Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi ushqen katër mijë vetë:

    Ndër ato ditë u bashkua përsëri turmë e madhe populli. Pasi s’kishin çka të hanë, Jezusi i thirri nxënësit e u tha:

    "Po më dhimbsen këta njerëz se ja, ka tri ditë që po rrinë me mua e nuk kanë çka të hanë. Nëse i nisi të shkojnë të uritur në shtëpitë e veta, do të mbesin udhës. Disa prej tyre kanë ardhur prej së largu."

    Nxënësit e tij iu përgjigjën:
    "E si mund t’i ngijë kush me bukë këtu, në këtë vend të shkretë?"

    Ai i pyeti:
    "Sa bukë keni?"

    "Shtatë! iu përgjigjën ata".

    Atëherë i urdhëroi turmës së popullit të ulet për tokë, i mori shtatë bukët, u falënderua, i ndau dhe ua dha nxënësve të vet t’ua vënë para. Ata ia dhanë popullit. Kishin edhe pak peshq të vegjël. I bekoi edhe ata dhe u urdhëroi t’ua ndajnë. Hëngrën dhe u nginë. Çuan copa që tepruan shtatë shporta. Ishin rreth katër mijë vetë. Atëherë i përcolli të shkojnë. Menjëherë hyri në barkë me nxënësit e vet e shkoi në rrethinën e Dalmanutës. (Mk 8, 1-10)

    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #22
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi mallkon fikun:

    E në mëngjes, kur po kthehej në qytet, pati uri. Afër rrugës pa një fik dhe iu afrua, porse, pasi në të nuk gjeti tjetër përveç gjetheve, i tha:

    "Kokërr më prej teje kurrë e për këtë jetë mos u lidhtë!"

    Dhe menjëherë fiku u tha. Nxënësit, kur e panë këtë gjë, u habitën e thanë:

    "Si mundi të thahej menjëherë fiku?!"

    Jezusi u përgjigj:

    "Për të vërtetë po ju them: në paçit fe dhe në mos dyshofshit, do të bëni jo vetëm sa iu bë fikut, por edhe nëse i thoni këtij mali: çohu e hidhu në det, do të bëhet ashtu. Dhe nëse besoni, do të fitoni gjithçka të kërkoni me lutje." (Mt 21, 18-22)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #23
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi, nxënja e peshqëve:


    Jezusi një ditë ishte në bregun e liqenit të Gjenezaretit e, ndërsa populli po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Hyjit, pa dy lundra buzë bregut të liqenit; peshkatarët kishin dalë e po lanin rrjetat. Hyri në njërën prej atyre lundrave në atë që ishte e Simonit dhe iu lut ta largonte pakëz prej tokës. U ul e, prej lundrës, mësonte turmën. Kur pushoi së foluri, i tha Simonit:

    "Grahi në ujë të thellë e hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk."

    Simoni i tha:

    "Mësues, gjithë natën u përpoqëm e nuk zumë asgjë; por pasi po thua ti, do t’i hedh rrjetat."

    Si bënë kështu, zunë një sasi të madhe peshqish - gati po u shqyheshin rrjetat. Atëherë u dhanë shenjë shokëve në lundrën tjetër të vinin e t’u ndihmonin. Ata erdhën dhe i mbushën të dy lundrat aq sa gati u fundosën. Kur pa Simon Pjetri, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha:

    "Largohu prej meje, Zotëri, se jam njeri mëkatar!"

    Vërtet, për arsye të peshkut që zunë, mbeti shtang prej habisë ai dhe të gjithë të tjerët që ishin me të; gjithashtu edhe Jakobi e Gjoni, bijtë e Zebedeut, bashkëgjuetarë të Simonit. Jezusi i tha Simonit:

    "Mos ki frikë! Tani e tutje do të zësh njerëz."

    Ata, si i sollën lundrat në breg, lanë gjithçka e shkuan pas tij. (Lk 5, 1-11)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #24
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi shndërron ujit në verë:


    Të tretën ditë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë. Aty ishte edhe nëna e Jezusit. Në dasmë ftuan edhe Jezusin e nxënësit e tij. Kur u mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha:

    "Nuk kanë më verë!"

    Jezusi i tha:

    "Moj burrneshë, a është punë për ne? Ende nuk erdhi koha ime!"

    Nëna e tij u tha shërbyesve:

    "Bëni gjithçka t’ju thotë!"

    Ishin aty të vëna gjashtë enë guri që shërbenin për larje të rëndomta të judenjve. Secila zinte dy apo tri masë. Jezusi u tha shërbyesve:

    "Mbushni enët me ujë!"

    Ata i mbushën deri në grykë.

    "Merrini tani u tha atëherë e çojani kryetarit të tryezës."

    Ata ia çuan. Kur kryetari i tryezës e kërkoi ujin e kthyer në verë e nuk e dinte nga vinte shërbyesit, që e kishin mbushur ujin, e dinin kryetari i tryezës e thirri dhëndrin dhe i tha:

    "Çdo njeri më parë vë në tryezë verën e mirë e, kur t’i nxehë pija, sjell verë më të keqe. Ti e paske ruajtur verën e mirë deri tani!"

    Kjo qe mrekullia e parë e Jezusit, të cilën e bëri në Kanë të Galilesë; e dëftoi lavdinë e vet dhe nxënësit e tij besuan në të. (Gjn 2, 1-11)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #25
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi ecën mbi ujë:


    Mandej aty per aty Jezusi u urdhëroj nxënësëve të hyjnë në barkë e të kalojnë para tij në anën tjetër derisa ai të shpërndajë popullin. Jezusi, si e nisi popullin, u ngrit vetëm në mal për tu lutur. Ishte bërë natë, e ai ende gjendej aty vetem. Barka, që tashmë ishte shumë stadje largë tokës, përplasej prej valësh sepse frynte erë e kundërt. Në rojën e katërt të natës erdhi Jezusi tek ata duke ecur mbi det. Kur nxënësit e hetuan duke ecur përmbi det, u frikësuan dhe than;

    "Diçka po na shtiravet"!

    Prej frikës bërtiten. Por menjëher Jezusi u tha:

    "Zemër, jam unë, mos keni frikë!"

    Pjetri përgjigji:

    "Zotëri nëse je ti, më urdhëro të vij te ti përmbi ujë!"

    "Eja" i tha Jezusi.

    Atëher Pjetri zbriti nga barka e po ecte nepër ujë për të shkuar te Jezusi. Porse kur e pau erën e fortë, u frikësua, filloj të humbas në ujë dhe bërtiti:

    "Më shpeto o Zot!"

    Jezusi përnjëher shtriu doren e kapi dhe i tha:

    "Fepakë, përse dyshove!"

    Kur hynë në barkë, pushoj era. Ata që ishin në barkë u përulën më nderim para tij e thanë:

    "Me të vërtetë je Biri i Hyjit!" (Mt 14, 22-32)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #26
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi u shndërrua në dukje tjetër:


    Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi; dhe u shpërfytyrua (shndërrua) përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita. Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të. Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit:

    "Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian".

    Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte:

    "Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!".

    Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe. Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha:

    "Çohuni dhe mos kini frikë!"

    Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm. Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë:

    "Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri". (Mt 17; 1/9)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #27
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi e fashitë stuhinë:


    Si hyri në barkë, pas tij u nisën edhe nxënësit e tij. Dhe ja, në det u çua një stuhi e madhe aq sa valët po e mbulonin barkën; e ai flinte. Atëherë nxënësit iu afruan, e zgjuan dhe i thanë:

    "Ndore tënde, o Zot, se u mbytëm!"

    "Pse po frikësoheni, o fepakët?" u tha dhe atëherë u ngrit, u urdhëroi erërave dhe detit e u bë qetësi e madhe. Njerëzit të habitur thoshin:

    "Kush është ky që po i nënshtrohen erërat dhe deti?" (Mt 8, 23-27)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #28
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    8. Jezusi ngjall të vdekurit!


    Jezusi ngjall vajzen e pasovdekur:

    Ndërsa Jezusi po ua mësonte këto, ja se iu afrua një kryetar, ra përmbys para tij dhe i tha:

    "Posa më vdiq vajza. Megjithatë eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të ngjallet."
    Jezusi u ngrit dhe bashkë me nxënësit e vet shkoi pas tij. Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit, dhe si i pau ata ë po u bininfyjëve dhe po zhurëm, u tha:

    " Largohuni se vajza nuk ka vdekur, por po fle."

    Ata e perqeshen. Dhe pasi i qiten njerzit perjashta, hyri Jezusi, e mori per dore vajzen, dhe ajo u ngrit. Lajmi i kësaj mrekullie u perhap anëembanë asaj krahine. (Mt 9, 18-19)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #29
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi ngjallë të vdekurin, djalin e vetëm të nënës:

    Pastaj Jezusi u nis për në qytetin që quhet Nain. Me të shkonin nxënsit e tij dhe turmë e madhe e popullit. Kur iu afrua dyerve të qytetit, po sillnin përjashta qytetit një të vdekur djalin e vetëm të nënës e kjo ishte e vejë. E përcillnin shumë banorë të qytetit. Kur e pa Zotëria, pati dhembshuri për të dhe i tha:

    "Mos qaj"

    U afrua, preku vigun ata që e mbartnin, u ndalën. Ai tha:

    "Djalosh, ty po të them: çohu!"

    I vdekuri u çua dhe nisi të flasë. Jezusi ia dha s’ëmës. (Lk 7, 11-15)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #30
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Mrekullitë që bëri Jezusi jane fakte se Ai është në Atin e Ati është në të



    Jezusi ngjallë Lazërin pas katër ditëve:

    Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Lazëri ishte që prej katër ditësh në varr.Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit. Shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t'i ngushëlluar për vëllanë e tyre. Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi. Marta i tha Jezusit:
    ''Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur''.

    Jezusi i tha:
    ''Yt vëlla do të ringjallet''.

    Marta i tha:
    ''E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit''.

    Jezusi i tha:
    ''Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?''.

    Ajo i tha:
    ''Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë''

    Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë:
    ''Mësuesi është këtu dhe po të thërret''.

    Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai. Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë:
    ''Ajo po shkon te varri për të qarë aty''.

    Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë:
    ''Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur''.

    Prandaj Jezusi, i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur. Jezusi tha:
    ''Hiqni gurin!''.

    Marta, motra e të vdekurit, i tha:
    ''Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh''.

    Jezusi i tha:
    ''A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Hyjit?''.

    Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha:
    ''O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar. Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar''.

    Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë:
    ''Lazër, eja jashtë!''.

    Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre:
    ''Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!''.

    Shumë nga Judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të. Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç'kishte bërë Jezusi. Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë:
    ''Ç'të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja. Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë''. (Gj11; 25-48)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Nihilizmi
    Nga SKUTHI në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 10-11-2018, 10:04
  2. A u Kryqezua dhe a u ringjall Jezusi?
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-08-2014, 03:59
  3. Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  4. Njerëzorja e Jezu Krishtit (Isau a.s.)
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 17:06
  5. Gjithçka mbi Jezu Krishtin Zot
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •