Karpenter: Uashingtoni mund t'ia lërë BE-së çështjen e Kosovës
LONDËR (29 Gusht) - Drejtori i Institutit Kejto në Uashington Ted Karpenter deklaroi për BBC se SHBA do ta mbështesin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por në të nuk do të marrin pjesë në ndonjë mënyrë serioze, meqenëse Kosova tani me siguri për to, sipas rëndësisë, është e dorës së dytë në politikën e jashtme amerikane. Ai tha se Uashingtoni çështjen e zgjidhjes së Kosovës do të mund t'ia linte Bashkimit Evropian, duke vlerësuar se kjo ndoshta nuk do të jetë mirë për interesat e Serbisë, sepse e ka krijuar bindjen se BE do të përpiqet për ndonjë Kosovë të pavarur, në kuadër të planit afatgjatë që Ballkani të bëhet pjesë e BE. ro/ro (B92/BalkanWeb)
---------------------
mani
Krijoni Kontakt