Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 100
  1. #21
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 29/04/2009

    Aplikimi nė BE, Britania: Shqipėria,larg kritereve

    "Proēesi nuk mund tė ndodhė brenda njė nate, Shqipėrisė i duhet tė bėjė ndryshime tė mėdha pėr tė arritur kriteret e anėtarėsimit nė BE". Kjo ėshtė deklarata qė ka bėrė sot qeveria e Britanisė sė Madhe, njė ditė pas dorėzimit tė kėrkesės sė Shqipėrisė pėr vend kandidat nė BE.

    Kjo deklaratė, tregon qartė se sa vėshtirė e ka vendi ynė pėr tė qenė pjesė e familjes sė madhe europiane. Zėdhėnėsi i Qeverisė britanike nė deklaratėn e sotme pėr mediat ėshtė shprehur se "edhe pse e ardhmja e Ballkanit Perėndimor ėshtė nė BE, aplikimi ėshtė individual dhe anėtarėsimi nė bazė tė standarteve.

    "Ne besojmė se e ardhmja e Ballkanit Perėndimor ėshtė nė BE. Por ky nuk ėshtė njė proēes qė do tė ndodhė brenda natės dhe ndryshime tė mėdha duhen bėrė ende para se Shqipėria tė plotėsojė tė gjithė kriteret. Ēdo anėtarėsim gjykohet nė merita individuale dhe pėrballet me kritere tė mirėpėrcaktuara". Kėshtu u shpreh zėdhėnėsi i qeverisė britanike.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Shekulli, 29/04/2009

    Aplikimi nė BE, Britania: Shqipėria,larg kritereve

    "Proēesi nuk mund tė ndodhė brenda njė nate, Shqipėrisė i duhet tė bėjė ndryshime tė mėdha pėr tė arritur kriteret e anėtarėsimit nė BE". Kjo ėshtė deklarata qė ka bėrė sot qeveria e Britanisė sė Madhe, njė ditė pas dorėzimit tė kėrkesės sė Shqipėrisė pėr vend kandidat nė BE.

    Kjo deklaratė, tregon qartė se sa vėshtirė e ka vendi ynė pėr tė qenė pjesė e familjes sė madhe europiane. Zėdhėnėsi i Qeverisė britanike nė deklaratėn e sotme pėr mediat ėshtė shprehur se "edhe pse e ardhmja e Ballkanit Perėndimor ėshtė nė BE, aplikimi ėshtė individual dhe anėtarėsimi nė bazė tė standarteve.

    "Ne besojmė se e ardhmja e Ballkanit Perėndimor ėshtė nė BE. Por ky nuk ėshtė njė proēes qė do tė ndodhė brenda natės dhe ndryshime tė mėdha duhen bėrė ende para se Shqipėria tė plotėsojė tė gjithė kriteret. Ēdo anėtarėsim gjykohet nė merita individuale dhe pėrballet me kritere tė mirėpėrcaktuara". Kėshtu u shpreh zėdhėnėsi i qeverisė britanike.
    Te gjithe e kane te qarte qe procesi nuk mund te ndodhi brenda nje nate,por une ne keto rrjeshta nuk shikoj te shkruhet ''LARG''autori i ketij artikulli duket se ferkon duart me gezim qe Shqiperia duhet te punoje shume..........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, pėrgėzon presidentin shqiptar Bamir Topi, me rastin e aplikimit tė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Bashkim Evropian

    Prishtinė, 29 prill 2009


    Nė mesazh thuhet:


    I nderuari president Topi,


    Kam nderin dhe privilegjin qė nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės t’Ju shpreh urimet mė tė sinqerta me rastin e aplikimit tė Republikės sė Shqipėrisė nė Bashkim Evropian.


    Njė muaj mė parė, Shqipėria, u bė pjesė e organizatės mė tė fuqishme botėrore pėr siguri dhe paqe, NATO-s, duke rikonfirmuar thellimin e progresit nė procesin e arritjes sė standardeve tė larta demokratike euroatlantike.


    Qeveria e Republikės sė Kosovės dhe gjithė qytetarėt e saj i gėzohen arritjeve tė Shqipėrisė nė kuadėr tė procesit tė rėndėsishėm tė Integrimit nė Bashkimin Evropian.


    Ne besojmė se institucionet e Republikės sė Shqipėrisė do ta luajnė rolin e duhur pėr tė mbėshtetur dhe afirmuar tė arriturat e shtetit tė Kosovės, nė funksion tė pėrshpejtimit tė integrimit tė Kosovės nė institucionet euroatlantike.


    Integrimi i ardhshėm i Shqipėrisė nė Bashkim Evropian do tė jetė edhe njė hap i madh i popullit shqiptar dhe njė e arritur pėr gjithė rajonin tonė, duke kontribuar kėshtu nė thellimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik.


    Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emrin tim edhe njėherė iu shpreh pėrgėzimet mė tė mira.


    Hashim Thaēi,
    Kryeministėr i Republikės sė Kosovės

    -------------------------------------------------------


    Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, pėrgėzon homologun e tij, Sali Berisha, me rastin e aplikimit tė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė Bashkim Evropian


    Prishtinė, 29 prill 2009


    Nė mesazh thuhet:

    I nderuari kryeministėr Berisha,

    Kam nderin dhe privilegjin qė nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės t’Ju shpreh pėrgėzimet mė tė sinqerta me rastin e aplikimit tė Republikės sė Shqipėrisė nė Bashkim Evropian.

    Anėtarėsimi i plotė Shqipėrisė nė NATO njė muaj mė parė ishte njė e arritur e jashtėzakonshme e popullit shqiptar.

    Shqipėria, duke u bėrė pjesė e organizatės mė tė fuqishme botėrore pėr siguri dhe paqe, u bė shembull i mirė i arritjes sė standardeve tė larta demokratike pėr shtetet nė rajon.

    Qeveria e Kosovės dhe gjithė qytetarėt e saj i gėzohen arritjeve tė Shqipėrisė nė tė gjitha fushat e integrimeve euroatlantike.

    Ne besojmė se institucionet e Shqipėrisė do ta luajnė rolin e duhur pėr tė ndihmuar dhe afirmuar tė arriturat e Kosovės nė institucionet ndėrkombėtare.

    Integrimi i ardhshėm i Shqipėrisė nė Bashkim Evropian do tė jetė edhe njė hap i madh i popullit shqiptar dhe njė e arritur pėr tė gjitha vendet fqinje.

    Paqja, stabiliteti dhe pėrparimi i pėrgjithshėm po bėhet pjesė e rajonit tonė.

    Nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės dhe nė emrin tim edhe njėherė iu shpreh pėrgėzimet mė tė mira.

    Hashim Thaēi,
    Kryeministėr i Republikės sė Kosovės
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sfida e Berishės dhe fiksioni i opozitės

    Enver BYTYĒI

    Sot Berisha mbėrrin nė Pragė. Njė udhėtim historik, pas udhėtimeve tė tij tė ditėve tė fundit nga Muri i Berlinit deri nė Shėn Elize. Historia shqiptare udhėtime tė tilla i ka shėnuar si evenimente tė shėnuara e tė paharruara. Nė Pragė kryeministri i Shqipėrisė do tė paraqesė kėrkesėn qė Shqipėria tė pranohet nė Bashkimin Europian.

    Kundėrshtarėt opozitarė tė tij prej kohėsh kanė bėrė ēmos qė kjo ngjarje tė shtyhej pėr njė kohė tjetėr. Nė pragun e marrjes sė ftesės pėr pranimin nė NATO, erdhi si "pėr ters" shpėrthimi nė Gėrdec. Opozita dhe kundėrshtarėt e qeverisė akuzuan me sa mundėn, manipuluan me gjithēka dhe deri diku arritėn qė ta lėnė nė hije ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO. Bota demokratike euro-atlantike shpejtoi si asnjėherė tjetėr dhe ia hapi rrugėn vendit qė tė pranohej me tė drejta tė plota nė organizatėn politiko-ushtarake me tė njėjtin emėr.

    Opozita, pėrveēse Pandeli Majkos, thanė se ky "nuk ishte sukses i Berishės". Ndėrsa nė qershor 2007, kur presidenti Bush vizitoi Shqipėrinė, kreu i opozitės kishte shpikur "vjedhjen e orės" dhe bota e medias nė vend tė pritjes madhėshtore qė shqiptarėt i kishin bėrė presidentit amerikan, kishtė pėrhapur me shpėjtėsi lajmin e rremė pėr shpikjen (shpifjen) e shekullit made in Edi Rama. Kur para tri ditėsh kryeministri Berisha ishte ftuar nga Presidenti i Francės, Nikola Sarkozy, nė Paris, opozita kishte shpikur "aferėn e mblerjes sė helikopterėve", qė kushtonin jo mė shumė se 15 milion euro. Sesi njė president francez "do tė korruptohej" me njė biznes tė vendit tė tij nė masėn e 15 milion eurove, kėtė logjikė mund ta arėsyetojnė vetėm njerėzit e marrė.

    Sali Berisha ėshtė vetė sfida. Ai ēdo dy ditė do tė dėshmojė se sjell diēka tė re nė politikėn shqiptare, se i bėn njė shėrbim madhor shtesė vendit tė tij. Kėtė herė ai ėshtė nė Pragė. E ka ftuar vetė kryesuesi i Bashkimit Europian, kryeministri ēek, i cili do tė pranojė zyrtarisht kėrkesėn e Shqipėrisė pėr t'u pranuar nė Bashkimin Europian. Njė ngjarje kjo e jashtėzakonshme pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė pas pranimit nė fillim tė kėtij muaji nė NATO. Tė dorėzosh kėrkesėn pėr t'u pranuar nė BE nuk ėshtė vetėm sfidė protokollare. Eshtė sfidė e shumėfishtė, sfidė e kombėtare e rajonale. Asnjė kryeministėr me pėrgjegjėsi ndaj vendit tė tij nuk mund tė lejonte qė Shqipėria ta zinte trenin europian pas Serbisė. Kėtė nuk e meritojnė shqiptarėt, edhe pse opozita do tė ishte e kėnaqur, sukur ky tren tė vonohej.

    Opozita ka provuar ta shijojė kėtė kėnaqėsi tė shndėrruar njėkohėsisht nė marrėzi, sa herė qė ka porositur artikuj kundėr nė mediat europiane, pėr t'i paraqitur si qėndrim europian nė opinionin shqiptar, sa herė ka porositur ndonjė deklaratė te ndonjė europian antishqiptar, sa herė ka keqinterpretuar deklaratat e disa europianėve tė tjerė, tė cilėt kanė dhėnė kėshilla tė sinqerta.

    Berisha ėshtė nė Pragė jo si rezultat i ndonjė imponimi qė ai i ka bėrė BE-sė. Ai ėshtė atje me dosjen shqiptare tė aplikimit pėr pranim nė BE me konsensusin e shteteve europiane, sė paku tė shumicės dėrmuese tė tyre. Ai ėshtė nė Pragė edhe me bekimin e shqpiptarėve, tė cilėt besojnė sinqerisht nė pėrpjekjet e kryeministrit shqiptar pėr ta integruar vendin nė kontinentin e vjetėr, pjesė e tė cilit jemi. Nga njė anketim i radios Dojēe Vele, nė tė cilin kanė marrė pjesė rreth 5600 persona, del se rreth 60 pėr qind e shqiptarėve besojnė se Shqipėria do tė marrė statusin e vendit kandidat pėr t'u pranuar nė Bashkimin Europian brenda kėtij viti. Kjo do tė thotė se tamburet antiaplikim tė opozitės sė majtė mbeten sajesa, trille tė zakonshme, nga ato trille politike qė dijnė tė bėjne vetėm dėshtakėt nė artin e pikturės. Si pėr ēudi, kreu i socialistėve, Edi Rama, ashtu si edhe Hitleri nė fillimin e viteve 1930, ka ardhur nė politikė si dėshtak nė pikturė. Eshtė njė rastėsi apo njė risi, kjo mbetet ende tė qartėsohet. Megjithatė nė truke, nė trille e nė prapaskena Edi Rama ka dėshmuar se ka aftėsi aq tė mėdha se dhe paraardhėsi i tij dėshtak nė artin viziv, diktatori gjerman.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nice_Boy : 29-04-2009 mė 13:44
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Financial Times: Mirėserdhe Shqipėri!


    Zgjerimi drejt lindjes i bllokut evropian ėshtė njė prej sukseseve tė tij mė tė mėdha dhe ky proces duhet sforcuar duke mbėshtetur shtetet e brishta nė Ballkanin Perėndimor, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė.

    Sipas Financial Times, aplikimi pėr anėtarėsim i Shqipėrisė nė BE, ėshtė njėri dnėr sukseset e papėrsėritshme qė kontinenti evropian ka mundur tė bėjė nė rrugėn e zgjerimit tė saj. Zgjerimi drejt lindjes i bllokut evropian ėshtė njė prej sukseseve tė tij mė tė mėdha dhe ky proces duhet sforcuar duke mbėshtetur shtetet e brishta nė Ballkanin Perėndimor, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė.

    Turqia dhe Kroacia, dy vendet tė cilat tashmė kanė hyrė nė bisedimet pėr anėtarėsim, kanė hasur nė vėshtirėsi.

    Nė rastin e Turqisė, ekziston njė mungesė thelbėsore e gatishmėrisė politike tė Bashkimit Evropian, e cila ka nxitur zhgėnjime nė Ankara. Nė rastin e Kroacisė, problemi kryesor qėndron tek konflikti kufitar qė ka me Slloveninė, pėr ēka Lubjana ėshtė duke e bllokuar procesin e Zagrebit.

    Katėr vendet tjera tė Ballkanit Perėndimor – Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova – pėrballen me shumė sfida para se tė mund tė hyjnė nė bisedime pėr anėtarėsim. Serbia duhet tė arrestojė fillimisht Ratko Mlladiqin, tė akuzuarin pėr gjenocid; Bosnja duhet tė dėshmojė unitet mė tė madh midis komuniteteve tė ndara etnike; Maqedonia duhet ta zgjidhė konfliktin rreth emrit me Greqinė dhe Kosova duhet tė fitojė mė shumė njohje ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė saj.

    Dhe tė gjitha kėto vende, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė, duhet tė bėjnė shumė mė shumė nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit. E gjithė kjo nuk do tė jetė e lehtė, por do tė ishte edhe mė e rėndė nėse s’do tė ishin projektet pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.

    Dhe, ndėrkohė, Bashkimi Evropian duhet tė gjenerojė njė mbėshtetje mė tė fuqishme pėr zgjerimin nė Ballkan. Qė prej luftėrave jugosllave, Ballkani Perėndimor ka qenė mė shumė pėrgjegjėsi e Bashkimit Evropian. Pėrgatitja e rajonit pėr anėtarėsim ėshtė e vetmja rrugė racionale pėr tė siguruar paqen dhe prosperitetin.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Barroso-Berishės: Do t`ju ndihmojmė pėr anėtarėsim sa mė tė shpejtė nė BE

    Suedia qė merr Presidencėn e BE nė 6-mujorin e ardhshėm mbėshtet pa rezerva integrimin e Shqipėrisė



    Komisioni Europian do tė punojė ngushtė me qeverinė shqiptare nė mėnyrė qė Shqipėria ta pėrfitojė sa mė shpejt statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian. Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, gjatė njė mėngjesi pune tė titulluar "Tė jetosh Europėn", nė tė cilin ishte i pranishėm edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, u shpreh me nota optimiste pėr ecurinė e Shqipėrisė nė procesin e integrimit europian. Nė kėtė mėnyrė, kryeministri Berisha ka marrė njė garanci tė fortė nga Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, i cili i ka shprehur atij dėshirėn pėr tė punuar me qeverinė shqiptare, qė pranimi i aplikimit tė ndodhė sa mė parė. "Ne po punojmė shumė mirė me Shqipėrinė, ėshtė e rėndėsishme tė bėhet progres. Nuk dua tė jap datė, por ne po punojmė nė mėnyrė konstruktive me Shqipėrinė", ėshtė shprehur Barroso. Nė panelin e drejtuar nga Barroso, u vlerėsua gjithashtu se Shqipėria ka bėrė progres me reformat dhe u shpreh optimizmi pėr njė pėrshpejtim tė procesit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė BE. Nė kėtė panel ishte i pranishėm edhe kryeministri i Suedisė, vendi qė do tė pasojė Presidencėn ēeke nė kryesimin e Bashkimit Evropian, i cili u shpreh i gatshėm pėr ta ndihmuar Shqipėrinė nė rrugėn e anėtarėsimit. "Ne do ta shqyrtojmė shpejt kėrkesėn e Shqipėrisė pėr vend kandidat nė BE dhe mbėshtesim plotėsisht perspektivėn evropiane tė kėtij vendi", u shpreh kreu i qeverisė suedeze nė mėngjesin e punės. Nė kėtė mėnyrė, ai ka lėnė tė kuptohet se edhe pas Presidencės ēeke, e cila duhet thėnė se ka kontribuar pozitivisht ndaj Shqipėrisė gjatė drejtimit tė BE-sė prej saj, vendi ynė do tė vijojė ta ketė tė garantuar mbėshtetjen edhe prej Presidencės sė re suedeze, pėr njė anėtarėsim sa mė tė shpejtė tė saj nė strukturat evropiane. Nė kėtė mėnyrė, kreu i qeverisė mori garancinė e qeverisė suedeze, e cila do tė mbajė dhe Presidencėn e radhės sė BE, se Suedia do tė mbėshtesė fuqimisht Shqipėrinė nė procesin e saj pas aplikimit pėr statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE. Kreu i qeverisė suedeze, Ferederik Reinfield, gjatė njė takimi tė zhvilluar me kryeministrin Berisha, i ka shprehur atij sigurinė se Suedia do tė mbėshtesė perspektivėn e zgjerimit tė Ballkanit Perėndimor. "Diskutova me kryeministrin Berisha mbi rėndėsinė e perspektivės europiane pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Suedia ka njė qėndrim tė hapur pro zgjerimit. Ne do tė marim aplikimin, do ta shqyrtojmė atė nė mėnyrėn e duhur dhe shpresojmė tė shohim njė tė ardhme me njė BE, tė zgjeruar", ėshtė shprehur Reinfield. Qeveria shqiptare u mbėshtet fort nė kėtė vendimmarrje pėr aplikim nga partnerėt ndėrkombėtarė, tė cilėt janė shprehur hapur pro perspektivės sa mė tė shpejtė europiane pėr Shqipėrinė. Mirek Topolanek, kryeministri i Ēekisė, njėkohėsisht President i Kėshillit Europian, garantoi angazhimin e posaēėm tė vendit tė tij qė faza e shqyrtimit tė kėrkesės tė mbyllet brenda Presidencės suedeze. Takimet me Presidentin e Komisionit Europian dhe kryeministrin e Suedisė, kryetari i qeverisė shqiptare i zhvilloi nė Varshavė ku pėr dy ditė me radhė zhvilloi punimet Kongresi i Jashtėzakonshėm i Partive Popullore Europiane. Barroso kryesonte njė prej paneleve tė rėndėsishme tė zhvilluara nė kuadėr tė kėtij organizimi politik, atė tė titulluar "Tė jetosh Europėn". Dy ditė mė parė, kryetari i qeverisė shqiptare mori pjesė nė punimet e panelit tė organizuar nga Qendra pėr Studime Europiane me fokus, potencialet dhe perspektiva ekonomike e sektorit tė energjisė. Kėtu kryeministri theksoi njė ndėr objektivat strategjike tė qeverisė sė tij, shndėrrimin e vendit brenda njė kohe tė shkurtėr, nė njė fuqi tė prodhimit tė energjisė nė rajon.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Anglia pėrkrah anėtarėsimin e Shqipėrisė nė BE


    Londėr-Qeveria e Britanisė sė madhe nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj bėri tė ditur se pėrkrah aplikimin e Shqipėrisė nė BE dhe aspiratat e saj nė fushėn e integrimeve euro-atlantike. Britania e madhe beson se ardhmja e Ballkanit perėndimor ėshtė nė BE thotė zėdhėnėsi i qeverisė britanike. Megjithatė, sipas tij ky nuk ėshtė njė proces qė do tė ndodhė brenda natės. Shqipėria duhet tė bėjė ndryshime tė mėdha para se tė bėhet anėtare e BE-sė tha zėdhėnės i qeverisė britanike.

    Bota Sot
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Mediat: Brukseli mirėpret aplikimin e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė BE

    Shqipėria aplikoi pėr statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Europian. Kryeministri Sali Berisha dorėzoi nė Pragė kėrkesėn e Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat nė BE. Ndėrkohė, aplikimi i Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian ka tėrhequr vėmendjen e medias botėrore, njė pėrmbledhje tė sė cilės e bėn Agjencia Telegrafike Shqiptare.

    Radioja ''Dojēe Vele”: Shqipėria aplikoi pėr pranim nė BE, pas takimit nė Pragė mes kryeministrit ēek, Mirek Topolanek, vendi i tė cilit kryeson BE-nė, dhe kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Shqipėria pason shtetin ballkanik tė Malit tė Zi, i cili aplikoi nė dhjetor dhe mund tė ndiqet nga Serbia kėtė vit.

    Radioja ''BBC'': Shqipėria paraqiti sot zyrtarisht kėrkesėn pėr statusin e vendit anėtar tė Bashkimit Europian. Kėrkesa u paraqit nga kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha nė Pragė, pėr presidentin e Kėshillit tė Bashkimit Europian, Mirek Topolanek. Berisha theksoi se ''ky hap ėshtė njė akt me rėndėsi pėrcaktuese nė procesin e anėtarėsimit tė vendit''. Ai falenderoi opozitėn shqiptare pėr kontributin qė ka dhėnė duke siguruar se kjo kėrkesė nuk ėshtė njė akt elektoral.

    Radioja ''Europa e Lirė”: Shqipėria dorėzoi sot kėrkesėn pėr aplikim nė Bashkimin Evropian, nė njė ceremoni tė zhvilluar nė kryeqytetin e Ēekisė, nė Pragė. Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ia ka dorėzuar kėtė kėrkesė homologut tė tij ēek, Mirek Topolanek. Ai rikujtoi se “procesi i zgjerimit tė Bashkimit Evropian ka kriteret dhe kushtet e veta specifike”. “Shqipėria ka kaluar nėpėr ndryshime tė jashtėzakonshme dhe tė mahnitshme dhe jam i lumtur qė shumica e kėtyre ndryshimeve janė bėrė nėn udhėheqjen e Sali Berishės”, tha Topolanek duke rikujtuar kėtu edhe anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Kryeministri Berisha tha se anėtarėsimi nė Bashkimin Evropian ėshtė “projekti mė i shkėlqyer pėr tė ardhmen e popullit shqiptar dhe vendit tė tij”.

    Agjencia italiane e lajmeve ANSA: Shqipėria paraqiti sot nė Pragė kėrkesėn zyrtare pėr antarėsimin nė Bashkimin Europian, deklaroi kryeministri ēek Mirek Topolanek, vendi i tė cilit mban presidencėn e radhės sė BE-sė, gjatė njė konference tė pėrbashkėt shtypi me homologun e tij shqiptar Sali Berisha nė oborrin e selisė sė qeverisė ēeke nė Pragė. Tė 27 vendet e Bashkimit Europian kanė ratifikuar Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit e firmosur nga Shqipėria nė vitin 2006 si premisė e nevojshme pėr nisjen e tratativave tė pranimit tė vendit nė familjen e madhe europiane. Shqipėria bashkė me Kroacinė u bėnė anėtare tė NATO-s nė fillim tė muajit tė kaluar.

    Agjencia franceze e lajmeve AFP: "Njė punė kolosale e pret Shqipėrinė", deklaroi sot kryeministri ēek, Mirek Topolanek, vendi i tė cilit mban presidencėn e radhės sė BE-sė, pasi kryeministri Sali Berisha paraqiti zyrtarisht nė Pragė aplikimin e Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Evropian. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha pėrshėndeti kėtė moment historik, duke vlerėsuar se ky moment "shėnon rikthimin e Shqipėrisė nė familjen e vendeve evropiane". "Nė tė njėjtėn kohė Shqipėria e sheh kėtė hap si njė detyrė tė rėndėsishme", shtoi ai nė fund tė ceremonisė sė organizuar nė pallatin qeveritar nė Pragė.

    Gazeta ''Wall Street Journal': Komisioni Evropian deklaroi sot se mirėpret aplikimin e Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat nė Bashkimin Evropian. Komisioni, ekzekutivi i bllokut 27-anėtarėsh, deklaroi se ishte gati pėr tė pėrgatitur njė raport lidhur me gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė BE, nėse vendet anėtare do tė kėrkojnė njė gjė tė tillė. "Shqipėria ka vazhduar tė bėjė progres pėr sa i pėrket kryerjes sė reformave tė rėndėsishme politike nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr integrimin evropian", vlerėsoi Drejtori i Pėrgjithshėm i Koordinimit dhe Zgjerimit nė Komisionin Europian, Michael Leigh pėrmes njė deklarate zyrtare.

    Agjencia britanike e lajmeve Reuters: Shqipėria aplikoi sot zyrtarisht pėr t'u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri ēek Mirek Topolanek, vendi i tė cilit mban kryesimin e presidencės sė radhės sė BE-sė, pas njė takimi me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Me aplikimin pėr statusin e vendit kandidat pėr nė familjen evropiane, Shqipėria pason shtetin tjetėr ballkanik, Malin e Zi qė aplikoi nė dhjetor tė vitit tė kaluar. Shqipėrisė mund t'i duhen ende disa vite deri nė pėrmbushjen e aspiratave tė saj pėr anėtarėsim tė plotė nė familjen 27 anėtarėshe evropiane.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Rehn: Zgjedhjet, prova kritike


    Pas aplikimit tė Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat nė BE, komisioneri pėr Zgjerimin Olli Rehn nė njė intervistė pėr Top Channel deklaroi se prova e parė kritike dhe e ardhshme janė zgjedhjet parlamentare nė fund tė qershorit.

    Prej kėtej varet edhe opinioni i Komisionit mbi gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr t’u bėrė vend kandidat e pėr tė nisur negociatat e anėtarėsimit, thotė ai, duke lėnė tė nėnkuptohet se kjo procedurė do tė nisė vetėm pasi zgjedhjet e 28 qershorit tė kalojnė provėn e zjarrit.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  10. #30
    Kryeministri Berisha pret njė grup akademikėsh shqiptarė nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi


    Kryeministri Berisha priti sot njė grup personalitetesh tė botės akademike shqiptare nė Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi.


    Akademikėt shqiptarė i shprehėn Kryeministrit Berisha urimet e pėrzemėrta pėr arritjet historike qė ka bėrė Shqipėria nė periudhėn e qeverisjes sė tij, veēanėrisht pėr pranimin e Shqipėrisė nė NATO dhe aplikimin pėr statusin e vendit kandidat nė BE. Gjithashtu, akademikėt shqiptarė i shprehėn falėnderimet Kryeministrit pėr ndėrtimin e arteries mė tė madhe qė bashkon kombin, rrugės Durrės–Kukės. Akademikėt u shprehen se sukseset e arritura nga Shqipėria i pėrjetojnė tė gjithė shqiptarėt, kudo qė jetojnė dhe ato lartėsojnė gjithė kombin.


    Kryeministri Berisha vlerėsoi se pas pavarėsisė sė Kosovės, qė ėshtė kryevepra e shqiptarėve nė kėtė shekull, pranimi i Shqipėrisė nė NATO dhe aplikimi pėr statusin e vendit kandidat nė BE do t’i shėrbejnė paqes dhe stabilitetit nė rajon, si dhe do tė pėrshpejtojnė zhvillimin jo vetėm tė vetė Shqipėrisė, por edhe tė Kosovės dhe territoreve tė tjera shqiptare nė rajon.

    01/05/2009

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •