
Postuar më parë nga
Xhuxhumaku
Bashkimi i kombit eshte ceshtje e te gjithe shqiptarve
Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves me referendum, nga vete
populli i Kosoves, e deri para bisedimeve pa funde per pavaresine
e Kosoves nga trojka; Klane politike dhe elemente kozmopolite e
antikombetare te gazetarise se shkruar e televizive ekstremiste
te majte, kane qene dhe jane kunder rrymes, politike kombetare,
pavaresise se Kosoves dhe bashkimit kombetar. Ne pararoje te
ketyre sulmeve antikombtare kane qendruar dhe vazhdojne te
qendrojne ne balle e ne radhe, kryetaret e partive: Ceka,
Gjinushi, Milo, nanoistet Cupi Blushi Tozaj, Dokle, Peshkepia,
Zogaj, Godo, Mediu, Lubonja etj, duke mos perjashtuar dhe
politikane te rendesishem ne PD. Qellimi: Diskretitimi i kombit
Shqiptar ne syte e Botes, vetem e vetem per perfitime e levdata
boshe, dhe pastaj te krekosen si gjeli ne maje te pleherave
politike. Fatkeqesia me e madhe nuk eshte se keto forca politike
e keta politikane bejne fushate diskriminuese, fatkeqesia eshte
se forcat nacionaliste nuk po u japin pergjigjen qe ato
meritojne. Fatkeqesi me e madhe eshte qe shteti rri e bene
sehir, kur shtetas te tij bejne veprime antikushtetuese e
antikombetare. Sa e perhapur eshte sot frika se mos me qendrimet
nacionaliste te nje pjese te shqiptareve ka politike kombetare,
ose kerkojne me te drejte bashkimin e trojeve etnike, a e
zemerojne Europen? Fatos Lubonja, Mustafa Nano, e kadareanet,
shkojne deri aty saqe e mohojne kombin shqiptar ne trojet tyre
etnike, duke nenkuptuar tezen tash te njohur: “Kombi ne
Shqiperine Londineze dhe Kombi Kosovar jane dy kombe te ndryshem”
Fjalet e sipercituara jane “nonsensus” ne kuptimin shkencor,
ndersa ne kuptimin politik ato jane hileqare e mashtruese. Ne
territorin e shtetit te cunguar shqiptar, madje ne te gjitha
trojet etnike shqiptare nuk jetojne dy popuj me kombesi te
ndryshme sepse kane te njejten kulture te njejten gjuhe e cdo gje
shqiptare. Kush e cmon kombin dhe atdheun nuk mund ti nenshtrohet
fatit te zi, ashtu sic ka ndodhur me ne shqiptaret, duke i ndare
nga njeri-tjetri me dhune ne pese shtete. Mbas Luftes se Dyte
Boterore ambasadoret, e atyre shteteve qe fituan luften dhe te
tjere qe perfituan nga kjo lufte, me dashje bene qe Kosoven ta
lene jashte trupit te lodhur te Shqiperise. Ne Shqiperine e
ndare, pansllavizmi Rus, i cili menjehere leshoi armaten femerore
ruse, per te krijuar rusofilin. Nderkohe; Kosoven e la ne doren
e komunizmit jugosllav, qe ajo te mos njihej e te mos dihej se
ekziston ne bote. Shtetit shqiptar, ne ate kohe i takonte te
ngrinte zerin per aq sa e kishte fuqine, prandaj nuk duhet te
heshtte dhe mjerisht te majtet ende vazhdojne te heshtin. Kombin
Shqiptar, fuqite e medha ne fillim te shekullit, per te kenaqur
skemat dhe ambiciet e politikes se tyre me gjak shqiptari, bene
qe ta kthenin ne nje komb gjysme te vdekur. Shovinistet ballkanas
madje dhe skeptiket shqiptare vepruan ne kor me shovinistet
kunder kombit shqiptar tashme te ndare ne pese shtete. Desh Zoti
qe gjysma e kombit te ndare nga trupi i tij qe quhet Kosove, beri
qe ceshtja shqiptare te shtrohet krejt ndryshe ne skenen
nderkombetare. Mbas Luftes se Dyte Boterore, bota e harroi me
dashje Kosoven ku komunistet jugosllave kryen krimet nga me te
perbindshmet. Por Kosova i gjeti vete fuqite zoteruese dhe e
detyroi boten ta degjoje. Keshtu do te ndodhe dhe me Camerine, ne
Greqi nuk njihen si autoktone ne trojet e tyre etnik, ndersa
camet ne Shqiperi me te vertete jane tek vellezerit e tyre, por
ne te vertete jane emigrante sic ishin kosovaret ne Shqiperi kur
i perzuri Milloshevici, te cilet iken perseri ne trojet e veta,
camet duhet ta presin me padurim kthimin ne varat stergjzshore.
Zeri i cameve nuk do te reshte per padrejtesite dhe krimet
makabre te shovinisteve greke.
Shqiptaret vete duhet te qetesojne shpirtrat e shqiptarve
Ka ardhur koha qe mekanizmave nderkombetare perfshire dhe OKB
t’i kushtojne ceshtjes kombetare shqiptare gjithe vemendjen qe i
takon. Disa politikan-beres te huaj e bashke me mbeshtetesit e
tyre shqiptare ende kerkojne moszgjidhjen e ceshtjes shqiptare ne
Ballkan. Ceshtja e Kosoves nuk mund te jete thjeshte ceshtje e
mbrojtjes se te drejtave te njeriut, por eshte ceshtje e te
drejtave te kombit, vetevendosjes shtet-formuese. Pa zgjidhur
perfundimisht ceshtjen e Kosoves dhe te gjithe shqiptareve ne
trojet e tyre etnike, Evropa nuk do te kete qetesi, dhe kurre nuk
do te realizoje ate qe deshiron, pa qetesuar shpirtrat e
shqiptareve. Ne kuadrin e zgjidhjes se tere ceshtjes shqiptare ne
favor te tyre, jo vetem Evropa do te kete qetesi, por dhe ne
Ballkanin e trazuar nuk do t'i shkoje ndermend ndonje shteti per
lufte. Shteti shqiptare qe ne lindjen e tij s’ka pasur kurajen te
mbroje te pakten edhe per kortezi dinjitetin e vet. Cdo shtet ne
bote pa dhembe te jete, per ceshtjen kombetare te tij te kafshon
e te lene pa poture. Kur do ta bejne nje shtet te tille
Shqiptaret? Eshte dhe “kollaj” edhe “zor”. Eshte kollaj kur
shqiptaret te zene mend, e te zgjedhin ne drejtimin e tyre
njerezit me te perkushtuar, intelektualin e mohuar e te
poshteruar, politikanin e ndershem, dhe ate qe kerkon t'i jape e
jo ti marre shtetit te tij. Keta jane primaret e nje emisioni te
tille. eshte “zor” kur qytetaret i kane mbyllur syte dhe presin
qe te mirat t'i bien nga qielli. Te gjithe politikanet
historikisht pa perjashtim, duan qytetaret e dyte. Po kush do t’i
inkurajoje qytetaret e pare? Vetem nje force e re e bashkuar me
perberje kombetare munde te sjelle ne drejtimin e vendit qeverine
e munguar. Kombi do t’ia dije per nder atij qe do te sakrifikoje
per qytetaret e tij. I lumte atij qe do ta mbeshtese kete force
te re. I urojme kuraje dhe vetemohim atij qe do ta udheheqe,
edukoje e ta drejtoje kete force. Ne programin e kesaj force te
re, duhet te jete lufta pa kompromis ne perpjekje per te
realizuar e mbrojtur te drejtat e mohuara te shtetasve te tij,
dhe shtresave te ndryshme qytetare shqiptare, kudo ne trojet e
tyre etnike. Krahas programit te saj, duhet dhe vendosmeria per
rimekembjen e Kombit ne tere hapesiren shqiptare, duke e bashkuar
ne nje shtet te vetem. Programi kombetar i kesaj force, duhet t’i
beje te ditur opinionit ne Evrope, ShBA e kudo ne bote, qe ta
mbeshtesin ne kete nisme te mire per rimekembjen e kombit
Shqiptar. Diplomacia e vendeve demokratike, me prestigj ne fushen
e te drejtave te njeriut i ka denuar me vendosmeri krimet Serbe
ne Kosove e Greke ne Cameri. Bota dhe shqiptaret kurre nuk duhet
t'i harrojne keto qendrime shoviniste te Serbise e Greqise.
Kosova republike me vete, si dhe anetaresimi i saj ne OKB bashke
me programin e saj, qe eshte ndertuar me kujdes e besnikeri per
te gjithe qytetaret e saj, e ne vecanti per familjet e viktimave
te lufterave te fundit te saj, por edhe per te burgosurit dhe te
perndjekurit politike, do te jete sa i leverdishem, po aq dhe i
domosdoshem. Krahas Kosoves ne te njejtat rrethana ndodhen dhe
pjeset e tjera te shqiptareve ne trojet e tyre etnik. Rrethanat
politike te krijuara pas viteve 90, duke pasur parasysh dhe
dempruresit e politikave me partite politike te krijuara ne
vazhdim, te pjella nga PK Jugosllave ne Kosove dhe simotra e saj
PPSH ne Shqiperi prodhuan nje politike jokombetare. Si pasoje
lindi nevoja te krijohen si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi parti
me permasa kombetare. Keto forca, mbeshtetjen kryesore duhet ta
kene ne shtresat me te kontrolluara te kombit, ne shtresat e
mesme qe e kane karakterizuar gjithmone bindjet dhe kultura
perendimore. Me ardhjen ne pushtet, komunizmi, kundrejt ketyre
intelektualeve perdori terror, dhune e c’farosje. Vetvetiu lindi
e drejta per mbijetese, e si rrjedhoje mbeshtetja reciproke me
kete force do mundesoje nje shtet te lire e demokratik te kohes.
Mbeshtetesit qe ndjehen te barabarte me kete force te re, do te
gjejne veten e tyre, me bijte e bijat ne te dyja anet e kufirit
se te njejtes race, te cilat do te tregojne qe ne gjirin e tyre
militojne njerez te perkushtuar e te vendosur per berjen e nje
shteti me nje kushtetute afat gjate. Ku ne te, te kete nje
katalog te posacem mbi te drejtat dhe lirite themelore te
shtetasve. Kushtetuta eshte ligji themelor i nje shteti te se
drejtes qytetare. Ajo ka per qellim te garantoje lirite dhe te
drejtat themelore te shtetasve si dhe nje qeverisje te dobishme
per qytetaret e vendit, dhe ndertimin e nje shteti demokratik,
me zoter reale te prones e me te drejta te plota. Tani fjalen e
kane shqiptaret e vertete, me sakrificen ne kohe, qe do te thote:
Fol kur duhet folur; Kerko kur duhet kerkuar; Zgjohu kur duhet
zgjuar. Burre eshte ai qe di te mase detyren e tije karshi te
vertetes. Gjaku i atyre qe rane, e qe u masakruan nga komunizmi
sllav e shqiptar, dhe bashke me vuajtjet e renkimet e atyre qe
ende jane gjalle, nuk mund te shkojne kot, e te neperkemben
akoma. Kjo force politike ne Shqiperi, E ne Kosove AAK e te
nderuarit Z. Ramush Hajredinaj jane ne sinkronizim te plote per
ceshtjen kombetare. Premtimi eshte nje detyrim. Keto dy forca
politike kane marre persiper nje barre, sa te rende po aq dhe
fisnike. I urojme pune te mbare me gjithe shpirt e zemer.
Tirane-Maj-2009
Frederik Ruco
p.s ky shkrim me ka ardhur ne email para 1 jave me duket. dhe s'di si e ka gjet adresen time autori.
Krijoni Kontakt