Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Dokumente Historike

    Nė librin “Histori e njė organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981” (Botim Toena, Tiranė, 2008), duke trajtuar ēėshtje programore tė Grupit Revolucionar, tė quajtur mė vonė Organizata Marksiste - Leniniste e Kosovės, kam shkruar: “Organizata kishte njė dokument programatik, tė vitit 1977-78, i cili ndodhet diku nė arkivat e gjyqėsisė dhe policisė jugosllave, por edhe nė Shqipėri, ku ishte dėrguar zyrtarisht bashkė edhe me shumė materiale tė tjera”. Pėr orientimet programore tė Organizatės, kishte edhe materiale e dokumente tė tjera, tė cilat janė shfrytėzuar si burim primar, por mungesa e kėtij dokumenti ndjehet nė libėr.
    Ky material i vlefshėm historik i kėsaj Organizate tashmė ėshtė gjetur. Dokumenti me titull “Nė rrugė drejt lirisė” ėshtė shkruar nė fund tė vitit 1977 ose nė fillim tė vitit 1978 nga Mehmet Hajrizi, dhe ėshtė gjetur nga Hasan Mala, bashkė me disa materiale tė tjera, nė prill tė vitit 2008 nė oborrin e shtėpisė sė Malajve nė Gjilan. Aty do ta ketė fshehur nė njė enė plastike, nėn pragun e derės sė oborrit, Rexhep Mala, veprimtar i shquar i Lėvizjes Kombėtare tė Kosovės dhe dėshmor i kombit.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    ( “Qėndresa e Rexhep Malės pėrballė torturave tė UDB..." )

    Dy vite mė parė janė gjetur edhe materiale tė tjera, tė fshehura nga Rexhep dhe Hasan Mala, thellė nė pusin e familjes sė tyre. Ata kishin ndėrtuar edhe njė bunker brenda shtėpisė, ku mbanin materiale dhe armatim tė fshehur, i cili kurrė nuk ėshtė zbuluar, as gjatė bastisjeve tė shpeshta qė policia jugosllave i bėnte familjes Mala. Kopertina me mbishkrimin “Filozofi”, brenda tė cilit ndodhej dokumenti, ėshtė bėrė nga vetė Rexhepi, pėr arsye maskimi gjatė pėrdorimit tė materialit. Kėtu (nė www.pashtriku.org) sjellim pėr herė tė parė para lexuesit tė sotėm kėtė dokument, me disa shkurtime tė parėndėsishme
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Mehmet HAJRIZI

    NĖ RRUGĖ DREJT LIRISĖ

    I

    Gjatė gjithė historisė sė tij, populli ynė nuk njeh pėrulje e nėnshtrim ndaj armiqve tė shumtė, tė fuqishėm e tė egėr. Nėn udhėheqjen e Skėnderbeut legjendar, shqiptarėt pėr njė ēerek shekulli rresht luftuan heroikisht kundėr hordhive otomane dhe mbrojtėn lirinė e trojeve tė veta tė shtrenjta. Qė nga ajo kohė populli ynė nuk e pushoi luftėn pėr liri dhe pavarėsi, duke shkruar me gjak faqe lavdie e heroizmi nė historinė e tij.
    Vitalitetin e tij pėr tė mbrojtur tė drejtėn qė tė ekzistojė si komb, dashurinė e pafund pėr liri e pavarėsi, populli ynė e tregoi me njė forca tė madhe gjatė viteve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e cila luftoi heroikisht pėr njohjen e kombit shqiptar si njė e tė pandarė e respektimin e parimit tė kombėsisė ndaj tij, pėr ruajtjen e paprekshmėrisė sė tėrėsisė sė trojeve kombėtare dhe bashkimin e tokave tė Shqipėrisė nė njė shtet tė vetėm e tė lirė. Janė tė njohura luftėrat e pėrgjakshme qė bėri populli ynė i udhėhequr nga Lidhja Shqiptare pėr mbrojtjen e krahinave tė tij tė Plavės e Gucisė, Hotit , Grudės e Ulqinit, tė cilat me forcėn e armėve donin t’i shkėpusnin fuqitė e mėdha pėr tė kėnaqur lakmitė e fqinjėve grabitqarė tė Shqipėrisė. Trimėri tė rrallė tregoi ushtria vullnetare e udhėhequr nga Heroi i Popullit, Sulejman Vokshi, nė luftė kundėr ushtrisė turke, tė dėrguar nga Porta e Lartė pėr ta shkatėrruar Lidhjen. Njė heroizėm tė shkėlqyer nė historinė e popullit tonė pėrbėjnė betejat e pėrgjakshme tė kosovarėve tė udhėhequr nga trimat e shquar si Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Mic Sokoli, Bajram Rama, Sefė Kosharja, Smajl Hyseni etj.
    Platforma politike e Lidhjes e pėrpunuar nė zjarrin e luftės ēlirimtare, mbeti si bazė e programit tė lėvizjes kombėtare shqiptare, gjatė gjithė periudhės deri mė 28 nėntor 1912. Pas shekujsh robėrie, populli ynė, mė 28 nėntor 1912 arriti fitoren e madhe historike, krijoi shtetin e pavarur kombėtar shqiptar. Baza politike, ideologjike, kulturore dhe organizative e kėsaj fitoreje tė madhe ishte pėrgatitur me durim dhe luftė pėr dhjetėra vjet me radhė nga rilindėsit tanė tė shquar. Luftėtarėt tanė tė shquar tė pushkės e tė penės, Abdyl, Naim e Sami Frashėri, Naum Veēilharxhi Konstandin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi etj., i dhanė lėvizjes pėr liri njė platformė tė qartė politike me objektiv sigurimin e lirisė sė Atdheut, pavarėsisė sė tij tė plotė e tė pacunguar nga ana territoriale. Shpallja e pavarėsisė ishte kurorėzim i luftėrave shekullore tė popullit tonė pėr liri, ishte rrjedhim i luftėrave tė popullit tonė nė tė katėr anėt e Atdheut, tė udhėhequr nga trimat tanė popullorė, Themistokli Gėrmenji, Spiro Ballkameni, Ēerqiz Topulli, Dedė Gjo Luli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi e shumė tė tjerė. Kėto luftėra ēuan nė kryengritjen e pėrgjithshme tė Shqipėrisė mė 1912, e cila tronditi nga themeli sundimin osman dhe i hapi rrugėn shpalljes sė pavarėsisė.
    Shteti shqiptar e filloi jetėn e vet nė kushte historike shumė tė vėshtira. Tokat shqiptare u bėnė plaēkė nė tregun imperialist. Pothuajse gjysma e tyre, me vullnetin e fuqive imperialiste u shkėput nga trungu i Shqipėrisė dhe hyri nėn zgjedhėn e huaj. Trualli shqiptar u copėtua rėndė. Re tė zeza tė njė robėrie tė re mbuluan qiellin e Kosovės sė Hasan Prishtinės, Isa Boletinit e Bajram Currit dhe tė krahinave tjera shqiptare qė mbetėn nėn sundimin e huaj. Shovinistėt serbė e malazezė derdhėn gjithė tėrbimin e tyre tė egėr mbi popullin tonė nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi. Edhe nė kėto situata tė rėnda, populli ynė nuk u pėrkul e nuk u nėnshtrua; ai vazhdoi rrugėn e tij tė luftės me armė nė dorė pėr tė fituar lirinė dhe pėr bashkim kombėtar. Me heroizėm tė pashoq populli ynė i bėri ballė politikės sė shfrenuar shkombėta- rizuese dhe shfarosėse qė zbatohej ndaj tij nga shovinistėt serbė e malazezė.
    Fqinjėt grabitqarė lakmonin tė copėtonin gjithė Shqipėrinė. Fuqitė imperialiste e dhndėrruan Shqipėrinė nė shesh lufte gjatė Luftės sė Parė Botėrore, e pushtuan ushtarakisht dhe e rrėnuan ekonomikisht. Ato nuk menduan kurrė tė ndreqnin padrejtėsitė qė kishin bėrė ndaj Shqipėrisė mė 1913, kur e cunguan, por pėrkundrazi, kishin vendosur ta copėtonin krejt atė pėr tė kėnaqur lakmitė e fqinjėve tė saj grabitqarė. Kėtij qėllimi i shėrbente Traktati i fshehtė i fuqive imperialiste nė Londėr, nė prill tė vitit 1915.
    Detyrė dite pėr popullin shqiptar ishte mbrojtja e tėrėsisė territoriale tė shtetit shqiptar, detyrė kjo qė e vuri nė lėvizje gjithė popullin. Lufta e vendosur e popullit shqiptar pėr tė mbrojtur tėrėsinė tokėsore tė shtetit tė tij, bėri qė planet imperialiste tė dėshtojnė. Njė kontribut tė madh nė kėtė kohė, nė bashkimin, mobilizimin dhe organizimin e masave popullore shqiptare nė luftė pėr ēlirimin kombėtar tė vendit, pėr demokratizimin e tij dhe bashkimin kombėtar, dha Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės.
    Ndėrkohė ushtria e krajlit tė Beogradit po bėnte masakra tė papara mbi popullin shqiptar tė Kosovės dhe tė krahinave tjera shqiptare tė sunduara prej tij. Vetėm gjatė viteve tė para tė sundimit tė shovinistėve, nė Kosovė u shfarosėn 200.000 shqiptarė, shumė tė tjerė u dėbuan nga vatrat e tyre, tė cilat pastaj u kolonizuan. Por populli ynė nuk epej; mbronte qenien e tij si popull, ruante gjuhėn e kulturėn e tij, organizonte qėndresėn e armatosur kundėr pushtuesve shovinistė. Kėshtu, nėn udhėheqjen e drejtpėrdrejtė tė Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės, nė malet e Kosovės kreshnike, luftonin shumė ēeta trimash tė udhėhequra nga Azem Galica, Musė Zeka, Ajet Ēaushi, Beqir Rexha etj...
    Klasat sunduese i kishin tradhtuar gjithmonė interesat e popullit dhe e kishin shitur te tė huajt Shqipėrinė. Edhe regjimi feudoborgjez i Ahmet Zogut e shiti te fashistėt italianė Shqipėrinė. Populli shqiptar, i tradhtuar nga Zogu, u robėrua nga fashizmi..Nėn udhėheqjen e Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, populli shqiptar u ngrit nė kėmbė dhe i bashkuar nė Frontin Nacionalēlirimtar, me armė nė dorė, u hodh nė luftėn mė tė madhe tė historisė sė tij, pėr ēlirim kombėtar e shoqėror, dėboi armiqtė fashistė nga Atdheu i tij, shkatėrroi nga themelet pushtetin e vjetėr dhe mbi gėrmadhat e tij ndėrtoi shtetin e ri tė demokracisė popullore, si formė tė diktaturės sė proletariatit. Mė 29 Nėntor 1944 Shqipėria fitoi pavarėsinė e vėrtetė, populli shqiptar mori nė dorė fatet e tij...
    Gjatė Luftės sė dytė botėrore, fashistėt pushtuan edhe Kosovėn dhe krahinat tjera shqiptare nė Jugosllavi. Populli ynė nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi, ashtu si gjithė populli shqiptar, rroku armėt dhe u ngrit nė luftė pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror. Ai mendonte se nė kėtė luftė, jo vetėm do tė fitonte mbi armiqtė fashistė e tradhtarė, por do tė fitonte edhe tė drejtėn e vetėvendosjes pėr bashkimin me shtetin shqiptar, pasi tė triumfonte revolucioni nė Shqipėri e nė Jugosllavi. Por batakēinjtė revizionistė nė udhėheqje tė PKJ, qysh gjatė Luftės, nė fshehtėsi, kishin thurur plane pėr tė futur nėn sundimin e tyre, jo vetėm Kosovėn e krahinat tjera shqiptare qė sundonin krajlėt dikur, por edhe gjithė Shqipėrinė. Plani i revizionistėve titistė pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nė njė republikė tė shtatė tė Jugosllavisė, dėshtoi me turp...
    Nė tradhti, me mjete e metoda tė poshtra dhe me forcėn e armėve, banda e Titos arriti tė ripushtojė dhe tė vejė nėn sundimin e saj Kosovėn e krahinat tjera shqiptare qė mbante tė pushtuara mė parė borgjezia serbe e jugosllave...Pasi vranė nė tradhti shumė udhėheqės shqiptarė kosovarė tė Luftės Nacionalēlirimtare, komunistė, patriotė, liridashės dhe pėrparimtarė, pasi bėnė pėr vete ndonjė Fadil Hoxhė, Ali Shukri, Xhavit Niman etj., titistėt organizuan mbledhje formale, si ajo nė Prizren mė 1945, pėr tė deklaruar se gjoja populli ynė “vetėvendosi” tė bashkohet me Jugosllavinė, me Titon, me Rankoviqin e shokėt e tyre dhe jo me Shqipėrinė e lirė e tė pavarur.
    Pėr shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi filloi tė pėrsėritet nė njė formė akoma mė tė egėr, historia e viteve pas 1913-ės,. Ushtria e Titos u hodh si e ēmendur mbi popullin tonė dhe bėri masakra tė padėgjuara nė analet e historisė. Burgjet jugosllave u mbushėn plot shqiptarė tė ndershėm, mbi tė cilėt bėnte kėrdinė UDB-ja e Rankoviqit. Mbi popullsinė shqiptare nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, vazhdoi zbatimi i politikės sė egėr tė gjenocidit, kolonizimit tė trojeve shqiptare, shtypjes e shfrytėzimit tė egėr kolonial, dėbimit me dhunė tė shqiptarėve nga trojet e veta dhe e mohimit tė drejtave elementare, si e emrit, gjuhės, kulturės kombėtare etj...
