Pershendetje.
Ne radhe te par dua te prezantohem, jam anetare e re e ketij Forumi.
Dhe pershendes te gjith anetaret e ketij forumi kudo qe ndodhen...
Jam me origjin nga Tirana po banoj ne Holland.
Tema qe une do flas per Gjuhen Shqipe eshte thjesh nje real i jetes time.
Prinderit e mi kan emigruar ne vitin 1990, ne te cilin vit qe une isha vetem 3-vjece.
Shkollen e kam filluar dhe po e mbaroj ne Holland.
Kur ishin vitet e para qe ne po jetonim ne Holland, Babi vuri re nje gje nga Mua dhe Vellai ime qe po flisnim gjysma gjysma Shqipen, gje qe nuk i pelqeu fare, dhe keshtu i vuri detyr Mamit ( e cila ka qen dhe mesuese fillore ne shkollen Bajram Curri ne Tiran para emigrimit) qe cdo dite duhet te na jepte mesim per gjuhen Shqipe, dhe nga ajo periudh ne filluam te mesonim Shqipen shkrim e kendim.
Ne shtepin tone gjithmon eshte folur dhe flitet akoma Shqip.
Kaluan shume vite dhe ne filluam te vizitonim me shume shtetin tone ( Shqiperin)
Gje qe ne fillim me beri pershtypje ne Tirane, sepse nuk kuptonja shume gjuhen e disa personave.
po Djali i Dajes me tha qe jane dielekte te ardhura nga qytete dhe fshatra te ndryshem .
Atehere rash dakord
Sepse edhe ne Holland cdo qytet ka dialektin e tij.
Keshtu qe te ket ndryshime nga ana e dialekteti nga qyteti ne qytet ose nga fshati ne qytet jam plotesisht dakord.
Sepse eshte po gjuha Shqipe po me dialikte te krahinave.
Po ama nuk me pelqeu me tej kur u perplasa me shume persona qe flisnin gjuhen Shqipe te perzier me gjuhen e nje shteti tjeter.( Italisht, Greqisht, Gjermanisht e te tjera e te tjera)
Rastet
1) Nje pronar lokali qe berem porosijten per te ngren.
Babi im pyeti: keni makarona me mish te grir??
pronari tha: ohhhh MAKARONIA ME KIMA
makaronia= makarone Kima = mish i grir
2) Nje pasticeri ne Durres
berem porositjen per nje ekspres te shoqeruar me uje me gaz, dhe nje akullore me vanilie
kur erdhi kamarieri qe i solli tha: expeso con aqua gazata i il gelato con vanilia
aqua gazata= uje me gaz gelato con vanilia = akullore me vanilie
3) nje taksist
morem taksi per te shkuar te varrezat.
gjat rruges Mami bente shume pyetje shoferit rreth gjendjes qe rrugen ne Shqiperi kan ndryshuar shume, dhe shoferi sa her qe duhet te pergjigjesh me fjalen JO ose PO thoshte: OQI OQI OQI---NE NE NE (greqisht )
4)ne nje dyqan rrobash
Goca e Dajes donte te blinte nje bluze, dhe une e shoqerova.
gjate provave qe bente per bluzen shitesja i thoshte qe: POLI KALA, POLI OREO
POLI KALA =SHUME MIRE
POLI OREO= SHUME BUKUR
Po une ama humba durimin dhe donja te dinja arsyen: PSE E THOT NE KETE GJUH?
Dhe i drejtohem per ta pyetur: pse perdorni keto shprehje ne gjuhen e nje shteti tjeter ?
Dhe me tha qe ka emigruar 6 vjet ne Greqi.
e pyeta qe sa vjece jeni? me tha 48!!!
Atehere une humba durim me shume akoma dhe i thash: PO SI KA MUNDESI QE HARRUAT GJUHEN E 42 VJETEVE DHE PO PERDORNI ME SHUME GJUHEN E 6 VJETEVE??
pergjigja dihet:: justifikime bla bla bla bla bla
I kerkova shpjegime Dajes qe banon ne Tirane qe pse Shqipetaret qe udhetojn jasht shtetit e perdorin dhe ketu ate ghuhe??
1))))Me tha qe shumica duan te mburren qe kan udhetuar jasht shtetit.
2)))) Te tjere jan rritur jasht shtetit qe te vegjel.
Po pram nuk jam dakort.
1)))Se te kesh udhetuar jasht shtetit si emigrant nuk eshte mburrje eshte nje sakrific.
2)))) Qe te jen rritur qe femij jasht shtetit: ku kan qen prinderit e Tyre per ti mesuar gjuhen e NENES ketyre femijeve??
MBYLLJE
Une flas 7-gjuh, keshtu qe nuk e kisha problem qe te meresha vesh ne Tirane.
Po me erdhi pak inat se pash qe po humbte Gjuha jone, gje qe nuk duhet ta lejojme.
Eshte e vertet qe emigrimi i ka keto po po te mundohemi te ruajm gjuhen dhe traditen tone jam e sigurt qe ja arrijm qellimit.
Une kur flas Shqip flas Shqip, kur flas Italisht flas Italisht kur flas Spaniollshe flas Spaniollshe, e te jtera e te tjera...... eshte per tu habitur qe nuk fus fjal te gjuhe tjeter midis, dhe kur ka raste qe nuk di nje fjale, po me te njejten gjuhe pyes personin qe po flas si quhet ajo......, dhe keshtu qe nuk fus gjuh tjeter midis.
E di qe historia ime nuk eshte shume me vlere per kete teme, po kjo me erdhi ne mendje te tregonja kur lexova temen per GJUHEN SHQIPE.
JU FALENDEROJ TE GJITHEVE!!!!
Krijoni Kontakt