Janë disa gjëra që juve andej do iu dukeshin çudi po t'i dinit, për shkak të mosinformimit rreth këtyre gjërave.Por unë jam shumë optimist pasi me kënaqësi e deklaroj këtu se fëmijët Shqiptarë nga Kosova, e flasin gjuhën Standarte më mirë se shumë antarë këtu, që janë lindur e rritur në mes të Tiranës, dhe kjo ma ngroh shpirtin.
Psh, në Kosovë kur dikush përmend emrin "shqiptar" në bisedë e sipër, atëherë e ka fjalën pikërisht për "kosovar", ose mund të çuditesh se fëmijtë këtu, të cilët nuk njohin mirë këngëtarët nuk e dinë cili këngëtar është nga Kosova cili nga Shqipëria që më ka ndodhur dhe mua kur kisha të bëjë me këngëtarë të rinj të posa rekrutuar. Ose do iu dukej çudi që një lajm nga Mitrovica veriore zgjon të njëjtin interes sikurse një lajm nga Himara. Ose mund t'iu duket çudi që një "kosovar" ka vizituar Pejën dy herë, ndërsa Tiranën dhjetë herë etj etj.
Populli jonë është i shenjtë, Klasa politike është e qelbur, sepse pushtuesit kanë kultivuar egjër në grurin tonë.
Krijoni Kontakt