    Populli shqiptar i Kosovės, Maqedonisė e Malit tė Zi, nuk iu bind dhe nuk iu nėnshtrua robėruesve tė rinj revizionistė. Ai i rezistoi politikės barbare fashiste tė bandės sė Beogradit, mbrojti qenien e tij, ruajti gjuhėn e kulturėn e tij dhe luftoi pareshtur, nė forma e me mjete tė ndryshme kundėr regjimit gjakatar tė Titos.
    Njė kontribut nė kėtė drejtim pėrbėjnė grupet dhe organizatat e ndryshme patriotike tė cilat i kishin vėnė vetes pėr detyrė tė luftonin pėr liri dhe bashkim kombėtar, por qė pėr shkak tė paqartėsive, organizimit jo tė shėndoshė e tė shkėputjes nga masat, nuk qenė nė gjendje tė veprojnė nė kushte tepėr tė rėnda represive dhe tė njė rrjeti tė dendur agjentėsh policorė, prandaj zbuloheshin nga armiku, ose binin nė kurthe tė pėrgatitura prej tij dhe goditeshin pa mėshirė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    II

    Rėnia e vazhdueshme e prodhimit, ngritja e paparė e ēmimeve, e kostos sė jetesės, inflacioni i papėrmbajtshėm, papunėsia e madhe nė vend dhe emigracioni i shfrenuar i krahut tė lirė tė punės jashtė, kaosi politik dhe ideologjik, grindjet e konfliktet e tėrbuara pėr pushtet, shthurja morale etj., janė disa nga pamjet e shėmtuara tė krizės sė gjithanshme qė ka mbėrthyer Jugosllavinė prej kohėsh. Karakteristikė e ekonomisė jugosllave ėshtė jo vetėm zhvillimi i dobėt e disproporcional, por edhe varėsia e saj nga sistemi botėror kapitalist dhe rritja e vazhdueshme e borxheve, qė kanė bėrė ta humbė Jugosllavia pavarėsinė. Gjendja e rėndė e proletariatit dhe e masave tė tjera punonjėse, mbi tė cilat bien tė gjitha pasojat e krizės dhe shfrytėzimi i egėr kapitalist, i ka shtyrė tė shpėrthejnė zemėrimin e papėrmbajtshėm kundėr regjimit revizionist, me greva tė shumta, protesta, demonstrata e pėrleshje...
    Njė problem mjaft i mprehtė nė Jugosllavi ėshtė edhe ēėshtja nacionale, pėr shkak tė shtypjes e zhvillimit tė pabarabartė dhe tė luftės hegjemoniste. Sistemi titist, jo vetėm nuk i zgjidhi konfliktet e vjetra midis kombeve e kombėsive, por i thelloi ato akoma mė shumė, duke u mohuar tė drejtėn sovrane kombeve e kombėsive, kurse ndaj disa kombėsive vazhdoi akoma mė e tėrbuar politika e gjenocidit e filluar nga krajlėt...
    Krahina e Kosovės dhe krahinat tjera shqiptare, nėn sundimin e revizionistėve, janė viset mė tė pazhvilluara nė mbretėrinė e Titos. Kėto krahina trajtohen si koloni tė Jugosllavisė titiste. Popullsia shqiptare e kėtyre krahinave jeton nė skamje e mjerim, errėsirė e padituri. Ndaj popullit tonė nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, klika gjakatare e Titos ka zbatuar dhe zbaton njė politikė fashiste tė shtypjes kombėtare.
    Propaganda revizioniste bėn zhurmė tė madhe pėr tė ashtu quajturėn “autonomi” qė i paskan dhėnė Kosovės titistėt, pėr zgjidhjen nė mėnyrė “marksiste-leniniste” tė ēėshtjes kombėtare, pėr “shqiptarizimin” e disa organeve shtetėrore dhe partiake revizioniste nė Kosovė, pėr tė “drejtat” qė i gėzuaka populli ynė i robėruar etj., etj. Popullit tonė nėn robėrinė revizioniste, jo vetėm iu mohua me armė e drejta pėr vetėvendosje, u shtyp me gjak aspirata e tij e lartė pėr bashkim kombėtar e u robėrua, por edhe u copėtua nė tri republika tė Federatės jugosllave me qėllim qė tė sundohet mė lehtė dhe tė pėrjetėsohet sundimi i revizionistėve nė kėto krahina. Popullsia shqiptare nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi, edhe pse pėr kah territori, ashtu edhe pėrkah numri i banorėve, bėn mė shumė se dy republika jugosllave, nė fakt nuk ka shumė nga tė drejtat elementare tė pėrcaktuara me kushtetutė, e tė mos flasim pėr “autonomi”...
    Kosova shtypet e shfrytėzohet nga revizionistėt ashtu si nė kohėn e krajlėve. Revizionistėt kanė pėrforcuar mė shumė se kurrė dhe mė shumė se askund tjetėr, nė Kosovė, armėt e dhunės fashiste, ushtrinė, policinė, shėrbimin e fshehtė, kontrollin policor etj. Ata kanė mbushur burgjet e tyre tė shumta me shqiptarė tė ndershėm, pėrparimtarė, patriotė e komunistė. Kosova ėshtė kthyer nė njė treg tė bardhė, ku krahu i lirė i punės blihet me ēmim shumė tė ulėt, qoftė pėr interesat e borgjezisė sė republikave jugosllave, qoftė pėr kapitalin imperialist botėror. Klika e Titos, Kosovėn e ka njė burim tė madh tė lėndėve tė para tė cilat i shfrytėzon egėrsisht me ēmime ēfarė asaj i pėrgjigjen dhe tė diktuara prej saj...
    Pėr tė mashtruar masat popullore, revizionistėt kanė futur nė organet e tyre udhėheqėse, shtypėse e shfrytėzuese nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, bile edhe nė Federatė, shqiptarė renegatė tė popullit tonė, tė cilėt s’janė tjetėr, pos vegla nė duart e tyre pėr ta shtypur e shfrytėzuar popullin tonė. Kėta tradhtarė janė kėmbė e kokė nė shėrbim tė regjimit titist dhe armiq tė deklaruar tė popullit tonė.
    Si pasojė e shtypjes e shfrytėzimit kolonial, Kosova dhe krahinat tjera shqiptare nė Jugosllavi, kanė mbetur vende tė prapambetura me njė zhvillim tė dobėt ekonomik, me njė industri tė pazhvilluar dhe bujqėsi primitive. Nė vitin 1958 prodhimi industrial pėr frymė nė Kosovė pėrfaqėsonte vetėm 34 pėr qind tė prodhimit pėr frymė tė Jugosllavisė, nė njė kohė kur ai i Sllovenisė ishte 250, i Kroacisė 150 dhe i Maqedonisė, e cila konsiderohet ndėr republikat mė tė pazhvilluara, 51 pėr qind. Nė vitin 1975 tė ardhurat kombėtare dhe tregues tė tjerė tė rėndėsishėm tė Kosovės ishin dy herė pas Bosnjės e Hercegovinės, Maqedonisė e Malit tė Zi, tri herė pas Serbisė, katėr herė pas Kroacisė, pesė herė pas Vojvodinės, gjashtė herė pas Sllovenisė...
    Kosova ka pasuri tė shumta qė nuk i shfrytėzon populli, por revizionistėt e tradhtarėt. Tė marrim vetėm disa prej tyre. Nė vitin 1976, p.sh., Kosova dha 3.505.000.000 kilovat orė energji elektrike, e cila kryesisht dėrgohet nė republikat tjera (nė njė kohė kur disa qindra fshatra kosovare akoma pėrdorin llapat e vajgurit), afėr 7.000.000 tonė linjit, 1.753.000 tonė xehe plumbi e zinku, 139.000 tonė boksit, 2.022 tonė krom, 1.000 tonė koncentrat piriti, 93 tonė argjend, 29.000 tonė zink, 137.000 tonė magnezit tė papėrpunuar, 4.844 tonė magnezit tė pjekur kaustik, 50.000 tonė sintermagnezit, 12.000 tonė akumulatorė etj.
    Kriza e rėndė qė ka mbėrthyer ekonominė e Kosovės, ashtu si atė jugosllave, sidomos nga viti 1960, e ka bėrė gjithnjė e mė tė vėshtirė jetėn e masave tė gjera popullore...Revizionistėt i hedhin pasojat e krizės mbi kurriz tė masave. Papunėsia shtohet vazhdimisht duke marrė pėrpjesėtime tė papara. Nė 100 banorė nė Kosovė janė vetėm 9 tė zėnė me punė, afro 70.000 vetė nė Kosovė janė regjistruar nė ente pėr inkuadrim, ku kėrkojnė punė, por numri i tė papunėve ėshtė shumė herė mė i madh, sepse pjesa mė e madhe e tyre nuk paraqiten nė kėto ente, pasi ėshtė krejt e kotė tė kėrkosh ndihmė prej tyre, nė njė kohė kur mundėsitė e inkuadrimit nė punė janė shumė tė vogla. Kurbeti, kjo plagė e vjetėr e popullit tonė, tani ėshtė hapur mė shumė se kurrė nė popullsinė shqiptare tė Kosovės, Maqedonisė e Malit tė Zi. Vetėm nga Kosova, nėpėrmjet tė enteve pėr inkuadrim, kanė shkuar nė botėn kapitaliste, pėr tė kėrkuar punė mbi 50.000 vetė. Me mijėra tė tjerė kanė shkuar pa ndėrmjetėsimin e enteve. Njė ushtri tjetėr po kaq e madhe e tė papunėve shqiptarė ėshtė shpėrndarė nėpėr republikat jugosllave, ku bėjnė punėt mė tė rėnda fizike me paga sa pėr tė siguruar kafshatėn e gojės.
    Aspekte tjera tė krizės sė rėndė ekonomike nė Kosovė, janė edhe inflacioni nė ngritje tė vazhdueshme, rritja galopante e ēmimeve, ngritja e kostos sė jetesės si dhe shtimi i taksave pėr masat. Tė gjitha kėto kanė shtuar akoma mė shumė varfėrinė e masave popullore.
    Nė Kosovė dhe krahinat tjera shqiptare nė Jugosllavi ekziston njė prapambetje e theksuar sociale dhe kulturore. Shtypja dhe shfrytėzimi, jeta e rėndė dhe varfėria, kanė krijuar kushtet qė sėmundjet tė bėjnė kėrdinė, tė cilat kanė pėr pasojė shkurtimin e jetės dhe vdekjet e parakohshme. Shėrbimi mjekėsor nė fshat pothuajse mungon fare, por edhe ai nė qytet kushton aq shtrenjtė sa popullsia e varfėr nuk mund ta pėrballojė. Numri mesatar i banorėve nė Kosovė pėr njė mjek ėshtė 2.155, sipas statistikės qė kanė dhėnė vetė revizionistėt. Gruas i mungon nė pėrgjithėsi kontrolli mjekėsor, jo vetėm gjatė shtatzėnisė, por edhe gjatė lindjeve. Vetėm nė vitin 1970, sipas statistikės, nė Kosovė kanė lindur 340 foshnje tė vdekura nė spitale, kurse nė ēdo dhjetė foshnje tė lindura gjallė, njė ka vdekur. Kėto tė dhėna nuk mund tė jenė tė sakta, pasi numri i grave qė shkojnė nė spitale pėr lindje ėshtė fare i vogėl.
    Nė pjesėn mė tė madhe tė fshatrave kosovare dhe tė krahinave tjera shqiptare nė Jugosllavi, mungojnė krejtėsisht lidhjet e komunikacionit dhe furnizimi i popullsisė me artikuj elementarė tė konsumit tė pėrgjithshėm. Kjo e ka vėshtirėsuar akoma mė shumė jetėn e masave popullore.
    Analfabetizmi ėshtė mė i theksuar se kudo tjetėr nė Jugosllavi, nė popullsinė shqiptare tė robėruar. Sot rreth gjysma e popullsisė shqiptare nė Jugosllavi ėshtė analfabete. Analfabetizmi nė Kosovė, sipas shėnimeve zyrtare, jo vetėm nuk zvogėlohet, por rritet vazhdimisht. Ndodh kėshtu, pėr arsye tė vėshtirėsive tė shkollimit, mungesės sė shkollave etj. Edhe ato shkolla qė janė hapur, nuk kanė mundėsi tė pėrfshijnė gjithė fėmijėt e tė rinjtė e moshės shkollore, sepse u mungojnė kushtet themelore, si lokali, mėsuesit etj. Por nė mungesė tė shkollave dhe organizimit tė jetės kulturore, revizionistėt kanė hapur mejtepe, i kanė kthyer xhamitė e kishat nė “shkolla” fetare dhe hoxhallarėt e priftėrinjtė nė “mėsues” pėr tė pėrhapur ideologjinė fetare, sidomos te tė rinjtė. Revizionistėt, ashtu si tė gjithė armiqtė tjerė tė popullit tonė mė parė, e pėrdorin fenė dhe ideologjinė e saj qė ta pėrēajnė popullin tonė, ta shtypin e ta shfrytėzojnė mė lehtė atė, tė kultivojnė tek ai ndjenjėn e pafuqishmėrisė pėrballė vuajtjeve e mjerimit.
    Degjenerimi shpirtėror i njerėzve, dhe nė radhė tė parė i rinisė ėshtė synim me qėllime tė caktuara nga revizionistėt. Politika reaksionare antipopullore, shtypėse e shfrytėzuese qė zbatojnė revizionistėt dhe tradhtarėt ndaj popullit tonė nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, tė cilit i mungojnė jo vetėm tė drejtat kombėtare, por edhe ato shoqėrore, jeta e rėndė, varfėria e mjerimi, kanė bėrė qė ky i fundit tė mbushet zemėrim kundėr revizionistėve e tradhtarėve dhe tė jetė nė armiqėsi me ta.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Qysh para Luftės sė dytė botėrore nė Kosovė ekzistonin disa ndėrmarrje pune, nė tė cilat borgjezia jugosllave shfrytėzonte pasuritė e Kosovės dhe djersėn e punėtorėve qė punonin nė to. Revizionistėt jugosllave i zgjeruan ato ndėrmarrje (siē ėshtė “Trepēa”) dhe ngritėn tė reja tė tipit kapitalist, ku shfrytėzohet pa mėshirė gjaku dhe djersa e klasės punėtore tė Kosovės.
    Klasa punėtore e Kosovės ėshtė pėrqendruar kryesisht nė Kombinatin “Trepēa” tė Mitrovicės, (i cili merret mė shumė me nxjerrjen e mineraleve nga nėntoka nė Stari Tėrg, Kishnicė, Hajvali, Novobėrde etj.), nė Minierėn e magnezitit nė Magurė, tė Kromit nė Devė, nė Kombinatin Xehetar Energjetik, Kimik e Metalurgjik “Kosova” nė Obiliq, nė Kombinatin Ndėrtimor “Ramiz Sadiku” nė Prishtinė e ndėrmarrje tjera tė ngjashme, si “Izgradnja nė Pejė, “Kosova” nė Vuēitėrnė, “Soliter” nė Gjilan etj., nė Kombinatin Bujqėsor Industrial “Agrokosova”, nė Fabrikėn e ēimentos nė Elez Han, nė Fabrikėn e vajit nė Ferizaj, tė sheqerit nė Pejė, tė duhanit nė Gjilan, tė amortizatorėve nė Prishtinė, tė kėpucėve nė Pejė e Prizren, tė tekstilit nė Gjilan e Gjakovė, nė Ndėrmarrjen e rrugėve nė Prishtinė, nė Fabrikėn e gomės nė Suharekė, tė gypave nė Ferizaj, nė Shtypshkronjėn “Rilindja” nė Prishtinė, nė ndėrmarrjet tregtare, tė komunikacionit, tė pėrpunimit tė drurit, tė hotelierisė etj.
    Nė kėto ndėrmarrje sundon mbi punėtorėt kasta drejtuese e burokratėve dhe e teknokratėve. Drejtori (ose shpeshherė drejtorėt e shumtė nė njė ndėrmarrje edhe krejt tė vogėl) ka kompetencat e njė padroni tė vėrtetė, sidomos nė fushėn e shpėrndarjes sė pagave. Raporti i pagave midis drejtuesve burokratė nė kėto ndėrmarrje dhe punėtorėve prodhues, ėshtė njė me njėzetė, njė me tridhjetė e mė shumė, pa llogaritur kėtu format tjera tė fitimit pėr drejtuesit siē janė honorarėt, mėditjet e udhėtimeve zyrtare e plot privilegje tjera... Punėtori qė arrin tė futet nė kėto ndėrmarrje nė punė i duhet mė parė tė vejė nė dispozicion tė drejtuesve burokratė, si ryshfet, shpeshherė, jo mė pak se dhjetė paga mujore. Punėtorit, paga qė merr nuk i mjafton as pėr mbajtjen e jetės. Ai detyrohet tė kėrkojė punė te privatėt, pas orarit tė punės edhe tė dielave qė tė sigurojė kafshatėn e bukės. Paga e tij, edhe ashtu e vogėl, cungohet vazhdimisht nė emėr tė “stabilizimit”, “mbulimit tė humbjeve”, “sanimit tė gjendjes”, “vetėkontributeve”, ”ndihmave” etj., qė shpeshherė gllabėrojnė gjithė pagėn e punėtorit ose e ulin atė nė nivel minimal pėr njė kohė tė pacaktuar...
    Nė tė njėjtėn kohė ēmimet e kostoja e jetesės rriten vazhdimisht, qė vetvetiu ulė me marifet pagat e punėtorėve.. Barra e krizės sė rėndė hidhet kėshtu krejtėsisht nė kurriz tė punonjėsve. Si shprehje e shfrytėzimit kolonial qė borgjezia revizioniste jugosllave i bėn Kosovės dhe klasės sė saj punėtore, pėrkundėr pagave shumė tė ulėta tė punėtorėve nė republikat jugosllave, punėtorėt kosovarė i marrin ato dyfish mė tė ulėta nė krahasim me ata jugosllavė. Ndėrkaq vetė shtypi jugosllavė shkroi se nė Prishtinė p.sh., ėshtė jeta mė e shtrenjtė nė Jugosllavi. Pėrveē borgjezisė sė madhe jugosllave dhe kastės tradhtare e borgjeze kosovare, klasėn punėtore tė Kosovės e shfrytėzon edhe kapitali botėror nėpėrmjet investimeve, kredive skllavėruese, bashkė- punimit etj.., tė cilat e kanė bėrė atė bashkėpronar nė ekonominė e Kosovės.
    Kushtet shumė tė vėshtira nė tė cilat punojnė punėtorėt tanė e kanė bėrė akoma mė tė rėndė jetėn e tyre. Mungesa e mbrojtjes nė punė, puna e rėndė dhe plot rreziqe, mungesa e shėrbimit shėndetėsor, udhėtimet e gjata, kushtet e vėshtira tė banimit, kanė shkaktuar sėmundje tė shumta e tė rėnda te punėtorėt dhe vdekje tė parakohshme.
    Gjendja e klasės punėtore nė Kosovė, qė vie nga shtypja e shfrytėzimi kolonialist e borgjez, ka mbushur zemėrim e urrejtje zemrat e punėtorėve ndaj robėruesve jugosllavė dhe shėrbėtorėve tė tyre reaksionarė vendės. Tė shtyrė nga kjo gjendje klasa punėtore e Kosovės po lėviz duke shpėrthyer zemėrimin e saj nėpėrmjet tė grevave e protestave, siē janė ato tė punėtorėve tė Stari Tėrgut, Kishnicės, Hajvalisė, Magurės, nė Kombinatin “Ramiz Sadiku” nė Prishtinė, tė punėtorėve nė Obiliq e shumė tė tjera. Vetė pozita shoqėrore e kombėtare dhe roli i saj historik, e ka bėrė klasėn tonė punėtore tė jetė nė ballė tė luftės tė popullit kosovar pėr ēlirim kombėtar e shoqėror. Nė tė ardhmen ajo do ta kuptojė akoma mė mirė gjendjen e saj, shkaktarėt e vėrtetė tė kėsaj gjendjeje, do ta kuptojė nevojėn e organizimit e tė luftės, domosdoshmėrinė e revolucionit dhe rolin hegjemon e udhėheqės qė duhet ta ketė patjetėr ajo nė tė. Komunistėve kosovarė u shtrohet detyrė e dorės sė parė, nė radhė tė parė, sqarimi, edukimi dhe organizimi i klasės punėtore, qė tė mund tė orientohet drejt dhe me ndėrgjegje nė luftė kundėr armiqve tė saj dhe tė tė gjithė popullit tonė tė shtypur e tė shfrytėzuar.
    Pjesa mė e madhe e popullsisė kosovare (dhe e krahinave shqiptare nė Maqedoni e Mal tė Zi) ėshtė fshatare. Fshatarėsia jonė pėrbėhet kryesisht nga fshatarėt e varfėr, njė pjesė tė mesėm dhe mė pak tė pasur e kulakė. Pjesa mė e madhe e tokės sė punueshme, kullosave dhe e pemishteve, ėshtė pronė e kooperativave kapitaliste dhe e fshatarėve tė pasur. Fshatarėsia e varfėr me parcelat qė ka, jo vetėm nuk mund tė sigurojė bukėn as pėr gjysmėn e vitit, por edhe njė pjesė tė konsiderueshme tė prodhimeve tė saj bujqėsore detyrohet ( tė shumtėn e herave me dhunė policore ) t’i japė pėr taksa tė shumta dhe borxhe. Punimi i tokės me mjete primitive qė ka fshatarėsia e varfėr, sjell aq prodhime sa nganjėherė mezi mbulon tatimet dhe borxhet pėr farė dhe plehra. Nė mungesė edhe tė kėtyre mjeteve, shumė fshatarė qė futen nė borxhe, duke punuar tokėn me makina bujqėsore tė “kooperativave”, ose tė fshatarėve tė pasur me ēmime aq tė larta, sa fshatari i varfėr nuk mund t’i pėrballojė, prandaj pėr pak vite humb edhe atė pronė tė vogėl dhe shpronėsohet plotėsisht. Njė pjesė jo e vogėl e fshatarėsisė sonė tė varfėr jeton sot pa tokė, nė njė gjendje tė rėndė e tė mjerė. Ata janė kthyer nė argatė bujqėsorė tė cilėt si skllevėr, pa orar pune dhe pa mbrojtje shėndetėsore e sociale, me ēmime tepėr tė ulėta, shesin fuqinė e tyre te “kooperativat” e fshatarėt e pasur, vėrshojnė nėpėr qytetet tė kėrkojnė pa shpresė punė, ose kanė marrė rrugėn e kurbetit nėpėr Jugosllavi e botė.
    Jetėn e fshatarit tonė e bėn akoma mė tė vėshtirė prapambetja e theksuar sociale dhe kulturore. Fshati ynė jeton jo vetėm nė varfėri, por edhe nė errėsirė, analfabetizėm e injorancė, nė ligje e zakone tė vjetra prapanike, konservative, patriarkale e fetare. Fshatarit tonė i duhet tė udhėtojė disa kilometra pėr tė bėrė njė kontrollim mjekėsor, tė blejė edhe gjerat e konsumit tė pėrditshėm. Fėmijėve dhe tė rinjve fshatarė u duhen disa orė udhėtimi pėr tė ndjekur mėsimet nė shkollė. Kjo ka bėrė qė me gjithė dėshirėn e tyre, shumė tė rinj dhe veēanėrisht vajza, tė mos mund tė shkollohen.
    Fshatarėsia jonė, qė nė shekuj kishte luftuar pėr tokėn e bukėn, pėr lirinė, pavarėsinė e bashkimin e Atdheut, nuk mund tė pajtohej dhe nuk u pajtua kurrė as me shtypėsit e robėruesit revizionistė. Qė tė shtypin kėtė luftė revizionistėt menjėherė pas Luftės morėn masa terrori, si nė qytete, ashtu edhe nė fshatrat tona, vranė e torturuan fshatarė qė ngriheshin kundėr regjimit, organizuan tė ashtu- quajturin “Aksion tė armėve” nė dimrin e viteve 1955-1956, kur bėnė veprime ēnjerėzore, sidomos nė fshatra, duke zhdukur e gjymtuar mbi 10 mijė vetė etj., por ndjenjėn e tyre pėr liri nuk mundėn as nuk do tė mund ta shuajnė kurrė. Fshatarėsia jonė ka tradita tė shkėlqyera lufte pėr liri, bashkim kombėtar dhe kundėr padrejtėsive shoqėrore. Ajo ėshtė njė forcė e madhe nė revolucion. Pa pjesėmarrjen e saj nė luftėn revolucionare, nuk mund tė flitet pėr fitoren e lirisė kombėtare...
    Kosova quhet shpeshherė “vend i tė rinjve” (Natyrisht, njerėzit tanė vdesin mė shumė para kohe, nuk plaken). Ėshtė e vėrtetė se nė krahasim me numrin e popullsisė, Kosova ka shumė tė rinj, qė e bėn popullin tonė akoma mė vital e luftarak. Rinia fshatare, punėtore, shkollore e studenteske nė Kosovė, ashtu si gjithė populli e ndjen thellė nė kurriz barrėn e rėndė tė robėrisė qė ushtrohet mbi tė, tė shtypjes e shfrytėzimit. Rinia jonė shtypet e shfrytėzohet nė fshat e nė fabrikė. Ajo hidhet nė katėr rrugėt pa mjete jetese dhe pa perspektivė. Me dhjetėra mijė tė rinj kosovarė bredhin tė papunė rrugėve duke kėrkuar tė gjejnė ēfarėdo pune, dhjetėra mijė janė shpėrndarė nėpėr Jugosllavi pėr punė, e edhe mė shumė kanė lėnė vatrat e tyre pėr tė marrė nė sy botėn kapitaliste qė tė sigurojnė bukėn.
    Tė rinjtė e varfėr e kanė tė vėshtirė tė kryejnė shkollė pėr shkak tė kushteve tė rėnda. Prandaj, shumė prej nxėnėsve qė regjistrohen nė klasėn e parė, nuk arrijnė tė mbarojnė tė tetėn. Me mijėra fėmijė nuk pėrfshihen fare nė shkollė ( vetėm nė qendrėn e Kosovės, nė Prishtinė, mbi 2.000 pėr ēdo vit ), prandaj analfabetizmi shtohet. Edhe mė vėshtirė ėshtė tė kryhet ndonjė shkollė e mesme apo e lartė e fakultet. Rinia shkollore dhe studenteske ėshtė e detyruar tė pėrballojė vėshtirėsi tė rėnda, tė udhėtojė gjatė, tė banojė nėpėr bodrume plot lagėshti, pa ngrohje dhe pa kushte elementare higjienike, shpeshherė pa bukė, pa tekste e mjete mėsimore etj., pėr tė fituar mė nė fund njė diplomė e cila, megjithatė nuk i siguron punė. Por, tė etur pėr dije, shumė tė rinj, pėrballojnė edhe kėto vėshtirėsi qė tė shkollohen.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Rinia ėshtė forca mė e gjallė e popullit tonė. Ajo ėshtė e edukuar nė frymėn patriotike nga prindėrit e saj, qė luftuan gjithmonė pėr liri e bashkim kombėtar. Pėr vetė natyrėn e saj, rinia ėshtė pėr tė renė dhe nė luftė me tė vjetrėn. Revizionistėt dhe tradhtarėt kanė marrė masa tė shumta pėr korruptimin e rinisė sonė, nė fshat, ndėrmarrje, shkolla, fakultete etj. Ata mundohen qė asaj t’i heqin ndjenjėn patriotike dhe frymėn revolucionare. Por pjesa mė e madhe e rinisė ėshtė e shėndoshė. Njė rol shumė tė madh nė edukimin e shėndoshė tė rinisė sonė dhe tė gjithė popullit, kanė literatura, filmat etj, qė sillen nga Shqipėria socialiste dhe emisionet e Radiotelevizionit shqiptar.
    Pėrkundėr masave shtypėse, burgosjeve, kontrollit policor dhe presionit tė vazhdueshėm ideologjik qė ushtron regjimi mbi rininė tonė, ajo lufton kundėr tij, nė ndėrmarrje e nė fshat, nė shkollė e nė fakultet, organizohet pėr tė luftuar me vendosmėri pėr tė drejta tė saj e tė popullit, pėr liri kombėtare e shoqėrore... Nė gjendje veēanėrisht tė vėshtirė ėshtė gruaja shqiptare nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi. Pozita e saj nė shoqėri e familje ėshtė pozitė e njė skllaveje tė vėrtetė. Asaj i mungon jo vetėm liria, por edhe barazia me burrin. Edhe ato pak gra tė zėna nė punė, diskriminohen rėndė nė pagė e kudo.
    Analfabetizmi e injoranca sundojnė sidomos mbi gruan te ne. Ligjet e zakonet e vjetra fetare, patriarkale e feudale, shtypin pa mėshirė personalitetin e gruas, ndjenjat dhe dėshirat e saj nė gjithė jetėn. Edhe pse e shtypur dhe e shfrytėzuar egėrsisht, gruaja shqiptare nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, i ka ruajtur dhe i ka zhvilluar cilėsitė e saj tė larta, si patriotizmin, trimėrinė, ndershmėrinė, thjeshtėsinė, zgjuarsinė etj., cilėsi kėto qė e karakterizuan gruan shqiptare nė shekuj.
    Liria dhe barazia e vėrtetė e gruas shqiptare nė Kosovė dhe krahinat tjera shqiptare nė Jugosllavi, janė tė lidhura ngushtė me ēlirimin nacional dhe shoqėror tė popullit tonė nė kėto krahina... Pa lirinė e vėrtetė tė popullit tonė tė robėruar nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi nuk mund tė fitojė as gruaja lirinė dhe barazinė e vėrtetė dhe pa pjesėmarrjen aktive tė gruas nė luftėn ēlirimtare, nuk mund tė fitohet liria.
    Njė shtresė shoqėrore nė vete tė popullit tonė nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, pėrbėn inteligjencia. Njė pjesė jo e madhe e saj bėn jetė mikroborgjeze me rroga tė majme qė u ka siguruar regjimi nė kurriz tė masave punonjėse. Kjo pjesė e vogėl e inteligjencies ėshtė shkėputur nga masat e gjera popullore, i shtyp dhe i shfrytėzon ato, kurse disa prej tyre (sidomos ata tė ngritur nė pozita tė larta udhėheqėse nė organet shtypėse revizioniste), kanė dalė hapur nė mbrojtje tė robėruesve tė popullit dhe janė kthyer nė tradhtarė tė deklaruar tė popullit tonė. Tė tjerė, tė korruptuar nga regjimi, i bėjnė aureolė zotit tė tyre nė Beograd e Kosovė, nėpėrmjet tė bisedave, propagandės nė shtyp, radio, televizion, nė fushėn e artit, tė letėrsisė, tė shkencės, tė kulturės etj.
    Por, pjesa mė e madhe e inteligjencies sonė, ashtu si gjithė populli, shtypet e shfrytėzohet, rrjedh nga masat e varfra tė popullit tonė dhe nė pėrgjithėsi ėshtė pėrparimtare e revolucionare. Kjo inteligjencė ndjen nė kurriz barrėn e robėrisė kombėtare e padrejtėsitė shoqėrore. Asaj jo vetėm nuk i sigurohet liria e krijimtarisė pėrparimtare e revolucionare, por regjimi nuk i siguron as punė. Inteligjencės sonė pėrparimtare e revolucionare, po i bėhet gjithnjė e mė e qartė se liria e vėrtetė edhe pėr tė, arrihet vetėm me ēlirimin e vėrtetė tė gjithė popullit tonė tė robėruar...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    III

    Aspiratat e popullit tonė pėr liri, pavarėsi dhe bashkim kombėtar, janė tė vjetra. Lufta e popullit tonė pėr t’i realizuar kėto aspirata pėrbėn faqe tė lavdishme tė historisė sė tij...
    Lufta e popullit tonė nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi pėr liri, bashkim kombėtar dhe socializėm gjatė Luftės Nacionalēlirimtare u tradhtua dhe u shtyp me gjak nga revizionistėt shovinistė. Kėtij populli iu grabit pėrsėri liria dhe iu mohua e drejta pėr vetėvendosje...
    Aspiratat e popullit tonė pėr liri e bashkim kombėtar, armiqtė revizionistė e tradhtarėt nuk kanė mundė t’i mbysin dhe nuk do tė mund tė bėjnė kurrė njė gjė tė tillė. Populli ynė ka luftuar, lufton dhe ėshtė i vendosur tė luftojė gjer nė realizimin e plotė tė kėtyre aspiratave.
    Duke u nisur nga kėto aspirata...tė futemi thellė nė masat, t’i bėjmė ato tė ndėrgjegjshme pėr revolucion, t’i bashkojmė, t’i organizojmė e t’i udhėheqim nė revolucionin e armatosur, me tė cilin populli ynė nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, do tė fitojė lirinė e vėrtetė kombėtare dhe tė drejtėn pėr t’u bashkuar me shtetin shqiptar. Ky revolucion do tė heqė qafe njėherė e pėrgjithmonė robėrinė shekullore tė popullit tonė dhe do t’i shkatėrrojė shtypėsit e shfrytėzuesit...
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    IV

    Nė luftėn e tij, populli ynė ka tė bėjė me njė armik tė egėr i cili nuk i lėshon me vullnet e lehtė trojet tona tė okupuara. Prandaj, vetėm forca e bashkuar e klasėn punėtore, fshatarėsisė patriote, rinisė revolucionare, grave trime, inteligjencies pėrparimtare e revolucionare, e njė fronti unik e tė gjerė tė masave tė robėruara, tė shtypura e tė shfrytėzuara tė popullit tonė, nėn udhėheqjen e njė pararoje revolucionare, marksiste-leniniste, do tė jetė nė gjendje tė kryejė me sukses revolucionin e armatosur popullor mbi revizionistėt robėrues dhe tradhtarėt e vendit...
    Detyrat e kėsaj partie do tė jenė:
    - Tė ketė rolin e repartit pararojė dhe tė ndėrgjegjshėm tė klasės sonė punėtore, udhėheqėse e saj dhe e masave tė gjera popullore nė revolucion.
    - Tė jetė trashėgimtare e traditave tė shkėlqyera patriotike, demokratike e revolucionare tė popullit tonė...
    - Tė ketė njė program tė qartė tė veprimit revolucionar rreth tė cilit tė mobilizohen masat.
    - Tė pėrcaktojė strategjinė e pėrgjithshme revolucionare dhe ta kombinojė drejt atė me detyrat e ditės dhe me taktikat e zhdėrvjellėta revolucionare, nė shėrbim tė kėsaj strategjie.
    - Tė bėjė njė punė tė vazhdueshme e sistematike pėr edukimin e kalitjen revolucionare tė radhėve tė saj dhe tė bėjė kombinimin e drejtė tė praktikės sė luftės me studimin ideologjik...
    - Tė shtrihet nė tė gjitha viset e Kosovės dhe nė krahinat shqiptare nė Maqedoni e Mal tė Zi.
    - Nė zgjerimin e radhėve tė zbatojė drejt kriteret marksiste-leniniste, tė mos rendė pas sasisė, por tė synojė nė radhė tė parė nė cilėsinė e radhėve tė saj...
    - Tė luftojė kundėr koncepteve e praktikave tė djathta tė oportunizmit e revizionizmit, kundėr reduktimit tė veprimtarisė vetėm nė luftėn pėr disa rivendikime tė pjesshme, duke lėnė nė harresė objektivin kryesor, nga njė anė dhe nga ana tjetėr, tė luftojė edhe kundėr rrezikut tė qėndrimeve ekstremiste tė majta, pėr tė rendur pėrpara, pa marrė parasysh nivelin e ndėrgjegjes e tė pėrgatitjes sė klasės punėtore e tė masave pėr luftė e revolucion.
    - Tė jetė e organizuar nė bazė tė parimeve e tė normave organizative marksiste - leniniste, tė detyruara pėr tė gjithė, siē janė kritika e autokritika, kolegjialiteti dhe pėrgjegjėsia personale, disiplina e fortė dhe e ndėrgjegjshme, konspiracioni etj...
    - Tė karakterizohet nga njė unitet mendimi e veprimi dhe tė mos i ndajė fjalėt nga veprat.
    - T’i japė rėndėsi tė dorės sė parė aksioneve revolucionare.
    - Tė jetė e lidhur ngushtė me masat.
    - Tė krijojė organizata tė masave nėn udhėheqjen e saj dhe tė krijojė e tė udhėheqė frontin, si organizatė politike tė masave tė gjera popullore, nė themel tė tė cilit do tė jetė aleanca e klasės punėtore me fshatarėsinė, nėn udhėheqjen e klasės punėtore...
    - Tė zotėrojė tė gjitha format e metodat e luftės, tė dijė t’i kombinojė njėrėn me tjetrėn dhe nė pėrshtatje me ndryshimet qė ndodhin tė jetė e aftė tė zėvendėsojė shpejt njė formė lufte me njė tjetėr.
    - Revolucionin e armatosur ta konsiderojė si formė mė tė lartė dhe tė domosdoshme tė luftės.
    - Tė kombinojė drejt organizimin e veprimtarinė legale me atė ilegale...
    - Vetėm njė parti e kėtillė mund ta udhėheqė e sigurt popullin tonė tė robėruar drejt fitores.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    V

    Grupi ynė Marksist-Leninist, besnik ndaj interesave tė larta tė klasės punėtore dhe tė ēlirimit kombėtar tė popullit tonė nė Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, lufton dhe do tė luftojė pareshtur kundėr revizionistėve robėrues tė popullit tonė dhe shėrbėtorėve tė tyre, tradhtarėve shqiptarė, qė shtypin e shfrytėzojnė popullin tonė.
    Grupi ynė lufton kundėr borgjezisė shoviniste robėruese serbe e jugosllave, e cila mban tė robėruara trojet tona, por jo kundėr popujve vėllezėr jugosllavė, tė cilėt po ashtu shtypen e shfrytė- zohen nga revizionistėt titistė. Populli ynė si nė tė kaluarėn edhe sot e nė tė ardhmen, nuk do t’i bjerė nė qafė asnjė populli, ai ka luftuar, lufton e do tė luftojė pėr ēlirimin e vet kombėtar e pėr tė drejtat e veta. Lindja e Grupit tonė ėshtė e lidhur ngushtė me kėto interesa dhe me kėtė luftė tė popullit tonė.
    Grupi ynė Marksist - Leninist po rritet, forcohet e lartėsohet ēdo ditė. Nė rrugėn e tij tė formimit, tė rritjes e fuqizimit, ai ka kaluar pengesa e vėshtirėsi tė shumta. Edhe sot e nė tė ardhmen atij do t’i duhet tė pėrballojė vėshtirėsi akoma mė tė rėnda (dhe nė radhė tė parė konditat e egra nė tė cilat vepron) qė tė mund t’i kryejė me sukses detyrat e mėdha qė ka pėrpara.

    Lufta e popullit tonė ėshtė e drejtė dhe me siguri do tė fitojė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Biblioteka e Leēes, 300 dorėshkrime pėr Shqipėrinė
    Nga Davius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  3. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •