Kėto kohėt e fundit opozita ka ngritur zėrin kundėr taksės sė votės, term qė sipas saj pėrcakton pagesėn qė duhet tė furnizojė ēdo qytetar pėr tu pajisur me kartė identiteti (letėrnjoftim). I kemi dėgjuar me vėmendje relative thirrjet e opozitės, mė tepėr pėr tė kuptuar ku qėndronte thelbi i kritikės sesa pėr tė mbajtur njė pozicion tė caktuar nė lidhje me kėtė debat.Mirėpo sa mė shumė tė mendohet nė lidhje me kėtė ēėshtje, aq mė shumė ngrihen pikėpyetje mbi sistemin e kartave tė identitetit tė iniciuar nga Qeveria. Nisma pėr tė pajisur popullsinė me karta identitet...
ėshtė pėr tu pėrgėzuar dhe njerėzit u turrėn qė tė aplikonin pėr pajisjen me letėrnjofim mė shumė tė shtyrė nga dėshira pėr tė vėnė rregull pėrfundimisht nė njė fushė ku sundonte amullia mė totale, sesa nga sanksionet qesharake qė po vendoste Qeveria. Me kėto sanksione ajo synonte qė tė mbyllej procesi i aplikimit sa mė shpejt, duke patur parasysh se askush nuk mund dhe nuk duhet ti shmangej kėtij procesi pėr arsye shumė tė thjeshta pėr tu kuptuar.
Megjithatė, javėt e fundit, ecuria e pajisjes me letėrnjoftime ka njohur njė bllokim dhe njėkohėsisht po shprehen shumė kritika tė cilat nuk duhet tė na lėnė indiferent, pasi ekziston njė mundėsi jo e vogėl qė ky proces gjigand tė pėrfundojė si fati i kartave elektorale tė qeverisjes socialiste - njė vrimė e madhe nė ujė. Mė tej, duke patur parasysh qė skandali mė i madh zgjat vetėm tre ditė, mundet qė ky i radhės tė kalojė me njė buzėqeshje tė shėmtuar elektorale dhe me premtime pėr pajisje me karta te tjera mė tė mira, mė tė bukura dhe pa lekė...
Mirėpo nuk do tė ishte e pėlqyeshme qė tė ndodhė njė gjė e tillė. Nuk duam po mbase ėshtė duke ndodhur... Sė pari, dhe kryesorja, askush nuk mund tė spekulojė me idenė se pa karta identiteti nuk mund tė votohet. Njė gėnjeshtėr e tillė ėshtė e paskrupullt, pasi e drejta e votės e sanksionuar me Kushtetutė nuk varet nga pajisja me njė kartė tė tilla. Ka dokumenta tė tjera qė mund tė vėrtetojnė identitetin e personit, duke filluar me pasaportėn. Ndėrsa pėr shtresat nė nevojė, Qeveria duhet tė kuptojė se pėrtej votimit, kartat e identitetit janė tė nevojshme pėr identifikimin e personit dhe se nuk mund tė spekullojė me kėtė argument duke u vėnė lakun nė fyt, apo duke kujtuar se 500 lekė shqiptarėt i kanė pėr kafe (dixit Kryetaren e Parlamentit).
Sė dyti, nuk kuptojmė pse pajisja me karta ėshtė njė shėrbim i pagueshėm. A nuk ėshtė bėrė njė tender pėr kėtė gjė? Dihet se mekanizmi i tenderit ėshtė bėrė me qėllim realizimin e diēkaje nga njė subjekt i specializuar, por me lekėt dhe sipas kushteve qė dikton shteti. Nė kėtė rast, pse duhet paguar pėr kartat, apo qė tė amortizohet harxhimi qė ka bėrė Shteti dhe pse jo, tė nxirret dhe ndonjė fitim? Po a nuk ėshtė detyrė e Shtetit qė tė pajisė qytetarėt e vet me mjete identifikimi?
Sė treti, po dėgjojmė lart e poshtė se kėto karta nuk do zėvendėsojnė detyrimin pėr pajisje me ēertifikata personale nė rast se njė institucion ose ambasadė e kėrkon njė gjė tė tillė. Pėr kėtė fazė transitore dhe mund tė ketė njė fije kuptimi. Mirėpo nuk bėhet fjalė pėr periudhė transitore, po pėrgjithmonė... Atėherė, ku qėndron nevoja pėr pajisje me njė mjet identifikimi qė kushton 1,200 lekė? Apo sipas parimit njė kilometėr njė polic, rrjedhimisht lind dhe nevoja tė identifikohemi njėherė pėr ēdo kilometėr...
Sė fundmi, por jo mė pak interesantja. Sipas Ligjit Pėr dokumentin e identitetit tė shtetasve shqiptarė thuhet nė nenin 6 se dokumenti i identitetit duhet tė pėrmbajė atėsinė dhe mėmėsinė, mjete shumė tė domosdoshme pėr tė identifikimin e personit. Mirėpo kėto tė dhėna mungojnė nė kartat e reja! Njė gjė e tillė na shtyn tė mendojmė nė rastin mė tė mirė se karta e identitetit do tė jetė dokumenti plotėsues i ēertifikatės personale, pra do vazhdojnė radhėt nė gjendjen civile dhe nė rastin mė tė keq, qė kėto karta mund shumė shpejt tė bėhen tė pavlefshme... Mirėpresim buzėqeshjen e radhės...
Marre nga:
http://gjeneralmegafoni.com
Krijoni Kontakt