Jezusi deklaron se është vetëm i dërguar i Zotit:
Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.
Gjoni Kapitulli 17:3
O atë i drejtë, bota nuk të ka njohur, por unë të kam njohur; dhe këta e kanë njohur se ti më ke dërguar.
Gjoni Kapitulli 17:25
Jezusi paralajmëron ardhjen e një profeti tjetër:
``Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.
Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.
Jezusi thotë se kjo nuk është fjalë e tij por e Zotit:
Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.
Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju;
Jezusi thotë se ky profet do t’i mësojë njerëzit çdo gjë që në lidhje me fenë:
por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t`ju mësojë çdo gjë dhe do t`ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.
Jezusi vërteton që Zoti është më i madh se ai:
Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.
Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.
Jezusi deklaron se ky profet ka një pozitë të lartë në këtë botë:
Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;
Jezusi deklaron se kështu e ka urdhëruar Zoti:
por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar. Çohuni, ikim prej këndej!``.
Gjoni Kapitulli 14:15-31
Përgatiti: Sefedin Muçaj, Prizren, Kosovë.
Krijoni Kontakt