Urime z.Shpëtim.Shum e goditur tema dhe shkrimi.Suksese.A u gjunjëzua Shqipëria nga miku Karamanlis?...
Written by Gazeta SOT
Sunday, 03 May 2009 05:33
Nga Shpëtim ZINXHIRIJA
Po vizita e mikut tonë Karamanli nuk do të thotë që të mos bisedosh për problemet që mbeten ende të hapura ndërmjet dy vendeve, që prej shumë vitesh pritej që të diskutohej në parim:
- Qëndrimi i “Ligjit të luftës”
- Pronat e çamëve
- Pronat e shqiptarëve
- Problemi i shkollave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.
- Kufizimi i lirisë së emigrantëve për në atdheun e tyre.
- Legalizimi i emigrantëve
- Marrëveshja ndërdypalëshe për pensionet e emigrantëve
- Lehtësimi i biznesit shqiptar në Greqi
- Keqtrajtimi dhe vrasja e emigrantëve nga policia greke.
Po siç u pa asnjë nga këto problemet nuk u prek, pasi që më parë të dy vendet kishin bërë një marrëveshje paraprake. Sikur të mos mjaftojë kjo më e keqja ishte se gazetarëve iu ndalua që të bënin pyetjet Berishës dhe Karamanlisit.
.................................................. ........................................
Ishte Berisha ai që muaj më parë kishte kurajon të miratonte me qeverinë e tij oportuniste vendimin për ndërtimin memorial dhe ngritjen e varrezave të ushtarëve grek të vrarë në Shqipëri. Qeveritë venë e vinë po gabimet dhe fajet e tyre do qëndrojnë përherë në kurriz të popullit...
sot
Danel Cana
Krijoni Kontakt