Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Varfëria, nuk ka para të divorcohet nga gruaja

    Nje pasqyre te realitetit kesaj radhe ua sjell nga periferia e qytetit tim !

    " " Rrofte Qeveria !! " "


    FIER - Ka dy fëmijë dhe gruaja me të cilën bashkëjeton pret të tretin, por megjithatë, në regjistrat e gjendjes civile Bashkim Hima rezulton i martuar me dikë tjetër dhe pa dy fëmijët e tij. Jetesa në një varfëri të plotë, në fshatin Suk, ka bërë që burri i shtëpisë të mos ketë para as për të kryer divorcin e për t'u martuar me gruan me të cilën jeton prej vitesh. Nga bashkimi i tyre kanë lindur dy fëmijë, të cilët gjithashtu nuk rezultojnë të regjistruar në gjendjen civile. Gruaja e Bashkim Himës, e quajtur Bukurie, thotë se ka tentuar disa herë të vrasë veten në kushtet e gjendjes së rëndë ekonomike në të cilën ndodhen, ndërsa pohon se nuk di më ku të drejtohet për shpëtim.
    ***
    Dy vajzat: Eleni, 3 vjeçe, dhe Kristina, një vit e gjysmë nuk janë regjistruar në gjendjen civile. Të njëjtin fat pritet të ketë edhe fëmija tjetër që do të lindë. Bashkim Hima thotë se ka shumë vite që gruaja e tij e parë është larguar nga shtëpia për shkak të varfërisë së madhe. Më pas ai u martua me Bukurien, me të ka dy vajza. Kryefamiljari shprehet se ka shkuar në gjykatë, por i kanë thënë se duhet të vijë gruaja e parë e të realizojë ndarjen. "Nuk kam para që të shkoj në Fier e ta ndjek divorcin nga ana ligjore, kështu që vajzat sot askush s'i njeh si fëmijët e mi e nuk m'i regjistrojnë në gjendjen civile të komunës",- thotë Bashkimi. Gjithsesi, ai u ka vënë emrat Eleni dhe Kristina. Mosregjistrimi i ka sjellë kryefamiljarit edhe problemin e vizitave shëndetësore, pasi atyre iu duhet një dokument identifikimi, të cilin nuk e kanë.
    ***
    Familja Hima banon në një shtëpi të ndërtuar para 40 vjetësh me baltë dhe kallëma. Brenda ambienteve të saj të bie në sy varfëria. Në dhoma janë vendosur krevate me dërrasa dhe dollape të vjetra të para 40 vjetëve, ndërsa në një ambjent tjetër qëndron nëna e Bashkimit, një plakë 85 vjeçe. Ajo nuk sheh nga sytë qysh prej 7 vjetësh dhe gjithë ditën qëndron e vetmuar, shtrirë në krevat. "Kot sa jetoj, - shprehet e moshuara, - kur djali me gruan dhe mbesat e mia vuajnë për bukën e gojës". Në kuzhinë ndodhet një dollap ku mbahen enët e ushqimet. "Nuk kemi asgjë, - tregon Bukuria, gruaja e Bashkimit, e cila është e rënduar edhe nga barra. Me lot në sy ajo pohon se tashmë askush nuk iu jep më ushqime. - Tregtarët nuk na ndihmojnë më, pasi nuk kemi shlyer borxhet që kanë vite që janë marrë te ata. Disa prej tyre na i kanë falur, por edhe ata janë keq për veten e tyre, - vijon më tej ajo. - Unë kam dy fëmijë të vegjël dhe një pres tani, nuk di se çfarë të bëj. Kam tentuar t'i jap fund jetës, por s'e di kush do të m'i rrisë fëmijët". Në dhomën ku flenë dy vajzat dhe çifti Hima muret janë gjithë lagëshirë dhe si mobilim të vetëm kanë një divan dhe një krevat fëmijësh.
    ***
    Afërdita Hila, fqinje, thotë se familja e Bashkimit jeton në varfëri të plotë. Ajo shprehet se edhe lopët jetojnë më mirë se komshinjtë e saj. Afërdita thotë se ata jetojnë me pensionin e nënës së Bashkimit, ndërsa ky i fundit bën punë të ndryshme në familje të tjera si hyzmeqar. Lidhur me kushtet e këqija në të cilat banon kjo familje, kryetari i komunës Safet Rukaj, shprehet se ata i kanë ndihmuar vazhdimisht dhe në të ardhmen mund t'i ndihmojnë edhe me ndërtimin e një shtëpie. Por deri atëherë, Bashkimi dhe familja e tij e jashtëligjshme vazhdon të vuajë pasojat e varfërisë.

    KRISTAQ THANASI

    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Sa e sa familje mund te jene ne keto kushte jetese ? Kush mendon per ta ?

    Pergjigjia : Askush !!!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e katjushka
    Anëtarësuar
    25-04-2009
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    131
    po jo mi perla per ata mendon Sala.
    pse kot e shiti detin te greku ai.

    ashtu si e the dhe vete sa e sa te tjera familje jane ne kete gjendje
    me duket se ka pasur nje ligj per marjen e asistences socialenuk ekziston me ai?

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ligje ka sa te duash, puna eshte kush i zbaton !!!!

    Asistenca eshte 20 mij lek te vjetra ne muaj, por per ca vete deri aty, kur nuk kane as kartela mjekesore? Eshte turp, o njeres.

    Me se do i rrise ata femije, me se do i arsimoje? Per te vene duart ne koke !

    .... dhe marrim guximin flasim per BE, pikaaaaaaaaaa qe s'na bie !!!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Dihet qe shteti s'u ofron dhe kushtet me minimale te jeteses shtresave te varfera. Cdo gje duhet ta besh me forcat e tua.
    Po dhe ate derdimenin ku e con mushka te martohet prape, kur gruaja e pare e la dhe me femije pikerisht se ishin te varfer?!
    Pak drame ishte jeta e tij, po do merrte dhe gruan tjeter dhe femijet qe beri me te me qafe?!
    Per te bere divorcin s'kishte leke ai, por per te gjetur grua tjeter ishte me kollaj?!
    Mire gruaja e pare, po kjo e dyta nuk u interesua cik pse e kishte lene ajo e para dhe ne cfare kushtesh jetonte?! Apo vetem te gjejne nje cope burre, dhe kur martohen fillojne e flasin me vete.
    Ja qe dashuria nuk eshte e mjaftueshme per te krijuar nje familje.
    I shmangen vetmise dhe e zhytin veten ne halle dhe vujtje dhe me te medha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 29-04-2009 më 09:54
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Aq dine e aq bejne dea . Per me shume se historia dhe personazhet e saj, varferia ekstreme arrin deri ne palce ne shume familje e nuk ka per ta nje rruge shpetimi , nje ndihme ekonomike dhe sociale per ti bere njeres, e per ti nxjerr nga ai batak .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Histori rrënqethëse,tepër tronditëse.Në këto kohra që siç duan ti qujnë të "famshmit" politikane tranzicion, shume familje jane zhytur ne batakun e skamjes dhe te varferise ekstreme.Eshte per te ardhur keq qe nuk ka politika sociale.Po kush do kujdeset per keta njerez(Qe nuk dua ti ofendoj,por s'jane ne gjendje ta drejtojne jeten) ?!Nuk i lihet meshires kjo pune.Vertet kjo situate ka permasa te mbedha.Varferia eshte ulur kembekryq duhen masa te shpejta dhe teper kurajoze nga shteti per ta sjelle gjendjen ne normalitet.Zoti na ndihmofte qe te mos lexojme dhe shikojme skena te tilla.

  8. #8
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    kur e dine qe jane ne keto rethana jetese si marrin guximin e bejne nga tre femi " e pa imagjinueshme " dhe sidomos ne kohet e sotme qe gjerat spo vene mire, dhe liveli i jeteses po ulet dita-dites...sado qe mendojme vetem te hyme ne evrope keto raste konkrete na ndimojme te fokusojme me mire realitetin qe na rrethon qe duhet njehere te permirsojme ndimat sociale se shume familie te tilla e kane te veshtire te arrine ne funde te muajit.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    kur e dine qe jane ne keto rethana jetese si marrin guximin e bejne nga tre femi "
    Mos fol budallallëqe. Tre fëmijë është minimumi.

    Të bësh tre fëmijë dmth të jesh europian. Shqiptari i bën 5 e përpjetë.

    Nuk mund të kërkosh nga shqiptarët të zhdukin farën e tyre, veç pse politikanët nuk ndjekin politika sociale për të ndihmuar të varfërit.

    Unë të lind fëmijë pak? Kurse ai politikan vrimëbytha që nuk më ndihmon, të lind kopilë gjithandej nëpër shtëpi publike ngaqë ka lekë dhe të paguajë kurva?

  10. #10
    Edhe 10 të tjerë të bëjë ai po të dojë, ti vdesin për bukë pastaj.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 11:51
  3. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  4. Si Dashurojnë Burrat Dhe Si Dashurojnë Gratë?
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •