Ish -komandati i flotës detare, thotë se nuk janë zbatuar as procedurat minimale në hartimin e marrëveshjes së kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë. Nënkryetari i LSI-së Xhufi: Berisha përgjegjës politik.
QEVERIA REFUZOI EKSPERTIZËN ITALIANE
TIRANE- Procedurat e ndjekura nga Shqipëria për të përmbyllur marrëveshjen me Greqine kanë ndodhur në një kohë relativisht të shkurtër krahasuar me periudhën që një marrëveshje e tillë ka kërkuar me Italinë në 1992. Fakti është zbuluar gjatë emisionit Studio 24” nga ish -komandati i flotës detare, Vladimir Beja dhe nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht historian i njohur Pëllumb Xhufi.
Nënkryetar I PDK-së, Vladimir Beja i cili në 1992 ka qenë kryetar i grupit të ekspertëve që kanë punuar për marrëveshjen me Italinë thotë se nuk janë zbatuar as procedurat minimale për hartimin e kësaj marrëveshje dhe se qeveria ka vepruar në mënyrë jo transparente me firmosjen e kësaj marrëveshjes.
“Për të firmosur marrëveshjen me Italinë kanë qenë përpjekje 3 vjeçare ku komisionet tona për një fjalë goje i riktheheshin bisedimeve dhe këto bisedime zgjasnin me muaj të tëra vetëm për të përcaktuar metodologjinë. Në këtë proces nuk janë zbatuar as procedurat minimale për hartimin e kësaj marrëveshje. Për të përcaktuar ujrat territoriale kërkon një angazhim 5-6 muaj. Ajo që media ka kapur me të drejtë është mungesa e transparencës”-
Nënkryetari I LSI-së Pëllumb Xhufi deklaroi se marrëveshja për kufijtë detarë me Shqipërisë e Greqisë ishte bërë nga një grup tepër i vogël ekspertësh.
“E gjithë procedura që ka ndjekur këtë marrëveshje është skandaloze. Problemi me Italinë ka qenë tepër i thjeshtë, bëhej fjalë për një detë të hapur dhe jo të brendshëm siç është me Greqinë, me gjithë ato ishuj dhe me gjithë ato kordinata të koklavitura. Me Italinë deti ishte më i thjeshtë e megjithatë pala shqiptare ishte e pregatitur me grupe pune me grupe specialistësh nuk ishin vetëm ushtarakë. Kjo është një marrëveshje me një grup tepër të vogël personash”
Më tej Xhufi akuzon kryeministrin Berisha si përgjegjës të kësaj marrëveshjeje që u mbajt e fshehtë edhe ligjvënësve shqiptarë dhe që u demaskua "Gazeta Shqiptare" dhe NEWS24
“Më në fund shqiptarët e dinë që ky akt i nënshkrimit të kësaj marrëveshje tepër të debatuar dhe të dyshimtë ka një përgjegjës politik është zoti Berisha. Berishën e pamë të gjithë ishte tepër i shqeyësuar i pa koordinuar në deklarata e tij pasi insistonte që kjo hartë është bërë me një pregatitje, është bërë mbi bazën e hartave të përpunuara më shtabet e ushtrisë shqiptarë, ndërkohë që ne shohim eksperti i ngarkuar nuk do ta arrijë ta mbaj dot këtë barrë të rëndë ku parashtronte një hartë me germa greke”- tha nënkryetari i LSI-së
Dy politikanët shpresojnë që parlamenti i ri të mos e ratifikojë marrëveshjen, si vendim që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe thekson se nëse marrëveshja do të kalojë atëherë do t’i drejtohen gjykatës.
Krijoni Kontakt