ok, sorry Kreksi po Eric Bana nuk ben. s'kam cte bej se do pupulli...ahaha
po ky tjetri ben thua?
ok, sorry Kreksi po Eric Bana nuk ben. s'kam cte bej se do pupulli...ahaha
po ky tjetri ben thua?
kot, nuk i shkon, Rusel Krou me e ka bere te veten..;dy here mini nuk kalon kah mustaqet..;
ta heqim nga mendja...eshte pune koti.
E vrejte portretine Skenderbeut qe e solla ?
Perpiqu ta gjesh nje aktor si ky portreti bardh e zi..; WANTED !
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Krekso ,provo Timo Fllokon njehere .
Nuk e di pse por eshte i vetmi aktor shqiptar qe une kam simpati.Ne kemi aktoret tane jo shume te njohur por goxha te mire , na u merziten keta hollivudianet .Skenderbeut nuk i ngjan asnjeri .E kam thene dhe me larte ngjajne si laspuraker keta qe keni paraqitur .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alnosa : 21-04-2010 mė 19:58
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Si ta realizojmi njė film Holivudian pėr Skenderbeun ?
Ne duhet ti mėsojmi edhe kėto hollėsi tjera para se t'ia nisim ta gjirojmi njė film pėr Skenderbeun, (Zoti e di se kur por duhet ta kryejmi kėtė mision dhe atje nė Holivud) pse jo ?
Pse e quanin Iskandar-Beg ?
Kush ishte i pari qe e quajti me kėtė emėr Iskandar dhe pse ?
Pra miq te nderuar, do mundohėmi sė bashku ti sqarojmi edhe disa hollėsi tjera qe kanė rėndėsi para se tė angazhohemi qe ti derdhim miliona e miliona dollar rreth kėtij projekti pėr realizimin e njė filmi qė ndoshta njė ditė do e shofi dritėn edhe nė Holivud, pse jo, nėse do na mundėsohėn kushtet, Kosovėn e ēliruam, tunelet i shpuam, autostradat i perfunduam, ta realizojmi edhe kėtė deshirė apo jo ?
Mundohemi kėtu tė gjejmim sė bashku ndonjė shėnjė, ndonjė burim tė sakėt rreth emrit Skenderbe, andaj fillova kėrkimin e mė tejshėm dhe i lus tė gjithė tė na ndihmojnė rreth permbledhjeve mbi jeten e heroit tonė bazuar mbi dėshmi nga autorė te ndryshėm por edhe tė na korrigjoni e kėshilloni nėse e shihni se kemi bėrė ndonjė gabim ose kemi hasur nė ndonjė keqkuptim, bashkimi bėnė fuqi, ishte kjo motoja e Skenderbeut apo jo ?
Dihet se Gjergji luftonte si luan, syri nuk i trembej nė asnjė luftė si komandant i ushtrisė osmane, kur ishte i ri, asgjė nuk e ndalonte hovin e tij as muret e keshtjellave tė pamposhtuna tė Azisė sė Vogėl ku turqit prore benin fushata pėr tė dominuar tėrė ato qyteza qė kishin mbetur ende ne dorė tė krishterėve.
Disa qyteza rreth Nikomedisė sė atėhershme ende i rezistonin ushtrisė osmane e ndėr kėto keshtjella ishte edhe Otréa ku banorėt mbronin muret e qytetit tė tyre legjendar si edhe mė parė, dikur para 1600 vitėsh atėhere kur aty pari edhe ushtria maqedone kishte kaluar mbi muret e kėtij qyteti me komandantin e famshėm Aleksandrin e Madh !
Mirėpo ti kthehemi Gjergjit edhe njėherė: jemi aty rreth vitit 1429, nė njė luftė tė ashpėr ku komandanti i ri Gjergj Kastrioti hidhet me shpatė nė dorė mbi muret e keshtjellės sė Otrés dhe mė tiparet e tija tė njė djaloshi tė pashėm dhe guximtar, ai ia arrijti ti mposhti kundershtarėt ! Gjergji pa e pritur fare kėtė veprim nga banorėt e rrethuar se, posa e shohin figuren e tij mbi mure tė keshtjellės, pernjėherit tė gjithė gjunjezohėn para tij, ata filluan tė thrrisnin njė emėr, Iskandar ! Iskandar ...pa e kuptuar as vetė Gjergji se ē'dodhi kėshtu me te vallė, pse gjunjezoheshin para tij sikur te ishte perendi ?
Pėrse u dorzuan, pėrse banorėt e kėtij vendi gjunjėzohėshin para tij sikur te ishte njė perendi ?
Klithjet vijonin gjithnjė e mė shumė, Iskandar... Iskandar...Iskandar ...duke e thirrur kėshtu ushtonin zėra nga turma e banorėve tė Otrejės heroike !
Lufta nderprehėt, tė gjithė banorėt dorzohen para Iskandarit dhe i perkushtojnė nderim heroit tė tyre tė legjendave duke e perkujtuar nė kėto ēaste Aleksandrin e Madh !
Qė nga ky moment pra, pas kėsaj fushate, e tėrė Azia e Vogėl kisht degjuar pėr ringjalljen e Aleksandrit, komandantin legjendar maqedonas....
Mė nė fund ky akt heroik i shkon nė vesh edhe Sulltan Muratit tė II- tė, i cili e pagezon po kėshtu, Iskandar Beg, qė do thotė nė gjuhėt e lindjes, Aleksandri i Madh !
Pra si e shofim nga kjo tablo, nuk ishte Sulltani ai i pari qė i dha emrin Skender-Beg e qė mė vonė e gjithė Europa e njihte mė emrin Scander-Beg apo Scanderbeg,keshtu permes kėtij heroit te panjohur qe ata as vetė nuk e dinin nga vinte e kush ishte ky hero i ri por pėr njė ēast atyre iu paraftyrua vetėm shenja e heroizmit tė atėhershėm tė epokes sė Aleksandrit te Madh kėshtu qė iu nenshtruan Gjergjit, komandantit Epirot njėsoj si dikur qė iu ishin nėnshtruar Lekės sė Madh, pra, ringjallja e herojit legjendar ndoshta ishte ngulitur thellė nė shpirtin dhe besimin e tyre ndėr shekuj ku tani si pėr tė pershendetur kthimin e idolit tė tyre legjendar ata i'u perulen Gjergjit me brohoritjet:
-Aleksander ! Aleksander ! Aleksander...
Mė siguri se kėtu Gjergji nė moshen e re nuk mbante mjekėrr pra duhej ti ngjante Aleksandrit te Madh padyshim, njashtu si me pamje edhe me trimėri por nga fizionomia permes busteve te shumta te Aleksandrit, me kete rast edhe Gjergji yni ringjalli kujtesen tek banorėt e Otres duke e marrur pėr Aleksandrin e Madh e qė kėtė figur do ta ringjallte nė kinema dhe do ta bente te paharrueshem edhe njėherė vetėm se ndonjė aktor i famshėm si Erik Bana pse jo ?
Ju lutemi mos me flitni as per Mel Gibsonin as per Taravolten...lereni...
Skenari i kėtij filmi hapet pra kėshtu me kėtė tablo kryesore:
Komandanti Skenderbeu ne krye te njė garnizoni turk sulmon njė fortifikat afėr Nikomedias qė thirrej Otre ku pas rrethimit te qytezės i hipur mbi muret e qytetit dhe kur banoret e shofin njė luftetar tė ri me shpat nė dorė, me fustanel e flokėt kaēurrela, mnjeherė ata gjunjezohen para Gjergjit...atyre iu ishte paraftyruar Aleksandri i Madh i cili edhe ai kishte pushtuar kėtė kėshtjell por dikur moti para 1700 vitėsh dhe kishte mbetur ende tek ta i paharruar akti heroik i Aleksandrit pra nė kujtesen e tyre pergjithėmon kishte ngelur ai imazh dhe emri i tij si njė hyjni apo hero legjendar deri nė kėtė ēast nė sytė kėtyre banorve !
Si e shohim kėtu miq te dashtun, kjo tablo i duhet shikuesit qė do zgjasi jo mė tepėr se 5 minutat e parė, pra, kjo sken do i japi hovin tėrė filmit me ēka shikuesi ka njė ide nė mendjen e tij rreth emrit qe e lidh Skenderbeun me Aleksandrin e Madh ndėr shekuj dhe strategjis sė heroit si komandant i shquar qė luftonte edhe mė tej nė beteja tjera si dhe dyluftime nė Arena nėpėr Azi tė vogėl derisa ishte si peng nėn mbikqyrjen e sulltanit.
Ta imagjinojmi njėherė aktorin ?
Aktori Erik Bana do e ndezte atmosferen apo jo, nė Arenen e Nikomedis si gladiator (mos u shqetėsoni sė emri gladiator i humbė vlerat heroit tonė kombetar, nė asnjė mėnyrė jo, perkundrazi...ai ishte i marrur peng me dekada...prisni...) duke luftuar kundėr dy kolosėve persanė tė cilėt me shpata dhe armė te ndryshme thyhėn qė te dy nga krahu i fuqishėm i Skenderbeut mu para syve tė Sulltanit qė e percillte kėtė spektakel mė pasion nga lozha e tij dhe i gjithė publiku pėr rreth tyre e pershendesin me brohoritje herojin...?
Nė tri arena tė asaj kohe, Gjergji i ri luftoi si luan duke i rrėxuar pėr tokė te gjithė kundershtart e tij nga origjina tė ndryshme, skitė, persanė, mongol e tatar...
Kjo ėshtė pjesa e parė e tablos nė kėtė film qė do i shkonte pėr mrekulli Erik Banes me pamjen e tij tė njė heroit simpatik, e mendoj pėr qė permes rolit tė tij edhe filmi do dilte i suksesėshėm...(e jo te na prezentojnė Skenderbeun tonė si disa dokumentar qė is hofim kohės sė fundit qė mendojn se i pershtatet fortė mjekrra e zezė si korbi Skenderbeut, e njėjta si ajo e njė Saladinit..!
Kėtu po sjellim edhe disa mendime tjera nga miqėt dhe besoj se sygjerimet e kritikat e pėrbashkėta na duhėn dhe janė te mirseardhura....
Mendimi1: "Nuk mė kishte shkuar ndonjėherė nė mėndje por kjo ideja juaj ėshtė mė e bukura qė kam dėgjuar ndonjėherė pėr njė filėm me pėrmasa tė mėdha mbi Skėnderbeun.
Koha e rinisė sė tij nė oborrin e Sulltanit, ku spikati si njė nga luftėtarėt mė tė mirė tė gjithė ushtrisė sė tij. Koha kur ai ishte gjenerali i ushtrisė dhe ishte grushti i hekurt qė bėri zap gjithė kombet e pabindura tė Perandorisė Osmane.
Dhe filmi tė mbaron me letrėn qė i vjen nga Tanush Topia ku thuhet se i ati i tij Gjoni ka vdekur, tė tre vėllezėrit e tjerė i vdesin dhe se gjithė Shqiptarėt presin prijėsin e tyre Gjergjin.
Vetė titulli "Skenderbeu Gladiatori i fundit" do zgjidhte njė aktor si me te ri pa mjekerr si Eric Bana qe ka muskuj dhe fam botrore. Pra filmi duhet te filloje kur Skenderbeu ishte i ri e luftonte ne arenat e Azise kur ai perballohej me gladiator tjerė persan, mongol, skite e te racave te ndryshme qe shetisnin ne shekullin e XV-tė neper Azi tė Vogėl per te kerkuar famen atehere do e shofish se si do pritet ky film...dhe besoj se ketu do lidhej menjehere simpatija ndermejet ketij heroit dhe publikut se filmi nuk po i kushtrohet vetem botes shqiptare por botes mbarė pra duhet shikuar me permasa me te gjera e jo te koncentrohemi vetem tek 8 milion shqiptar si spektator".
"Ngjarja duhet te percillet gati me njė gjysėm ore vetėm spektakel e argetim, duhet shetitur shikuesin neper arena te ndryshme, duhet ta ngacmosh shikuesin edhe me ide pasionale, si: vdekjen e tre vllezerve te heroit, vdekja e babait, principata e tij gati se e shuar, i mbetet vetem se e motra gjallė, pra me ēdo kushte heroi yni duhet te kthehet ne atdhe ta mbroje nderin e motres dhe te ēliroje atdheun nga pushtuesit...!
Ky ėshtė misioni i heroit, qe e pret me padurim edhe shikuesi..."
"Kėtu heroi krijon tani njė ideal tjetėr, perpos rolit te tij nėper arena e fushė beteja neper Azi heroi yni tani ndrron pikpamjet, vetmija e motres e bėn qė tė ndrroje mendje heroi e tė kthehet nė atdhe, duhet t'ua ktheje shpinėn te gjitha privilegjeve qė kishte tek sulltani, i duhet te shtie nė dorė perseri principaten qe i takonte si trashėgim nga i ati etj;.. etj...
Pra, shikuesi e shikon filmin me pasion sepse, heroi edhe pse gladiator qė ishte bėhėt i ndjeshėm nė sytė e publikut, shfaqet human sepse i prek ndjenjat e tė gjithve pėr epoken qė jetojmi edhe sot; vėllau sakrifikohėt pėr motren edhe sot i del nė mbrojtje apo jo.....
Sa veta shkojne sot nė kinema te shofin nje film pėr njė personazh nga i cili shikuesi mėson se si tė vdiset pėr atdhe ?
Rrallė do kishte suksese njė zhanėr i till...
Prandaj duhet menduar ndryshe sepse sot ka ndryshuar bota, jetojmi nė globalizėm, e nė kėtė film duhet trajtuar sistemin e botės sė sotme qė jetojmi e jo ta lėmi heroin ashtu tė trash si e kemi gjetur, atė duhet pasuruar e gdhendur si njė skulptur duke ia pershtatur kohės qė jetojmi sot, perndryshe filmi realizohet por qė do shikohet vetem se nga 1 milion shqiptar dhe aty mbaron i gjithė ky mundim qė po zgjat me dekada me shpres qė njė ditė edhe ne do ia arrijmi ta bėjmi njė film tė sukseseshėm i cili do tė kishte jehone e suksese jo njė film me njė aktor tė famshėm por njė film koti i cili do perfundonte nė njė sall tė vogėl tė kinemas me 10 shikues...?
Sa i perket titullit te filmit ?
=Skenderbeu Gladiatori i Fundit=
Nė mesjet gati se kishte humbur si stil i dyluftmeve e perleshjeve nė arena por kishte edhe te till kalorės qė bredhnin andej kendej per te gjetur trimeri nė Arena ku edhe Skenderbeu besohet se ishte Gladiatori i fundit sipas tė dhanave qe kemi ne libra te ndryshėm, pra ai i mundi te gjthe keta kundershtar...si e dini, amerikanet kan deshir qe te fitoje gjithemon ne film nje hero guximtar duke rrezikuar njehere jeten e tij per egzistenc...
Edhe nje gjė duhet patur parasysh; Holivudi ka tani e sa vite qe prodhon filma me pjesė vijime; njashtu edhe per "Skenderbeu, Gladiatori i Fundit" duhet te kete kthimin e tij ndoshta ne pjesen e dyte, pra kthimin e tij ne Atdhe pra ne Shqiperi per te marrur ne dor trashegimsin e tij qe iu ishte mohuar me padrejtesi e dinakeri si dhe te shpetonte motren e tij si dhe ne fund per ti debuar pushtuesit nga keshtjella e Krujes !
Ka edhe mendime tjera rreth kėtij filmi:
Mendimi II: "Pajtohem me kėtė ide, ndoshta me ndonje ndryshim te vogel. Pra edhe une mendoj qe filmi duhet te filloje te shpalose figuren e Gjergj Kastriotit si i ri, si djal i adoptuar i sulltanit por qe arriti aq shume sa tia kalonte djalit te sulltanit, Mehmetit.
Pra meqe publiku nuk eshte kaq shume i familjarizuar me kete figure duhet te behet ne dy pjese mire e tha Kreksi, pjesa e pare duhet te kete me teper luftera personale, dyluftime kaloresish, tregime ngjarjesh cfare ndodh me Shqiperine nderkohe etj".
Mendimi-III: "Pjesa e dytė e filmit, duhet te filloje me betejen kundėr Hungarezeve ne te cilėn betejė Skenderbeu niset drejt Krujes, dhe filmi te perfundoje me vdekjen e Gjergjit, pas qendreses heroike 25 vjeēare.
Personazhi qe do te duhej te luante rolin e Gjergjit duhet te jete Matt Damon. Eshte tip qe ka luajtur filma te medhenje "Saving Private Ryan", 3 pjeset e "Bourne Identity" eshte i gjere kah shpatullat dhe shpata i rri mire, eshte i ri, dhe ka fame te madhe ne mesin e rinise.
Filmi duhet te gjirohet edhe ne dy pjese por duhet te zgjate 3 ore te pakten dhe investimi i pernjehershem eshte me i madh dhe publiku nuk i pelqen shume filmat qe zgjasin aq shume.
Pra me mire 2 pjese ka 1.5 ore. Edhe investimet pergjysmohen edhe fitimet dyfishohen.
Kur i lexojmi me se 50 tituj librave per Skenderbeun nga autor te ndryshem...francez, italian, anglez etj kuptohet se edhe idet zgjerohen ..."
Mė ka habitur njėherė kur pata lexuar njė vepėr tek njė autor francez, njė Oper e shekullit XVIII-tė ku autori Lamotte, Skenderbeut ia mveshte edhe njė ngjarje dashurie, gjoja se heroi derisa ishte ne oborrin e sulltanit ai dashurohet ne vajzen e tij Ataliden mirepo kur u arratis heroi kjo Atalida e dashuruar vendos ne ēdo menyre ta ktheje Skenderbeun ne turqi, lidh marrveshje te fshehta, (intriga ehte ketu) me Mehmetin pra vllaun e saj qe t'ia sjelli te gjalle Skenderbeun..
Pra e pamujtur eshte qe heroi yni te jet aq i famshėm ne ushtrin turke e te mos kete nje te dashur, pse te mos ia gjejmi njė dashnore ?
Kjo do ishte e pa shmangshme tek shikuesi i tanishėm sepse do gjėje pyetje qė ndoshta ngjallin kurreshtjen tek ai dhe shikuesit tjerź, pse jo, kanė te drejtė:
"Si eshte e mujtur qe deri ne moshėn 40 vjeēare, gati si njė plakush Skenderbeu e te mos kete fare deri ne kete mosh as grua e as dashnore" ?
Pra, edhe Holivudi do sakrrifikoje mitet aty kėtu pėr ngjarje dashurie edhese ne deri mė tani nuk ia kishim kujdesin, kur ishte bėrė filmi i vitit 1953 por, sot gjithēka ka ndryshuar edhe mentaliteti i njerzėve ėshtė mė ndryshe, ta quajmi njeriu i ri ėshtĖ zhvilluar apo jo ?
Ti analizojmi njėherė disa skena nga disa epizoda te famshme nga heroizmi i Skenderbeut si Gladiator derisa ai ishte si peng nė oborrin e Sulltanit ku ndoshta do ta bėnin filmin me te vertete te sukseseshem.
Skena:
"Pėr Skenderbeun thonė, ishte i madhėsisė se madhe" kishte bel tė lartė, shpatullat e gjera, i fryrė nga gjoksi, kembet e lehta, krenar dhe ne hecje teatral, qafa e tij ishte e gjerė dhe e gjatė, kreu i tij i vogėl, ballin e lartė, sytė ovale ngjyrė kafe me damarė te zjarrt ngjyrė gjaku, fytyra e tij e kėndshėme si te njė gruaje, flokėt e tij te natyrishme te zeza te dredhura, me kaēurrela nė qafė, lėkurėn e tij me ngjyrė tė bardhė dhe i pastėr nga gjaku i tij i maleve te lindjes, sytė e tij tė butė dhe tė guximshėm, pa sjellje e te patrembshem, por me njė veprim te vogėl rrahje te qėrpikve, zėri i tij degjohej nga njė distancė e madhe, si barinjtė e vendit tė tij, qė degjoheshin mes tyre nga njė luginė me njė tjetėrin.
"Skenderbeu shalonte mirė mbi kalė, perdorte shpatėn, harkun dhe topuzin"
"Epiroti i ri Gjergj Kastrioti zotėronte gjuhėt greke, turke, arabe, italiane, slavene. Por pėr suksesin e tij ishte i interesuar sulltan Murati, kur e shifte se si me njė mjeshtri tė pėrkryer zhdervjellte shpaten, gjuante mirė me hark e shtizė, guximi i tij kur hipte mbi kalė ishte i shkelqyer, pasioni tij pėr tė gjitha lojrat e e diciplinat e luftės ishte njė gėzim i madh pėr Gjergjin, gjithmonė kur fitonte nė turnire me luftėtar nga te gjitha anėt perandorisė osmane."
Skėnderbeu mori nėn komandėn e tij njė ushtri me qėllim pėr tė mposhtur rebelėt e provencave te Tmolusit ku tė dyja fushatat i mbyllen ekspeditat me triumfin e Gjergjit. Pushtime tė disa vendeve tė rėndėsishme dhe zona tė mėdha qe ende ishin jashtė sundimit osman.
Pra, nė atė kohė, dhe veēanėrisht nė Lindje, baruti nuk kishte hyrė ende me kohė pėr tė ndryshuar artin e luftės: i rezistonte ndonjė trimėri personale, por forca fizike gjithmonė ka luajtur rolin kryesor nė dramėn ushtarake, dhe sfidat e pėrdorimit tė njeriut ndaj njeriut ishin tė shpeshta, si nė Iliada dhe Odisea qe sillte kohėn mbrapa apo si te ishte Jeruzalemi i trimerive pėr kėta heronjė qe ofronin pamje tė shpeshta nė kėto anė neper Arena tė Azisė sė Vogėl.
Kėto duele nuk bėheshin vetėm nė kohėn e luftės nė mes tė dy luftėtarėve tė armatosur, por edhe nė paqė, ku njė i huaj, njė udhėtar i panjohur paraqitej papritmas nė njė qytet, duke e quajtur veten "jabbanxhi" kėrkonte strehim, dhe ndoshta do na dukej e pabesueshme por, sjelljet e ktyre tė panjohurve ishin edhe provokuese, do tė ishin absurde pėr kohėn e sotme por dikur kishte gjetur njė jehonė, sepse, ishte koha e famės dhe trimerisė.
Vendosur nėn mbrojtjen e guximit dhe nderit, pushtuesi i huaj nuk frigohej nga asgjė pasi qė ata kishin fatin tė mundin kundershtarin e tyre, ai qė triumfonte kudo kishte tė drejtė azilit nė perandori.
Dyluftimet nė Arena:
Pasi kthehet Skenderbeu nė Andrinopojė, njė Skif me trup sa tė njė kolosi afrohet nė mesin e njė ceremonije qė mbahej nė sheshin e qytetit dhe fillon ti sfidoje te gjithė luftėtarėt dhe personalitete pėr rreth Sulltan Muratit.
Skifi kėrkonte nga tė pranishmit qė ti dalin dy veta nė dyluftim, duhej tė ishin tėrsishtė tė zhveshur, te armatosur vetem me thikė nė njė hapsirė nė form rrethi aqė tė ngusht sa qė nga aty dilej vetėm se me fitore ose mbetej koka. Kėtė propozim tė Skitit aqė tė egėresuar as njė turk nuk qe i zoti ti pergjigjėt, edhepse Sulltani kishte ofruar njė shumė tė madhe shperblimi pėr fitimtarin, mirėpo asnjėri nuk levizte.
Nė anėn tjetėr Skifi vijonte tė kercente me provokimet e tija nė Arenen perplotė njerėz, i trimeruar nga suksesi i tij qė askush nuk guxonte tė matej me tė, pėr njė ēast Skenderbeu doli nė Aren dhe iu versul duar thatė, pa armė fare barbarit Skif duke ia kapur me doren e majtė krahun e djathtė tė Skitit qė mbante thikėn dhe ia drejton nė fytė, e lėn nė tokė tė vdekur Skifin nė mes tė Arenes para gjithė publikut !
Publiku ishte ngritur nė kėmbė duke lėshuar brohoritje nė shenjė guximi dhe admirimi pėr ngadhnjyesin.
Skenderbeu pastaj ia kput kokėn skifit gjigant dhe ia lėshon para kėmbėve tė Sulltan Muratit si trofe.
Herėn tjeter, mirepo nė njė rast mė dinjėzor tė tij, Skendebeu tregoi guximin e tij tė njėjtė dhe pati tė njėjten knaqėsi.
Gjergji e kishte shoqeruar atė ditė sulltan Muratin dhe sulltanen Milica nė Prusa (Bursa) nė Bithiniė kur aty qfaqėn dy kalorės tė pasur persanė ku njėri quhej Jahja e tjetri Zampa, vinin ti ofronin shėrbimet e tyre Sulltanit dhe demonstronin para tij trimerit e tyre. Ata i kerkuan Sulltanit qė ti nxjerri dy trima nga njerėzit e tij mė tė famshėm pėr njė dyel, qoftė me heshtė ose me shpata, aty nė sheshin e qytetit tė Bruses.
Sulltani i pranoi lutjet e dy persanve dhe u kthye kah Gjergji:
"Pse vonohesh o biri im, ty kurrė nuk tė ka munguar guximi, edhe ēmimi i kėtij triumfi tė perket vetėm ty, shko pra edhe sot e mate rinin me krahun tėnd tė pa mposhtur edhe me kėtė fitore"
Skenderbeu pranoi me knaqėsi oferten nga sulltani, por me kusht qė t'iu dali vetun perballė dy mercenerve persanė tė cilėt duhej tė sulmonin njė nga njė sipas rregullit e jo te dy pėrnjėherė Skenderbeun.
Mėnjėherė Skenderbeu i puthė kėmbėt sulltanit, sipas traditės, merr armėt e tija dhe kėrcen mbi kali e hyn nė rrethin e perleshjės i brohritur nga tėrė Arena !
Sė pari i afrohet ky Jahjaja i hypur edhe ai nė kali i cili kishte ngrehur heshtėn e tij tė mprehėt nė drejtim tė Skenderbeut dhe ndeshet me Jahjan nė kalorim ku papritmas persani mė njė shpejtėsi tė pa parė i'a ngul shtizen Skenderbeut nė mburojėn e tij.
Jahja pastaj mundohej qė me bishtin e shtizės ta rrxonte nga kali Skenderbeun por nuk ia arrin, dikur mė mundim e terheq shtizėn nga mburoja e Skenderbeut dhe me plotė fuqi Jahja e hedh nė drejtim tė kokės sė Skenderbe por Skenderbeu largon kokėn dhe i shpėton kėtij rreziku.
I sigurt nė fitoren e tij, Jahja zbret nga kali, por menjėherė zbret edhe Skenderbeu dhe i afrohet Jahjas. Qė te dy mbanin nė dorė shpatat e gatshme pėr tu perleshur.
Mirėpo Zampa, nga krahu tjetėr duke thyer konventen(marrveshjen) me vrap shalon kalin e tij nė drejtim tė Skenderbeut me shtiz nė dorė mirėpo Skenderbeu, duke mos humbur fare kohėn rreth rregullave sipas konventes qė kishin bėrė mė parė, mė kėtė dinakeri te kundershtarit te tij per ta denoncuar para publikut, ai ia fut shpaten e hekurit mu nė fyt Zampes ku mėnjėherė ra i vdekur para kėmbve tė kalit tė tij.
Kur e shef Jahjaja shokun e tij tė vdekur pėr tokė, lėshon njė klithje tė tmerrshme dhe versulet nė drejtim tė Skenderbeut ashtu hipur nė kali. Shpata e Jahjas gati sa nuk e qėllon kokėn e Skenderbeut por me guximin e tij i perballon sulmet e kundershtarit persan. Nga te dy anėt ishin te barabarėt derisa dikur Skenderbeu me njė tė qelluar nė qafė e godet Jahjan ku tehu i shpatės i shkon gati se deri tek kofshėt, ashtu qė kali i Jahjas e terhjekė trupin e te zotit tė pergjakur i cili pas disa qastėsh rrokulliset pėr tokė pa shpirtė.
I knaqur nga kėto eksplorime gjithnjė me fitore te njė gladiatori tė famshėm, Sulltan Murati e merrte pas vete Skenderbeun, nė te gjitha fushatat e reja.
Ishin sė bahku edhe nė rrethimin e Pruses tė Nikomedisė dhe te Otresė.
Ne sulmin e kėsaj te fundit, pra nė Otre, Gjergji u sul i vetem mbi muret e kesaj keshtjelle, nguli flamurin e Sulltanit dhe ashtu i vetmuar hyri mbrenda ne keshtjellė.
Mirėpo kur e panė banorėt e rrethuar kėtė hero qe luftonte me nje trimeri te rrallė, njė djalosh floket kaēurrela qe mbante shpaten ne dor, atyre banorve iu kujtua komandanti legjendar, Aleksandri i Madh, te gjithė ran pėr tokė te gjunjezuar dhe iu dorzuan me thirrjet Aleksander, Aleksander !
Dikur nė Indi, siper lumit Gangė, ne rrethim te qytetit Oksidrakė qe sot ėshtė ne territorin e quajtur Utēe ne mbretrin e Lahores, kur njesoj gati se ne te njejtat rrethana mė parė e kishte dhene kete shembull heroik edhe komandanti maqedon Aleksandri i Madh si Skenderbeu nė Otre disa shekuj mė pasė.
A duhet ta shpalosim edhe dashurin e Skenderbeut nė film ?
Mendoj se duhet, jo vetem pėr hir tė shikuesit por ėshtė njė qėshtje qė heroit tonė i duhet edhe dashuria pėr femren. Pra nė njė rast kur pėr here tė parė Skenderbeu nė moshen e re 20 vjeēare si gladiator qė ishte nė njė dyluftim perballė njė Tatari me emrin Ozerkan, Sulltan Murati organizoi kėtė turnir nė sarajin e tij ku nė pytje ishte njė shpėrblim i madh pėr fituesin, aty para dyelit sulltani i premton Skenderbeut titullin Sanxhak-beg=kryekomandant, dhe i ofronte njėrėn prej fėmrave mė te bukura qė kishte nė sarajin e tij nga penget qė i kishte marrur diku nėpėr vendet e posa pushtuara.
Kėtė dyluftim e kishin pergatitur qė tė dy, sulltani dhe dhe sulltanja Milica, por ajo kishte zgjedhur qė ky turnir tė zhvillohej natėn, ngase, Milica kishte shumė frikė nga pamja aqė e egėr dhe e zhvilluar e kundershtarit tė Sknderbeut kėshtuqe nė errėsirė mendonte ajo, do i ikte frika edhe Skenderbeut por ky i pergjigjet sulltanit:
"Mė mjafton vetėm se dielli juaj pėr tė ndriquar krahun e Tatarit" !
Nata ishte e errėt por pėr rreth arene spahinjėt kishin shpėrndar mė sė 200 zapti qė mbanin llampa vajguri pėr tė ndriēuar arenen e dylyftimit.
Pėrpos shperblimit me dhurata tė shumta, sulltani i premton kėtė herė Skenderbeut edhe njė shperblim tjetėr: i lejohėj ta zgjedhi fėmerėn mė te bukur qė posedonte saraji i tij dhe i thotė Skenderbeut;
"Keni plotė merita nėse fitoni, keni njė shperblim tė rrallė pėr njė guxim tė rrallė"
...Posa vjen nata, te dy luftėtarėt paraqiten nė mes t'arenes para sulltanit dhe Kanit te madh te Tatareve si dhe 4 ambasadorve te tij qė e shoqėronin atė, kuse sulltan Murati II-tė nga saraji i tij kishte nxjerrur femrat mė te bukura qė i kishte si dhe Sulltanen e madhe Milicen serbe, qė e shikonin duke ia ngulur sytė trimit shqiptar hypur mbi njė kali tė zi i zhveshur si atlet nė dorė mbante dy shtiza si dhe mburojen e shpaten.
Dyluftimi kishte filluar dhe shikusit shterngonin grushtat nga ēasjet e guximshme qė perjetonte heroi shqiptar, si gladiator ne kėtė aren jeta tij isht vėn nė rrezik para njė tatari tepėr i rrezikshėm qė kaloronte hipur mbi kali tė bardh.
Papritmas kali i Skenderbeut rrxohet por Skenderbeu ngritet shpejtė nė kembė, rrok mburojen dhe shpaten, tatari mendonte se mbaroi por, Skennderbui bėn shenjė me kokė, e fton edhe atė qė tė zbriste nė tokė, dhe posa zbret tatari i sulet Skenderbeut dhe e plagos Skenderbeun nė krahė me maje tė shpatės !
Klithja e njė femre qė ishte ulur afėr sulltanit e zgjon refleksin tek Skenderbeu dhe me njė tė sjellur me shpaten e tij tatarit i kėput kokėn qė i rrokolliset tek kambėt, pastaj e vė kokėn e Tatarit mbi shtiz si trofe dhe ia dhuron sulltanit, kurse nga ana tjeter Kani tatar lėshon arenen me ambasadorėt e tij te turpruar.
Mirepo plaga e Skenderbeut nė krahun e tij te majte ishte ende e hapur ku i rridhte gjaku dhe menjehere Skenderbeu posa pershendetet me publikun, vendoset ne nje sallon te posaqem te sulltanit. Aty ne mbremje ne derė troket nje lajmetar i fshehur dhe i prezenton nje leter, derguar nga sulltanja Milica ku i shkruante Skenderbeut se, aty prane saj ne aren ishte nje femer e bukur qe e quajnė Alzelide, ende ne oborrin e sulltanit deri me sot nuk ka mbrri femer me e bukur se kjo, prandaj sa here qe ti ishe ne rrezikė nga ai tatari, kjo shperthente ne vaj, nga frika i shterngonte grushtat, me sa e kemi diktua, ajo ėshtė teper e dashuruar nė ty Skenderbeg, pra, permes ketij lajmėtari duhet patjetėr te takohesh me Alzeliden... ajo ju ka zgjedhur juve, besoj se edhe ty do tė pelqeje ajo..." kėshtu i shkruan sulltanja Milica nė atė letėr.
Derisa Skenderbeu mirrej mė tė dashuren e tij, Sulltan Murati merrė lajmin e vdekjes sė Gjon Kastriotit, mbretit tė Shqipėrisė, qė kishte vdekur nga pleqria.
Pasi qė Sulltani ishte ēliruar nga dy djemt e tij tė mdhenjė, mė dinakėri i ruan Skenderbeut vdekjen e babait tė tij dhe kerkoi nga pashes sė Maqedonisė qė tė merrte nė dor Shqipėrinė, i cili edhe veproi ashtu pa vėshtirsi, mori nėn sundim edhe qyteza tjera tė Shqipėrisė pa rezistencė, njashtu si kishte vepruar edhe mė Krujėn, mė pretekstin sė sulltani donte t'ia ruante Vendet Skenderbeut, tė birit tė mbretit Gjon. Ekspedita qė ndermori, pa jehonė, sulltani e pushtoi tėrė Vallakinė Transalpine dhe Vojvoda detyrohet tė dorzohėt.
Pas kėsaj ekpedite, sulltani e kishte vendosur qė tė shkonte vet nė Rashkiė e Serbiė.
Skenderbeu e merr vesh kėtė pergatitje nga vet Sulltani, dhe ishte i detyruar ta percillte.
Pas njė kohe Alzelidja ishte permirsuar nga shėndeti, prijsi i thotė asaj se sulltani ishte nė dijeni pėr shendetin e saj permes vizirit dhe se sulltani priste me padurim qė sa mė shpejtė te martohej, i bindur se mė asgjė nuk do te vononte martesen e Skenderbeut me Alzeiden.
Edhe kjo, pas kėtij lajmi, u qetsua, edhepse ia kishin fshehur urdherat e sulltanit, qe do ta shqetsonin, Skenderbeu duke kenė mbeshtetėsi i saj , njė ditė kur e gjeti tė hareshme Alzeiden iu afrua dhe i thotė;
Zonjė, nėse nuk do jua kisha shtuar dhimbjet, kisha patur deshirė tė mė tregoni fundin e rrefimit tuaj.
Mė plotė deshirė, ia kthen ajo, ftohet edhe Fatimja dhe princesha vijon rrefimin e avaturave te saja.
Ide kjo (Filmi) vertete e mrekullueshme dhe siq jane dhen sqarimet, kam pershtypjen holliwoodit s“do i mbetej perveq t“ju pervishte punės..;-) Megjithat mendoj, Skenderbeu do shfaqet i gjallė, edhe ate ne gjeneratėn tonė dhashtė Zoti, dhe pėr k“te vleresoj s“do duhet (sdo jete nevoja) t“i behet filmi. Kurse fakti qe banorėt e Otrit ju kane gjunjėzuar si "Iskander", at“herė jame i bindur qe ky popull ka patur njohuri rreth permbajtjes se Gjer Kastriotit, duke aluduar ne cilėsinė e "Dhulkarnejnit", por s“mendoj qe kane aluduar ne Aleksandrin, perkunder faktit qe Aleksandėr nenkuptone gjithashtu "Iskanderin". Pra meqe banorėt e k“tij vendi kane qene ithtarė tė Librit (krishterė), ata kan patur njohuri rreth karakteristikave te "Dhulkarnejnit", apo nga parashikimet qe mund t“i ken patur nga orakujt, siq ka patur Aleksandri i maqedonisė etc. Sidoqoftė, rreth kėsaj cilėsie kush besonė Zoti thotė k“shtu:.... "Ne i mundėsuam atij (Iskanderit) forcė nė tokė dhe i dhamė mundėsi pėr ēdo send qė tė mund ta arrijė" [Kur“an - 18:85]. Pra duke e ditur (qene t“njoftuar paraprakisht) kame pėrshtypjen banorėt e Otrit pamundėsinė pėr ta mposhtur Iskanderin dhe tė djathtėn [drejtėsinė hyjnore (mbeshtetjen)] e rrufeshme tė tij, kanė zgjedhur nenshtrimin e menjėhershėm, gjest ky nga banorėt n“fjalė, qe ne qast kame pershtypjen ka qene i panjohur edhe per veht Gjergj Kastriotin.
Pėrgėzime zotri kreksi, kame perfituar megjithate shume nga keto info, veqanerisht rreth ngjarjes se Otrit.
Gėzohem edhe unė i nderuari mik, parasyve e kam ende até imazhin e rrethimit te Otres..njė sken fantastike qe regjozoret nuk duhet ta injorjnė kźtė ngjarje te vertetė qe perjetoi dhe luftoi me herozem te pa shoq per epoken perpos para tij te njejtin rrethim te Otres e kishte bere Aleksandri i Madh apo Dhullkarnei...Falemenderit per mbeshtetjen mirudegjofshim.
Dhulkarnejni (Melkizedeku) ka qene gjithashtu Pellazg, themeluesi i parė i "Uru -Salemit" (Jerusalemit - Qyteti i Paqes) dhe bashkėkohas i Abrahamit. Meqenėse kur flasim per Dhulkarnejnin nuk ashte fjala per Aleksandrin e Maqedonisė por (sipas gjitha gjasave) Deukalionin e kohės pas Bosforit (Diges), n“kohėn e tė cilit (Dhulkarnejnit) Pellazgjia kishte shtrirje (simbas disa infove qe i kemi ne dispozicion) qe nga shtyllat e Herkulit (Gjibraltari) ne perendim, deri ne Kaukaz (madje per nje periudh deri ne Tibet, duke perfshire edhe Babilonin/Sumeret, dmth vendet si Iraku, Irani...), ne lindje. Pastaj nga deti Baltik ne veri e deri ne Egjypt ne jug (nese do keni interesimin).. Te mbesim sidoqoftė tek Skėnderbeu, dhe paqit cdo herė mbeshtetjen tonė te pakursyer, ne sherbim t“vertetes.
Sa i perkete skenarit, megjithėse po flasim si ajo fjala e njohur; peshqit ne deti e tigani ne zjarrė...!
Kreksiirepo egzistojnė gjasat qe te realizohet njė ditė ky film i shumė kerkuar nga ne, burimet nuk mungojnė, poashtu edhe buxheti mendoj se mund te rrethohet, autostraden ia arrijtem ta nderojmi, pse jo edhe nje film per Skenderbeun ?
A duhet ta shpalosim edhe dashurin e Skenderbeut ne kėtė film ? mendoj se duhet patjeter, jo vetem per hir te shikuesit por ėshtė njė qeshtje qė heroit tonė i duhet edhe dashuria per femren. Nė njė rast, kur per here te pare Skenderbeu nź moshen e re 20 vjeēare si gladiator nė kėtė dyluftim perballź njė tatari me emrin Ozerkan, ku Sulltan Murati e organizoi kete turnir ne sarajin e tij ku ne pytje ishte njė shperblim i madh per fituesin, aty para dyelit sulltani i premton Skenderbeut titullin Sanxhakbeg=kryekomandant, dhe njė prej femrave me te bukura qe kishte ne sarajin e tij nga penget qe i kishte marrur neper vendet e pushtuara. Kźtė dyluftim e kishin pergatitur dhe sulltani kishte zgjedhur qe te zhvillohej naten, ngase kisht shumė frikź nga pamja aqė e eger dhe e zhvilluar e kundershtarit te Sknderbeut keshtuqe naten mendonte se do i ikte frika edhe Skenderbeut por ky i pergjigjet sulltanit " Mė mjafton vetem dielli juaj per te ndriquar krhun e tatarit" ku per rreth kesaj arene spahijet kishin shperndar me s 200 ushtare qe mbanin llampa per te ndriēuar arenen e dylyftimit. Po kesaj sulltani i premton Skenderbeut edhe njź shperblim tjetėr, ta zgjedhi femeren me te bukur qe posedonte dh e i thotė Skenderbeut; Keni plote merita nese fitoni per njė shperblim tė rrallė pėr njė guxim tź rrallė"...
Posa vjen nata, te dy luftetaret paraqiten nė mes arenes para sulltanit Kanit te madh te Tatareve si dhe 4 ambasadorve, kuse sulltan Murati II-tź nga saraji i tij kishte nxjerrur femrat me te bukura qe i kishte si dhe Sulltanen e mdhe t tij qe ishte Milica serbe, qe eshikonin duke ia ngulur syt trimit shqiptar i hypur mbi njė kali tė zi si atlet mbante dy shtiza si dhe mburojen e shpaten. Dyluftimi kishte filluar dhe shikusit shterngonin grushtat nga ēasjet e guximshme t heroit shqiptar, si gladiator ne keet aren jeta tij isht vene ne rrezik paar nje tatari tjet te rrezikshėm mbi kali te bardh. Papritmas kali i Skenderbeut rrexohet por ngritet shpejte Skenderbeu ne kembė, rrokź mburojen dhe shpaten, tatari mendonte se mbaroi, Skennderbu e fton te shkeli edhe ai token, dhe posa zbret tatari i sulet dhe lagos Skenderbeun, klithja e nje femre qe ishte ulur afer sulltanit e zgjon refleksin dhe me nje te rame me shpatene tij i kput koken tatarit qe i rrokolliset te kambet, ve koken e tij mbi shtiz si trofe dhe ia dhuron sulltanit, nga ana tjeter Kani tatar leshon arenen m ambasadoret te turpruar.
Mirepo plaga e Skenderbeut ne krahune tij te majte ishte ende e hapur ku i rridht gjaku dhe menjehere Skenderbeu posa pershendetet me publikun vendoset ne nje sallon te posaqem te sulltanit. Aty ne mbremje ne der troket nje lajmetar i fshehur dhe i prezenton nje leter, derguar nga sulltanja Milica ku i thote Skenderbeut ne kete leter se aty prane saj ne aren ishet nje femer e bukur qe e quajnė Alzelide, ende ne oborrin e sulltanit deri me sot nuk ka mbrri femer me e bukur se kjo, prandaj sa here qe ti ishe ne rrezike nga tatari, kj shperthente ne vaj ng frika shterngonte grushtat, me s e kemi diktua eshet teper e dashuruar ne ty Skenderbeg, pra permes ketij lajmetari duhet patjeter te tkohesh me Alzeliden... aju ju ka zgjedhur juve, besoj se edhe ty do pelqeje;;" keshtu i shkruan sulltanja..
Bled'ari: Njė femije dhe vllezerit e tij u muaren si peng nga nje perandori e Evropes qe pushtoj me shume se gjysmen e botes.Ky femije nuk u rrit e edukua si peng por u rrit e edukua nga kjo superfuqi e botes si nje princi i vertet i kesaj perandorie qe kishte ne doren e saj te gjitha vendet e shenjta te botes,.Kjo perandori i dha ketij pengu graden me te larte qe asnje princ i kesaj perandorie nuk e kishte atij ju vendose si grade dy pend ne perkrenaren e tij nje pend ne te djathte e nje pende ne te majte dhe j'u dha titullin "bej" dhe emrin Skander.... disa nga princeshat ktyesore te kesaj perandorie rane ne dashuri me te dhe enderronin ta kishin shokun e tyre te jetes e ai ishte pretendent i pa konkurueshem per tu bere shtylla e familjes mbreterore te kesaj perandorie evropiane supergjigande qe sundonte boten ... do jete nje filem mahnites....."Historia e Skanderbeut"...
Kreksia dashuri nuk ka liri..! Faleminderit per mbeshtetjen Bledar !
Bled'ari:: Skanderbeut ju dha emri skander nga imagjinata e Sulltanit.sulltani qe sundonte boten kur shihte Skanderbeun ...sulltani ishte ne gjendje te imagjinote dhe doli ne konkluzionin se nese Skanderbeu do te ishte pjesetare i familjes se tij ateh...
Kreksi: Bledar te me falni, ketu siper e ke fillimin dhe rrethanat e verteta ps e u quajt Skenderbeg...
Bled'ari: po e lexova dhe nuk e kam ditur kete histori me pare dicka interesante per ta ditur ..gjitha pikturat e skanderbeut ku prezantohet fytyra e Skanderbeut jane bere ne baze te fantazis se piktoreve te ndryshem Austriak e gjerman te shekujve te kaluar te cilat jane pikturuar ne saj te imagjinates se piktoreve lidhur me Skanderbeun.. pa u bazuar ne fytyren e heroit apo ndonji pikture reale te tij pasi pikturat ej origjinale per Skanderbeun nuk jane gjetur kurkund
Kreksi: Shumė bukur, ky eshte realteti prandaj edhe na mbeti keshtu pa e ditur fare se si ishte pamja e tij, mandej Odhise Paskali edhe ky shkoj asaj rruge..na e nxorri te eger e te mrrolshem, gje qe s eshet e vertete...Bledar: "pa u bazuar ne fytyren e heroit apo ndonji pikture reale te tij pasi pikturat ej origjinale per Skanderbeun nuk jane gjetur kurkund...
Bled'ari: Harrova te them se per keto qe ne bisedojme me se miri dija per do eshte tek Zoti e neve flasim nga ajo qe shofim e degjojme ne perputhje me logjiken qe kemi pasi ne nuk kemi qene ne keto kohera qe ne po permendim...
Kreksi: Do ia lemi Skenderbeut kete detyr...hahahaa eshte duke e mprehur shpaten ne holivud... po do e bejmi edhe filmin tjeter me Piratet e Teutes; fillon keshtu; " ...para senatit romakė gjenrali Varrius urdheron qe te hyjn bartesit me kosha dhe papritmas ia hedhin para kembeve vashat ilire qe i kishin kapur ne nje anije"
Shpresa: Idete jane fantastike. eshte koha qe ne te bejme me shume per vet veten e jo ti presim te huajt te tregojne per neve. do te ishte mire qe te kete me shume perkrahje dhe te realizohet me te vertete.
Kreksi: Ju faleminderit miq te nderuar, sa i perete skenarit, do ishte mire te punonim se bashku se paku 10 autor rreth ketij projekti, une per veti kam kryer stazhin se si shkruhet skenari aerikan para disa vtesh, kam shkruar edhe nj skenar tjeter por ky projekti rreth Skenderbeut mendoj se duhet te punohet se bashku, nje skenarist ne krye ne veti do e demtoje me shume kete projekt se sa te japi vlera se koha ka ardhur tani qe te punohet se bashku, te gjitha mundeit i kemi pse te mos punohet ne kete drejtim..faleminderit !
Shpresa: une jam dizajnere dhe do te mund te ndihmoja reth veshjeve..
Kreksi: o Merci, shume bukur, kėshtu fillon projekti, njehere ne leter e pastaj dalim edhe ne terren...po produktorin ku ta gjejmi ?
Sazani: ...muzikėn pėr filmin mund ta gjejmė nga Pėrparim Tomēini me shokė !
Kreksi: Harrova te citoja se, Eliza Dushkut i shkon pėr mrekulli personazhi i Azelides...eshte penge edhe kjo si Gjergji edhe kjo ėshtė nje prinncesh... por ende nuk e di sulltani...Gjergji e di se kush ėshtė dhe do mundohet ta shpetoje, ta nxjerri nga saraji por si t'ia bėjė pa e hetuar sulltani se ...?
...po mė duket se ajo Milica serbe ia ka pergatitur nje kurth Gjergjit...por i verbruar nga dashuria gjergji s'ėshtė ka shef asgjė njėherė... pritni...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 27-08-2014 mė 06:08
Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
CRASH (27-08-2014)
Krijoni Kontakt