Shekulli Online, 29/04/2009
Thirrje pėr reagimAnila Basha * |
Zoti President
Zoti Kryetar i Opozitės
Rreth orės 22.00 tė mbrėmjes sė djeshme, gazetarėt e Gazetės Shqiptare bėnė njė zbulim dramatik nė marrėveshjen e firmosur mes ministrave Basha e Bakojanis, praktikisht mes qeverisė shqiptare dhe qeverisė greke. Nė kėtė marrėveshje, me pak fjalė, Shqipėria ka pėrmbushur dėshirat greke (edhe ato qė fshihen nėn ujėra deri nė Qeparo), ndėrkohė qė qeveria shqiptare, e mandatuar nga populli ynė pėr tė na qeverisur siē duhet, pėr tė ruajtur dhe garantuar sovranitetin, vetėm dy muaj para zgjedhjeve tė pėrgjithshme i fal Greqisė, atė qė dje shteti ynė fqinjė e ka konsideruar si njė "interes strategjik".
Po ju drejtohem Juve dy funksionarėve tė lartė tė politikės nė vend, tė parit, Presidentit tė Republikės si garant i Kushtetutės, dhe tė dytit Kryetarit tė Opozitės si kandidati i ardhshėm pėr kryeministėr, qė tė mund tė shikoni, tė analizoni, dhe tė kuptoni kėtė marrėveshje.
Juve zotėrinj, dje shtrėnguat duart me kryeministrin Karamalis, por nė asnjė moment dhe asnjė rast, nuk kėrkuat ndonjė informacion pėr kėtė marrėveshje pėr ta bėrė publike.
Pėr ta zbėrthyer kėtė dokument, gjatė tetė orėve tė djeshme, kemi folur me ekspertė tė fushės, pėr tė parė sesi ndryshojnė 150 koordinatat e vijės ujore tė vendit tonė. Dhe rezultati ėshtė fatal. Nė kohėn e paqes, por me "ligjin e luftės" qė ende Greqia mban si ēengel mbi kokat tona, ne i kemi falur Greqisė, atė qė tė parėt tanė e kanė mbrojtur me shekuj.
Historia ėshtė e dhimbshme pėr kėtė komb. Ne shqiptarėt pranuam denatyralizimin e kufijve tanė nė vitin 1913, por nuk mundet asesi tė pranojmė ndryshimin e kufijve nė vitin 2009, nė shekullin e 21.
Ju zoti President jeni garant i Kushtetutės. Nė kushtetutėn tonė thuhet se ne jemi vend sovran, dhe nė asnjė moment nuk mund tė pranojmė qė territoret tona, tokėsore, ujore apo ajrore, tė mund tė falen nga njė kryeministėr apo politikė qeveritare e papėrgjegjshme.
Ju zoti Kryetar i opozitės, nesėr do tė luftoni pėr tė qenė kryeministėr, por nuk mund tė heshtni pėr ēfarėdolloj interesi, pėrballė kėsaj pėrdhosje tė emrit "shqiptar". Ndoshta shqiptarėve tė shekullit tė ri, u ka humbur nacionalizmi...
Ndoshta tani me integrimin tonė nė NATO nuk jemi mė tė rrezikuar nga ndonjė luftė hipotetike, e aq mė pak nga fqinji ynė Greqia; Por tė paktėn, pėr respekt tė vlerave dhe moralit tė kėtij kombi, nė zėrin e ndėrgjegjes qytetare tė gjithsecilit prej nesh, ju nuk mund tė lejoni ratifikimin, nė Tiranė apo nė Athinė tė kėsaj marrėveshjeje.
Ju drejtohem ju zotėrinj
, tė vini nė vend dinjitetin e mėpėrkėmbur nga njė qeveri qė llogaritė i bėn vetėm pėr ditėn e zgjedhjeve.
I drejtohem tė gjithė politikanėve shqiptarė qė tė reagojnė, tė ngrenė zėrin fort, tė pengojnė zbatimin e njė dokumenti ende sekret qė cenon interesat e shqiptarėve...
I drejtohem shoqėrisė civile, tė mund tė ngrejė zėrin fort pėr tė kėrkuar informacion mbi dokumentin e firmosur...
I drejtohem qytetarėve tė kėtij kombi, qė tė reagojnė fuqishėm, sepse pasi kemi "falur" shekullin e kaluar Ēamėrinė, nuk mund tė lejojmė qė tė falim sėrish territoret tona, qoftė edhe ujore.
Sepse ne bijtė e shekullit tė ri, nuk mund tė lejojmė qė vendi ynė tė shkatėrrohet nga politika e ditės. Sepse para sė gjithash, ne gazetarėt, politikanėt, intelektualėt, studentėt, fshatarėt, qytetarėt, biznesmenėt...jemi shqiptarė.
*Autorja eshte Kryeredaktore e "Gazeta Shqiptare"
Krijoni Kontakt