Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

    Gjendje lufte në Mitrovicë, serbët nën armë!

    Hysni Syla
    Serbët që kërcënojnë vazhdimisht me armë, shqiptarët dhe forcat e rendit, të shtëna, gaz lotsjellës, bllokadë e urës mbi Ibër, vëzhgim nga helikopteri e kanë karakterizuar Mitrovicën të hënën.





    Mitrovicë, 27 prill
    Të shtëna me rafal nga armë zjarri nga ekstremistët serbë, hedhje e pandërprerë për mbi katër orë të gazit lotsjellës, gjuajtje me gurë ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e serbëve, më pas vëzhgimi i situatës nga helikopteri, pozicionim i forcave të shumta të KFOR-it dhe atyre policore përreth lagjes “Kroi i Vitakut”, përfshirë tanket të KFOR-it danez dhe të atij belg në cepin jugor të urës kryesore mbi lumin Ibër, si dhe bllokadë totale e kësaj ure nga KFOR-i dhe EULEX-i. Po ashtu forca të shumta janë pozicionuar në udhëkryqin para komunës dhe vazhdim normal i punëve në ndërtimin e pesë shtëpive në lagjen veriore, “Kroi i Vitakut”, e kanë karakterizuar ditën e hënë në Mitrovicë. Ishte ky tensionimi pothuaj më i lartë i gjendjes që prej trazirave të përgjakshme të marsit të vitit 2004. Fatbardhësisht, edhe në një gjendje të këtillë nuk ka pas gjakderdhje dhe as përleshje midis shqiptarëve dhe serbëve. Tensionimi i gjendjes ka filluar diku pas orës 10.00, kur një grup serbësh prej rreth 100 vetash janë nisur në drejtim të shtëpive shqiptare për t’i ndërprerë punimet për rindërtim që kanë filluar të mërkurën në këtë lagje. Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, togeri Besim Hoti, tha se rreth 100 persona të nacionalitetit serb sërish kanë tentuar të depërtojnë me forcë përtej kordonit të vendosur policor në stacionin në veri të Mitrovicës, deri në lokacionin ku janë duke u kryer punimet e pastrimit të terrenit për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut. “Forcat e Policisë së Kosovës, të stacionit në veri të Mitrovicës dhe forcave të EULEX-it, për të parandaluar incidentet e mundshme kanë arritur që të ndalojnë shkuarjen e protestuesve në vendin e punimeve. Si rezultat i rrethanave të paraqitura në terren, rreth orës 10:30 minuta, policia është detyruar të vë në përdorim gazin lotsjellës në një fushë të hapur në afërsi të vendit ku ishin tubuar protestuesit”, tha Hoti. Kjo situatë ka zgjatur diku mbi katër orë dhe gjatë kësaj kohe gazetarët dhe të gjithë ata që ishin në vendin ku po ndërtoheshin shtëpitë, kanë dëgjuar të shtëna me rafal nga armë zjarri dhe hedhje të pandërprerë të gazit lotsjellës, me ndërprerje të kohëpaskohshme. Në të vërtetë serbët përdorën taktikë tjetër gjatë ditës së hënë, duke u shpërndarë në një front prej një kilometër, për të shpërndarë kështu edhe përqendrimin e forcave policore dhe të KFOR-it, të cilat duheshin të ripozicionohen dhe të pamundësojnë depërtimin e serbëve deri tek shtëpitë shqiptare, në ndërkohë snajperistët e KFOR-it kishin zënë pozicione të sigurta në shumë vende. Duke parë se gjendja po tensionohet gjithnjë e më shumë, diku rreth orës 13:00 në afërsi të shtëpie që po rindërtohen kanë arritur tanket e ushtarëve danez të KFOR-it dhe më pas ushtarët danez dha ata francez të KFOR-it janë pozicionuar në pikat strategjike të serbëve, duke i ndjekur ata nga aty dhe duke e futur lagjen e banuar me serbë në rrethim të plotë. Kjo ka ndodh diku rreth orës 14:00 dhe si duket ka ndikuar që gjendja të qetësohet në këtë lagje. Mirëpo, në ndërkohë, Duke parë vendosmërinë e strukturave të sigurisë, të cilat nuk kanë lejuar ndalimin e punimeve në Kroin e Vitakut edhe pas protestave dhe të shtënave me armë zjarri, një grup prej rreth 100 serbësh ka sulmuar me gurë trupat e KFOR-i në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve”. Mandej edhe po kaq janë tubuar në afërsi të urës kryesore dhe si rrjedhojë, forca të mëdha të KFOR-it dhe policisë së EULEX-it kanë bllokuar urën totalisht. Banor i zonës së “tre rrokaqiejve”, Shashivar Begu, tha se pa marrë parasysh këtë tubim të serbëve afër banesave, ata nuk janë ndier të kërcënuar dhe se lirshëm kanë qarkulluar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, në ndërkohë ka deklaruar se nuk është raportuar për persona të lënduar nga armë zjarri. Mirëpo, një zyrtar i EULEX-it, tha për “Bota Sot”, se po qarkullojnë informata se dy serbë janë plagosur, por është e sigurt se pjesëtarët e EULEX-it nuk kanë përdorë armë zjarri, andaj edhe nuk dihet se si janë lënduar serbët për të cilët po flitet. Ka reaguar edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, i cili pasi ka vizituar lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, ku ka filluar rindërtimi i pesë shtëpive shqiptare, për të parë nga afër se si po zhvillohen punimet, ka thënë se sa i përket procesit të rindërtimit të shtëpive shqiptare në këtë lagje, ai është duke vazhduar normalisht, sipas dinamikës së paraparë dhe gjatë ditës së sotme punët nuk janë ndërpre për asnjë çast. “Ky është një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët se organet e sigurisë po bëjnë çdo gjë që është e mundshme që të krijohet një situatë normale, si parakusht për bashkëjetesë të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në komunë”, ka thënë kryetari Rexhepi. “E vetmja kërkesë nga ndërkombëtarët është që qytetarët e komunës të kenë sjellje dinjitoze e të matura dhe që në asnjë mënyrë mos të provokojnë esaklimin e situatës së përgjithshme në komunë”, tha kryetari Rexhepi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Përsëri gaz lotsjellës për protestuesit





    Nga Express më 27.04.2009


    Banorët serbë të veriut të Mitrovicës kanë protestuar përsëri te “Kori i Vitakut”, ku kanë tentuar t`i ndalin ndërtimin e punimeve në këtë fshat. Siç njofton policia protestuesit serbë kanë tentuar të ndalin punimet në mënyrë të dhunshme, derisa policia ëshët detyruar të përdorë përsëri gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
    Njoftohet se protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, duke shtënë në ajër, por nuk është raportuar për të lënduar.

    “Rreth 100 persona të nacionalitetit serb sërish kanë tentuar të depërtojnë me forcë përtej kordonit të vendosur policor të stacionit veri në Mitrovicë, deri në lokacionin ku janë duke u kryer punimet e pastrimit të terrenit për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Si rezultat i rrethanave të paraqitura në terren ku protestuesit janë rebeluar, policia është detyruar të vë në përdorim gazin lotsjellës në një fushë të hapur në afërsi të vendit ku ishin tubuar protestuesit.

    “Gjatë kohës sa janë mbajtur protestat janë regjistruar disa të shtëna sporadike nga armë zjarri të cilat besohet se kanë ardhur nga drejtimi i vendit ku po mbahej protesta”, bëhet e ditur nga Policia, derisa asnjë person nuk është arrestuar.

    Përballë protestuesve përveç policëve të Kosovës, kanë dalë edhe njësitë policore të komponentës së EULEX-it, dhe të KFOR-it.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Sa e Dua këtë shtet që jetojmë .................... një pakicë e vogël serbe udhëheqin shumicën shqiptare................ndërsa Hashimi nuk bënë asgjë as edhe një gjë për fat të keq .............. po ju PATRIOTA që flisni dhe nuk veproni athua ku mbetët ...............Pse nuk hapni gojat e shihni qfarë po ndodh me Vëllezërit tuaj Shqiptarë ........... pa ta shohim ku gjindet PATRIOTIZMI juaaaaaaaj. Dil dhe ndihmoju me të paktën një fjalim ............... Pse nuk e bën ?...............Ku je Hashim pse nuk qan apo jo ti nuk ke pse të qash sepse ky nuk është populli yt . . . por këta janë skllavët e tu.............OOOOOOOOOO Vëllezër athua ende adhuroni Hashimin dhe politikanët të tjerëëëë ................... a nuk mendoni se e keni gabim............mua më duket GABIM të duhen politikanët tanë Shqiptarë.



    Me KeqArdhje dhe Rrespekt : ILMGAP

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nje grusht kanibal serbo fashist trazojn kosoven ne behemi kinse i kemi punet ne terezi esht turp per ne dhe per politiken ton anti shqiptare nga disa sahan lepires te kosoves punimet e atyre shtepive sigurisht qe dote ndaklen por me vjen keq si u manipuluan edhe ata shqiptar te veriut te mitrovices nga politika e prishtines

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Përsëri gaz lotsjellës për protestuesit
    Per protestuesit perdoret gazi lotsjelles zakonisht, por mund te perdoren edhe plumba prej gome nese gjendja behet me kritike, ska asgje per tu habit ktu!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    apollyon

    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Per protestuesit perdoret gazi lotsjelles zakonisht, por mund te perdoren edhe plumba prej gome nese gjendja behet me kritike, ska asgje per tu habit ktu!
    edhe un pajtohem per gaz lotsjels por ne ket rast gjerat ndryshojne kur esht fjala te plumbat e gomes ata jan per levizjen vetvendosje dhe shqiptaret keni harru ju zotri serbet i trembin me gaz lotsjelles kinse po perdorim forc kur barbaret serb shkojn aq larg sa qe edhe granata dorte perdorin kjo sdo koment turp per policin e kosves jemi shtet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    biligoa

    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin
    Përsëri gaz lotsjellës për protestuesit





    Nga Express më 27.04.2009


    Banorët serbë të veriut të Mitrovicës kanë protestuar përsëri te “Kori i Vitakut”, ku kanë tentuar t`i ndalin ndërtimin e punimeve në këtë fshat. Siç njofton policia protestuesit serbë kanë tentuar të ndalin punimet në mënyrë të dhunshme, derisa policia ëshët detyruar të përdorë përsëri gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.
    Njoftohet se protestuesit kanë përdorur edhe armë zjarri, duke shtënë në ajër, por nuk është raportuar për të lënduar.

    “Rreth 100 persona të nacionalitetit serb sërish kanë tentuar të depërtojnë me forcë përtej kordonit të vendosur policor të stacionit veri në Mitrovicë, deri në lokacionin ku janë duke u kryer punimet e pastrimit të terrenit për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Si rezultat i rrethanave të paraqitura në terren ku protestuesit janë rebeluar, policia është detyruar të vë në përdorim gazin lotsjellës në një fushë të hapur në afërsi të vendit ku ishin tubuar protestuesit.

    “Gjatë kohës sa janë mbajtur protestat janë regjistruar disa të shtëna sporadike nga armë zjarri të cilat besohet se kanë ardhur nga drejtimi i vendit ku po mbahej protesta”, bëhet e ditur nga Policia, derisa asnjë person nuk është arrestuar.

    Përballë protestuesve përveç policëve të Kosovës, kanë dalë edhe njësitë policore të komponentës së EULEX-it, dhe të KFOR-it.

    titulli disi sukur i dhimbeshem pom duket gazeta expres poj vajton serbet

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shiko, gazi lotsjelles perdoret ne disa raste qe mua me duken te llogjikshme te perdoren.

    1 Ne rast se protestat jan te paligjshme
    2 Nese protestat kalojne ne dhune edhe shkaterrime te pronave perreth
    3 Nese protestat kan qellime rraciste

    Atehere ne te tilla raste perdoret gazi lotjselles madje edhe plumbat prej gome. Por nese protesat jan te ligjshme, atehere policia ska pse nderhyn. Nese Policia ushtron dhune mbi protestuesit pa patur arsye, atehere protestuesit duhet te blejne arme ne tregun e zi edhe te vrasin sa me shume nga ata qe mbajn kapele. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ne ket rast qesht dash te bej policia e kosves me serb kam nje pytje nga forumistat aty esht rreziku prona shtetrore dhe private

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Sa e Dua këtë shtet që jetojmë .................... një pakicë e vogël serbe udhëheqin shumicën shqiptare................ndërsa Hashimi nuk bënë asgjë as edhe një gjë për fat të keq .............. po ju PATRIOTA që flisni dhe nuk veproni athua ku mbetët ...............Pse nuk hapni gojat e shihni qfarë po ndodh me Vëllezërit tuaj Shqiptarë ........... pa ta shohim ku gjindet PATRIOTIZMI juaaaaaaaj. Dil dhe ndihmoju me të paktën një fjalim ............... Pse nuk e bën ?...............Ku je Hashim pse nuk qan apo jo ti nuk ke pse të qash sepse ky nuk është populli yt . . . por këta janë skllavët e tu.............OOOOOOOOOO Vëllezër athua ende adhuroni Hashimin dhe politikanët të tjerëëëë ................... a nuk mendoni se e keni gabim............mua më duket GABIM të duhen politikanët tanë Shqiptarë.



    Me KeqArdhje dhe Rrespekt : ILMGAP
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    nje grusht kanibal serbo fashist trazojn kosoven ne behemi kinse i kemi punet ne terezi esht turp per ne dhe per politiken ton anti shqiptare nga disa sahan lepires te kosoves punimet e atyre shtepive sigurisht qe dote ndaklen por me vjen keq si u manipuluan edhe ata shqiptar te veriut te mitrovices nga politika e prishtines
    po kush po jau ndalon juve o trima
    qe te shkoni ju tu dilni ne ndihme vllazerve tan ne Mitrovic
    pasi qe po u duket qe pak po bejn organet tona e policija e jon
    shkoni trima shkoni se nuk e keni te ndalueme e mos blueni pa lidhje
    mbyllne per mbrapa e shkoni se askush spo jau ndalon
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Majko refuzon të ulet në një tryezë me homologun Serb
    Nga Enri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 24-08-2003, 06:17
  4. Serbet ne Kosove, sa me shpejt!
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-05-2003, 19:49
  5. Polemike Shqiptaro-Serbe
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-04-2003, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •