Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Thirrje ne Shkretetire?!

    Shekulli Online, 29/04/2009

    Thirrje pėr reagim
    Anila Basha * |

    Zoti President
    Zoti Kryetar i Opozitės


    Rreth orės 22.00 tė mbrėmjes sė djeshme, gazetarėt e Gazetės Shqiptare bėnė njė zbulim dramatik nė marrėveshjen e firmosur mes ministrave Basha e Bakojanis, praktikisht mes qeverisė shqiptare dhe qeverisė greke. Nė kėtė marrėveshje, me pak fjalė, Shqipėria ka pėrmbushur dėshirat greke (edhe ato qė fshihen nėn ujėra deri nė Qeparo), ndėrkohė qė qeveria shqiptare, e mandatuar nga populli ynė pėr tė na qeverisur siē duhet, pėr tė ruajtur dhe garantuar sovranitetin, vetėm dy muaj para zgjedhjeve tė pėrgjithshme i fal Greqisė, atė qė dje shteti ynė fqinjė e ka konsideruar si njė "interes strategjik".

    Po ju drejtohem Juve dy funksionarėve tė lartė tė politikės nė vend, tė parit, Presidentit tė Republikės si garant i Kushtetutės, dhe tė dytit Kryetarit tė Opozitės si kandidati i ardhshėm pėr kryeministėr, qė tė mund tė shikoni, tė analizoni, dhe tė kuptoni kėtė marrėveshje.

    Juve zotėrinj, dje shtrėnguat duart me kryeministrin Karamalis, por nė asnjė moment dhe asnjė rast, nuk kėrkuat ndonjė informacion pėr kėtė marrėveshje pėr ta bėrė publike.

    Pėr ta zbėrthyer kėtė dokument, gjatė tetė orėve tė djeshme, kemi folur me ekspertė tė fushės, pėr tė parė sesi ndryshojnė 150 koordinatat e vijės ujore tė vendit tonė. Dhe rezultati ėshtė fatal. Nė kohėn e paqes, por me "ligjin e luftės" qė ende Greqia mban si ēengel mbi kokat tona, ne i kemi falur Greqisė, atė qė tė parėt tanė e kanė mbrojtur me shekuj.

    Historia ėshtė e dhimbshme pėr kėtė komb. Ne shqiptarėt pranuam denatyralizimin e kufijve tanė nė vitin 1913, por nuk mundet asesi tė pranojmė ndryshimin e kufijve nė vitin 2009, nė shekullin e 21.

    Ju zoti President jeni garant i Kushtetutės. Nė kushtetutėn tonė thuhet se ne jemi vend sovran, dhe nė asnjė moment nuk mund tė pranojmė qė territoret tona, tokėsore, ujore apo ajrore, tė mund tė falen nga njė kryeministėr apo politikė qeveritare e papėrgjegjshme.

    Ju zoti Kryetar i opozitės, nesėr do tė luftoni pėr tė qenė kryeministėr, por nuk mund tė heshtni pėr ēfarėdolloj interesi, pėrballė kėsaj pėrdhosje tė emrit "shqiptar". Ndoshta shqiptarėve tė shekullit tė ri, u ka humbur nacionalizmi...

    Ndoshta tani me integrimin tonė nė NATO nuk jemi mė tė rrezikuar nga ndonjė luftė hipotetike, e aq mė pak nga fqinji ynė Greqia; Por tė paktėn, pėr respekt tė vlerave dhe moralit tė kėtij kombi, nė zėrin e ndėrgjegjes qytetare tė gjithsecilit prej nesh, ju nuk mund tė lejoni ratifikimin, nė Tiranė apo nė Athinė tė kėsaj marrėveshjeje.
    Ju drejtohem ju zotėrinj
    , tė vini nė vend dinjitetin e mėpėrkėmbur nga njė qeveri qė llogaritė i bėn vetėm pėr ditėn e zgjedhjeve.

    I drejtohem tė gjithė politikanėve shqiptarė qė tė reagojnė, tė ngrenė zėrin fort, tė pengojnė zbatimin e njė dokumenti ende sekret qė cenon interesat e shqiptarėve...

    I drejtohem shoqėrisė civile, tė mund tė ngrejė zėrin fort pėr tė kėrkuar informacion mbi dokumentin e firmosur...

    I drejtohem qytetarėve tė kėtij kombi, qė tė reagojnė fuqishėm, sepse pasi kemi "falur" shekullin e kaluar Ēamėrinė, nuk mund tė lejojmė qė tė falim sėrish territoret tona, qoftė edhe ujore.

    Sepse ne bijtė e shekullit tė ri, nuk mund tė lejojmė qė vendi ynė tė shkatėrrohet nga politika e ditės. Sepse para sė gjithash, ne gazetarėt, politikanėt, intelektualėt, studentėt, fshatarėt, qytetarėt, biznesmenėt...jemi shqiptarė.


    *Autorja eshte Kryeredaktore e "Gazeta Shqiptare"

  2. #2
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    I mbetet popullit, ta kundershtoje me vote!

    ... Mbas marrjes sė pushtetit nė 2005-ėn, Berisha i djegur nga qulli i bėrė me duart e tij nė ’97-ėn, kishte filluar t’i frynte kosit. Filloi qė ditėn e dytė, fushatėn pėr tė ēimentuar karriken dhe pushtetin e tij personal. Pasi i kishte trembur tė korruptuarit e PS dhe tė gjithė ata qė s’u kishte lėnė gjė pa thėnė, bėri marrėveshje dhe kontrata me mė te korruptuarit dhe dallaverexhinjte e vendit (edhe pse i rapotuam per gabimet qe po bente), me mafiozėt dhe kontabandistėt e Shqipėrisė dhe botės. Sepse pa tek ata fuqinė dhe forcėn e mashtrimit. Sepse mendoi pėr pushtetin e tij personal dhe kishte vendosur qė kėtė vend ta bėnte me maskarenjtė dhe vetėm pėr ata. Paralelisht me strukturat e PD, u ngritėn dhe dolėn haptazi, njohjet personale, lidhjet klanore, fisnore e korruptive, qė nga qėndra deri nė bazė. Nė ēdo hallkė dhe pranė tij u vunė besnikėt dhe servilėt, tė fortėt dhe ata qė ulėrinin mė shumė. Nyja gordiane ishte zgjidhur sheshit me pazare e dallavere, qė pėrbėnin energjinė e linjės informale dhe abuzive. Ata qė mbetėn tė humbur ishte populli, ata qė mbetėn tė fyer, tė tallur e tė tradhėtuar, ishin demokratėt e thjeshtė, baza e Partisė Demokratike. Ata, edhe pse kanė vendosur tė na gėnjejnė pėrsėri me premtime, po na habisin me kurajon, paturpėsinė dhe pafytyrėsinė e tyre. Ata nuk kanė mė moral tė kėrkojnė vota, por tė pėrgatiten pėr tė lėnė pushtetin dhe tė japin llogari, siē duhet tė veprohet nė tė tilla raste mashtrimi...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pallavrat e lahperices e mantenutes se edvin milo gjinush rucit.. anil bollino karlo bashes.. nuk pijne aq uje sa kujton kjo neperke enveriste..

  4. #4
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    bakojani. emri i ministres ėshtė bakojani. kur do mėsoni se emrat e gjinisė femėrore nuk marrin -s nė fund. palaēo gazetarė, doni tė shkruani pastaj edhe pėr politikė tė jashtme.

    lavira
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  5. #5
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Bizantin Lexo Postimin
    bakojani. emri i ministres ėshtė bakojani. kur do mėsoni se emrat e gjinisė femėrore nuk marrin -s nė fund. palaēo gazetarė, doni tė shkruani pastaj edhe pėr politikė tė jashtme.

    lavira
    Ne anglisht, frengjisht etc, edhe mbiemrat e personave greke te seksit femer marrin -s ne fund.

    Foreign Minister Ms. D. Bakoyannis travels to Albania for Prime Minister Mr. Karamanlis’ state visit on 27-28 April 2009

    http://www.mfa.gr/www.mfa.gr/en-US
    Déplacement de la ministre, Mme Bakoyannis en Albanie dans le cadre de la visite du Premier ministre, M. Karamanlis
    http://www.mfa.gr/www.mfa.gr/fr-FR
    Ka plot gjera se prapthi dhe teper irrituese ne gazetarine shqiptare, por -s ne fund te Bakojanit nuk eshte nje nga ato.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  6. #6
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anėtarėsuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Ne anglisht, frengjisht etc, edhe mbiemrat e personave greke te seksit femer marrin -s ne fund.
    ose mbase e dinė edhe kėta anektodėn qė qarkullon nė greqi se bakojani nuk ėshtė veēse micotaqi i veshur femėr.

    sidoqoftė, pėrdorimi edhe nga tė tjerėt i kėsaj forme nuk pėrbėn argument pėr saktėsinė e shqiptimit.
    Slagt ham! Kristenmands sųnn har dåret. Dovregubbens veneste mų.

    Gott mit Uns

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Znj.Basha,
    Aspak e nderuar Gazete dhe te tjere qe i qendroni pas (apo para),

    heshtni, kur nuk gezoni dot qe Shqiperia po ecen perpara, qe po hedh nje nga nje ato hapa per te cilat ju po hani veten me dhembe qe po e shihni qe po i hedh, heshtni! Ne rast se e keni hallin tek Shqiperia e tek shqiptaret shtrengoni veten qe semundjen tuaj mos e ndani me popullin, se nuk jua ka per borxh. Ne rast se doni lavdi e sukses si mashtrues nderroni profesion. Perndryshe do te jeni perfundimisht pergjegjes qe profesioni i gazetarit te jete profesion i perbuzur ne Shqiperi.

Tema tė Ngjashme

  1. Thirrje urgjente pėr ti ndihmuar shqiptaret ne veri
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 23:26
  2. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Celularet pergjues kane marre thirrje nga Shqiperia dhe SHBA-ja
    Nga YaSmiN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2006, 20:41
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2004, 04:34
  5. Bajram Curr: Njė ushtri bėn thirrje pėr bashkim
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 12:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •