Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 43
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    103
    -Per Shqiperine Natyrale...
    -Idea per bashkim te shqiptareve dhe trojeve te tyre eshte e kahmotshme - qe nga largimi i perandorise osmane nga Ballkani,kur filloi coptimi i trojeve etnike nga sllavo-greket
    -Enderre e imja dhe e mesit ku sillem dhe jetoj,eshte gjithnje deshira te jetojme ne nje bashkesi ku do te mundemi lirisht te vizitonim njeri-tjetrin,...
    -Realizimi i kesaj enderre dikujt mund t`i duket shume i larget,i pa arritshem,...
    -por kjo nuk do te thote se ne nuk bene te endrrojme,sepse shpesh ndodhe qe edhe endrrat te realizohen: dhashte Zoti kjo enderre e mbare Shqiptareve te behet realitet

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Bashkimi i kombit eshte ceshtje e te gjithe shqiptarve



    Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves me referendum, nga vete
    populli i Kosoves, e deri para bisedimeve pa funde per pavaresine
    e Kosoves nga trojka; Klane politike dhe elemente kozmopolite e
    antikombetare te gazetarise se shkruar e televizive ekstremiste
    te majte, kane qene dhe jane kunder rrymes, politike kombetare,
    pavaresise se Kosoves dhe bashkimit kombetar. Ne pararoje te
    ketyre sulmeve antikombtare kane qendruar dhe vazhdojne te
    qendrojne ne balle e ne radhe, kryetaret e partive: Ceka,
    Gjinushi, Milo, nanoistet Cupi Blushi Tozaj, Dokle, Peshkepia,
    Zogaj, Godo, Mediu, Lubonja etj, duke mos perjashtuar dhe
    politikane te rendesishem ne PD. Qellimi: Diskretitimi i kombit
    Shqiptar ne syte e Botes, vetem e vetem per perfitime e levdata
    boshe, dhe pastaj te krekosen si gjeli ne maje te pleherave
    politike. Fatkeqesia me e madhe nuk eshte se keto forca politike
    e keta politikane bejne fushate diskriminuese, fatkeqesia eshte
    se forcat nacionaliste nuk po u japin pergjigjen qe ato
    meritojne. Fatkeqesi me e madhe eshte qe shteti rri e bene
    sehir, kur shtetas te tij bejne veprime antikushtetuese e
    antikombetare. Sa e perhapur eshte sot frika se mos me qendrimet
    nacionaliste te nje pjese te shqiptareve ka politike kombetare,
    ose kerkojne me te drejte bashkimin e trojeve etnike, a e
    zemerojne Europen? Fatos Lubonja, Mustafa Nano, e kadareanet,
    shkojne deri aty saqe e mohojne kombin shqiptar ne trojet tyre
    etnike, duke nenkuptuar tezen tash te njohur: “Kombi ne
    Shqiperine Londineze dhe Kombi Kosovar jane dy kombe te ndryshem”
    Fjalet e sipercituara jane “nonsensus” ne kuptimin shkencor,
    ndersa ne kuptimin politik ato jane hileqare e mashtruese. Ne
    territorin e shtetit te cunguar shqiptar, madje ne te gjitha
    trojet etnike shqiptare nuk jetojne dy popuj me kombesi te
    ndryshme sepse kane te njejten kulture te njejten gjuhe e cdo gje
    shqiptare. Kush e cmon kombin dhe atdheun nuk mund ti nenshtrohet
    fatit te zi, ashtu sic ka ndodhur me ne shqiptaret, duke i ndare
    nga njeri-tjetri me dhune ne pese shtete. Mbas Luftes se Dyte
    Boterore ambasadoret, e atyre shteteve qe fituan luften dhe te
    tjere qe perfituan nga kjo lufte, me dashje bene qe Kosoven ta
    lene jashte trupit te lodhur te Shqiperise. Ne Shqiperine e
    ndare, pansllavizmi Rus, i cili menjehere leshoi armaten femerore
    ruse, per te krijuar rusofilin. Nderkohe; Kosoven e la ne doren
    e komunizmit jugosllav, qe ajo te mos njihej e te mos dihej se
    ekziston ne bote. Shtetit shqiptar, ne ate kohe i takonte te
    ngrinte zerin per aq sa e kishte fuqine, prandaj nuk duhet te
    heshtte dhe mjerisht te majtet ende vazhdojne te heshtin. Kombin
    Shqiptar, fuqite e medha ne fillim te shekullit, per te kenaqur
    skemat dhe ambiciet e politikes se tyre me gjak shqiptari, bene
    qe ta kthenin ne nje komb gjysme te vdekur. Shovinistet ballkanas
    madje dhe skeptiket shqiptare vepruan ne kor me shovinistet
    kunder kombit shqiptar tashme te ndare ne pese shtete. Desh Zoti
    qe gjysma e kombit te ndare nga trupi i tij qe quhet Kosove, beri
    qe ceshtja shqiptare te shtrohet krejt ndryshe ne skenen
    nderkombetare. Mbas Luftes se Dyte Boterore, bota e harroi me
    dashje Kosoven ku komunistet jugosllave kryen krimet nga me te
    perbindshmet. Por Kosova i gjeti vete fuqite zoteruese dhe e
    detyroi boten ta degjoje. Keshtu do te ndodhe dhe me Camerine, ne
    Greqi nuk njihen si autoktone ne trojet e tyre etnik, ndersa
    camet ne Shqiperi me te vertete jane tek vellezerit e tyre, por
    ne te vertete jane emigrante sic ishin kosovaret ne Shqiperi kur
    i perzuri Milloshevici, te cilet iken perseri ne trojet e veta,
    camet duhet ta presin me padurim kthimin ne varat stergjzshore.
    Zeri i cameve nuk do te reshte per padrejtesite dhe krimet
    makabre te shovinisteve greke.



