Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 176
  1. #91
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Skandali i Shekullit, Berisha dhurate Greqise 225 km2 në Jon

    Shqipëria është trajtuar si një plaçkë lufte në marrëveshjen që qeveria Berisha nënshkroi me Greqinë dy ditë më parë. Shteti ynë, jo vetëm që është tkurrur në kufijtë e tij detarë në jug të vendit, por ka humbur edhe pozitat e tij të dikurshme në det, të cilat kanë qenë tepër strategjike në raport me Greqinë. Dëshmi e këtij pretendimi është pikërisht vija e re e kufirit detar e përcaktuar nga kjo marrëveshje, që rezulton totalisht në shkelje të hapur të parimit të baraslargësisë së këtij kufiri mes dy shteteve. Është pikërisht ky parim, të cilin kjo marrëveshje pretendon se respekton në nenin 1 të saj, ku shprehimisht thuhet se: “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”. Por, në fakt, nuk rezulton kështu. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” boton sot faktet që vërtetojnë këtë konkluzion. Në bazë të marrëveshjes, ndarja e ujërave territoriale Shqipëri-Greqi është përcaktuar tanimë në bazë të 150 koordinatave të reja. Me ndihmën e ekspertit, ne kemi kryer disa matje në hartë mbështetur mbi këto koordinata. Konkretisht, rezulton se pika 30 me koordinata (39° 42' 07.20" V / 19° 57' 33.70" L) është larg nga Kepi i Stillos (Shqipëri), në distancën 2.4 km dhe nga Korfuzi (Greqi), me distancën 9.6 km. Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km. Kurse, pika 125 me koordinata (40° 01' 24.19" V / 19° 33' 53.35" L) është larg nga Dhërmiu (Shqipëri) në distancën 14.8 km, ndërsa nga ishulli i Otonit (Greqi) 22 km. Pra, shihet qartë se parimi i baraslargësisë së vijës së kufirit mes dy shteteve tona nuk respektohet. Dhe, ajo çka vlen të theksohet është se ky parim është shkelur në të gjithë vijën kufitare, nga pika 1 deri në atë me numër 150. Faktet e reja që boton sot “Gazeta Shqiptare” rrëzojnë totalisht pretendimet e djeshme të Ministrisë sonë të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes. Në një njoftim të përbashkët të këtyre dy institucioneve, të shpërndarë dje për mediat thuhet shprehimisht se: “Në procesin e negocimit të kësaj marrëveshjeje të rëndësishme, matjet janë bërë me metodat shkencore më të avancuara dhe nga specialistët më të mirë të fushës. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat të bashkuara në një vijë të pandërprerë caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend”.



    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=58334
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #92
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Eshte mbyllur tema e meparshme qe u hap kjo e reja?


    Deklarate e sotshme nga faqja e Ministrise se Jashtme te Shqiperise:



    Deklaratë për shtyp e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, duke marrë shkas nga pasaktësitë, keqinformimin dhe interpretimet në ndonjë organ te shtypit ditëve të fundit, mbi përcaktimin e kufirit detar me Republikën e Greqisë, informojnë opinionin publik se “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është bërë duke u bazuar tërësisht në metodat bashkëkohore të përcaktimit të kufirit detar, si dhe mbi parimet që respektojnë legjislacionin shqiptar në fuqi dhe plotësisht në konformitet me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë i konsiderojnë trillimet dhe trajtimin abuziv të çështjeve të tilla të rëndësishme si një dëshmi të papërgjegjshmërisë dhe keqdashje të qëllimshme në dëm të opinionit publik, duke sqaruar se metodat e matjes janë metoda jo të përdorura vetëm në këtë rast të veçantë, por të përdorura në të gjitha rastet kur shtetet përcaktojnë kufijtë detarë ndërmjet tyre.

    Baza juridike për përcaktimin e kufijve detarë dhe shelfit kontinental gjendet në Konventën për të Drejtën e Detit, (e njohur ndryshe si Konventa e Montego Bay sipas emrit të vendit ku u përfundua në vitin 1982), e cila ka hyrë në fuqi me 16 nëntor 1994. Greqia është palë nga 21 korriku 1995 ndërsa Shqipëria që nga data 23 qershor 2003. Duke qenë të dy vendet palë në këtë traktat ndërkombëtar, janë të detyruara sipas nenit 83 të Konventës, “të përcaktojnë me marrëveshje mbi bazat e ligjit ndërkombëtare kufirin e shelfit kontinental”.

    Parimi i përdorur për përcaktimin e vijës kufitare është ai i baraslargësisë, d.m.th përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare.

    Për caktimin e kufirit detar janë respektuar neni 5, 7, 10 dhe 15 i konventës për të drejtën e detit. Siç është theksuar shprehimisht në tekstin e marrëveshjes, 150 koordinatat e përcaktuara, të cilat, të bashkuara në një vijë të pandërprerë, caktojnë kufirin detar mes dy vendeve, janë absolutisht të baraslarguara nga pikat më të dala të kufirit tokësor të secilit vend.

    Çdo pretendim për ndryshim kufijsh është i pavërtetë dhe një trillim i pastër. Shqipëria nuk ka dhënë dhe as ka marrë asnjë milimetër katror të hapësirës së saj territoriale si rezultat i kësaj marrëveshje.

    Distancat dhe koordinatat e publikuara nga një e përditshme janë të pasakta dhe dezinformuese.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë kanë qenë dhe mbeten gjithmonë të gatshme të ofrojnë transparencën e nevojshme ndërkohë që abuzime të tilla nuk i shërbejnë as informimit të drejtë të publikut shqiptar dhe as interesave të shoqërisë dhe të vendit.


    Publikuar: 29.04.2009

    http://www.mfa.gov.al/

  3. #93
    Përderisa nuk është dhënë e nuk është marrë asgje, atëherë kufiri detar paska qënë në rregull mesa kuptoj unë. Thjesht është zyrtarizuar edhe njeherë ?

  4. #94
    Iliria e para, miremengjes, si u gdhive?!
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Nese është Genjështer ky artikull Gazeta Shqiptare duhet të mbyllet dhe te jap pergjegjësi para Popullit,nese është e vertet ska nevoj të presim zgjidhjet e radhës ky është kulmi nuk është Shqipëria pronë e Sales ,ka kohë ky te bejë prapë trazira ,Populli e votoj ky Popull mundë t'ia thej qafen sa ma shpejtë.
    Unë besoja se do ti kthejmë Trojet e pushtuara tani ky sala paska edhe per të falur ??????????? Opozita nuk reagon ???ndoshta pret te vertetohet ky lajm e pastaj të ketë fakte per ta marrë Pushtetin e sa per marrëveshje ajo mbetet në fuqi(do ta akuzojnë salen )

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne deklaratat e zyrave qeveritare lexojme shpesh kte fraze

    "duke marrë shkas nga pasaktësitë, keqinformimin dhe interpretimet në ndonjë organ te shtypit ditëve të fundit,"


    kaq frike e ka kjo qeveri kte mediamafien e ketij karlo albe malltez bollino anil bashes.. saqe shpifjeve te perditshme te kesaj mediamafieje.. te ciles i pergenjeshtrojne 1 ne 100 shpifje..bile me pak.. nuk guxojne tja thone emrin..

    ajo e ka emrin.. new24 dhe gazeta shqiptare.. kurse qeveria e quan.. " ne ndonje organ shtypi."..

    po thuajani o zoterinj emrin sa here ja pergenjeshtroni shpifjet kesaj medie mafiejeje qe kerkon tju varrose nje minut e me pare.. ju dhe voten e paster te 3 korrikasve heroike.. ..per llogari te panteres se zeze e te beniaminit te saje edvin edver milo gjinush rucit..

    bravo karlua bolino.. nga katundet e jugut mafioz italian..dhe ben ligjin ne shqiperi..

    bamke topi.. spiuni i ppsh-se e dekoron kte komorrist..e nxites te revolucioneve caushiste arapoiste.. e te shkaterrimit te sovranitetit.. te vendit..

    ka mbledhur ne zyro mafiet e veta nje lukuni kur.vicash enveriste nga sojet lahpere e cdo dite terrorizon qeverine e voten e shqiptareve..

    per karlo bollinon ka ardhur koha te shpallet "person nongrata.."..

    cfar do ky mascalcione.. ky lazarone.. te beje shqiperia lufte me greqine.. ?

    mos do vej gje ne front ky pis me pushk ne dore te luftoje kunder grekut..me ekipin e tij arapoisto edvinist.. se bashku me mantenutat e veta anil bashe albe malltezot e tjere kelishe te panteres se zeze..

    jooo..

    ne se i plotsohet deshira ketij pisi.. pra ne se plas lufte mes greqise e shqiperise..ky m.ut nje jav para merr alitalian e shkon na ben sehir nga bari.. bashke me ku.rvicat e veta.. tip anile e albe mallteze..

    shqiperia do fqinjesi te qete.. o karlo stalin kelishi..

    guxo e fute italine ne luft me fqinjet..dhe e sheh se cte bejne.. mor krimb e dy mafieve.. ketej e andej adriatikut..

    a thua sna dalin e teprojne neve.. enveroistet e selis roze..
    na u dashkan perforcime dhe nga italia..







    ..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-04-2009 më 17:19

  7. #97
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ja dhe sqarimi i Ministrise ne konference shtypi (nga VOA):



  8. #98
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Marrëzira janë këto akuza.

    A ia keni idenë për ça bëhet fjalë???

    Bëhet fjalë për kufirin në thellësi të detit, një kufi që nuk ka ekzistu më parë, por që është vendosur për herë të parë.

  9. #99
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    S'besoj te jete Berisha nga ata qe na shet atdhene.
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e dragon+++
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    144
    budallalleqe shkruajn socialkomunistet , vetem baca sal ua ka tregu vendin grekeve . jan disa marrveshje qe duhen zbatu ne qoft se duam europ , perndryshe ta rrethojm prap me bunkjer.......
    DRAGON+++

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  4. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  5. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •