Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    nje fabul qe me beri te hy ne mendime te thella,gje qe vetem ne shkrimet e mikut tim astritit ndodh kjo....
    astrit eshte shum e vertete dhe nuk dua te kap shembuj politikane pasaniket e paskrupujt etj se me duket se do perseris fjal qe jane then ne vesh te shurdhet po do them se nje mulligji i till na duhet per shqiperin dhe per veten tone sepse dhe ne kemi nevoj per nje mulligji te till te na thot nje fjal te mir se ne fjalet e mira as nuk mund ti blejm as ti shesim...
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  2. #12
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Ju lutem, t'a lexojnë edhe femijet !

    Fjala e mirë as shitet e as blihet…! (Shkeputur nga libri im per femije "Zogj të ikur")

    Jetonte diku e diku një mullixhi i mirë. A e dini ju, se ç’është mullixhiu? Mund ta dini, mund të mos e dini. Kur them, që mund të mos e dini, kam parasysh faktin se tashmë nuk përdoren më mullinjtë për blurjen e drithrave. Koha e tyre ka perënduar, kanë dalë jashtë përdorimit të përditshëm, sepse tani bluarja e drithrave bëhet në fabrika moderne. Jo te gjithe e njohin, mullirin me zhurmën e tij karakteristike të trokashkave dhe rrjedhën e ujit që vrullshëm zbret nga jazi dhe vë në lëvizje gurin e rëndë, në nofullat e të cilit bluhej misri apo gruri. Kanë dalë jashtë përdorimit fjalët mulli e mullixhi, trokashka e jaz. Ashtu si fjalët kandil e bishtuk, parmendë e perusi, finjë etj. etj.
    Ehu ha! Sa më tepër të vazhdoj me shpjegime, aq më shumë fjalë të tjera po na dalin. Ndaj le të kthehemi tek mulliri i vjetër ndanë fshatit ku, fshatarët vinin përditë e përditë me thasët e drithit ngarkuar në shpinë, mbi kuaj apo mushka, e ktheheshin prej andej me një miell të bardhë e të imët si pudër.
    Mullixhiu na qëlloi një burrë i urtë e i shtruar. Gojëmbël me të gjithë. Them me të gjithë se, mulliri mbledh lloj lloj njerëzish. Kur mbetej vetëm, ai ia merrte këngës. Ata që e dëgjonin, thonin se buka e petët e byrekut bëheshin aq të shijshme ngaqë, gjatë blojës, me miellin përzihej edhe kënga e atij njeriu të mirë.

    Një ditë prej ditësh, ndërsa mulixhiu mendohej i ulur para mullirit dhe mbante vesh mërmërimën e ujrave të jazit, dëgjoi një hingëllimë kali. Mendoi se dikush po vinte të bluante. Priste të shfaqej nëpër udhën e mbuluar nga shelgjet, kalin e ngarkuar me thasët plot drithë, por bëri habi kur pa mbi kalë një njeri aq të rëndësishm, kryezotin e krahinës. Fytyra e tjetrit, e pashme dhe e sigurtë, siguria e të pasurve, nxinte prej mërzie që tutje.
    - Tungjatjeta, mullixhi! – e përshëndeti tjetri ndërsa zbriti nga kali.
    - Tungjatjeta e mirë se ke ardhur!
    - A lodhesh ndopak?
    - Edhe lodhem, po pa punë nuk rrihet. Puna është jeta e njeriut.
    - S’kam ardhur, për të bluar mullixhi.
    - E shoh, - u përgjigj mullixhiu.
    - Erdha deri këtu, të qaj një hall me ty.
    - Ashtu?! – u habit mullixhiu, - edhe zotrote paske halle? S’ më vjen ta besoj ngaqë, çdo të mirë që ka stisur Zoti mbi tokë e ka zotëria jote. Po pse erdhe pikërisht tek unë?
    - Kam marrë vesh, se gjithnjë buzëqesh dhe këndon.
    - Ashtu vërtet.
    - Kurse mua as më qeshet e as më këndohet.
    Mullixhiu u mendua paksa dhe e pyeti:
    - Si ia kalon me fqinjët?
    - Jo dhe aq mirë.
    - Përse kështu?
    - Ngaqë nuk më lë rehat zilia, mullixhi. Vërtet që i kam gjithë të mirat, po ata kanë më tepër nga unë. Ndaj, synoj t’i pushtoj e t’i zgjeroj kufinjtë e pronave të mia.
    - Keq, - mërmëriti mullixhiu dhe vazhdoi ta pyeste: - Po gjumin si e bën?
    - Fle pak, fare pak. Edhe ato orë që më merr gjumi, torturohem nga ëndërrat e liga. Shoh luftë, zjarr, vrasje e prerje, luftë me fqinjët e mi. Shpesh ata më kapin rob, më lidhin për qafe me zinxhirë si të jem qen e më ushqejnë me të përgëra. Më thuaj mullixhi, si të shpëtoj nga kjo e keqe?
    - Nuk e ke të lehtë, - iu përgjigj mullixhiu.
    - Ç’duhet të bëj? – pyeti tjetri me ngulëm.
    - Të luftosh me veten. – vazhdoi mullixhiu.
    - E si luftoka njeriu me veten? Ai gjithnjë, për interesat e tij, lufton me të tjerët.
    - Është lufta më e vështirë, - u përgjigj mullixhiu, - më e vështira nga ajo me të tjerët.
    - Ç’thua kështu!? Erdha deri këtu se më patën thënë, që je burrë i mençëm. Po me këto që thua, s’po më dukesh i tillë.
    Mullixhiu buzëqeshte si t’i vinte keq për tjetrin dhe e pyeti:
    - A ke shumë kallzimtarë?
    - Plot. Në të gjithë trojet e pronave të mia.
    - Sigurisht, ata të treguan edhe për mua.
    - Po.
    - Edhe rrugën për te unë, ata ta treguan?
    - Ashtu vërtet.
    Mullixhiu sërish ra në mendime. Mysafiri i lartë nuk ndihej mirë. Nga biseda e bërë, ai nuk po shihte atë mençurinë, për të cilën i kishin folur.
    Ndaj, duke menduar se tjetri ia fshihte atë me qëllim përfitimi, u ngut ta joshte:
    - Ndihmomë mullixhi. Pa çdo fjalën tënde do ta peshoj me flori.
    - Qofsh i nderuar, imzot! Po fjala e mire, as shitet e as blihet. Ajo do vesh, që ta dëgjojnë. Të futet nga njëri e të mos dalë nga tjetri. Në më dëgjofsh, do të shpëtosh nga e keqja, që të ka pushtuar e s’të lë të qetë as në gjumë.
    - Do bëj si të thuash ti mullixhi, boll të jem i qetë e i qeshur.
    - A të kanë sulmuar ndonjëherë fqinjët?
    - Jo.
    - Atëhere, edhe ti mos mendo t’i sulmosh.
    - Ashtu do bëj.
    - Ta kanë lakmuar ndonjëherë mall e gjë?
    - Asnjherë.
    - Dhe ti mos ua lakmo. Lakmia pjell vetëm të këqija, imzot.
    - A ke shumë kallauzë?
    - Plot.
    - Nuk të duhen. Përzëri!
    - Përse t’i përzë?
    - Se nuk të duhen. Se janë të rrezikshëm e të pabesë edhe se shiten si besnikë. Gjithë jetën hanë me dy lugë, bluajnë me dy mullinj. Burgje, ke?
    - Patjetër.
    - Të burgosur?
    - Shumë.
    - Ç’kanë bërë?
    - S’paguajnë taksat rregullisht.
    - Nuk i paguajnë dot, se i ke të rënda. Lehtësoi ato. Buqësia është pa çati. S’bën gjithnjë mot i mbarë. Ndihmoje fukaranë. Bëj kështu si të them unë e, shumë shpejt do zësh të buzëqeshësh. Do zësh të këndosh më pas. Se po s’këndoi zemra, jeta sterrë të duket. Pastroje zemrën imzot. Nga të ligat që ke brenda, pastroje. Tani shko! Dhe pres të kthehesh ndryshe.
    Mysafiri i premtoi, se do i bindej porosive të tij dhe shpejt e shpejt futi dorën në xhep ta paguante.
    Po mullixhiu e ndali duke i thënë:
    - Mos harro ç’të thashë: Fjala e mirë as shitet e as blihet…

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Pse të shitet Kurani ?
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 14:53
  2. VEFA - Cenaj, 30 milionë USD në bankat greke
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 06-09-2006, 23:54
  3. Fjalori i rrugës që shitet për humor
    Nga Alda1 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 14:08
  4. T(k)oka Shitet!
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-06-2006, 01:24
  5. Kur shitet edhe motra!
    Nga DINA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 15:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •