Ne aspektin fisiologjik kam ngelur ne vend numero...
Ne ate mental mundohem por s'ja arrij dot qellimit....
Dhe e di perse?Ngaqe jam ose e kam prejardhjen nga shimpazeja,pra majmun dhe nuk behem dot njeri.Do te thote,kuptohet ose shkruhet: jam fatkeq ose fati im i keq ose shqip me goditje ne tru apo ne koke.
C'far te besh...
Sipas presidentit të Urdherit të Farmacistëve, Jaupllari vendimi i Qeverisë për Licensat dhe lejet e farmacive do sjellë kaos
Urdhri i Farmacistëve
Vendimii Këshilli të Ministrave vendosi në mënyrë skandaloze rrëzimin e ligjit të barnave. Kështu Qeveria më datën 26.05.2009, ka miratuar VKM, Nr. 583, "Për licencat dhe lejet që trajtohen nga, apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit (QKL) dhe disa rregulloreve të tjera nënligjore të përbashkëta".
Ky vendim do të sjellë kaos të plotë, kur farmacitë do të mblidhen të gjitha rreth spitaleve dhe qendrave shëndetësore dhe pjesa tjetër e teritorit do ngelet pa farmaci. Këtë e deklaroi për "Shekullin", presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari i cili shpjegoi edhe një sërë shkeljesh të kushtetutës me këtë vendim në kurriz të sektorit të farmaceutikës dhe interesave të popullit.
Vendimi
Vendimi qeverisë hedh poshtë kriterin e largësisë nga një farmaci tek tjetra, vedim ky që do të shellë anomali në tregon farmaceutik.
Kështu u shpreh Arjan Jaupllari i cili thekson se edhe pse në ligjin Nr. 10081, datë 23.02.2009, "Për Licencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë", ligj, mbi të cilin është mbështetur dalja e këtij vendimi nuk është shprehur në lidhje me heqjen e kriterit të distancës për hapjen e farmacive të sanksionuar në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004, "Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik", i ndryshuar.
Këtë kriter siaps Jaupllarit e ka hedhur poshtë nëpërmjet këtij vendimit. Sipas tij në nenin 30, pika 2 të ligjit Nr. 9323, datë 25.11.2004, " Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik", i ndryshuar, thuhet: "Farmacitë hapen në zonat urbane, në një largësi 100-150 metra, në varësi të dëndësisë së popullsisë, një për çdo tre mijë banorë".
"Ky përjashtim nga ana e VKM-së të këtij kriteri ligjor e bën antikushtetues këtë vendim dhe për pasojë të gjitha subjektet farmaceutike që do të licensohen duke shkelur këtë kriter do të jenë licenca të pavlefshme, por nga ana tjetër do të krijojë një amulli dhe çoroditje të shërbimit farmaceutik",- pohon Jaupllari duke shtuar se kriteri i distancës së farmacive i sanksionuar në ligjin e barnave që është aktualisht në fuqi, është vendosur duke iu referuar legjislacionit Europian.
Ky kriter është i zbatueshem sot në 15 vende të Komunitetit Europian. "Ky vendim antikushtetues që sfidon ligjin, që hedh poshtë ligjin dhe del mbi të.
Duke çuar shërbimin farmaceutik në kaos të plotë, kur farmacitë do të mblidhen të gjitha rreth spitaleve dhe qendrave shëndetësore dhe pjesa tjetër e teritorit do ngelet pa farmaci, kur farmacitë e rretheve do t'i drejtohen Tiranës dhe banorët e qyteteve të tjera do mbeten pa shërbim farmaceutik",- thekson Jaupllari duke shtuar se kur konkurenca e menduar nga kjo ministri do nxiti kequshtrimin profesional, do dëmtojë etikën dhe deontologjinë farmaceutike dhe mbi të gjtha shëndetin e pacientëve me barna të panevojshme të destinuara vetëm për treg.
Licensimi
Mënyra se si licensohen farmacitë me ligjin e ri është një faktor tjetër se si pos shkatërrohet ky sektor. Kështu Jaupllari shpjegon se dhënia për kompetencë e Drejtorive të Shëndetit Publik për licensimin e veprimtarive farmaceutike, pa krijuar strukturat farmaceutike pranë tyre, shënoi një hap prapa në funksionimin e sistemit farmaceutik.
"Kjo fazë kaloi si një eksperiment i paprovuar, në fillim i bllokuar, pastaj pa strukura; më vonë vendosën në këto struktura jo profesionistë farmacistë dhe në fund kur morën vesh se kjo kompetencë do t'i kalonte Qendrës Kombtare të Licensimit, nxituan dhe dhanë licenca duke shkelur të gjitha kriteret ligjore, mbështetur dhe nga Drejtoria Juridike e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nxitoi të bëjë interpretimin e vendimit 583, edhe pse nuk kish hyrë akoma në fuqi", thekson Jaupllari.
Jaupllari: Tregtia e barnave po trajtohet njësoi si e mallrava
"Ministria e Ekonomisë ka vënë shënjën e barazimit midis tregtisë së lirë të mallrave dhe shërbimit me barna, tregon se politikat e barnave janë thjesht politika tregtare dhe shëndeti i njeriut është baraz me mall". Ky është toni i ashpër që përdori Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari sjpreu ndaj ligjeve që janë miratuar së fudnmi për tregun farmaceutik.
Siaps tij ky vendim akoma nuk është njohur nga i gjithë komuniteti i farmacistëve, por kanë mbërritur me dhjetra reagime ndaj këtij kthimi mbrapa në shërbimin farmaceutik. "Ne jemi të bindur në moszbatimin e këtij vendimi dhe me besim i jemi drejtuar Kryeministrit dhe autoriteteve kompetente shtetërore, por i drejtohemi dhe opinionit publik e farmaceutik.
Ne mendojmë se është më e domosdoshmja për ne, që të gjithë duhet të shikojmë drejt legjilacionit farmaceutik Europian, për të mbrojtur shëndetin e njeriut",- theskoi Jaupllari.
Shekulli
Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 22-06-2009 më 15:26
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Mjekët e Kirurgjisë së Spitalit Ushtarak denoncojnë se në urgjencë ka 300 ampula medikamenti që përdoret në kirurgji me afat skadence 02.2010. Janë edhe pa pullë spitalore
Skandali me medikamentet e Spitalit Ushtarak është denoncuar sërish nga personeli i Urgjencës së Kirurgjisë së këtij spitali. Tashmë bëhet fjalë për medikamentin që përdoret në sallat e operacionit për zgjimin e të sëmurëve.
Bëhet fjalë për rreth 300 ampula neostigminë (si brofur), neostigmine (bromide), e cila e ka datën e skadencës më 02-2010 dhe përdoret aktualisht mbi pacientët.
Personeli i Urgjencës së Kirurgjisë së Spitalit Ushtarak bën të ditur për gazetën se kanë kërkuar nga drejtoria që të tërhiqet menjëherë ky medikament nga shërbimi i urgjencës dhe se strukturat përgjegjëse të marrin masa për këtë situatë problematike. Ndërkohë, ata denoncojnë se janë bërë blerje të vogla me oksigjene, të cilët kanë pullën e farmacisë, por këto janë blerë në sasi të mëdha.
Denoncimi
Barna të cilat kanë arritur afatin e skadencës dhe nuk kanë pullën spitalore, por pullën e farmacisë. Këto medikamente tashmë i gjen rëndom në Spitalin Ushtarak dhe personeli i Urgjencës së Kirurgjisë thekson se këto barna kanë të bëjnë pikërisht me vjedhjen që po bëhet në kurriz të taksapaguesve shqiptar.
"Le të shpjegojë drejtoria e spitalit përse janë bërë këto blerje të vogla medikamentesh me pullë farmacie, të cilat janë në prag skadence ose kanë skaduar. Të gjitha barnat që janë nëpër farmaci në prag skadence duhej të vinin në Spitalin Ushtarak", - pohojnë mjekët.
Mjekët
"Ky është medikamenti neostigminë (si brofur), neostigmine (bromide) dhe përdoret në sallën e operacionit është me datë skadence 2.2010 dhe me numër serie 02.02.07.
Ky është medikamenti që përdoret për zgjimin e të sëmurëve pas operacionit, pra vetëm për narkozë", pohojnë mjekët, duke shtuar se ky medikament është marrë nga ana e tyre si shërbim në farmacinë qendrore me anë të recetës përmbledhëse.
Receta përmbledhëse sipas tyre do të thotë se kur shërbimi bën kërkesën në 3 kopje dy kopje i mban farmacia dhe një kopje e mban shërbimi. Sipas mjekëve, Urgjenca në dhjetor të 2009-ës ka kërkuar këtë medikament në farmaci dhe nuk e ka marrë, pasi spitali nuk kishte dhe shumë shpejt, sipas Spitali Ushtarak, bënë furnizimin me këtë medikamente me një sasi për 3 muaj, ndërkohë që afati i skadencës ishte më 02.2010.
"Pra, në farmacinë e spitalit nuk ka pasur në dhjetor të 2009 proserinë dhe drejtoria duke parë këtë gjë ka blerë në farmaci private.
Problemi nuk është vetëm se nuk i bleu tek grosistët me 30% më pak, por janë marrë edhe me afat skadence. Pra, janë blerë ampulat në dhjetor dhe afati i sakdencës është pikërisht në 02.2010. Këtu kemi të bëjmë me vjedhje të pastër.
Kemi edhe disa arka të tjera me oksigjene, të cilat kanë bërë blerje me sasi të mëdha me pullë farmacie", pohon ekipi i mjekëve të Urgjencës së Kirurgjisë së Spitalit Ushtarak.
Ened Janina
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Na marin per gomere neve, prandaj.![]()
Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
dice LAZIO sei grande te volemo bene!
Krijoni Kontakt