Close
Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 176
  1. #71
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Nese bene nje llogaritje te matjeve te ketyre tri pikave, sipas ketij parimit te baraslargesise nga kufiri tokesor i secilit shtet, Shqiperia humb 9.5 km te ujerave te saj. Atehere pse nuk jane sjell edhe rezultatet e koordinatave tjera, per ta arsyetuar kete akuze qe ben kjo gazete, se Shqiperia ka humbur 225km te territorit te saj, mirepo jane vetem tri pika?
    Une jam kunder qe Shqiperia te humb qofte edhe 1mm te territorit te saj, mirepo lajme te tilla bombastike, pa ofruar nje vleresim te sakte, mendoj se i sherbejne me teper fushatave elektorale, sesa qe ne fakt merziten per humbje territori.
    perse bini ne kundershtim me ato qe thoni
    edhe nuk doni te humbe asnje mm sip. por nga ana tjeter na thoni se jane 9.5 dhe jo 225km
    sado te perpiqeni ta mbroni Salen me kete te fundit i vuri vulen e tradhetise emrit te tij.

  2. #72
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    perse bini ne kundershtim me ato qe thoni
    edhe nuk doni te humbe asnje mm sip. por nga ana tjeter na thoni se jane 9.5 dhe jo 225km
    sado te perpiqeni ta mbroni Salen me kete te fundit i vuri vulen e tradhetise emrit te tij.

    Une nuk e mbrojta Berishen ne kete rast, se ne fund te fundit ai nuk udheheq me vendin ku jetoj une. Mua thjesht me indinjoi lajmi per humbjen e 225km te hapesires ujore dhe bera nje matematike te thjesht dhe logjikova me mire, gje qe me beri te dyshoj ne lajmin e kesaj gazete. Per Berishen une kam nje simpati eshte e vertete, mirepo as une nuk do t'ia falja nese do te humbte territorin e Shqiperise. Mirepo, ne anen tjeter kur po shoh cfare akuza ka dhe si po behen ato, po e shoh qe fushata elektorale ne Shqiperi ka me qene shume e eger dhe nuk do te zgjedhen mjetet per te arritur qellimin. Tung

  3. #73
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Mirepo, ne anen tjeter kur po shoh cfare akuza ka dhe si po behen ato, po e shoh qe fushata elektorale ne Shqiperi ka me qene shume e eger dhe nuk do te zgjedhen mjetet per te arritur qellimin. Tung

    E ke shkruajtur mire Rina. Fushata ka mbi 1 vit qe ka filluar dhe intensitetin e egersise qe ka ardhur duke u rritur jane te paret njerezit qe e vuajne, me ato uljet dhe ngritjet e forta te humorit qe i shkaktojne lajmet, sidomos kur lajme te rrema perhapen qe pastaj do shume pune t'ia zhdukesh ate titull te rreme qe mbajne dhe t'i quash thjesht mashtrime.


    A ka nxjerre Ministria e Jashtme ndonje harte apo hic?

  4. #74
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Une nuk e mbrojta Berishen ne kete rast, se ne fund te fundit ai nuk udheheq me vendin ku jetoj une. Mua thjesht me indinjoi lajmi per humbjen e 225km te hapesires ujore dhe bera nje matematike te thjesht dhe logjikova me mire, gje qe me beri te dyshoj ne lajmin e kesaj gazete. Per Berishen une kam nje simpati eshte e vertete, mirepo as une nuk do t'ia falja nese do te humbte territorin e Shqiperise. Mirepo, ne anen tjeter kur po shoh cfare akuza ka dhe si po behen ato, po e shoh qe fushata elektorale ne Shqiperi ka me qene shume e eger dhe nuk do te zgjedhen mjetet per te arritur qellimin. Tung

    Une nuk e di si e ke bere ti llogarine e matjes, por gjithsesi ki parasysh se shifra 225 km nuk eshte gjatesi (distance) por gjeresi (siperfaqe). Pra 225 km katror.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Lightbulb Skandali i shitjes se territorit Greqisë, reagon Ministria: Mohon



    Ministria e Punëve të Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë, por nuk deklaroi shifër sesa km është distance detare. Deputetët e Parlamentit shqiptar i kërkojnë kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëveshjen Shqipëri- Greqi për kufijtë detarë. "Gazeta Shqiptare" zbuloi ekskluzivisht se me firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.
    DOKUMENTI I MARREVESHJES Version multimedial i ketij lajmi


    Ministria e Jashtme: Nuk i ndryshuam kufijtë

    Ora 14:50-“Nuk kemi cënuar asnjë milimetër nga deti dhe territori ynë pas marrëveshjes që nënshkruam me Greqinë për ujrat detare. Thjesht përcaktuam kufijtë në det, të cilët më parë nuk ishin të përcaktuar. I jemi përbajtur parimit të baraslargësisë”. Me deklaratën e sotme Ministria e Punëve të Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë, por nuk deklaroi shifër sesa km është distanca detare.
    Reagimi u bë në një konferencë për shtyp përmes drejtoreshës së Cështjeve Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ledja Hysi dhe komandantit të flotës detare Kristaq Gërveni.
    Ministria e Jashtme sqaroi se marrëveshje e tillë e ngjashme është nënshkruar edhe me Italinë ne vitin 1992 dhe me Greqinë para pak ditësh, ndërsa pritet të nënshkruhet pas pak kohësh edhe me Malin e Zi.
    “Jemi të detyruar të përcaktojmë kufirin detar sipas një Konvente” tha drejtoresha e cështjeve juridike në Ministrine e Jashtme.
    Hysi sqaroi se marrveshja e nënshkruar pak ditë më parë mes Berishës dhe Karamanlis është bërë në bazë të Koventës së OKB, palë e së cilës është edhe Greqia. Sipas Hysit, marrëveshja e realizuar me metoda matjeje bashkëkohore të cilat mund të përdoren në cdo rast.
    MInistria e Jashtme deklaroi gjithashtu se marrvëshja Shqipëri-Greqi për ujrat detare e botuar ekskluzivisht sot në Gazeta Shqiptare nuk është e vërtetë. “Jemi transparentë të tregojmë cdo dokumentacion” tha Hysi.
    Komandanti i flotës detare, Gerveni e cilësoi marrëveshjen me Greqinë nje sukses.
    “Kështu shmangim konfliktet në det. Një peshkarexhë duhet të dallojë kur hyn e shkel ujrat territoriale të një shteti tjetër. Por, theksoj në asnjë rast nuk është bërë ndryshimi I kufijve”, tha Gërveni. Sipas tij nuk ka patur kufij të ndarë në det, dhe marrëveshja cakton pikërisht këta të fundit. Gërveni vazhdoi më tej se marrëveshje te tilla janë vetëm për shtetet që rrethohen nga ujrat, se në tokë është e lehtë të përcaktohen kufijtë. I pyetur nga Gazeta Shqiptare sesa është distanca e caktuar e pikës 100 në bazë të marrëveshjes, Gërveni në cdo rast përsëriti se distance ka qënë e barazlarguar, por pa dhënë shifër të caktuar.

    TIRANE- Skandali, Bello: Kryeministri të bëjë transparencë. Bakalli: Asnjë deputet s'kishte dijeni

    Ora 13.50- Deputetët e parlamentit shqiptar reagojnë ashpër ndaj skandalit të firmosjes së marrëveshjes për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë.

    Sipas “Gazeta Shqiptare” e cila ka zbardhur të plotë marrëveshjen, e firmosur dy ditë më parë nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha e homologia greke Dora Bakojanis, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit.

    Deputetët e opozitës e deklarojnë të turpshme veprimin dhe i kërkojnë kryeministrit të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen e firmosur në Tiranë gjatë vizitës së kryeministrit grek Kostas Karamanlis

    Deputeti socialist Marko Bello në një prononcim për tv NEWS24 i kërkon kryeministrit Berisha të bëjë transparente marrëvëshjen dhe ka falenderuar “Gazeta Shqiptare” për zbulimin e skandalit “Falenderojmë ‘Gazeta Shqiptare’ që bëri transparente marrëveshjen” tha ish- ministër shteti në qeverisjen socialiste ndërsa shtoi se gjatë takimit me Karamanlis “kryeministri la në heshtje dhe cështjen came.

    Deputeti i koalicionit të Polit të Lirisë, Gilman Bakalli e cilësoi si rast të dytë flagrant që kryeministri Berisha tenton të marrë vendime të cilat bien në kundërshtim me taksapaguesit shqiptarë dhe në mungesë të transparencës.

    “Është një turp i madh për qeverinë shqiptare, aktiviteti i së cilës po karakterizohet nga një mungesë e madhe transparence. Asnjë nga deputetët shqiptarë nuk ishte në dijeni të marrëveshjes. Asnjë deputet nuk kishte në tavolinën e punës marrëveshjen që do të nënshkruante kryeministri me Karamanlis.

    Është rasti i dytë flagrant kur kryeministri Berisha nënshkruan apo flet për projekte të rëndësishme që kanë një rëndësi të madhe për vendin. Kujtoj këtu gadishmërinë që ka shprehur kryeministri Berisha për të ndërtuar central bërthamor. Kur të gjitha mediat e huaja flisnin për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shkodër, Berisha deklaronte se ishin shpifje të opozitës”.

    Bakalli shtoi më tej se javën e ardhshme në bashkëpunim dhe me disa deputetë të tjerë të koalicionit do t’i kërkojë kryeministrit Berisha të bëjë transparente në Kuvend marrëveshjen që ka zbuluar media dhe për “të cilat uroj që të mos jenë të vërteta”- theksoi Bakalli duke shtuar se “Qenka në fatin e keq të këtij kombi që cdo qeveri para ikjes mundohet të shesë copa tokash, objekte të rëndësie të vecantë në disfavor të taksapaguesve shqiptarë.

    Skandali, Berisha dhuratë Greqisë 225 km2 në Jon
    Ora 07:33 -Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu.

    Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja, cka do të thotë se qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore . Me ndihmën e ekspertit, “Gazeta Shqiptare” ka kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri), në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) është larg nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150.

    Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend”.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin


    A ka nxjerre Ministria e Jashtme ndonje harte apo hic?
    Jo nuk ka nxjerre asnje harte...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #77
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Une nuk e di si e ke bere ti llogarine e matjes, por gjithsesi ki parasysh se shifra 225 km nuk eshte gjatesi (distance) por gjeresi (siperfaqe). Pra 225 km katror.
    Une u bazova ne matjet qe ka bere gazeta, vetem per tri pika. Nese e lexon lajmin e sheh qe matjet jane sipas gjatesise (distances/km) dhe kjo i bie qe edhe vete gazeta i ka matjet gabim. Mandej aty thuhet se parimi i ndarjes se siperfaqes ujore nuk eshte shkelur vetem per keto tri pika, mirepo per te gjitha 150 pika. Ku jane atehere matjet per pikat tjera?

  8. #78
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    Aulona,

    GSH dhe NEWS24 e kane treguar se c'jane ne gjendje t'iu pjelle mendja: shih videot me oren e Bushit qe te kujtohesh. Eksperti i GSH e perseriten kushedi sa here ne kronike. Ka emer ky? Se ashtu secili prej nesh i bie qe eshte ekspert, ben ca llogari me minuta gjeografike, ca lojera fantazie dhe mberrin ne perfundim.
    Kur te nxjerre harten Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes atehere do t'i besoj.

  9. #79
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga Dita Lexo Postimin
    Aulona,

    GSH dhe NEWS24 e kane treguar se c'jane ne gjendje t'iu pjelle mendja: shih videot me oren e Bushit qe te kujtohesh. Eksperti i GSH e perseriten kushedi sa here ne kronike. Ka emer ky? Se ashtu secili prej nesh i bie qe eshte ekspert, ben ca llogari me minuta gjeografike, ca lojera fantazie dhe mberrin ne perfundim.
    Kur te nxjerre harten Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes atehere do t'i besoj.
    po perse nuk i nxjerr hartat ministria e mbrojtjes????

    arsyeja eshte se ne humbim me shume se 225 km o vellezer
    vari leshte

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Greqia eshte mjaf e kenaqur nga kjo marreveshje me Shqiperine, te gjitha Gazetat ketu e shkruajne, dhe jane te kenaqur pasi Greqia me kete marreveshje i jep te drejte dhe ishujve te vet shkembore te kene te njejtat kufij detare me pjesen kontinentale gje te cilen nuk ia ka pranuar Turqia/

    Gjithashtu ne kete marreveshje Greqia zgjeron kufijte e saj detare deri ne 12 milje gje te cilen nuk ka guxuar ta praktikoje deri tani.

    Gjithashtu Greqia kur kishte nenshkruar te njejten marreveshje me Italine kjo e fundit ia kishte perkufizuar ndjeshem ujerat territoriale perreth ishujve te Erikuzes dhe vecanti te Otonit, kurse Shqiperia pranoi baraslargesine nga keta ishuj?!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 8 prej 18 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •