Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kosova, afër krizës

    Kriza ekonomike do ta godasë Kosovën, me apo pa marrëdhënie të mëdha me tregjet ndërkombëtare. Ekspertë ndërkombëtarë thonë se Kosova nuk duhet të bazohet vetëm në tregun e mbyllur, i cili, sipas tyre, nuk është zgjidhje për ta përballuar krizën

    Lidhjet e dobëta të Kosovës me tregjet ndërkombëtare nuk mund të llogariten fat që Kosova t’i shpëtojë krizës ekonomike botërore.

    Drejtori i Institutit Bankar të Rumanisë, Nikola Iordan Constantinescus, hedh poshtë pohimet e qeveritarëve të Kosovës se ekonomia e mbyllur e Kosovës do ta shpëtojë vendin nga kriza botërore. Ai thotë se ky është një gabim i madh. Një mashtrim optik, me të cilin, sipas tij, qeveria dëshiron ta shmangë panikun e qytetarëve. Për këtë, porosit qeverinë që të mos e nënvlerësojë fuqinë shkatërruese të cunamit ekonomik

    “Kriza do ta godasë Kosovën, me apo pa marrëdhënie të mëdha me tregjet ndërkombëtare. Në këtë gjendje do ta ketë më të vështirë ta përballojë krizën”, ka thënë Constantinescus.

    Ai shpjegon se varshmëria vetëm në kapitalin vendës do t’i rrisë normat e interesit, si dhe bankat do të hezitojnë të japin kredi të mëdha, duke krijuar një ambient të pafavorshëm financiar.

    “Të ardhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës do të zvogëlohen ashtu sikur edhe investimet e jashtme”, thekson Constantinescus, duke propozuar si zgjidhje imediate formimin e tregut të kapitalit. Kjo, sipas tij, do të jetë një mundësi e mirë për të tërhequr kapitalin nga jashtë dhe për ta bërë vendin më atraktiv për investime.

    Constantinescus thotë se ekonomitë në zhvillim, në të gjitha vendet, më së shumti kanë pësuar për shkak të sistemit të mbyllur ekonomik dhe mungesës së lidhjeve me tregjet ndërkombëtare.

    Edhe Ercan Gundogan, nga instituti për studime ekonomike dhe sociale “Universum”, thotë se argumentet e Qeverisë së Kosovë janë të gabueshme kur flasin për përdorimin e euros si valutë e palëkundshme nga kriza. Ai pohon se shkëmbimet tregtare janë në krizë, sidomos me rënien e eksportit dhe paralajmëron rënie të importit në muajt në vazhdim. Ndërtimet e objekteve afariste, në këtë kohë, Gundogan i sheh si investime të këqija dhe të paarsyeshme. Vlera e tyre thotë se do të devalvohet kur qytetarët nuk do të kenë para të blejnë si rezultat i papunësisë në rritje dhe mungesës së parave nga remitancat.

    “Investitorët do të ndërpresin investimet, importi do të pakësohet kur fuqia blerëse bie”, thotë Gundogan. Sipas tij, edhe ato investitorë që aktualisht kanë investuar kapitalin e tyre në Kosovë ka rrezik t’i tërheqin paratë nga tregu.

    “Qytetarët që kanë para nuk do të blejnë, sepse frikohen mos do të thellohet kriza edhe më tej”, pohon Gundogan.

    Megjithatë, zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, është optimist se Kosova nuk do të goditet nga ndonjë “cunam” i krizës botërore.

    Efektet negative të krizës, sipas tij, kanë filluar të zbuten dhe parashikimet e ekspertëve botërorë thonë se trendët stabilizuese priten në mesin e vitit 2010.

    Ai mohon se Kosova ka një ekonomi të mbyllur, por thotë se nuk ka një treg financiar.
    “Nuk kemi ekonomi të mbyllur, mirëpo nuk e kemi treg financiar. Këtë treg jemi duke punuar ta formojmë deri në fund të vitit”, thekson Hamza.

    Megjithëse Kosova nuk është e prekur drejtpërsëdrejti nga kriza, qeveria ka ndarë 200 milion euro për rast nevoje. Por, as Banka Qendrore e as MEF-i nuk e dinë se si do të përdoren këto para në rast se kriza troket në derë, pasi që nuk ka një strategji për shfrytëzimin e tyre.

    Kriza vështirëson punësimin
    Iniciativa e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për të zbutur papunësinë duke dërguar punëtorë sezonal nga Kosova në vendet tjera, pati hasur në vështirësi si pasojë e krizës ekonomike botërore. Zëvendësministri i MPMS-së, Gjergj Dedaj, ka thënë për media se përkundur vështirësive dhe “ngrirjes” së procesit që ka shkaktuar kriza ekonomike globale, strategjia e punësimit të qytetarëve jashtë vendi do të funksionojë.

    “Është me rëndësi të theksojmë se kriza ekonomike globale e cila parashihet që të tejkalohet ka goditur dhe të gjitha vendet e kanë ngrirë njëfarë mënyre këtë proces dhe ky proces është vështirësuar, mirëpo unë jam optimist se kjo do të ecë...”, ka thënë Dedaj. Kontingjenti me mbi 200 punëtorë do të niset këto ditë për në Afganistan.

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Mendoj se Kosova vetëm është në krizë!

    Vala e thellimit të krizës do ta bëjë edhe më të vështirë jetën në vend.

    Duke pas parasysh se kemi një qeverisje të dobët , kriza ka mundësi të eskaloi në pakënaqësi popullore.
    Kjo natyrish nuk do të ishte mirë për Kosovën , por nëse arrihet që të përmbyset kjo qeveri e rrenës , korrupcionit dhe të gjitha të kqijave të tjera, atëher do të jet shumë më mirë për Kosoven.

    Kosova ka nevoj për një qeverisje popullore , e jo avanturistike dhe antikombëtare cfarë është sot!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2009
    Vendndodhja
    Gjakovë
    Postime
    7
    Ha!
    Kosova eshte ne krize qe 20 vjet,kjo aspak nuk me habit.......ku ka me shku ma keq 60% e popullates pa pune qe 10 vjet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Kosova e pasluftes asht kriza 200 vjeçare.........saber nese keni ymer 200 vjet e gjeni selametin qe jo merreni gyrbetin........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •