Mediumet shqiptare kritikojnė Maqedoninė
Mediumet shqiptare kritikojnė ashpėr Maqedoninė pėr shkak tė qėndrimit neutral lidhur me kontestin kosovaro-serb para Gjykatės ndėrkombėtare tė drejtėsisė nė Hagė.
"Gazeta shqiptare", me titull "Neutralitet proserb i Maqedonisė", bėn tė ditur se vendimi i Qeverisė, Maqedonia tė jetė neutrale dhe tė mos japė mendim nė Gjykatėn e Hagės pėr kontestin qė e ngriti Serbia pėr pavarėsinė e Kosovės, paraqet qėndrim proserb, lajmėron korrespondenti i Makfaks-it.
"Neutraliteti i Qeverisė sė Nikolla Gruevskit nuk krijon bindje se ka neutralitet, meqė ky ėshtė qėndrim politik dhe diplomatik qė haptazi e favorizon Serbinė. Kjo hasi nė kritika edhe nga LSDM-ja opozitare, e cila kėrkoi qė Maqedonia tė ketė qėndrim tė qartė", theksohet nė komentin e gazetės.
I njėjti burim bėn tė ditur se qėndrimi neutral i Maqedonisė krijon situata tė reja pėr pjesėmarrjen e partive shqiptare nė koalicion me VMRO-DPMNE-nė, edhe pėrkundėr faktit qė deri nė kėtė moment BDI-ja ėshtė pa reagim.
"Sqarimi i tyre i kėtij neutraliteti me qėllim qė tė ruhen marrėdhėniet e mira me tė gjithė fqinjėt nuk qėndron, meqė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė nuk duhet tė jenė vetėm me njė fqinj, ndėrsa tjetri tė injorohet. Kosova ėshtė shumė mė e rėndėsishme pėr Maqedoninė sesa Serbia edhe pėr shkak tė bazės gjeostrategjike", bėhet e ditur nė komentin e gazetės nga Tirana "Gazeta shqiptare". /Makfaks/
Krijoni Kontakt