    Shqiptaret vete duhet te qetesojne shpirtrat e shqiptarve



    Ka ardhur koha qe mekanizmave nderkombetare perfshire dhe OKB
    t’i kushtojne ceshtjes kombetare shqiptare gjithe vemendjen qe i
    takon. Disa politikan-beres te huaj e bashke me mbeshtetesit e
    tyre shqiptare ende kerkojne moszgjidhjen e ceshtjes shqiptare ne
    Ballkan. Ceshtja e Kosoves nuk mund te jete thjeshte ceshtje e
    mbrojtjes se te drejtave te njeriut, por eshte ceshtje e te
    drejtave te kombit, vetevendosjes shtet-formuese. Pa zgjidhur
    perfundimisht ceshtjen e Kosoves dhe te gjithe shqiptareve ne
    trojet e tyre etnike, Evropa nuk do te kete qetesi, dhe kurre nuk
    do te realizoje ate qe deshiron, pa qetesuar shpirtrat e
    shqiptareve. Ne kuadrin e zgjidhjes se tere ceshtjes shqiptare ne
    favor te tyre, jo vetem Evropa do te kete qetesi, por dhe ne
    Ballkanin e trazuar nuk do t'i shkoje ndermend ndonje shteti per
    lufte. Shteti shqiptare qe ne lindjen e tij s’ka pasur kurajen te
    mbroje te pakten edhe per kortezi dinjitetin e vet. Cdo shtet ne
    bote pa dhembe te jete, per ceshtjen kombetare te tij te kafshon
    e te lene pa poture. Kur do ta bejne nje shtet te tille
    Shqiptaret? Eshte dhe “kollaj” edhe “zor”. Eshte kollaj kur
    shqiptaret te zene mend, e te zgjedhin ne drejtimin e tyre
    njerezit me te perkushtuar, intelektualin e mohuar e te
    poshteruar, politikanin e ndershem, dhe ate qe kerkon t'i jape e
    jo ti marre shtetit te tij. Keta jane primaret e nje emisioni te
    tille. eshte “zor” kur qytetaret i kane mbyllur syte dhe presin
    qe te mirat t'i bien nga qielli. Te gjithe politikanet
    historikisht pa perjashtim, duan qytetaret e dyte. Po kush do t’i
    inkurajoje qytetaret e pare? Vetem nje force e re e bashkuar me
    perberje kombetare munde te sjelle ne drejtimin e vendit qeverine
    e munguar. Kombi do t’ia dije per nder atij qe do te sakrifikoje
    per qytetaret e tij. I lumte atij qe do ta mbeshtese kete force
    te re. I urojme kuraje dhe vetemohim atij qe do ta udheheqe,
    edukoje e ta drejtoje kete force. Ne programin e kesaj force te
    re, duhet te jete lufta pa kompromis ne perpjekje per te
    realizuar e mbrojtur te drejtat e mohuara te shtetasve te tij,
    dhe shtresave te ndryshme qytetare shqiptare, kudo ne trojet e
    tyre etnike. Krahas programit te saj, duhet dhe vendosmeria per
    rimekembjen e Kombit ne tere hapesiren shqiptare, duke e bashkuar
    ne nje shtet te vetem. Programi kombetar i kesaj force, duhet t’i
    beje te ditur opinionit ne Evrope, ShBA e kudo ne bote, qe ta
    mbeshtesin ne kete nisme te mire per rimekembjen e kombit
    Shqiptar. Diplomacia e vendeve demokratike, me prestigj ne fushen
    e te drejtave te njeriut i ka denuar me vendosmeri krimet Serbe
    ne Kosove e Greke ne Cameri. Bota dhe shqiptaret kurre nuk duhet
    t'i harrojne keto qendrime shoviniste te Serbise e Greqise.
    Kosova republike me vete, si dhe anetaresimi i saj ne OKB bashke
    me programin e saj, qe eshte ndertuar me kujdes e besnikeri per
    te gjithe qytetaret e saj, e ne vecanti per familjet e viktimave
    te lufterave te fundit te saj, por edhe per te burgosurit dhe te
    perndjekurit politike, do te jete sa i leverdishem, po aq dhe i
    domosdoshem. Krahas Kosoves ne te njejtat rrethana ndodhen dhe
    pjeset e tjera te shqiptareve ne trojet e tyre etnik. Rrethanat
    politike te krijuara pas viteve 90, duke pasur parasysh dhe
    dempruresit e politikave me partite politike te krijuara ne
    vazhdim, te pjella nga PK Jugosllave ne Kosove dhe simotra e saj
    PPSH ne Shqiperi prodhuan nje politike jokombetare. Si pasoje
    lindi nevoja te krijohen si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi parti
    me permasa kombetare. Keto forca, mbeshtetjen kryesore duhet ta
    kene ne shtresat me te kontrolluara te kombit, ne shtresat e
    mesme qe e kane karakterizuar gjithmone bindjet dhe kultura
    perendimore. Me ardhjen ne pushtet, komunizmi, kundrejt ketyre
    intelektualeve perdori terror, dhune e c’farosje. Vetvetiu lindi
    e drejta per mbijetese, e si rrjedhoje mbeshtetja reciproke me
    kete force do mundesoje nje shtet te lire e demokratik te kohes.
    Mbeshtetesit qe ndjehen te barabarte me kete force te re, do te
    gjejne veten e tyre, me bijte e bijat ne te dyja anet e kufirit
    se te njejtes race, te cilat do te tregojne qe ne gjirin e tyre
    militojne njerez te perkushtuar e te vendosur per berjen e nje
    shteti me nje kushtetute afat gjate. Ku ne te, te kete nje
    katalog te posacem mbi te drejtat dhe lirite themelore te
    shtetasve. Kushtetuta eshte ligji themelor i nje shteti te se
    drejtes qytetare. Ajo ka per qellim te garantoje lirite dhe te
    drejtat themelore te shtetasve si dhe nje qeverisje te dobishme
    per qytetaret e vendit, dhe ndertimin e nje shteti demokratik,
    me zoter reale te prones e me te drejta te plota. Tani fjalen e
    kane shqiptaret e vertete, me sakrificen ne kohe, qe do te thote:
    Fol kur duhet folur; Kerko kur duhet kerkuar; Zgjohu kur duhet
    zgjuar. Burre eshte ai qe di te mase detyren e tije karshi te
    vertetes. Gjaku i atyre qe rane, e qe u masakruan nga komunizmi
    sllav e shqiptar, dhe bashke me vuajtjet e renkimet e atyre qe
    ende jane gjalle, nuk mund te shkojne kot, e te neperkemben
    akoma. Kjo force politike ne Shqiperi, E ne Kosove AAK e te
    nderuarit Z. Ramush Hajredinaj jane ne sinkronizim te plote per
    ceshtjen kombetare. Premtimi eshte nje detyrim. Keto dy forca
    politike kane marre persiper nje barre, sa te rende po aq dhe
    fisnike. I urojme pune te mbare me gjithe shpirt e zemer.

    Tirane-Maj-2009

    Frederik Ruco

    p.s ky shkrim me ka ardhur ne email para 1 jave me duket. dhe s'di si e ka gjet adresen time autori.


    ne teori se ka keq! sepse eshte pikerisht kjo ajo qe i mungon shqiptareve nje force politike patriotike dhe e drejtuar nga njerez me vlera dhe nga intelektual te vertet e jo nga keto bisha qe po na drejtojne deri me sote dhe qe skane asgje te perbashket me shqiptarin. deri me sote shqiptaret e kane lejuar veten te drejtohen nga keto flliqesira mbi te gjitha per shkak se nuk kane pasur alternativ tjeter pasi pas viteve 90 intelektualet e vertet dhe patriotet e vertet ne politik ishin pak pasi te gjithe ishin pjell e komunizmit pra vampira te vertet. gjithe elita e asaj kohe ishte pjell e asaj kohe dhe e atij mentaliteti i cili sic dihet nuk ka qene aspak per shqiptari jo me kote sa ishte enveri nuk u zu ne goje as cameria e as kosova pasi ky ishte pjell e komunizmit sllavo rus dhe ata qe e pasuan ishin pjell e ketij te parit. tashme po rritet brezi i ri. ky brez i ri po sjell nje elit te re, po sjell nje mentalitet te ri dhe padiskutim qe do te sjelli nje politik te re. do te sjelli ate politik e cila na ka munguar gjithmone dhe qe shqiptaret aq shume po e presin. mos kujtoni se shqiptaret i kane merituar keto qeverisje dhe ata skane ditur te bejne zgjedhjet e duhura. jo eshte e gabuar sepse eshte e vertet se shqiptaret i kane votuar keto parti por kjo per te vetmin fakt se shqiptaret skane pasur alternativ tejter. te gjithe e dime se shqiptaret jane te pakenaqur nga politika te gjithe e dime se shqiptaret cdo dite thone se ne skemi shtet cdo dote thone se cdo politikan shikon xhepin e vete dhe interesat e veta se te gjthe jane te korruptuar. pra shqiptaret e kane ditur gjothmone se kush i ka drejtuar. por ajo qe u ka munduar ka qene gjithmone alternativa e duhur forca e duhur politike qe ti perfaqesoje sic duhet. kohet e fundit kjo politik eshte bere me domosdoshme se kurre. korrupsioni dhe antishqiptaria ka dal hapur cdo gje behet sheshit video, akuza vjedhje ashiqare, te akuzuar(politikan) qe lirohen nga drejtesia ne menyra nga me qesharake etj etj. popullit i ka ardhur ne maje te hundes thjesht nuk ka prodhuar ende koken dhe mendjen e duhur e cila do te drejtoj kete levizje apo revolucion te ri. koha ka ardhur zilja po bie ndryshimi eshte thjesht ceshtje kohe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kanina : 11-12-2011 më 19:32

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gol në minutat shtesë në portën e shqiptarëve...

    Koço Danaj

    …prandaj, le të fusim në fushën e lojës, Shqipërinë Natyrale!!!

    Ngjarjet e fundit në Kosovë dhe mbi territorin e Kosovës, mund të krahasohen me përjetimet mbi një ndeshje futbolli, kur arbitri edhe pa të drejtë e shton lojën, dhe ti pëson gol. Mund të ankohesh mbi arbitrimin e ndeshjes, arbitri edhe mund të gjobitet, por ndeshja nuk anulohet. Pavarësisht se goli është bërë në minutat shtesë.

    Le të bëhemi më konkretë: U shpall pavarësia e Kosovës në 17 shkurt 2008. Festë e madhe, e natyrshme. Parulla folklorike si ‘Bac u kry’ - e natyrshme, etj, etj. Por një muaj më pas në 17 mars 2008, Samarxhic hedh në treg 6 pika që atakonin pavarësinë e Kosovës. Deklarata negative nga shqiptarët, nuk i pranojmë, nuk do zbatohen. Vetëm kaq, ndërsa diplomacia serbe i çoi këto 6 pika në OKB, tek Ban Ki mun. Erdhi qershori i 2008, Ban Ki Mun, i dërgon letër Tadic dhe Sejdiut. Të parit i drejtohej me cilësinë e presidentit, të dytit pa këtë cilësim. Në letër parashtroheshin 6 pikat që duhej plotësuar nga Qeveria e Kosovës.

    Çfarë ndodhi? Deklarata nga Prishtina dhe Tirana: Nuk i pranojmë, nuk i njohim. Njohim vetëm Planin Ahtisari. Dhe vetëm kaq. Ndërkaq diplomacia serbe vazhdoi punën. Forcoi strukturat paralele në veri të Kosovës, të cilat deri më sot nuk e njohin Prishtinën. Dhe në fund, erdhëm deri tani, kur kemi edhe një plan 4 pikësh të Tadic, që kërkon një republikë serbe në veri, kur kemi një propozim të Busek për të filluar bisedimet për ndarjen e Kosovës, kur kemi konkluzione të një instituti prestigjioz gjerman se harta e Ballkanit nuk ka përfunduar. Përsëri nga Prishtina dhe Tirana kemi deklarata se nuk pranojmë. Por që në fakt lëshojmë dhe vazhdojmë te lëshojmë.

    Pse kështu? Pse kjo lojë në mbrojtje e politikës shqiptare? Sepse politika dhe diplomacia shqiptare nuk ka strategji, nuk ka variante, nuk ka skenarë. Por nuk pranon as të ketë. Për shembull: Po sikur Brukseli dhe Uashingtoni të thonë që Tadic ka të drejtë, çfarë do bëjë Thaçi, Berisha, Kurti, Rama, Mustafa. Do vazhdojnë të mos pranojnë apo do fillojnë te negociojnë? Cili është plani i tyre rezervë, apo planet rezervë. Kanë apo nuk kanë? Po në qoftë se bashkësia ndërkombëtare kthehet tek Marrëveshja Ciano-Ribentrop, që kufirin midis Serbisë dhe Shqipërisë e caktoi tek Ura e Ibrit, çfarë do bëjnë politikanët shqiptarë? Thjesht do refuzojnë, thjesht do japin dorëheqjen, thjesht do lajnë shpirtin duke thënë: Nuk na pyeti njeri?

    Apo do hedhin në Tavolinë planin e tyre rezervë? Për shembull: Shqipëria e ka ne Preambule bashkimin kombëtar, pra e ka një detyrim kushtetues. Por a ka ndonjë plan rezervë se si mund ta aktivizojë zbatimin e preambulës? Vetëvendosja në program bashkimin kombëtar e ka deri më tani si vetëvendosje të jashtme. Pra kur te realizojë vetëvendosjen e brendshme. Por a ka ndonjë plan rezervë se si mund tu ndërroje vendet, se si Bashkimi me Shqipërinë ta kalojë në përparësi ? Mund të ketë? Por deri tani asgjë nuk është parë, ka vetëm deklarata folklorike, që nuk flasin për plan rezervë, por vetëm për ta kaluar përgjegjësinë tek kundërshtari politik, por assesi se si të përballohet kundërshtari etnik. Edhe Tirana duket pa asnjë plan rezervë, përkundër këtij plani, ka deklarime se ata qe flasin për bashkim kombëtar janë ekstremistë.

    Thaçi, Berisha, Topi, Kurti, Rama, Mustafa janë kundërshtarë politike që i kërkojnë pushtetin njeri tjetrit. Ndërsa Tadic, Dacic, Gruvski janë kundërshtarë etnikë që nuk kërkojnë pushtetin, por pjesë të territorit shqiptar.

    Ndërkaq Brukseli mendon ndryshe, Uashingtoni ka filluar të mendoje ndryshe. Ata i kanë dhënë minuta shtesë lojës diplomatike midis serbëve dhe shqiptareve. Serbet e kane bërë një gol. Ka edhe disa minuta shtesë të tjera, loja nuk ka mbaruar. Çdo bëjë Berisha, Thaçi, Topi, Mustafa, Jahjaga, Rama, Kurti? Do mobilizohen të barazojnë dhe të kalojnë në avantazh, apo do pajtohen me rezultatin e deritanishëm dhe në fund do thonë se fajin e kishte arbitri se akordoi minuta shtesë për serbët dhe ata na mundën në këto minuta?

    Loja nuk ka mbaruar, minutat e mbetura janë të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin në favor të shqiptarëve. Po çfarë duhet? Thjesht një variant rezervë. Politika shqiptare duhet të hedhë në Tavolinën e Brukselit dhe Uashingtonit krijimin e Shqipërisë Natyrale. Duhet ta hedhe Berisha, Thaçi, Kurti, Rama, Mustafa etj. Dhe po e hodhën këtë, të jini të sigurt se loja diplomatike me Serbinë do përfundojë në favor te shqiptarëve. Ndërsa po nuk e hodhën, përgjegjësia do të bjerë mbi ata dhe shqiptarët do humbasin të tjera territore. Loja nuk ka mbaruar. Le të mësohemi të fitojmë edhe në minutat shtesë. Le të fusim në lojë Shqipërinë Natyrale.

    (Autori është kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale)

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #34
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Mire e ka zoti Danaj...,Mungesa e nje strategjie kombtare dhe mos bashkveprimi politik i politikanve shqiptare i ka vene perpara nje non-sensi apsurd politiken Shqiptare e cila karakterizohet nga nje pragmatizem destruktiv dhe i shpifur perpara faktit,qe po i behen kaq shume koncesione pales sllave apo dhe asaj greke ne dem te Shqiptareve!...
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 08-02-2012 më 10:28

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    bravo

    ju lumte

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anëtarësuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikë
    Postime
    251
    Kur do behet gjyqi per anulimin e konferences te Londres 1912-1913?
    Emocioni i ben castet e jetes te paharueshme ndersa arsyeja dhe vetdija i bejn ato te rendesishme

  7. #37

    Shqiperia Natyrale

    Ajo Shqiperi qe mendojne dite e nate
    te gjithe Shqiptaret e ndershem e patriote

    RROFTE SHQIPERIA NATYRALE

    Pellazg Iliria

    New York

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2011
    Vendndodhja
    Gostivar
    Postime
    30
    Urime për punën që jeni duke bër zoti Danaj ,projekti juaj dhe i gjithë shqiptarve ku do që janë, ëndra e të gjithë brezave u bëfsha sakrific për të urime të gjithëve .

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Sikur te ndodhte vertet anullimi i konferences se Londres ,do ishte nje dhurat ,por duhet shume pune nga keta palo politikanet tane, qe e kan mendien si te vjedhin Shqipetaret e te shesin nga nje cope deti e toke te Shqiperise, e jo me te kene plane rezerve per te dale nga veshtiresite e te papriturat e befasishme qe ndodhin, kur jane shit edhe sekretet e natos nga qeveria Shqipetare , Rusit e Serbit, imagjinoni ju se kush e drejton shtetin Shqipetare.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cjan keto budalliqe..

    un si kto platformat e kocos bej 7 her ne dite.. sa her shkoj te... dhjeroj.. ku meditoj e fantazoj..

    ..

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Mehdi Bej Frashëri: "Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë"
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •