Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 65
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2006
    Postime
    16

    Film pėr Skėnderbeun?

    Kam degjuar qe eshte xhiruar nje film per Skenderbeun " The Age of Scanderbeg" ne anglisht a e di njeri ku mund ta gjej?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

  3. #3
    Une jam shqiptar Maska e gjergj arianiti
    Anėtarėsuar
    29-12-2008
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave
    Postime
    92

    Gjergj Kastrioti ne Hollywood.

    Nga Elton Tafaruēi

    Mel Gibson do tė luajė Skėnderbeun. Njė nga aktorėt mė tė njohur tė Hollivudit do tė mund ta shohim nėn rrobat e Heroit tonė Kombėtar dhe sė shpejti do tė jetė njė kolosal i Hollivudit. Nuk ėshtė fantazi dhe as njė dėshirė e fshehur, por njė mundėsi qė mund tė bėhet realitet. Lajmi i publikuar nga "Tirana Observer" njė vit mė parė ėshtė konfirmuar edhe nga regjisori amerikano-shqiptar dhe producenti i filmit dokumentar "Mbreti Luftėtar". Nik Gjonaj tha pėr "Gazetėn Shqiptare" se ėshtė vėnė nė kontakt dhe po bashkėbisedon me "Icon Production", tė aktorit australian Mel Gibson pėr filmin mbi Heroin tonė Kombėtar, Skėnderbeu. Nuk ėshtė ende e konfirmuar, por ai shprehu lumturinė e tij se "Illyria Entertainment" ka lidhur kontakte edhe me regjisorin e famshėm amerikan, Francis Ford Coppola, i njohur nga tė gjithė pėr kryeveprat e tij kinematografike dhe pėr mė shumė pėr filmin "Kumbari".
    Megjithatė deri tani ēdo gjė ėshtė nė nivel bisedimesh dhe Gjonaj nuk ka dhėnė detaje tė mėtejshme rreth kėtyre bisedimeve me dy kolosėt e Hollivudit. Por, nėse ky projekt do tė shkonte nė port, atėherė pėr herė tė parė ne shqiptarėt do tė pėrfaqėsoheshim me prodhimin kinematografik mė tė denjė nė Hollivud. Dhe nė lojė janė dy personalitete kinematografike mė tė njohur dhe mė me influencė nė kėto 20 vitet e fundit nė botėn e kinemasė amerikane. Filmi dokumentar pėr Skėnderbeun duket se ka ngjallur shumė interes dhe ndoshta kjo ka qenė edhe kartėvizita mė e mirė qė ka ulur nė njė tavolinė Mel Gibsonin dhe Kopolėn. Sigurisht qė projekte tė tilla janė madhėshtore dhe pėr realizimin e tyre nevojiten me miliona dollarė. Dhe nė kohė krize ekonomike nuk ėshtė aspak e lehtė t'i gjesh. Por, nėse nė lojė do tė futen kėta dy emra prestigjiozė dhe me eksperiencė nė industrinė e filmit, atėherė suksesi ėshtė pothuajse i garantuar. Nė termat historikė ata qė do tė pėrfitojnė mė shumė do tė jenė shqiptarėt, tė cilėt kėsaj radhe do tė kenė shansin mė tė mirė pėr tė imortalizuar nėpėr kinema dhe ekranet televizive njeriun mė tė madh nė historinė e kombit dhe mė i njohuri nė tė gjithė literaturėn dhe enciklopeditė botėrore, dhe nė tė njėjtėn kohė mban edhe titullin e "Atletit tė Krishtėrimit".

    Filmi dokumentar pėr Skėnderbeun

    Nė ekranet e televizionit shumė shpejt do tė shfaqet njė film dokumentar mbi Heroin tonė Kombėtar, gjergj kastrioti. Prodhimi ėshtė i regjisorit amerikano-shqiptar, Nik Gjonaj. Kjo falė edhe kontributin e kompanisė "Ilyria Entertainment", e cila mundėsoi kėtė projekt tė madh, ku Gjonaj ėshtė edhe bashkėthemelues. Roli kryesor ėshtė luajtur nga Anton Gojcajn dhe pėr kėtė projekt kanė kontribuar shumė shqiptarė tė Amerikės. Historia ėshtė marrė nga Marin Barleti, nga ku ėshtė bazuar edhe skenaristi Nua Gjelaj. Skenat e filmit janė xhiruar nė shumė vende. Ato janė tė ndryshme dhe pėr tė janė pėrdorur pyjet e Holly-t nė Michigan, Krujė, Kosovė, pjesė tė ndryshme tė Shqipėrisė, Austri, Itali dhe Britani e Madhe. Por pėr nxjerrjen e fakteve historike mbi Skėnderbeun nuk ishte aspak e lehtė. Pėr tė u gėrmua nėpėr arkivat e universitetit tė Kembrixhit, Notingamit dhe ato sekrete tė Vatikanit. Nė pamjet filmike bėjnė pjesė edhe pėrkrenarja dhe shpata e Skėndėrbeut e cila ndodhet nė Vjenė. Pėr pėrgatitjen e kėtij dokumentari ėshtė xhiruar nė 3 kėshtjella dhe 12 qytete, dhe deri tani ai ka marrė vlerėsime pozitive nga kritikėt. Madje ai ka fituar edhe dy ēmime ndėrkombėtare nė SHBA.

    Projektet pėr filmat e Skėnderbeut

    Pėr realizimin pėr jetėn e Skėnderbeut ka pasur shumė projekte. Njėri prej tyre ėshtė edhe ai i regjisorit dhe producentit tė njohur shqiptaro-amerikan, Sten Dragoti. Para dy vjetėsh u shpreh se do tė realizonte njė film pėr historinė e jetės sė Skėnderbeut. Ndėrkohė qė projekte tė ndryshme gjatė viteve janė paraqitur dhe nga regjisorė tė vendeve fqinjė, si ai i italianit Roberto de Feo. Por deri mė sot filmi i vetėm dinjitoz me metrazh tė gjatė ėshtė ai i realizuar nga rusėt, nė vitin 1957.

    Sten Dragoti

    Regjisori amerikan me origjinė shqiptare, gjatė vizitės sė tij dy vjet mė parė nė Shqipėri deklaroi se do realizonte njė film pėr Heroin tonė Kombėtar, gjergj kastrioti Skėnderbeu. Ėshtė njė film qė ne do ta bėjmė nė mėnyrė paksa tė ndryshme. "Unė nuk mund tė bėj njė film si "Braveheart", pėr tė cilin u deshėn 60-70 milionė dollarė. Nuk kam dėshirė tė bėj njė film me shpata e mburoja. Skėnderbeu bėri shumė beteja dhe pėr kėtė do tė duhej njė film i gjatė 20 orė. Por jam i interesuar nė njė gjė: Askush deri mė sot nuk ka pasqyruar nė njė film se cili ishte Skėnderbeu, ēfarė mendonte ai nė kokėn e tij, cilat ishin shqetėsimet e tij dhe ē'e shtyu tė vinte nga Turqia, ku u rrit si figurė ushtarake e tė kthehej nė vendlindje, duke e ditur se ata do tė hakmerreshin me tė gjithė forcėn kundėr tij", ka thėnė Sten Dragoti dy vjet mė parė nė njė intervistė. Ndėrkohė ėshtė parashikuar qė Skėnderbeu mė parė tė realizohej nė njė film pėr fėmijė, nė mėnyrė qė tė familjarizohej publiku qė nuk e njeh kėtė figurė.

    Projekti "Skanderbeg"

    Njė nismė tė ngjashme me atė Sten Dragotit, para katėr vitesh do ta merrte dhe Cinecittą nė Itali. Regjisori Roberto de Feo mori pėrsipėr realizimin mė tė madh qė ishte parė ndonjėherė nė Itali. Njė film qė do t'i kushtohej Heroit tonė Kombėtar dhe qė do kishte skena magjepsėse tė betejave. Madje De Feo dhe bashkėpunėtorėt kishin llogaritur tė sfidonin dhe efektet skenike tė filmit "Troja". De Feo vendosi pėr tė realizuar projektin me ndihmėn e arbėreshėve tė Italisė, por edhe sot nė ekranet e kinemasė nuk ėshtė parė i realizuar ky projekt.

    TIRANA OBSERVER
    Duaje atdhene si shqiponja folene.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar gjergj arianiti pėr postimin:

    user010 (27-08-2014)

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Nje lajm shume i bukur ky qe na jep o Gjergj Arianiti; deshirojme te rifilloje puna per kete film sa me shpejt dhe me qense ne te do luajne aktore me fame boterore (Mel Gibson), suksesi dhe interesimi do te jete i madh! Na gezove me kete sihariq!

  6. #5
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Gjithsesi Mel Gibsoni nuk e ka fytyrėn pėr tė luajtrolin e Gjergjit. Vetėm nėse e shminkojn fort.

  7. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Si aktor Mel Gibson eshte i mire, dhe mbase i shkojne role te tilla. Si direktor, me filmat e fundit Apocalypto dhe The Passion of the Christ nuk kane patur ndonje sukses te madh. Per sa i perket mimikes se fytyres jane gjera qe rregullohen. Gjithsesi lajm i mire dhe shpresoj qe te mos ngelet thjeshte nje thashethem.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    lajm me buje te madhe dhe fort i bukur .......shpresojme te realoizohet
    si Copola dhe Gibson jane me te vertete te mrekullueshem
    mendimi im eshte se te dy filmat e fundit te zotit Gibson jane fantastike dhe skenat po ashtu te mrekullueshme si nga ana drejtuese po edhe artistike......
    do te deshiroja qe filmat ne do te kishte mundesi te kishin pjesen me te madhe te tyre skena dhe pamje nga Shqiperia (do te ishte reklama me e bukur dhe gjithashtu do te punesoheshin shum njerez)

  9. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar mė parė nga BvizioN Lexo Postimin
    Si aktor Mel Gibson eshte i mire, dhe mbase i shkojne role te tilla. Si direktor, me filmat e fundit Apocalypto dhe The Passion of the Christ nuk kane patur ndonje sukses te madh. Per sa i perket mimikes se fytyres jane gjera qe rregullohen. Gjithsesi lajm i mire dhe shpresoj qe te mos ngelet thjeshte nje thashethem.
    BvizioN, cfare te kujton ky titull "Braveheart" ? Pastaj The Passion of The Chris lexoje nje cik kete shifer (The movie grossed US$611,899,420 worldwide and $370,782,930 in the US alone). Do te thot qe ka pasur sukses te paparashikuar. Nese lajmi eshte i vertet dhe roli kryesor do te luhej nga Mel Gibson, ateher do ishte dicka e madhe, dhe nje aritje per te gjithe.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    shum lajm i mir nese esht e vertet,Mel gibson eshte yll i ka hije ta luaj trimin e madh.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga BvizioN Lexo Postimin
    Si aktor Mel Gibson eshte i mire, dhe mbase i shkojne role te tilla. Si direktor, me filmat e fundit Apocalypto dhe The Passion of the Christ nuk kane patur ndonje sukses te madh. Per sa i perket mimikes se fytyres jane gjera qe rregullohen. Gjithsesi lajm i mire dhe shpresoj qe te mos ngelet thjeshte nje thashethem.
    Bvizon ke qon per gjumsh kur e bone kat deklarat apo si lol
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Kosova
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:19
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •