Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Nuk ka asnje gje te keqe qe nese ka me shume minoritare se shqiptare te zgjidhej nje perfaqesues i minoritareve. Edhe Enver Hoxha ne kohe te vet i ka pas lejuar te kene deputet e tyre etj. Problemi eshte se per Himaren, greket kane ca pretendime idiote dhe vazhdojne akoma te ngulin kembe. Pse Himaren do thoni ju. Ne ate librin e Gage qe e kam cituar edhe nje here tjeter ketu "Eleni", perpiqej te argumentonte teresine politiko ekonomike te vorio-epirit qe shtrihej deri ne Himare dhe qe e lidhte me disa gjera gjera te parendesishme si psh i njejti sistem per elektrifikim a dicka qe kishte te bente me faret per orientimin e anijeve. Dmth nese ata "kapin" Himaren do ta kene me te lehte per te justifikuar tere zonat e tjera deri poshte ne Greqi.
    E di qe tingellon shume qesharake, puna eshte se ata (greket) vazhdojne me te veten ne kete drejtim. Nuk e imagjnoj dot ca iluzionesh mund te kene??!!

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E gjithë Himara ka qenë, është dhe do të jetë shqiptare prandaj nuk ka se çfarë kërkojnë shqiptarët e shitur atje, prandaj edhe kanë humbur dhe do të humbasin gjithmonë e një ditë edhe vet kokën e tyre.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Postuar më parë nga Albo
    PBDNJ eshte parti politike shqiptare qe e gjen veten jo ne Himare por ne pushtetin ekzekutiv qendror ne Tirane. Nuk ka ngelur "Himara" qe ta marri PBDNJ pasi ata kane marre pushtet e ministra ne qeveri.

    Pakicat kombetare kane te drejten e perfaqesimit te tyre ne parlamente kombetare apo lokale. Problemet lindin atehere kur keto te drejta shkelen per "hir te nacionalizmit" dhe jo atehere kur respektohet vota e zgjedhesit. Te gjitha partite le te dalin me kandidatet e tyre dhe le te fitoje ai kandidat qe gezon me shume mbeshtetje nga himariotet, kushdo qofte ai.

    Kryetari i ardhshem i bashkise se Himares nuk do te qeverise Shqiperine, por Himaren.

    Albo
    E megjithate per mendimin tim kjo eshte paksa liri e tepruar.Ne me te vertete duhet te tregojme zgjuarsi ne trajtimin e problemeve minoritare(kujdes, durim,miretrajtim per figure te mire), po jo deri sa te behemi kaq indiferente.

    Le te drejtoje kushdo Himaren? Sa Himariote me mendje te manipuluar progreke do ja jepnin voten nje greku? Per fat te keq plot.

    Himara nuk do te drejtoje Shqiperine?-E vertete nga ana teorike.Por do te thoja qe ketu nuk ka vend per leshime peu ne menyre totale.As qe te bejme si demokrate te kulluar.

    Ju e shihni se c'po kurdisin greket, me gjera te paqena.Nuk u duhet dhene asnje rruge kalimi ketyre perversave, per te evituar revanshe me te medha te tyre ndaj nesh..Duke shtuar ketu edhe ko-operimin e plote qe keta kane me pushtetaret tane.

    Madje diku ne shkrimet me larte lexova qe nje politikane a ku di une ishte shprehur se provokacione te tilla, himarioteve nuk u bejne shume pershtypje.

    Kush tregon nje qetesi kaq idiote per keto gjera?A e mendoni se cilat do ishin pasojat nese te njejten gje do kishin bere shqiptaret me greket?

    Nuk tregohet butesi me ate qe vjen per te te ngulur thiken.Nuk jam aspak qe ne te fillojme raprezalje ekstreme por edhe mosshqetesimi ndaj ketyre gjerave me shkaterron nervat.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Neandertal, nese shqiptaret bihen ne kurthin e qarqeve greke, ata do te alarmohen per Himaren, ashtu sic shtirren te alarmuar qeveritaret me helene qe njeh historia shqiptare. Zhurma qe behet per Himaren nga qarqet qeveritare (jo nga opozita) ka per qellim ngritjen e problemit te Himares nga nje problem grek, ne nje problem shqiptar. Duke arritur kete gje, greket kerkojne ta kthjejne problemin e Himares dhe minoritetit grek ne Shqiperi, nje problem nderkombetar europian ne menyre qe ta perdorin si karte balancuese me kerkesen shqiptare per rikthimin e shqiptareve came ne Cameri dhe rikthimin e pronave te tyre.

    Heshtja e shqiptareve nuk do te thote qe ne nuk e vleresojme kercenimin grek, ne thjeshte nuk biem pre e provokacioneve te tyre duke mos e pare Himaren si "problem" apo si dicka qe ne duhet ta mbajme nen kontroll.

    Himara eshte Shqiperi dhe jo zgjedhje lokale, por edhe zgjedhje te pergjithshme te behen, cfaredo qofte rezultati, nuk duhet te shqetesojne asnjerin prej nesh.

    Injorimi i grekerve eshte pergjigjia me e mire jo vetem per interesat tona kombetare, por edhe per vete Himaren. 3 vjet me pare kur Himara kaloi ne balotazh, ajo u kthye ne vater konflikti politik artificial, duke u pasqyruar jo vetem ne shtypin shqiptar edhe ate grek, por edhe ne disa gazeta me reputacion boteror. Ishte nje sherbim qe filo-greket ne qeveri ua bene atehere dhe mos u beni viktima edhe kesaj here, pasi kjo eshte vetem propagande greke nga njerez te paguar ne Shqiperi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #15
    Hu
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    fole
    Postime
    86
    Cfare ke thene eshte shume e drejte ne teori.Por duke menduar qe ata qe na udheheqin jane gati te hapin deren dhe te na fusin gjarperin brenda...

    Ndaj ketyre kerkesave fiktive qe kane greket ndaj nesh, duhet te ekzistoje patjeter nje forme mbojtjeje (e matur dhe moderne).Duhet te kemi ca zera inteligjente qe te flasin edhe per nderkombetaret.

    Mos harro sesi na copetuan ne 13-en si cope torte.Asqe diskutohet qe ceshtja e himares nuk krahasohet dot me 13-en.Eshte vetem nje kujtese e vogel per te te dhene idene.Plus ne opinionin e thjeshte ne vendin ku jetoj, kur them "I'm albanian", shpeshhere ndodh qe njerezit (pervec idese se perhershme se e thajme rusishten) kane pershtypjen se jemi grekfoles madje na dine per greker fare).Ja se c'idera kane ne koke te painformuarit.Nga kush propagande eshte krijuar kjo ide tek nje perendimor?Pergjigjen e merr me mend.Po t'i leme keto keqinformime pa pergjigje atehere ato shnderrohen ne fakte si per opinionin e nje kalimtari kurioz ashtu edhe per ate te bashkesise nderkombetare.

    Te gjitha keto sjellin pasoja per mendimin tim.

    Besoj se me kupton.

  6. #16
    injorimi eshte gjeja me e mire.Por nuk duhet lene me kaq,kjo per arsyen se ne greqi jetojne e punojne me shume se 500 mije shqiptare,e qeverija greke ,sa here e ndjen veten te injoruar,shfryjne mbi emigrantet shqiptar dhe kjo per mendimin tim eshte dhe pika e jone e dobet. Per mendimin tim cdo gje qe ndodh ne jug ,ndodh se keshtu do athina,per qellime te caktuara te cilat jane te rrezikshme, dhe qe nuk mund te anashkalohen gjithmone . Atyre hartave dhe ideve te frymezuara nga persona teper nacionaliste(qe ketu ne greqi jane me shumice),u duhen prere rrenjet qe tani,sa nuk eshte vone. Nga nje vend ku feja shkruhet ne Leternjoftim,te gjitha i pret. Ciao
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •