Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Virusi Conficker fillon sulmin në kompjuterë

    Programi dashakeq i njohur si Conficker për të cilin shumë kanë pasur frikë se do të sulmojë më 1 prill ngadalë ka filluar të aktivizohet, kanë thënë ekspertët.

    Conficker, i njohur si "Downadup apo Kido" ngadalë po i shndërron mijëra kompjuterë personalë në serverë për dërgimin e porosive spam të e-mailave dhe për instalimin e programeve spyware.

    Virusi ka filluar të shpërndahet më herët, duke infektuar miliona kompjuterë dhe duke i shndërruar ata në “robër”, të cilët i përgjigjen urdhrave të dërguara nga serverët e largët të cilët po ashtu e kontrollojnë ushtrinë e kompjuterëve të njohur si "Botnet".

    Conficker instalon virusin tjetër, i njohur si "Waledac", i cili dërgon e-maila spam, pa dijeninë e pronarit, së bashku me programin e rrejshëm anti-spyware.

    "Kjo me siguri është njëra prej rrjeteve më të sofistikuara botnet në planet. Njerëzit të cilët qëndrojnë prapa kësaj janë shumë profesionalë. Absolutisht e dinë se çfarë bëjnë", kanë thënë nga kompania e njohur Trend Micro Inc.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    shume i rrezikshem qenka, gjeta edhe nje block list per disa adresa ne faqen zyrtare te F-secure
    http://www.f-secure.com/weblog/archives/00001582.html
    Me respekt,

    Valdet Shala

Tema të Ngjashme

  1. Gripi i Shpendeve mbërrin në Shqipëri
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •