jeraksi, Logotheti i madh i Patrikanës se Stambollit përshkruan se, në atë betejë, morën pjesë arkontë nga Arvanitia=Shqipëria dhe nga viset që quhen Dardani=Kosovë. Një burim i shek. të XV tregon se tregtaret që shkonin nga Prishtina për në Vushtrri duhej të kalonin nëpër pyje apo shkurre, pra nëpër baschi di Cassova. Nga kjo kuptojmë se prej Prishtinës, për në drejtim të Vushtrrisë por edhe të Podujevës për gjatë rrugës, kishte kështjella që vëzhgonin rrugëtimin e tregtarëve perëndimorë. Perëndimorët këtë rajon e cilësonin si tokë e pasur. Stojan Novakoviq kujtonte se qyteti Cascova ishte i imagjinuar, por nëse ka ekzistuar mendon se ishte Janjeva duke e mohuar thënien e gjeografit turk Haxhi Kallfa, i cili qytetin Kosova në shek. e XVII e cilësoi si kadillëk. Kosova sipas Haxhi Kallfës është quajtur edhe Pallashima. Georg von Hahn propozonte që qytetin Kosova duhet kërkuar një orë udhë larg në jug të Janjevës. Kryeipeshkvi i ipeshkvisë së Shkupit, Don Mihal Suma, shkruan me 1632 se vendbanimi Kosova i përkiste famullisë së Janjevës. Në shkrimet e shek. të XVIII kur shkruhej për betejën e Kosovës në mikroregjionin e Kosovës përmendet edhe Zveçani, Graçanica, Fusha e Kosovës, Prishtina, Lipiani etj. Fusha e Kosovës e rrethuar me një varg kështjellash si Veletini, Gadimja, Surqina, Zhitia, Kaçaniku Burrniku, Petriqi, Jezercit, Suka në Kreshtë të vogël afër Kosharës, Halilaqi, Bardh i madh, Kështjella e qytetit në Vushtrri, Dubovci, Strofci, Kollë, qyteti i Trepçës (Mazhiq-Rashani-Smrekonica), Banjë, Barileva, Siqeva, Tenezhdolli, Grashtica, etj., mendojmë se japin elemente të mjaftueshme për ta kuptuar se fusha e Kosovës nuk është fusha e mëllenjave, si është shkruar në literaturën sllave dhe të huaj nën ndikimin e saj, ashtu si mendojnë disa studiues shqiptarë por është fusha e kështjellave, fusha e një qytetërimi shumë para ardhjes së sllavëve ne këto hapësira. Mendoj se edhe rrafshina e Llapit në komunën e Podujevës, është quajtur nga popullata autoktone shqiptare “Kosova e vogël” vetëm për shkak se rrethohet me një varg kështjellash dhe qytete të pasura me minierat e njohura si Bellasica, Berveniku, pastaj kështjellat e Braines, Ballocit, Tenezhdollit, Koliqit, Gllavnikut, Sharbanit etj. Edhe Kosovica si lagje e Strezocit e cekur më lartë kufizohet me një varg kështjellash dhe qytete përreth si: Qyteti i Marecit-Gllogovicës, Novobërda, Kulina e Dardanës, Kulina e Krilevës, Grexhenikut, Busavatës, Kremenatës, por mund të jetë dhe vetë Strezoci pasi është dëshmua si lokalitet i rëndësishëm arkeologjik etj., që dëshmojnë për një rajon kështjellash. Një karakteristikë të tillë e hasim edhe në rajonin e Ferizajt, Vushtrrisë, Mitrovicës, Lypjanit dhe komuna tjera që territori i tyre shtrihet në rrafshin e Kosovës, në të cilat janë evidentuar një varg i kështjellave. Përveç ndërtimit të kështjellave në bregore dhe male që e rrethojnë fushën e Kosovës, kishte vendbanime të fortifikuara dhe në vetë rrafshin e Kosovës si: Qyteti Ulpiana (Justiniana sekonda), Lypjani i vjetër (Justiniana Poli), Vushtrria, Prishtina, Surqina, pastaj themelet e vjetra në Pestovë, etj., që lënë të kuptojmë se këtë kështjella kishin prona të mëdha në fushën e Kosovës. Avni Këpuska në librin e tij “Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autokton të Kosovës” shkruan se Kosovën e hasim në variante të ndryshme të shkruar, por më të shpeshta janë: Kasava, Kasova, Kosuva dhe Kosova. Nëse kemi parasysh trajtat më të hershme- Kasava ose Kasova-segmentimi i përbërjes së tyre jep kas-a dhe va, që të dyja terma gjeografikë. Interpretimin e parë gjeografik të emrit “Kosova” e ka bërë akademiku Josip Rogliq, i cili thotë se janë terminologji të gjuhës ilire. Sipas interpretimit të Rogliqit dhe studimit të Muharrem Carrabregut “Çelësi i Sistemit Ilirik të Emrit gjeografik”, termi Kas-a përmban kuptimin e një kodre, mali ose shkëmbi. Në Dalmaci janë dy fusha karakteristike të quajtura Kosovo, për të cilat Pop Duklanini thotë se etimologjia e tyre i ka rrënjët që nga kohët ilire. Në bazë të termit gjeografik Kas janë gjithashtu edhe emrat: cassel, castel, cashtel, castelli.[2] Prof. Dr. Skender Riza, po ashtu mendon se fjala Kosovë duhet të jetë fjalë e lashtë, ndoshta ilire apo thrake sepse emrin Kosova e hasim në shumë vise të Gadishullit Ballkanik: në Bosnjë quhet një vend Fushë Kosovë, në rrethin e Dibrës ekziston fshati Kosovë, në Dalmacinë jug-lindje të fushës së Kninit, gjendet një fushë Kosovë nëpërmjet të së cilës rrjedh lumi Kosovnica, në jug-lindje të Elbasanit ekziston fshati Kosovë, po ashtu edhe në rrethinën e Gjirokastrës gjendet fshati Kosovica, etj.[3]
    Nga të dhënat e cekura më lart, mund të pohojmë se etimologjinë e emrit Kosova duhet kërkuar nga fjala latine për kështjella Casstel=Kështjellë dhe prapashtesa latine dhe turke ova=fushë që do të thotë fusha e kështjellave, nga ky version ka dalë dhe emri për Preshevën si Presh dhe prapashtesa turke ova që ka kuptimin fusha e preshit, pastaj Gjakova=Jakova që ka kuptimin fusha e Jakut etj. Studiuesit tanë duhet lënë anash të gjitha shkrimet sllave që janë shkruar rreth emrit të këtij lokaliteti në mesjetë, duke dhënë versione të reja shkencore për këtë emërtim. Nga burimet e cekura më lartë, tani është e ditur se këtë qytet duhet kërkuar në anën veri-lindore të qytetit të sotëm të Prishtinës. Prof. Skender Rizaj mendon se ky qytet është Bellasica në rrjedhën e sipërme të lumit llap. Mendoj se Belasica duhet të jetë kalaja Belas e rindërtuar në kohën e Perandorit Justinijan të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, e cila gjendet te fshatrat Sylevic dhe Murgull të komunës së Podujevës. Në territorin e këtyre fshatarëve ka zgjyrë metalesh dhe gjurmë të vjetra qytetërimi. Ky lokalitet ka një largësi prej Prishtinës, diku rreth 70km. Bazuar në të dhënat e deri tanishme për Kosovën si vendbanim-qytet mesjetar, mendoj se këtë lokalitet duhet kërkuar më afër vendit ku thuhet se është zhvilluar beteja e Kosovës. Emri i lokalitetit të Kosovës mendoj se ka të bëjë me ndonjë kështjellë dardane, por i përshtatur në gjuhën sllave për të krijuar më vonë mitin për Kosovën. Ka shumë mundësi që emri i kështjellës CASTELONA e përshkruar në listën e rindërtimeve të kështjellave në dardani nga Prokopi i Cezares, të jetë deformuar në variantin sllav CASSOVA-CASOVA-KOSOVO, andaj me këtë çështje duhet të merren studiuesit tanë më eminentë të historisë dhe gjuhës.
    Pas betejës të lumi Marica(1371) Osmanët i vazhduan pushtimet e tyre, ata me 1375 e pushtuan qytetin e Nishit, kështu ju ofruan territoreve të kontrolluara nga princ vendorë të cilët duke parë rrezikun organizuan një aleancë në të cilën përveç shqiptarëve nga Dardania (Kosova), morën pjesë edhe princë shqiptarë nga trevat tjera shqiptare; beteja u zhvillua në Plloqnik (1386). Pas kësaj beteje Sulltan Murati i I solli përforcime nga Azia e Vogël por dhe nga Gadishulli Ballkanik, ku në anën e sulltanit morën pjesë dhe vasal serbë si; Konstantin Dejanoviç, mbreti Marko si edhe disa shqiptarë nga Epiri dhe Thesalia. Beteja u zhvillua në Kosovë.[4]
    Kosova përmendet si lokalitet i vjetër xehetar në vitin 1423, që e kishte ligjin e vet të kodifikuar më 22 Mars 1488. Ky ligj ndahet në 16 paragrafë, që i rregullonte të gjitha çështjet ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Cassova (Kosova) shënohet si vendbanim në hartat e Evropës nga fundi i shek. XV. Po ashtu në “Tabela Moderna, Polonia, Ungarie….”të Bontentance më 1507 është shënuar Kosova (Cascova) si lokalitet, pastaj Gasteldi më 1548, në Venedik boton “Tavole nouva di schiavonia”, ku paraqitet Kosova si lokalitet. Prej vitit 1570-1580 Kosova si vendbanim përmendet në tri fermanë që kanë të bëjnë me vjeljen e taksave, kurse në katër fermanë nga vitet 1579/80, 1588, 1595 lidhur me falsifikimet e monedhave dhe trazirave. Prof. Skender Rizaj shkruan se në ligjin mbi xeherore në kohën e sundimit të Sylejman Kanunit (ligjdhënësit), Kosova ose me emër tjetër Bellasica përfshihet në mesin e xehetar kryesore të Perandorisë Osmane. Në vitin 1565 Kosova kërkonte ekspertë për mihjen e minierave, ku sipas fermanit të vitit 1574 lartësia e qirasë të xeherores së Kosovës-Bellasicës ishte 300.000 akçe. Sipas Haxhi Kallfës më 1650, Kosova ndodhej në mes Prishtinës dhe Kushumlisë, dhe kishte 19 ditë rrugë nga Stambolli. Nga një tregtar Dubrovnikas Kosova përmendet ne vitet 1660,1661 si lokalitet prej nga Dubrovnikasit kanë transportuar lesh. Kosova për herë të fundit përmendet në vitin 1689 kur kishte rënë në duar të austriakëve.[5] Sipas një shënimi anglez, Kosova gjendej 7 mila në verilindje të Prishtinës. Në afërsi të këtij qyteti është zhvilluar beteja e Kosovës në të cilën turqit nën komandën e sulltan Muratit I, më 15 Qershor 1389 fituan kundër koalicionit ballkanik.[6]
    Bazuar në këtë shënim anglez dhe të dhënave në terren, mund të pohojmë se kjo e dhënë është më e sakta për ubikimin e qytetit të Kosovës. Sipas hulumtimeve në terren mund të pohoj se ky lokalitet mund të jetë qyteti i Grashticës-Mramurit që i përgjigjet distancës së cekur prej 7 mila dhe po ashtu ky lokalitet gjendet në pjesën verilindore të Prishtinës. Në Grashticë ekzistojnë dy kështjella të ngjitura mes vete, kalaja e vogël dhe kalaja e madhe, të cilat e kanë dhe rogën e qjytetit. Në kala vërehen muret rrethuese dhe kisha jashtë mureve rrethuese, ku janë gjetur dhe tulla të periudhës romake. Poshtë kalasë për gjatë rrjedhës së lumit në gjatësi prej rreth 1 km ka themele po të njëjtës periudhë. Po ashtu buzë lumit është zbuluar një kishë paleokristiane, themelet e objekteve në vendin e quajtur “Hanishte” dhe sistemi i ujitjes në hyrje të fshatit Mramuer. Pak më lart në fshatin Mramuer ekzistojnë themelet e manastirit. Këtu i hasim dhe toponimet lugu i gjytetit, lugu i kishës, zgjyrë të metaleve që kanë mbetur nga shkritoret e mineraleve, po ashtu në fshatin Mramor në lokalitetin lugu i gjytetit mbi ugria ka mbetje të themeleve të objekteve, pastaj lugu i manastirit. Për ekzistimin e këtij qyteti do të dëshmonte ndoshta dhe ruajtja e mbiemrit Kosova të disa banorë të Prishtinës dhe Prizrenit deri në ditët e sotme. Në këtë lokalitet po ashtu ka zgjyrë metalesh, Suka e Radashecit-Grashticës në popull quhet edhe “Sulltan tepe” që na shtyn të mendojmë se pikërisht në këtë kodër ishte vendosur vetë Sultan Murati i parë i cili vëzhgonte situatën në betejën e Kosovës. Është me rëndësi të ceket se nga kjo kodër duket vendi ku thuhet se u zhvillu beteja e Kosovës. Jo larg nga suka e Radashecit-Grashticës gjendet kalaja e Siqevës (Kodra e Kunës), të cilës i vërehen muret e objekteve, po ashtu në kodrën e Kunës janë themelet e një kishe nga e cila janë dalë disa tjegulla dyshemeje me ornamente dekorimi të periudhës romake. Duke i shtuar dhe gjurmët tjera në fshatrat përreth, mund të pohojmë se shënimet e kronistit anglez për Kosovën janë të sakta dhe këtë qytet duhet kërkuar në territorin e lartcekur.



    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Prof. dr Skender Rizaj, “Kosova gjatë shek.XV,XVI dhe XVII” Prishtinë 1982, fq. 215

    [2] Avni K Këpuska “Qenësia e Territorit dhe e kufijve etnik autokton të Kosovës Prishtinë 2003 fq. 140-142
    [3] Prof Dr. Skënder Rizaj, “Kosova gjatë shekujve XV<>
    [4] Prof. dr. Skënder Rizaj “Kosova gjatë Shek. XV,XVI,XVII” fq 16
    [5] Prof. dr. Skënder Rizaj Vjetar nr. XXIX_XXX fq. 175,176 Prishtinë 2003
    [6] PO aty fq.177

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Postuar me pare nga kreksi;
    Nejse, mos t'ju lodhi aqe shume qe te mos keni as mundesi te dilni nga balta, te ne pleqet tregojne se qe nga Krejkova e deri ne Llaush, nje gjatesi prej 22 km, mu rrenzes se ketyre kodrave qe jane varge si vargmale te ulta, ka patur ne nje kohe te moçme shtepia aqe shume sa qe thuhet se maca ka arritur nga nje cep e ne tjetrin vetem duke ecur pullaz pas pullazi...te shpijave....
    Sot deshmohet se kur lavrojmi rrenze ketyre kodrave gjithemon hasim ne tjegulla te moçme dhe jep me kuptu e se ne mes te drenices fare nuke kishte shtepi, atehere nese nuek gjejmi temele te shtepive ne rrafshina, dokumentohet se keto vende ishin me uje dhe vndebanimet ishin te shtrira rrenze maleve.
    Ku po dua me dal me kete ?
    Po, due me dal mu aty ku duhet se emri Kosovë per shqiptaret eshte jo i vjeter, kurse Kasovë eshte emri i duhur te trasheguar nga gjuha e pleqve deri keto dy dekadat e fundit.
    Pra nes ne kohen romake ketu ka patur aqe shume shtepi siç thote gojdhana shqipe, latinet i quanin Kaza, perndryshe shkruhej Kasa, qe edhepse me vone i perkiste bizantit ky regjion, ne kete empire vazhdimishte shkruhej dhe flitej latinisht deri vone...ne aktet administrative, pra pse ta menjanojmi emrin Kazova ?
    Vendi i shtepive ! Mirepo kete -ova- nga e morem ?
    Me siguri qe shume me vone sllavet, te paret bullgaret kaluan aty pari e pastaj serbet, qe ndejten dhe sunduan kete vende vetem se 157 vite, filluan te okupojne kosoven ne vitin 1217 dhe iken ne vitin 1389 ku u rikthyen me 1912 per here te dytë....pra ovo iu shtua ne vend te Kaza, u be krejte vone Kosovo....[/QUOTE]
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Kreks sa i perket toponomastikes bizantine ke te drejt, mirepo pak prej albanologeve jan duke u marr me kete qeshtje, poashtu nuk po don edhe me i besu toponomastikes bizantine pasiqe skan pregaditje per kete problem, sadoqe e theksojn sa per performanc neper emisione apo sesione shkencore.
    Beteja e Kosoves mendoj se do te jete edhe per nje kohe te gjat enigme, Ana Di Lellion askush prej studjuesve nuk eshte duke e polemizuar dhe kjo heshtje neper qarqet shkencore po me duket tejet injorante.
    Iu vjen inat: Pse me ardh i huaji me na e shkruajt historine?!
    Vijn te huajt perderisa studjuesit shqiptar sdijn asnji germ anglisht, vijn kur rrin ne zyrat e tyne duke chatuar ne internet, vijn kur shkencen humaniste e shohin me syrin e pazarxhise, e lypin myshteri me sy mshel!

    Shendet

  10. #240
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Ana di Leillo,ashte nji nacionaliste ,qe punon per serbin,ajo dihet qarte,edhe e dyta,Zotni Humanisti,Studiusit Shqipetare e dijne gjuhen Angleze,dhe se paku nji gjuhe te huej,ajo ashte e njoftun,sepse nuke mundesh te jesh studius i 10 gjuheve pore nji gjuhe te huej,dhe mer diplomen ose titullin studius,e treta Beteja e kosoves,ju dhe Kreksi mireni me ILUZIONE,dhe kure shkrueni per ket qashtje e jeni shume large ,te kesaj historie,per kahe,informimeve,per betejen e Kosoves KREKSI jep shum informime,bile per e tepermi,mirepo,per te hy kesaj qashtje,duhet ditur mire Historin tone ne KOSOVE,ne duhet zgjedh problemin,se pari duhet cekur,nder nji Instituti HISTORIK- ARKEOLOGJIK dy,Instituti,Albanologjik,kure nuke jane mare me ket qashtje,se nuke kane aftesi,Zotni Qazim Namani ka bamur permbledhje,te librit,pore kushe e lexon ate liber,kurkushi,vetem qka shofin ne internet shkruejn,edhe per juve kame te njejtin mendim,ju shkrueni,dhe gjueni vner ne studius Shqipetare,gja qe edhe une baje pjes,dhe nuke jemi ase PAZARGJI dhe ase nuke lypim mushteri me sy meshel,gjdo seminare,qe mbahet jashte per qashtje Arkeologjike ,historike ,gjuhesore-albanologjike marin pjes ata qe jane ne punesim jashte,ase i kane afer qytetet,ku mbahen ligjerata,dhe studime,per Shqipetare,mirepo ne te nuke marin pjes,studiusit te Kosoves,PSE? sepse nji bilet aeroplani kushone 400 euro pluse fjetja ,pluse ushqimi 1000 euro,ku ti mer studiusi 1000 euro per te marun pjes ne te,shteti nuke jepe asgja,sikurse ne Shqiperi,ashtu ne Kosove,marin pjes me 0,1 per qinde,kure dihet se botimet,dhe gazetat ,dhe mediat i mbushin gjepat me euro,ne dy anet e shtetit tone,edhe ate prej STUDIUSEVE,po te shikuojshe edhe te lexojshe edhe ketu,ne FORUMIN SHQIPETAR,marin pjes shume studius,dhe amatore studius,mirepo ne shumten e rasteve,dalin jashte kontestit,dhe largohen prej ketuhit,sepse nuke kontrolone kerkushi,vetem qka thojnedisa veta,duhet kupetuar se kujt i konvenon perjashtimi nga forumi,sikurse ne rastin time,une kame pritur dhe kame pritur dhe jame kthye ketu,edhe pse nuke kame ;shkrue ne forum Shqipetare,kame shkrue ne shume gazeta,te perditeshme,mirepo,mesimet duhet perforcue,e jo shkatrue nga nji ose dy persona,ne rastin tim5 persona,me gjuhen vetem se nuke kane argumente te pergjigjen,ne SHKENCE,HISTORi GJUHE ARKEOLOGJI,ky forum duhet jet i hapur,dhe te shkruhet ,dhe te informohet per krejt historia boterore ,mirepo ne rende te pare HISTORI SHQIPETARE.

Faqja 24 prej 49 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •