Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 43
  1. #21
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Intervistë ekskluzive për AMC Press me Koço Danajn, Doktor i shkencave politike dhe Drejtor i Institutit për Prognoza Rajonale

    Koço Danaj



    „SHQIPTARËT NUK JANË TRAGJIKËT E EVROPËS!“




    EKSTRAKT: PLATFORMA E SHQIPËRISË NATYRALE









    AMC Press: Javë më parë është hartuar nga ju Platforma e Shqipërisë Natyrale. Cilat janë reagimet ndërkombëtare dhe kombëtare deri tani lidhur me këtë Platformë?

    Koço Danaj: Ka më shumë reagime publike nga shqiptarët që janë njohur me Platformën. Pas publikimit të saj në disa organe shtypi, pas disa intervistave dhënë shtypit të Prishtinës, Tiranës, Tetovës etj, mund t´ju them se opinioni publik shqiptar e ka pritur shumë mirë. E ka pritur si një gjë të nevojshme, të domosdoshme dhe në kohë. Pra ajo që dua të nënvizoj për lexuesin tuaj është se nuk pati habi tek shqiptarët për këtë Platformë të Shqipërisë Natyrale.



    AMC Press: Ku bazohet Platforma e Shqipërisë Natyrale?


    Koço Danaj: Më duhet të flas shumë por po i përmbledh mendimet për t´ju përgjigjur pyetjes suaj.



    - Platforma e Shqipërisë Natyrale bazohet në trashëgiminë pozitive të shqiptarëve qysh nga epoka e Skënderbeut dhe përvoja e Lidhjes së Prizrenit. Kuvendi i Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit konsiderohen dhe mbeten dy kulme të përpjekjeve të shqiptarëve për t´u bashkuar.



    - Platforma bazohet në Kuvendin e Vlorës i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë Natyrale dhe jo të Shqipërisë që është sot. Shqipëria e sotme prej 28748 km katrorë, është produkt i Konferencës së Londrës 1913. Po bëhem më konkret: Kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e Përkohshme që doli prej tij nga përbërja e tyre përfaqësonin thuajse të gjitha viset shqiptare, duke përfshirë edhe ato që ishin pushtuar nga ushtritë e vendeve ballkanike, gjë që i dha këtij kuvendi karakterin e një Asambleje mbarëshqiptare. Me 4 dhjetor te vitit 1912, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme, si dhe në 2 - 3 ditët e më pasme, midis 63 delegateve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqendra e saj Shkupi dhe nga qytetet e tjera, ndërsa 7 ishin nga Çamëria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte ndonjë post shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitete të tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare të pushtuara, si Vehbi Dibra (Agolli) në cilësinë e kryetarit të Pleqësisë, Mehmet pashë Derralla, ministër i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që u caktua më pas ministër i Bujqësisë. Ndërsa në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, përveç Vehbi Agollit, u zgjodhën nga Kosova e trevat lindore shqiptare edhe 3 anëtarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Në deklaratat që u bëri Fuqive të Mëdha qysh me 28 dhe 29 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali jo pa qëllim e vuri theksin në këtë realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavarësisë dhe formimi i Qeverise së Përkohshme ishin vepër e Asamblesë Kombëtare, ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha viseve të Shqipërisë, pa dallim feje e krahine.



    Harta: Copëtimi i etnikumit shqiptar në 5 shtete.



    - Platforma bazohet në Dokumentet e Konferencës së Bujanit të 31 dhjetor 1943 që shpalli bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore.

    Ja pikat kryesore të kësaj Konference historike:

    1. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë të banuar kryesisht me shqiptarë.

    2. Shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, si gjithmonë, dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë.

    3. Rruga më e mirë për shqiptarët që të bashkohen me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt tjerë të Jugosllavisë.

    4. Populli shqiptar i Kosovës do të ketë mundësi të caktojë fatin e vetë si rezultat i luftës kundër pushtuesit.

    5. Përcaktimi i fatit të vetë përfshin edhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje.

    6. Kjo e drejtë garantohet nga LNÇ e Jugosllavisë, Shqipërisë dhe nga aleatët e mëdhenj antifashist, ashtu siç është premtuar nga Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe Teheranit.



    - Platforma bazohet në betimin e luftëtarëve të UÇK-së në Kosovë, në trojet e tyre në IRJM, Luginë e Preshevës. Ky betim, bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftës së tyre. Për ata që e kanë harruar, po rikujtoj se në tekstin e betimit të luftëtarit të UÇK-së thuhej se: „Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.“



    - Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila bashkimin e Shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore. Në Preambulën e saj thuhet se: „Ne, Populli i Shqipërisë... me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar...“ Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i të drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies dhe së fundi nga ekspertët e NATO’s, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e përfundimit të misionit të pambaruar të shqiptarëve.



    AMC Press: Jemi vonuar apo jemi ende në kohë për ta bërë Shqipërinë Natyrale kur dihet se shumë procese politike na kanë imponuar zgjidhje parciale, për të mos thënë të dhunshme?


    Koço Danaj: Nuk është koha për të bërë autokritikë, as për të kërkuar falje, as për të gjetur përgjegjësit. Më vonë, pasi të bëjmë Shqipërinë Natyrale. Është koha të kapim thelbin e realitetit politik në të cilën ndodhemi. Është koha të kapim thelbin e gjeopolitikës rajonale ku ndodhemi si komb dhe si shtet.

    · Cila është kjo gjeopolitik?

    Proceset rajonale e kanë vendosur kombin shqiptar në qendër të stabilitetit rajonal, të paqes dhe të sigurisë.

    · Po si mund ta luajnë shqiptarët këtë rol?

    · Me dy shtete e gjysmë shqiptare dhe disa pakica në shtete të tjera, por të shpërndarë në 5 shtete?

    Jo.

    I përmbahem tezës se me këtë realitet, nuk do të ketë qetësi në rajon. Qetësia në rajon fillon me krijimin e Shqipërisë Natyrale.

    · Pse e them këtë?

    Sepse p.sh në Kosovë, dikush apo disa kërkojnë jo një shtet të ri por kërkojnë absurdin, një komb të ri. Dhe kjo do krijojë vatra tensioni. Në IRJM , disa shqiptarë apo politikanë shqiptarë kërkojnë më shumë të bëhen rojtarë të IRJM se sa të bashkohen me Shqipërinë. Në Tiranë, disa të tjerë, bëjnë fushatë dhe nuk përmendin as edhe njëherë kombin shqiptar, realitetin e tij, që nuk është aspak demokratik, pa le më të jetë shpresëdhënës. Atëherë, në emër të të drejtave të njeriut, në emër të asaj që të gjithë e konsiderojnë vetëvendosje, duhet lënë shqiptarët të vetëvendosin për fatin e tyre. Për më tepër sot kur Fuqitë e mëdha po riparojnë gabimet e së kaluarës.



    AMC Press: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës mbi Pakon e Ahtissarit dhe jo mbi parimin e vetëvendosjes së popujve, e ndihmon apo e pengon krijimin e Shqipërisë Natyrale?


    Koço Danaj: Kur u publikua Plani Ahtisari, jam shprehur se ai është një kompromis i detyrueshëm, i padëshirueshëm dhe përkohësisht i pranueshëm.

    · Pse?

    Sepse realizoi vetëm një gjë, shkëputjen juridike nga Serbia. Por jo të tjerat. Të tjerat tashmë ju takojnë shqiptareve. Plani Ahtisari, është fillimi, por jo fundi. Ai është fundi për individë me mentalitet ottoman që mendojnë si të jenë të parët e bajrakut apo krahinës së tyre. Por jo për shqiptarët progresistë. Pra, në kuptimin figurativë, Plani Ahtisari i hap rrugë Shqipërisë Natyrale. Ajo që nuk funksionon duhet riparë. Plani Ahtisari nuk funksionon, ai qysh tani po rishihet. D.m.th, Shqipërinë Natyrale, nuk e pengon Plani Ahtisari, por paaftësia, pamundësia, papërgjegjshmëria, pafuqia, e disa politikanëve shqiptarë që më shumë preferojnë së si të jenë komod ata dhe grupi i tyre se sa kombi shqiptar.



    AMC Press: „ Shqipëria ka shumë armiq, por armiqtë kryesor të saj janë vetë shqiptarët“ ka thënë Faik Konica i madh. Vazhdon të jetë ende kështu ... apo e kemi kaluar këtë fazë?


    Koço Danaj: Po kjo nuk vlen vetëm për shqiptarët, vlen për të gjithë kombet, nuk ka pse të jemi inferiorë. Në momente të caktuara, një pjesë e jonë e ka më të theksuar atë çka thatë ju në formën e një sentence të Konicës. Pra po përpiqem që gotën ta shikoj gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh. Në kemi nevojë për optimizëm, kemi nevojë t´u mbushim mendjen të gjithëve për aftësitë tona kombëtare dhe shtetformuese. Atëherë, ja një prej këtyre cilësive të politikaneve të kombit shqiptar. Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarësisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau në pesë pjesë.

    · Edhe Ahmet Zogu,

    · edhe Enver Hoxha,

    · edhe Fadil Hoxha,

    · edhe Shaban Polluzha,

    · edhe Bedri Pejani,

    · edhe Ali Ahmeti,

    · edhe Menduh Thaci,

    · edhe Ibrahim Rugova,

    · edhe Fatmir Sejdiu,

    · edhe Mustafa Kruja,

    · edhe Mehdi Frashëri,

    · edhe Sali Berisha,

    · edhe Fatos Nano,

    · edhe Hashim Thaçi,

    · edhe Alfred Moisiu

    · edhe Ramush Haradinaj,

    · edhe Agim Ceku etj.,


    nuk e kanë njohur Konferencën e Londrës 1913. Ata kanë njohur vetëm 28 Nëntorin 1912. Bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët nuk e njohën Konferencën e Londrës 1913, por pranojnë vetëm Shqipërinë Natyrale. Por nuk kanë folur. Tani është koha për të folur, për të argumentuar dhe për të vepruar. Pra ja një tipar pozitiv i klasës politike shqiptare përgjatë një shekulli. Le të kapemi pas tij, dhe tëe tjerave në funksion të realizimit të Shqipërisë Natyrale.



    AMC Press: A vazhdojnë të jenë shqiptarët ende tragjikët e Evropës, apo ka ndryshuar kjo tani në rrethana të reja?


    Koço Danaj: Jo shqiptarët tashmë nuk janë tragjikët e Evropës. Pas kryengritjes së UÇK-së në Kosovë, IRJM, Luginë të Preshevës dhe përkrahjes së gjithanshme amerikane, na duhet të pohojmë se ata tashmë janë ftuar në gjeopolitikën rajonale të jenë partnerë të Bashkimit Evropian dhe në disa raste si faktori kryesor për stabilitetin dhe progresin rajonal. Tashmë, fjala tragjike nuk shkon, tashmë mund të ndodhë që disa politikanë shqiptarë të konsiderohen si xhonturq të Evropës, por assesi tragjikë.



    AMC Press: Si do të realizohet Shqipëria Natyrale?

    Koço Danaj: Keni të drejtë, po sqaroj se:

    Mjetet e realizimit të Shqipërisë Natyrale janë:

    · dialogu dhe

    · debati demokratik.

    - Shqiptarët përgjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë disa Shqipëri. Prandaj nuk ka më nevoje për gjak. Platforma mbështetet në sentencën: Dialog me këdo, Dialog për gjithçka, pa vendosur fillimisht për ndonjë gjë. Sot kur forca e së drejtës ka marrë përparësi mbi të drejtën e forcës, sot është momenti që shqiptarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre kombëtare. Për këtë arsye në Platformë i jepet përparësi debatit, dialogut, respektimit të thelbit të demokracisë që është vetëvendosja e popujve dhe veçanërisht nevoja e referendumit popullor. Askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale. Nacionalizmi shqiptar respekton kulturën dhe traditat e fqinjëve, ky nacionalizëm nuk përbuz as injoron kombet dhe pakicat etnike përkundrazi i respekton ata. Për këtë arsye madhore dhe të vetme nacionalizmi i shqiptarëve nuk është gjë tjetër veçse nacionalizëm i bukur, i dëshirueshëm, i padebatueshëm, i domosdoshëm për stabilitetin rajonal, i detyrueshëm për të ardhmen e fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona. Dhe e fundit, Shqipëria Natyrale është një nocion progresist, europerendimor përballë reminishencave otomane që jetojnë akoma të pranishme në hapësirat e kombit shqiptar. Gjendja e sotme e organizimit shtetëror të shqiptarëve i përngjet vilajeteve dhe principatave feudale. Shqipëria Natyrale si nocion i përngjet parimeve të organizimit të Bashkimit Evropian.



    AMC Press: Cili është mendimi juaj për Albin Kurtin dhe lëvizjen e tij politike? Është Albin Kurti lider i mendimit të ri politik ndër shqiptarët?


    Koço Danaj: Albinin e vlerësoj shumë dhe i uroj që në mënyrë figurative të kapërcejë ylberin dhe të futet në politikë aktive. Sot çështja shqiptare ka nevojë jo vetëm për aktivistin dhe patriotin idealist Albin Kurti, por më shumë për politikanin shqiptar Albin Kurti. Dhe e dyta: Vetëvendosja ka nevojë sot më shumë se kurrë që veç se është misionare, të jetë edhe vizionare. Dhe të jesh vizionar do të thotë që Vetëvendosja duhet të dalë hapur e të thotë se ata janë për Shqipërinë Natyrale. Shpresoj se Albini do ta bej shumë shpejt një gjë të tillë. Sa më shpejt aq më mirë për kombin shqiptar.



    AMC Press: Ditë më parë edhe Kosova u bë me Parti Socialiste. Cili është mendimi juaj për këtë?

    Koço Danaj: Po më duhet të them një gjë; kushdo ka të drejtë të zgjedhë të emërtojë dhe të emërtohet. Unë nuk paragjykoj askënd, as Thaçin kur u shkëput nga LPK-ja dhe krijoi me shumë anëtarë të LPK-së, PDK-në, as Ahmetin kur u shkëput nga LPK-ja dhe krijoi BDI-në, dhe as Emrushin që u shkëput nga LPK-ja dhe krijoi Partinë Socialiste. Të gjithëve ju kam uruar mbarësi, këtë ja uroj edhe Emrushit. Por LPK-ja ekziston dhe do të ekzistojë deri në Shqipërinë Natyrale. LPK-ja thelbin e ka Lëvizje, është thelbi më bashkëkohor i shqiptarëve, më modern, më progresist. Lëvizja është e kundërta e kënetës. Prandaj edhe unë i uroj mbarësi LPK-së deri në përmbushjen e misionit të saj strategjik që është Shqipëria Natyrale.



    AMC Press: Cili duhet të jetë roli i diasporës shqiptare për Shqipërinë Natyrale?

    Koço Danaj: I madh, shumë i madh. Por brenda kësaj madhësie do të veçoja një element të cilin dua të theksoj. Unë i uroj çdo shqiptari të diasporës të përvetësojë kulturën e vendit ku jeton, të mos jetojë në geto. Por të mbetet shqiptar. Pra unë dëshiroj një shqiptar që përvetëson kulturën dhe teknologjinë zvicerane dhe jo një Zvicran me origjine shqiptare, një shqiptar që përvetëson teknologjinë gjermane, por jo një gjerman me origjinë shqiptare. Ja këtë i uroj më shumë se çdo gjë tjetër.




    Intervistoioi: Besnik Kryeziu - 20. 06. 2009, AMC Press
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 20-06-2009 më 11:45
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #22
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shihemi në Shqipërinë Natyrale

    Bisedë me analistin Koço Danaj


    Shihemi në Shqipërinë Natyrale




    “Thelbi i platformës “Shqipëria Natyrale” është bashkimi i shqiptarëve. Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që bashkimin e shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore. Në platformë argumentohet nevoja e një konference ‘Londër-2’ për të riparuar gabimet e Londrës, gabime që i pranojnë vetë fuqitë e mëdha botërore”, ka thënë në një intervistë për “Kosova Sot” analisti Koço Danaj .


    Koço Danaj: U hartua Platforma e Shqipërisë Natyrale




    Kosova nuk është punë lobimesh, por punë kombesh



    “Kosova Sot”: Si e shihni Kosovën pas më shumë se një viti të shpalljes së pavarësisë, ku mendoni se ka pasur më tepër progres e ku më shumë ngecje?

    Danaj: Kosovën e shikoj si shtetin e dytë shqiptar në rajon. E shikoj si një realizim gjigant të atyre që janë vrarë, por nuk ishin tretur për shkak të ëndrrës së pambaruar dhe të atyre që luftuan dhe janë gjallë, që janë ndarë në parti politike. Kosova e pavarur, është një mrekulli. E pambaruar, por gjithsesi çdo mrekulli është e pambaruar. Po, ka ngecje. Atje ku ka luftë për pushtet ka edhe ngecje. Pikërisht në këtë mosharmonizim shikoj ngecjet më të mëdha në Kosovë. Nganjëherë etja për pasuri është më e madhe se përgjegjësia për shtetin që duhet ta ndërtosh, për qytetarët të cilëve duhet t’u shërbesh.



    ”Kosova Sot”: Procesi i njohjes së Kosovës është duke ecur ngadalë. A do të thotë kjo se diplomacia kosovare nuk është në nivelin e duhur për të lobuar, apo ta quajmë faji qëndron diku tjetër. Çfarë duhet bërë në këtë drejtim?

    Danaj: Kosova nuk është punë lobimesh, por punë kombesh.



    “Kroi i Vitakut”, më i rëndësishëm se GJND-ja



    “Kosova Sot”: Sa mund të ndikojë në zhvillimet e ardhshme për Kosovën nëse Gjykata e Drejtësisë në Hagë sjell një vendim në favor të Serbisë?

    Danaj: GJND-ja nuk mund të ndikojë dhe nuk do të ndikojë fare. GJND-ja është një pretekst, nuk është një realitet. Me GJND merret politika serbe dhe shtyn ditët, merret edhe politika shqiptare që duhet t’i kursejë ditët për të ndërtuar shtetin. Ka gjëra më të rëndësishme se një gjyq fasade. “Kroi i Vitakut” është më i rëndësishëm se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.



    “Kosova Sot”: Problemi i veriut vazhdon të jetë pika më e nxehtë në Kosovë, duke ditur se atje institucionet e Kosovës nuk kanë qasje. Kur do të zgjidhet ky problem, sipas jush, dhe kur?

    Danaj: Veriu dëshmon edhe njëherë se më i rëndësishëm se njohja nga, p.sh., Mongolia, është “Kroi i Vitakut”!



    Prej zjarrfikësit në paqebërës



    “Kosova Sot”: Shqipëria në samitin e fundit është anëtarësuar edhe zyrtarisht në NATO. Sa do të ndikojë kjo për Kosovën?

    Danaj: Pranimi në NATO do të ndikojë për të gjithë kombin shqiptar, do të ndikojë që ky komb, të mos shikohet akoma si delja e zezë e Ballkanit, por të marrë vendin e merituar në këtë mjedis politik dhe gjeopolitik. Me pranimin në NATO, kombi shqiptar do të shndërrohet nga zjarrfikës i rajonit në paqebërës i tij. Kjo është fitorja më e madhe.



    ”Kosova Sot”: Për pranimin në NATO të vendeve të tjera nevojitet vota e të gjitha vendeve të saja anëtare. A duhet ta kushtëzojë Shqipëria pranimin e Serbisë në një të ardhme në NATO me njohjen e Kosovës
    ?

    Danaj: Pranimi i Shqipërisë në NATO, do të ndikojë më shumë në mbledhjen e copave të kombit shqiptar i cili ka qenë i pjesëtuar për pesë para afër një shekulli. Më shumë se kushtëzimin Serbisë, Tirana, Prishtine dhe Tetova duhet të punojnë të bashkohen mes vete.



    Shqiptarët dhe kombi



    “Kosova Sot”: Si i shikoni përpjekjet për kombin e ri kosovar?

    Danaj: Është një pyetje që kërkon një përgjigje serioze. Kosovë dhe kosovar, toskë dhe Toskëri, lab dhe Labëri, Pollog dhe tetovar, çam dhe Çamëri janë thjesht emërtime gjeografike, ndërsa Shqipëri dhe shqiptar janë vetëm emërtime etnike. A mund të më gjeni ndonjë komb tjetër që ta bëjë një gjë të tillë. Nuk ka, ndërsa te shqiptarët gjen me shumicë. E kaluara jonë na ka dhënë shembuj tragjik sa herë kemi dashur të shpikim kombe të reja nga trungu i kombit shqiptar.



    ”Kosova Sot”: Cili është thelbi i platformës „Shqipëria Natyrale“?

    Danaj: Thelbi i saj është bashkimi i shqiptarëve. Platforma do të jetë 250 faqe. Ajo do të përkthehet në serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do të botohet në mbi 50 mijë kopje dhe do të shpërndahet falas ose maksimumi do të shitet 1 euro. Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që bashkimin e shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore. Platforma bazohet në Kuvendin e Vlorës, i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë natyrale dhe jo të Shqipërisë që është sot. Platforma e “Shqipërisë Natyrale” bazohet në faktin se në mjediset dhe qeverisjet demokratike, nuk ka tema tabu të cilat kanë të bëjnë me thelbin e kombeve. Platforma analizon dhe merr parasysh, ndryshimet në gjeopolitikën rajonale, ndryshime që shkojnë në favor të kombit shqiptar, rirregullimet e thyerjeve të së kaluarës konfliktuale dhe riparimet e tyre. Platforma argumenton tezën se Shqipëria Natyrale është një nocion progresist dhe duke qenë e tillë, progresist do ta ketë edhe realitetin e saj të nesërm. Në platformë argumentohet nevoja e një konference “Londër-2” për të riparuar gabimet e Londrës, gabime që i pranojnë vetë fuqitë e mëdha botërore. Shikoni realitetin: për një komb pesë marrëveshje ndërkombëtare, Marrëveshja e Londrës, marrëveshja e Rambujesë, marrëveshja e Konçulit, marrëveshja e Kumanovës, marrëveshja e Ohrit. Shqipëri natyrale do të thotë, mirëqenie, dinjitet, qetësi dhe stabilitet në rajon. Ato ne ua kemi borxh fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona.



    Intervistoi: R. Bala
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Platforma per Shqiperin Natyrale eshte e realizuaeshme, vullneti i popullit nuk mungon, kerkohet vullneti i politikaneve ne gjithe hapsiren gjeografike te Shqiperise.
    Atehete: Shihemi në Shqipërinë Natyrale.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Shqipëria Natyrale është ofertë për paqe dhe stabilitet

    25.10.2011

    Shkruan: Dr. Koço Danaj

    Disa politikanë serbë, grekë, maqedonas, malazezë, por edhe disa politikanë shqiptarë thonë se bashkimi i shqiptarëve do provokoje efektin Domino në rajon. Nuk është e vërtetë. Pse?

    Kjo analizë, i drejtohet, politikës dhe opinionit publik, shqiptar, serb, grek dhe maqedonas dhe malazez. Qëllimi i saj, është evidentimi i fakteve, se Platforma e Shqipërisë natyrale, nuk drejtohet as kundër paqes rajonale dhe as kundër fqinjëve të Shqipërisë. Në të kundërt, Shqipëria natyrale, është një oferte për paqe, për stabilitet dhe mirëqenie të të gjithë popujve të Ballkanit. Njëkohësisht, kjo analizë është edhe një ftesë për debat me cilindo, studiues apo politikan, serb, grek, maqedonas apo malazez.

    Arsyeja tjetër që me nxiti për këtë analizë, janë mbi 450 shkrime dhe analiza të botuara në shtypin serb, malazez, maqedonas dhe grek gjatë një viti si dhe heshtja e politikës shqiptare, që ndërsa përgatitet për 100 vjetorin e pavarësisë, ka frikë të thotë se ky 100 vjetor është i Shqipërisë natyrale.

    Zgjidhja e parë dhe kryesore në Ballkan është bashkimi i shqiptareve, është krijimi i Shqipërisë natyrale. Pse e them këtë? Po paraqes disa fakte për dijeni, por edhe për gjykim.

    1. Kombi shqiptar është një rast unikal në kontinentin evropian. Shqipëria aktuale, është i vetmi shtet në Evropë, që përgjatë gjithë vijës kufitare tokësore ka vetveten. Ky absurd fillon që nga Hani i Hotit në veri dhe përfundon në Qafën e Botës në jug. Pra kemi të bëjmë me një rast sui generis.

    2. Rregullimi i statusit të trojeve shqiptare, përgjatë një shekulli i është nënshtruar 7 Marrëveshjeve ndërkombëtare, vendimet e të cilave ose kanë qenë koloniale ose kanë qenë arnime pjesore të pjesëve të ndryshme te kombit shqiptar. Ato janë Marrëveshja e Londrës, Marrëveshja e Versajës, Marrëveshja e Jaltës e vitit 1945, Marrëveshja e Rambujesë e cila ju kushtua vetëm një pjese të territorit shqiptar siç ishte Kosova, Marrëveshja e Konçulit e marsit 2001, që ju kushtua një pjese të kombit shqiptar siç është Lugina e Preshevës, marrëveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua një pjese të territorit shqiptar në FYROM.

    Aktualisht kombi shqiptar jeton në dy shtete që janë Shqipëria artificiale dhe Kosova, në Shqipërinë Lindore në FYROM me status te popullit shtetformues dhe në dy pakica kombëtare në Mal të Zi dhe në Serbi. Por nuk ekziston fare në krahinën shqiptare të Çamërisë, pasi u deportua me dhunë në vitin 1944.

    Sot kur flitet për marrëdhënie të reja ndërkombëtare të mbështetura jo në të drejtën e forcës, por në forcën e së drejtës, shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë riparimin tërësor dhe jo pjesor të padrejtësive koloniale që janë bërë ndaj tyre.

    3. Të gjithë fqinjët e Shqipërisë natyrale, e kanë fituar pavarësinë e tyre para shqiptarëve. Shqiptarët e fituan me aktin juridik të Kuvendit të Vlorës në 28 nëntor 1912. Por çfarë ka ndodhur? Të gjithë fqinjët e Shqipërisë natyrale janë zgjeruar si territore pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa vetëm shqiptarët janë rrudhosur dhe copëtuar si territor pas shpalljes së pavarësisë.

    4. Përgjatë një shekulli, shqiptarët festojnë 28 nëntorin 1912 si datë të shpalljes së pavarësisë së tyre dhe nuk festojnë datën që vendosi copëtimin e tyre dhe krijimin e Shqipërisë artificiale që është sot, datë që është 29 korriku 1913. Fuqitë e mëdha e njohin një datë të tillë si festë kombëtarë të shqiptarëve.

    5. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në Preambulën e saj, pranon të drejtën e bashkimit të shqiptarëve në një shtet si të drejtë legjitime. Fuqitë e mëdha që e kanë miratuar këtë Kushtetutë e kanë pranuar këtë të drejtë, duke mos bërë asnjë vërejtje për Preambulën e saj.

    6. Sot ekzistojnë dy shtete e gjysmë shqiptare që mund ta realizojnë këtë me anë të mjeteve paqësore.

    7. Në muajin tetor 2010, një organizate prestigjioze ndërkombëtare, Gallup Internacional në një nga sondazhet e saj bëri publike këto shifra: Në Kosovë, mbi 81 për qind e shqiptarëve duan bashkim me Shqipërinë, në Shqipëri, 63 për qind e shqiptarëve duan bashkim me Kosovën, në Maqedoni 83 për qind e shqiptarëve duan bashkim me Shqipërinë.

    Më duhet të bëj një korrigjim nocionit politik të përdorur nga fqinjët dhe disa politikanë serbë, grekë, maqedonas apo malazezë. Ata kur flasin për bashkimin e shqiptarëve, përdorin nocionin Shqipëri e Madhe. Unë jam kundër Shqipërisë së Madhe. Persë? Sepse nocioni Shqipëri e Madhe lindi pas marrëveshjes Ciano-Ribentrop të vitit 1941, pra është një nocion nazi-fashist. Ndërsa unë jam antifashist, prandaj pranoj Shqipëri Natyrale, domethënë, Shqipëria në kufijtë e saj natyrale. Dhe këto kufij janë ato që shpalli Kuvendi i Vlorës në vitin 1912.

    Ndërsa lidhur me bashkësinë ndërkombëtare, unë e di se ajo kërkon paqe në rajon, kërkon stabilitet, prandaj ka filluar edhe ta përkrahë idenë e bashkimit të shqiptarëve. Rëndësi ka që mbështetësit e Shqipërisë natyrale janë kundër dhunës, pra kanë si filozofi të tyre devizën: Dialog me këdo, dialog për gjithçka. Ai që ka të drejte nuk ka frike nga dialogu. Bashkësia ndërkombëtare në funksion të paqes i ka anuluar disa konferenca ndërkombëtare si për shembull, atë të Versajës apo të Jaltës. Në Versaje, u krijua mbretëria serbo-kroato-sllovene, asokohe ju anulua pavarësia Malit të Zi. Por sot kjo mbretëri nuk ekziston, ndërsa Malit të Zi ju rikthye pavarësia.

    Atëherë, duhet të anulohet, edhe e fundit Marrëveshje ndërkombëtare, që është ajo e Londrës 1913, e cila copëtoi në pjesë kombin shqiptar. Si do të bëhet kjo? Me rrugë demokratike. Për shembull: Lista për Shqipëri Natyrale së shpejti do të kërkojë në GJND, në Hagë, anulimin e saj dhe dëmshpërblimin e kombit shqiptar me 100 miliard sterlina nga 6 fuqitë e mëdha. Po sjell për opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konferencë.

    Fakti i Parë: Konferenca e Londrës nuk është një Konferencë zyrtare. Që në fillim ajo mori vendim që të mos mbante proces-verbal. Një veprim i tillë, të kujton veprimet e atij që bën një krim dhe merr masa të fshehë gjurmët e krimit.

    Fakti i dytë: Kjo konferencë nuk u mblodh, për të diskutuar pavarësinë e Shqipërisë së shpallur në 28 nëntor 1912, por për të pajtuar Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Greqinë me Turqinë. Ja pohimi i ambasadorit francez në këtë konferencë, Pol Kambon: U mblodhëm sot datë 16 dhjetor për të arritur një marrëveshje midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Turqisë në zyrën e Greyt (Kambon, Korrespodenca, faqe 31)

    Fakti i tretë: Pol Kambon në fund të Konferencës pohon se: Ballkanikët tanë ikën, por mbetën pa u zgjidhur dy problemet më të rënda, Kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e detit Egje. (Po aty, faqe 57).

    Fakti i katërt: Drejtuesi i Konferencës ish ministri i jashtëm britanik Grei, u shpreh në Dhomën e komunave se ‘ne e copëtuam Shqipërinë, për të vendosur paqen midis fuqive të mëdha’. Por pas një viti filloi Lufta e parë botërore.

    Fakti i pestë: Ish-ministri i jashtëm britanik, Robin Kuk, deklaroi në prill 1999 në Dhomën e Komunave se ne duhet të riparojmë padrejtësitë që i kemi bërë kombit shqiptar. Ka edhe fakte të tjera, që do t’i vihen në dispozicion GjND-së në Hagë.

    Shqipëria natyrale do ta qetësoje Rajonin, do ta stabilizoje atë, do të japë mundësi të stabilizohen edhe rajone të tjera si Bosnja apo Maqedonia. E kundërta, do vazhdoje ta destabilizoje rajonin, sepse do nxisë rryma radikale. Shqipëria Natyrale nuk drejtohet kundër askujt, ajo synon marrëdhënie miqësore me fqinjët, por secili në shtëpinë e tij. Shqipëri natyrale do të thotë zëvendësimi i boshtit Beograd-Athinë me Trekëndëshin Tiranë-Beograd-Athinë, pas bashkimit të Kosovës dhe trojeve shqiptare në Maqedoni me Shqipërinë.

    Disa politikanë serbë, grekë, maqedonas, malazezë, por edhe disa politikanë shqiptarë thonë se bashkimi i shqiptarëve do provokoje efektin Domino në rajon. Nuk është e vërtetë. Pse?

    Sepse në rajon nuk ka asnjë komb tjetër i cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë i kufizuar me veten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Mali i Zi, futesh përkohësisht në territor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në territor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me Maqedoninë do kalosh në territor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në territor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në territor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnjë komb. Atëherë ku është efekti domino? Asgjëkund. Efekti Domino ekziston thjesht për të trembur ata që nuk e dinë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.

    Duke pranuar të drejtën e kombit shqiptar për tu bashkuar, unë pranoj edhe të drejtën e të tjerëve, pra ne rastin konkret edhe te popullit serb. Nuk do habitem dhe e konsideroj normale, në qoftë se së shpejti në Republiken Sërbe të Bosnjës zhvillohet referendumi dhe ajo bashkohet me Serbinë.

    Rëndësi ka që problemi të zgjidhet me paqe. Një rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Kur thashë më lart, se deviza e Shqipërisë natyrale është Dialog me këdo, dialog për gjithçka, kam parasysh se mbështetësit e Shqipërisë Natyrale kanë një dysheme politike të cilën nuk kanë të drejtë ta shkelin. Pra unë pranoj të bisedoj me fqinjët mbi bazën e pavarësisë së Vlorës 1912. Unë nuk e njoh Londrën e vitit 1913.

    Dhe bisedime, dialog do të thotë edhe kompromis, por pasi të pranohet e drejta e shqiptarëve për tu bashkuar. Do të bisedohet edhe për Shkupin, edhe për Çamërinë, edhe për Preshevën edhe për Bujanocin, edhe për Zubin Potokun. Por e ritheksoj, në fillim të pranojmë thelbin e problemit që është: Shqipëria natyrale është një domosdoshmëri dhe një realitet që i duhet paqes dhe mirëqenies së rajonit të Ballkanit. Ja një shembull: Në Platformën e Shqipërisë Natyrale thuhet se Çamëria të shpallet zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Domethënë të jenë të lirë shqiptarët e Çamërisë të kthehen në territorin e tyre, nga i cili u dëbuan me forcë dhe padrejtësisht pra 60 vjetësh. A ka kërkesë me demokratike se sa kjo.

    Argumentet dhe faktet e parashtruara më sipër provojnë se Shqipëria natyrale është një ofertë për paqe dhe stabilitet drejtuar fqinjëve të saj, opinionit publik dhe politikanëve të këtyre vendeve fqinj.

    (Autori është kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale)

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    bravo koqo dano ,,,,

    i vetmi qe kerkon ate qe don populli shqipetare

  6. #26
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Platformen e Shqiperise natyrale ,do ta arrime vetem atehere kurre shqipetaret te prodhojne arme berthamore me rreze te gjata . Nuk behet Shqiperia Etnike apo natyrale me patate .

    Nuk behet Shqiperia Natyrale me tradhetare politikane .

    Nuk behet Shqiperia Natyrale me valixhe (kufera ne shpine ) duke kerkuare nje jete me te mire ne bote

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Danaj: Do ta anulojmë Konferencën e Londrës

    9.12.2011

    Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka se posedon dokumente të reja që do të çojnë në anulimin e Konferencës së Londrës 1912-1913, e cila copëtoi kombin shqiptar.
    “Këto fakte dhe dokumente janë pjesë edhe të librit të ish-ministrit të jashtëm britanik Grey, drejtues i konferencës së Londrës me titullin ‘Memoires – Kujtime’, botuar ne vitin 1927 nga shtëpia botuese Payot. Në këtë libër, Grey pohon me shkrimet e tij se si u copëtuan trojet shqiptare në kundërshtim me çdo të drejtë ndërkombëtare. Grey si dhe Kambon pohojnë se Londra nuk ishte konferencë zyrtare dhe nuk mbajti asnjë proces verbal mbi diskutimet që bënte”, thekson Danaj për Ina.

    Në librin Memories, autori Gray shkruan: “Çështja që paraqiste më shumë vështirësi, dhe rrezik, ishte përcaktimi i i kufirit në veri dhe verilindje të Shqipërisë ku Serbia kërkonte më shumë se ç’ishte gati të pranonte Austr”.

    Sipas Danajt, Eduards Grey pranon se ai dhe Britania e Madhe krijuan konsensusin për të copëtuar trojet shqiptare.

    “Ato që Grey i konsideron fshatra shqiptare përbënin 19 mijë kilometra katror që ju dhuruan Malit të Zi dhe Serbisë, që nga Ulqini deri në Preshevë. Shumë shpejt Lista për Shqipëri Natyrale, çdo gjë do ta ketë gati. Materiali për anulimin e Konferencës së Londrës dhe dëmshpërblimin e kombit shqiptar me 100 miliardë sterlina, do t’i dërgohet fillimisht 6 ministrave të jashtëm të fuqive të mëdha evropiane që organizuan Mbledhjen e Londrës, të Britanisë së Madhe, Rusisë, Gjermanisë, Italisë, Francës, Austrisë, një kopje për dijeni SHBA-ve që nuk ishte asokohe, dhe nga një kopje përsëri për dijeni ministrave të jashtëm të Turqisë, Serbisë, Bullgarisë, Malit te zi dhe Greqisë që ishin në luftë me njëri tjetrin dhe që u paqësuan me troje shqiptare”, thekson lideri i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    Per mua eshte nje pubilicitet o reklam qe i ben vetes ky koçua..., pasi ka plot donkishote ne xhiro!
    E kujt prej nesh nuk i behet zemra mal, kur shikon nje harte si kjo, por qe pasojat do te ishin katastrofike per neve...
    Kjo pune behet vetem me gjak, aq sa Drini nuk mban dhe Adriatiku nuk e lan!
    Nuk eshte thjesht çeshtje ;"demokratike" si nje votim civil i tipit çekosllovak...
    Jane enderra ne diell!
    Po te na kish lene turku me perpara ( por qe na donte fort pa na dorezoj te fundit ), at'here po, por qe lufterat ballkanike kane 100-vjet qe kane perfunduar, njelloj sikur tunizinet te kerkojne "drejtesi dhe pretendime" per lufterat punike...
    Fakti qe eshte e pa realizueshme..., nuk na ndalon te enderrojme me sy hapur e te derdellisim ne menyre profetike, sikur te duam te aurikarikojme baterite patriotike, pasi me sa vihet re nuk ka popull ne Ballkan te urrehet mes vedit si na, qofte per perkatje fisnore, o fetare, o dialektare o thjesht politike, per te mos diskutuar tifozllekun e futbollit...!!!
    Pra te nderuar ku e lame, he po se harrova, si do ja bejme me telat me gjemba per te mos lene arratisjen masive qe do te pasonte, pas venies se sherihatit...
    Sa te bukur keta mullinjte e eres....................:-)
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #29
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga lepurush Lexo Postimin
    Askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale



    U HARTUA PLATFORMA E SHQIPËRISË NATYRALE









    Harta: Copëtimi i kombit shqiptar në 5 shtete




    · Përfundoi Platforma e Shqipërisë Natyrale.


    Autor i saj është Koço Danaj (Autori është Analist politik dhe drejtor i Institutit të Prognozave Rajonale me seli në Tiranë). Platforma do të ketë 250 faqe. Ajo do të përkthehet në sërbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht. Do të botohet në mbi 50 mijë kopje. Do të shpërndahet falas ose maksimumi do të shitet 1 euro.



    · Platforma bazohet:

    në Kushtetutën e Republikeës së Shqipërisë që bashkimin e Shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore.



    · Platforma bazohet:

    në Kuvendin e Vlorës i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë Natyrale dhe jo të Shqipërisë që ështëe sot.



    · Platforma e Shqipërisë Natyrale bazohet:


    në faktin se në mjediset dhe qeverisjet demokratike, nuk ka tema tabu të cilat kanë të bëjnë me thelbin e kombeve. Mjetet e realizimit të Shqiprisë Natyrale janë dialogu dhe debati demokratik. Shqiptarët përgjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë disa Shqipëri. Prandaj nuk ka me nevojë për gjak. Për këtë arsye në Platformë i jepet përparësi debatit, dialogut, respektimit të thelbit të demokracisë që është vetëvendosja e popujve dhe veçanërisht Referendumi.




    · Platforma argumenton,

    askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale. Nacionalizmi shqiptar që respekton kulturën dhe traditat e fqinjëve, nuk është gjë tjetër veçse nacionalizëm i bukur, i dëeshirueshëm, i padebatueshëm.



    · Platforma argumenton tezën:

    se Shqipëria Natyrale është një nocion progresist dhe duke qenë e tillë, progresist do ta ketë edhe realitetin e saj të nesërm.



    · Shqipëria Natyrale synon:


    shndërrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikës siç është sot në paqebërësin kryesor të rajonit të Ballkanit.



    · Shqipërinë Natyrale do të thotë:


    mirëqenie, dinjitet, qetësi dhe stabilitet në rajon. Ato ne ua kemi borxh fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona. Prandaj na takon ta bëjmë sa më parë Shqipërine Natyrale.



    · Pas botimit,


    në Tiranë do të bëhet një promovim i gjerë me pjesëmarrjen e Shqiptarëve nga gjitha hapsira e kombit shqiptar si dhe nga Diaspora.

    Me shume po kan frike vendoret se sa fqinjet

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIçigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Ore, po ç-të ç'ju kanë bërë?
    Ku e mësove ti si të shkruash emrin e e tij "koqo"?
    Të paktën, a e lexon se si shkruhet gjithandej?
    Nuk zëvendëson q-ja ç-në kur nuk e gjen dot shqipen në tastjerë. Përdor c-në, por jo q-në. Është njësoj si tëpërdorësh v në vend të f-së.
    Për të gjitha trojet Shqiptare nën një tërësi Shtetërore Shqiptare, t'i shkrijmë çdo energji!

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •