-
Muslimane krenare!
El-fitnetu
EL-FITNETU
Shkruan: Avni Tafili
AS JETĖ AS VDEKJE!
El-Fitnetu mė e rėndė se vrasja. Vrasja, tė pėrfundohet jeta e dikujt. Ėshtė i vdekur. Mė e rėndė se vrasja ėshtė: as jetė e as vdekje. Tė nxirren sytė me ndonjė hekur, apo tė prehet hunda?! As jetė as vdekje! Apo, tė thyhen kėmbėt nė gjunjė, tė thyhesh nė bel, apo drejt e nė zemėr tė depėrtojė njė fije e hollė hekuri, e cila tė shpon njė copėz zemre?! Tė prehen veshėt?! E mė e rėndė tė shohėsh sesi djali apo vajza nuk kanė xhelozi pėr nderin dhe moralin e tyre dhe tė familjes! Sesi djali pasurinė tėnde e shpenzon nė punė tė liga, e si vajza deri nė orėt e mbrėmjes sorollatet nėpėr rrugėt e lagjet e qytetit?! As jetė e as vdekje! Apo, tė vijė djali nė mbrėmje i mpirė nė zemėr e nė mendje, e tė tė bėrtasė, e tė tė rrah, e tė tė prish qetėsinė e natės?! Kjo ėshtė el-fitnetu, mė e rėndė se vrasja. Sa shumė do e dėshironte njeriu pėrfundimin e jetės, kur bėhet pre e el-fitnetu-sė. Kur el-Fitnetu e kaplon, e ngadalė zemrėn ia copėton, e desh tė gjallė e han; as jetė e as vdekje!
El-Fitnetu, fjalė arabe. Provokim! Kur e keqja mendjet dhe zemrat e njerėzve ngacmon. E liga e hijeshuar nga djalli i mallkuar. Lufta ėshtė e pastėr. Aty dy fronte hapen: tė mirėt dhe tė ligėt. Kur nė betejė e mira dhe e keqja pėrballet. Mė tė pėrgatitėt ngadhėnjejnė, e triumfi me tė mirėt! Por, el-Fitnetu nuk ėshtė luftė e zhurmshme, ėshtė e heshtur, nuk e hetojnė veēse ata qė pėrpiqen jetė tė ndershme tė bėjnė. Ata qė besojnė Zotin dhe ditėn e Llogarisė, e erėn e tė keqes e ndiejnė! E ndiejnė mallkimin e tokės, qė mezi pret t’i vijė urdhri e tė japė lajmet e veta. As jetė as vdekje! Shiko me bisht syri, je duke bėrė el-fitnetu; ecė rrugės e zhveshur, je duke bėrė el-fitnetu; fol me zė tė lartė e provokues, je duke bėrė el-fitnetu; ulu me ata qė s’respektojnė Zotin dhe tė dėrguarin e Tij, je duke bėrė el-fitnetu; rri me ata njerėz qė urrejnė tė pastrėn dhe tė bukurėn, je duke bėrė el-fitnetu.
As jetė as vdekje! Prekja e dorės sė njė vajze, qė lidhja martesore tė lejohet me tė, ėshtė el-fitnetu. Sulm i epshit, e pre e el-fitnetu-sė. Luftė e brendshme. Kur sytė nguliten, e kur zemrat dalldisen, e kur gjaku ndizet, djalli i mallkuar tė bėhet zotėri! Ruana Zot! As jetė as vdekje. Ngacmim! As nėn tokė e as mbi tokė. I luhatur e i hutuar, sikur ti tokėn je duke sillė, e jo toka ty. As jetė as vdekje! I gjallė, por gjysmė i vdekur! I copėtuar, el-fitnetu mė e rėndė se vrasja, vrasja tė rrėzon nė tokė, tė pushon jeta, ama, kur tė prek e bėhesh pre e el-fitnetu-sė, njė sy nė njė skaj e syri tjetėr nė skajin tjetėr; njėri vesh nė njė skaj e veshi tjetėr nė skajin tjetėr; mendja e shkapėrderdhur, e bėrė shoshė, e zemra, e copėtuar nė qindra pjesė, kėtė do e atė do, peng i kėtij e rob i asaj, njėra pjesė atje, e pjesa tjetėr diku tjetėr. As jetė as vdekje; trup i copėtuar e i shkapėrderdhur, me mendje e zemėr tė bėrė copė-copė.
Zgjohesh nė mėngjes, e duke qenė pre e el-Fitnetu-sė, nė vendėse tė adhurojė Zotin qė e krijoi e mirėnjohės tė jetė, e tė kapet pėr udhėzimin e drejtė, takimin e parė bėn me atė qė bėjnė e thonė nė medie prijėsit e el-fitnetu-sė dhe ushtarėt e epshit! Mendje e shkapėrderdhur e zemėr e bėrė copė-copė, sa mbushet me hidhėrim, ngazėllehet. Sa ngazėllehet, pas pak, hidhėrohet e dėshpėrohet.
Temperaturat aty ulen, aty pėr aty ngrihen. As jetė as vdekje! Tundim e turbullim i tėrė qenies. Do duhej tė fillonte ditėn i qetė, por i mjeri qė nė orėt e para tė ditės, shqetėsohet e hidhėrohet, e tundohet e tronditet; nuk e di nėse dita po jep lajme pėrgėzuese apo ndėshkuese. Sikur tė mos kishte ēelur dita e re! Qetėsia e natės huq i shkon!
Vėzhgues i medieve. Ngjarjet e paradites! Hė! Njerėz qė kinse janė nė ngjarje, gjithnjė janė tė ngecur nė vend dhe kohė. Janė peng tė sė kaluarės. Jo nuk ėshtė vėzhgim e as vėzhgues, por janė duke shpėlarė trurin e tyre qė nė mėngjes duke mos e vėnė re fare!
El-Fitnetu, tė jetosh jo si zotėri por si shėrbėtor! Kur tė detyrohet moda e modeli. Mėnyra e jetesės! S’je nė gjendje as tė rrish e as tė mos rrish, as tė ikėsh e as tė mos ikėsh. Pre e prijėsve tė el-fitnetu-sė dhe ushtarėve tė epshit! E as nė gjendje tė zgjedhėsh atė qė di e beson. Kėshtu kur barku nga el-fitnetu preket, gėlltitė ēdo gjė qė i shėrbehet. Jo i shėrbyer, por i robėruar; konsumues pa filtėr. Kur baltėn e zezė e ha pėr ēokollatė. Tė parit, tė dėgjuarit, nuk shohin e as nuk dėgjojnė; pa dritė sytė errėsohen ndėrsa nė zhurmė veshėt shurdhohen. Pa nuhatje, me hundė tė zėna me baltė tė papastėr!
TA SFIDOSH APO...?!
Kur el-fitnetu pėrhapet! Kur sėmundja prek shoqėrinė. Mė mirė tė izolohesh apo tė mos izolohesh?! Nėse je brenda rrethit, tė cilin sėmundja e preku, tė ikėsh apo tė rrish!? Tė rrish brenda mureve tė Xhamisė, apo tė rrish brenda mureve tė Qytetit?!
Tė shkosh nė shkollė, nėse mėsimdhėnės je, e nė klasėn kur ti mėsim jep, tė hynė vajza tė paruajtura, tė hynė djem tė shkujdesur, tė vazhdosh apo tė largohesh?!
Shoqėri e grup i mirė! Urdhėron pėr mirė e ndalon prej sė keqes! Po kush e kur e si tė urdhėrojė pėr mirė, kur tė keqen s’e sheh e s’e dėgjon, e si tė ndalojė nga e keqja, nėse tė keqen s’e njeh!?
Sėmundja kėrkon shėrim. El-fitnetu do sfiduar. Tė pėrballet sėmundja me ilaē. Tė sfidohet el-fitnetu me besim!
Pėrballja duhet tė bėhet. Nėse nuk pėrballesh me sėmundjen duke kėrkuar ilaēin, sėmundja shtohet dhe tė kaplon. Po ashtu, edhe el-fitnetu, po nuk u pėrplas me sfidėn, qė njė i ruajtur i bėn, ajo shtohet dhe pėrhapet edhe mė tej.
Kur sėmundja pėrhapet nė njė qytet, ti duhet tė zgjedhėsh: tė rrish apo tė mos rrish; t’i shmangesh apo mos t’i shmangesh. E kush do ta luftojė atė, nėse askush nuk ėshtė pėr ta luftuar?! E si mund tė shėrohet sėmundja pa ilaē, vallė?!
Po ēka nėse lihen shkollat tė kaplohen nga el-fitnetu, e tė mos ketė njeri qė urdhėron pėr mirė e ndalon nga e keqja, qoftė edhe me gjuhė?! Ēka veēse kaplimit! Ēka veēse rritjes tė sė keqes!
Zoti thotė: jeni shoqėria mė e mirė ndėr njerėz, sepse urdhėroni pėr mirė dhe ndaloni nga e keqja! – E ku urdhėrohet pėr mirė, i mbyllur brenda mureve, me njerėz qė ikėn e u izoluan bashkė me ty?! E ku tė ndalohet nga e keqja, prapė ndaj njerėzve qė bėnė tė njėjtėn gjė qė bėre ti?! E jo pra, e Zoti e di mė sė miri, e udhėzimi i drejtė ėshtė tė pėrballesh duke u ruajtur, duke iu mbėshtetur Zotit tėnd, Allahut tė Madhėrishėm.
I dėrguari i Allahut salAllahu alejhi ve selem nuk iku prej idhujtarėve. Ndėrsa idhujtaria – shoqėrimi ndaj Allahut nė adhurim, - ėshtė prej padrejtėsive mė tė mėdha, ėshtė kulmi i mėkateve tė mėdha. Jetoi nė mesin e tyre, duke vėshtruar atė qė bėnin, duke kuptuar jetėn dhe botėn e tyre. E duke i urdhėruar tė mirėn e duke i qortuar prej tė keqes. Nuk iku, derisa i erdhi urdhri hyjnor tė thėrriste haptazi nė rrugėn e drejtė!
E lejuara ėshtė e qartė dhe e ndaluara ėshtė e qartė, e ndėrmjet tyre ka gjėra tė dyshimta, e ruajuni nga tė dyshimtat! Porosi e Muhammedit alejhi selam. – Tė ruhesh, jo tė ikėsh! E kush t'i flas njeriut qė kundėrshton e thyen fjalėt e Allahut?! Duke ikur apo duke iu afruar me kėshilla e qortim?!
E dyshimtė tė ulesh nė bankat e shkollės bashkė me njė vajzė. Tė ėshtė detyruar. Mėkat?! Po, ėshtė mėkat! Aty nė mes ėshtė djalli i mallkuar. Mes jush nxit tė thyhen fjalėt e Zotit, tė shkelen parimet e moralit tė mirė. Por, ēka nėse bashkė me atė vajzė ulet njė i ruajtur?! Kėshillohet dhe qortohet?! Ti je i detyruar. Atėherė, bėje punėn tėnde, ashtu siē e bėnė tė dėrguarit e Zotit, jetuan nė mesin e popujve tė tyre, por s’u bėnė si ata! E ēka nėse pranė saj ulet njė i paruajtur?! Ēka pėrveē rrėnimit, e ēka pėrveē shtimit tė el-fitnetu-sė?!
Zot na ruaj!
E ti mos u bė si ata! Nėse vėrtetė je besimtar!
U ruajtėn nga tė dyshimtat. U ruajtėn nga ndikimi i tė keqes. E pra, forcoje bindjen nė Zotin tėnd, sepse vet djalli i mallkuar e pranoi se nuk mund tė depėrtojė tek robėrit e plotbindur e tė sinqertė tė Allahut tė Gjithėpushtetshėm!
Ndiko kundėr tė keqes. Ndiko pėr mirė. Rri e shoqėrohu, por mos ndalo sė kėshilluari e sė qortuari.
Le tė jetė ndarja e jote prej tyre duke u dėshiruar paqe!
Lutu kundėr tė keqes, lutu pėr udhėzim tė tyre, e mos mallko, mos pėrjashto, mos ik, afrohu pėr t’ia treguar njerėzve tė ndikuar nga e keqja dhe i keqi rrugėn e drejtė!
Instalo antivirus! Luftoje sėmundjen me ilaē adekuat. Kundėrshtoje el-fitnetu duke e sfiduar me besim!
EL-KEJDU, SIMOTĖR E EL-FITNETU-SĖ
El-Fitnetu shėrbyes, ndėrsa el-Kejdu fundi i skenarit! Rrinė bashkė. Veprojnė pėr llogari tė njėra-tjetrės. E para ngacmon, provokon, nxit, e shtyn, ndėrsa e dyta, ėshtė pritė, gropė, ėshtė rrjet, mė tė cilin kap pretė e veta. Bleta bėn mjaltin, por po tė kafshoi, tė bėn puērrėn nė lule tė ballit! Sa i shijshėm mund tė jetė mjalti, po aq i dhimbshėm mund tė jetė edhe kafshimi i mjaltbėrėsit. El-Kejdu, kurth! Jo si hojet e mjaltit. E rrethuar me erė tė kėndshme, por me zė tėrheqės e me shigjeta tė vėna nė hark.
El-Kejdu, ėshtė kurth, po re ke rėnė me gjithēka. Si dashuria e tė riut, kur zemra e tij prej syve tė njė vajze tė re me shigjetė copė hiqet. Lėvizė si i lidhur me litar nė kokė, tanimė ėshtė i zėnė pre, el-fitnetu mbaroi punė, ndėrsa el-kejdu ėshtė fundi i tij.
Armiqėsia para armikut. Para se tė njohėsh armikun, armiqėsinė dhe shkaqet e armiqėsisė tė njohėsh! Njė mund tė jetė armiqėsor, jo pse armik i yti ėshtė. Por njė tjetėr armiqėsor mund tė mos jetė, por armik i yti ėshtė; nė ēastin kur ti bie nė duar tė tij, armiqėsinė kundra teje mund ta shpreh! Po edhe punėn e armikut mund ta bėjė. Ėshtė miku a mikja, por pėrballė teje ėshtė el-Kejdu-ja. El-Kejdu, tė jesh kurth pėr mikun a miken tėnde, e ti duke mos qenė i vetėdijshėm. Kur nga rrjeti i el-kejdu-sė zihesh, dije se, kėsaj i parapriu el-fitnetu-ja. El-fitnetu, nxitje e shtrim i rrugės pėr mėkat!
Kur njeriu flet, e nuk thotė tė vėrtetėn, ėshtė el-kejdu-ja. Me fjalė tė pavėrteta, njerėzve telashe i shkakton! Po edhe kur njeriu zėrin e ndryshon; kur fjalėt i hijeshon, kur pikat e presjet ua vendon, jo tė vėrtetėn ta zbardhojė, por njerėzit t’i mashtroj. Kur ecė, jo pėr tė ecur, por pėr tė tėrhequr. Kur flet, jo pėr tė thėnė, por pėr tė zėnė. Kur shikon, jo pėr tė njohur, por pėr tė grabitur.
Mos provoko, qė tė mos provokohesh. Mos nxit, qė tė mos nxitesh. Provokuesi e i provokuari, njė fund mund tė kenė, nėse i provokuari pas njė kohė bėhet vetė provokues!
Ecė shpejt, hapi i parė, ul shikimet, hapi i dytė, ule zėrin, hapi i tretė. Mos rri rrugėve, se tretesh. Mos u ul me njerėz qė nė njė dorė kanė el-fitnetu-nė e nė tjetrėn el-kejdu-nė, se prekesh!
Nuk mund tė pretendosh paprekshmėri; i mbrojtur ėshtė ai qė Zoti e mbron. Zoti tė mbron, kur ti prej Tij mbrojtje kėrkon. E s’mund tė jesh i mbrojtur, nėse vende e rrugė tė dyshimta gjurmon, e nėse veten fare s’e mbron, e si mbrojtje mund tė kėrkosh?!
U prek ai qė u prek, ra ai qė ra, u provokua ai qė u provokua, ajo qė tė ruan ėshtė turpi! Tė jesh i turpshėm, zemėr-ndruajtur. Njeri i pastėr e i pėrgjegjshėm. Po s’pate turp, bėj ē’tė duash – porosi e tė dėrguarve tė Zotit! Kur s’ke turp, s’ke asgjė. Besimin, turpi ta plotėson. Gjysma e besimit ėshtė turpi; tė skuqesh kur ecė, kur shikon, kur flet, kur shoqėrohesh. Tė mbron tė mos ēalosh e as tė mos devijosh. Turpi prej jetės.
Mos e ndrydh zemrėn, hape atė. Zemrėn nuk mund ta mbyllėsh sikur mbyllė derėn e shtėpisė. Kur el-kejdu ėshtė pranė teje, dije se, para saj ishte el-fitnetu, mos provo tė rezistosh, ik nė skaj tė rrugės, e kėrko mbrojtjen e Zotit tėnd. Ti nuk mund tė sfidosh, pėrderisa ti veē re pre e el-fitnetu-sė, ndėrsa je duke u kapur nga rrjeti i el-kejdu-sė.
Ruana Zot!
El-Kejdu, ėshtė pirja e pijeve dehėse. Ndėrsa, el-Fitnetu, ėshtė tė ulesh e tė rrish me ata qė pinė pije dehėse! El-Fitnetu ėshtė tė rrish e tė vetmohesh me vajza tė ligjshme pėr martesė, ndėrsa el-Kejdu kur zemra e mendja nga epshi dalldisen! El-Fitnetu janė bankat qė pasurinė e njerėzve nė mėnyrė tė pandershme e qarkullojnė, ndėrsa el-Kejdu kur i pasuri me to bashkėpunon.
Etj..
EL-HEVA, SKAJE PĖRPLASĖSE
El-Heva, erė e lehtė. E kėndshme duket. Sepse njeriut i pėlqen tė mos jetė i pėrgjegjshėm, i pėlqen tė jetojė pa rregulla, i pėlqen tė ngopet, ta teprojė, i pėlqen tė fluturojė. Njeriut i pėlqen tė anojė. Kur njeriun e prek e mira, i pėlqen t’i bėhen dy tė mira, e kur e prek e keqja, kėrruset, por el-Heva e bėn qė tė tjerėt t’i fajėsojė. El-Heva, e bėn njeriun jo falėnderues. E bėn njeriun tė shikojė tė tjerėt si armiq, kur kapet pas el-Heva-sė.
Mendja ėshtė dhuratė. Kėrkimi i sė vėrtetės ėshtė sinqeritet. Jeta pėr tė drejtėn e tė pastrėn ėshtė bindje. El-Heva, ėshtė kundėr dhuratės, kundėr sinqeritetit, kundėr drejtėsisė e tė pastrės nė bindje. Prej el-Heva rrjedhin paragjykimet. Tė paragjykosh thjesht pse syri yt ashtu fokuson. Po syri a ka mendje, vallė?! Jo, po syri kur ka tru barkun, prej trurit ndahet.
Njeriu kur ėshtė ithtar i el-Heva-sė, nuk bėn gjė veēse atė qė prekin ana e tij e jashtme. Nuk ka brendi qė ndien e mendon. Ėshtė i ngutshėm, nxiton, pėrshpejton nė gjykime, sepse durim s’ka. E durimi ėshtė kundėrvlerė e njerėzve tė pavlerė. Njerėzit durimtarė gjithēka shohin, dėgjojnė, ndiejnė, e prekin, nuk nxitojnė tė gjykojnė, por thellė nė brendi tė ēėshtjes depėrtojnė.
El-Fitnetu, bashkė me el-Kejdu, punėtor kanė el-Heva-nė. El-Heva tė bėn tė kundėrshtosh kur e vėrteta ty tė komunikohet. Ti tė vėrtetėn ende pa e dėgjuar, bėhesh kundėrshtar dhe i shurdhėt. Po e vėrteta si mund tė bėjė me tė kotėn, kur e vėrteta me mendje tė shėndoshė, e kota me bark tė pangopshėm?! El-Heva, kur zot njeriut i bėhet!
Ruana Zot!
E zėmė se ke takuar njė shokė nė rrugė. Ti ia do tė mirėn. Ndoshta edhe ai tė do tė mirėn. Dėshiron ta kėshillosh e ta qortosh. Por, ai pak dėgjon Zotin, e mė pak respekton tė dėrguarin e Tij. Ulesh duke biseduar me tė. Ai tė shpreh vėshtirėsitė e tij. Ti pėrpiqesh rrugėn e Zotit dhe udhėzimin e tė dėrguarit tė Tij t’ia sqarosh. Ai tėrhiqet, ti i shkon pas. Ndėrkohė, ai duke folur, e duke dhėnė arsyetime, ti fillon tė analizosh. Kėtu ndėrhyn djalli i mallkuar: hė se ėshtė i pafajshėm! Ėshtė shokė i mirė, por kushtet e rrethanat ia kanė detyruar atij zbatues i denjė i mėsimeve tė Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij tė mos jetė. I mallkuari fillon tė depėrtojė nė brendinė tėnde, e tė luajė me mendjen tėnde! Kėtu fillon el-Heva!
Papunėsia, i gjori ėshtė i papunė. Prandaj shoku bredhka rrugėve. I mjeri! Prindėrit nuk ia kanė plotėsuar kushtet tė shkollohet. I pafajshmi, padrejtėsi i kanė bėrė. Hė, prandaj ai qenka ē’orientuar; s’bėn namaz, s’kėrkon dituri tė dobishme, kohėn kot e kalon etj.. Njeriu duke gjykuar me el-Heva fillon tė ndiejė dhembshuri, po edhe ta falė, e tė mos e qortojė, i gjori, qenka i pafajshėm. Tė tjerėt i paskan bėrė padrejtėsi. Kėshtu, el-Heva-ja jote tė bėn qė ai shoku i katandisur - ithtar i el-Heva-sė, tė tė bėjė ty thirrje, e jo ti atij.
Si shembulli i njė prindi qė djalit tė vet i thotė: Dua ēertifikatė me nota tė larta. Me njė fjalė: “Letėr!” Qė nė fillim tė rrugės, hip nė barkėn, qė e lėvizė era, e jo mendja. Qė e drejton epshi e jo besimi.
Mendja e besimi, orientimi e durimi!
E ē’dimė ne pėr diturinė?! Armike e el-Heva-sė.
E ē’dimė ne pėr besimin?! Rezistues pėrballė el-Heva-sė.
Aspirojnė pėr pushtet, ithtarėt e el-Heva-sė. Njeriu me mendje e zemėr tė shėndoshė, pushteti e kėrkon, e pėr tė kurrė s’lufton.
Luftojnė pėr emėr e karrige, robėrit e el-Heva-sė. E njeriu, rob i Zotit tė vet, vepron pėr t’u shėnuar te Zoti i vet.
El-Heva, mendjelehtėsi; supozim, ėndėrrim, tė fluturosh, por duke u pėrplasur herė nė njė skaj e herė nė tjetrin, e ti pa ndier fare pėrplasjen. Tė ēon deri nė buzė tė greminės, e tė dorėzon nė njė territor, nga mbrapa el-Fitnetu ndėrsa pėrpara el-Kejdu. El-Heva, zbukurues i tė pabukurės.
Allahu e di mė sė miri!
INTRIGĖ, SFIDOJE! NDRYSHE S'BĖN!
Duke menduar. Duke shkruar. Duke bėrtitur. Duke qortuar. Duke lotuar. Duke nxitur. Duke lėvizur. Duke shkundur. Duke tronditur. Duke u shtirur? Jo, ashtu duket sot, njeriu, qė pėrpiqet. Pėrpiqet tė mos veprojė ndryshe veēse tė sfidojė. E ēka tė sfidojė, sa e rėndė qė ėshtė. Ti e di, tė mundon aq shumė. E ndien thellė nė zemėr. Ndonjėherė tė duket vetja dyfytyrėsh. I dobėt. I paaftė. Tė duket vetja sikur po shtiresh?! Mos mė thuaj “Jo!”. Por thuaj: “Sa i dobėt qė jam! Po tė mos ishte Zoti im Falės, qė moti do pėrfundoja me tė humburit.” – i falėnderuar dhe i lavdėruar ėshtė Zoti i Gjithėsisė!
Duke menduar, tė vijnė nė mendje fytyra tė njohura e tė panjohura. Tė kujtohen ēaste tė kėndshme e tė pakėndshme. Mendje e trazuar. E mbushur pėrplot me gjėra tė kota?! Jo, e mbushur me gjėra tė papėrshtatshme. E kotė, diēka qė tė ēon nė humbje e shkatėrrim. E papėrshtatshme, pėr rastin, e nevojshme, sa pa tė s’bėn! Sa absurde duket tė bėhet mendja, kur nė brendi tė problemit tenton tė depėrtojė.
Duke shkruar, ndalem, e them, a thua ėshtė e vėrtetė ajo qė shkruaj, apo thjesht janė fjalė qė shtypen nga majat e gishtėrinjve?! Jo, tė vazhdoj, s’ka rėndėsi, le tė mbarohet ajo qė po shkruhet. Fundja, njerėzit e rėndomtė mėsojnė duke shkruar. Duke pėsuar, mėsojnė. Le tė pėsojė njė, qė tė mėsojnė tė tjerėt?! Jo, s’ke pse tė pėsosh, shkruaj. Inspirohem kur shkruaj. Sa rrjedhshėm tė vijnė idetė, mendimet. Po sa lehtė mund ta vėsh nė pah intrigėn qė duhet sfiduar.
Bėrtitmė! Kur mendon, shkruan, por germa e fjala zė nuk kanė. Ato duhen lexuar, jo vetėm lexim, por recitim, tė dėgjohen, qė tė mendohet ajo qė ėshtė shkruar. Sa shumė mund tė bėrtasė njė njeri qė kur pėrballet me intrigėn, duke dashur tė heq dorė, e sfidon nė heshtje?! Ēfarė pjekurie. Jo, mos mė thuaj se heq dorė nė heshtje. Po heshti syri yt, nuk hesht zemra jote. Lėre atė qė tė thotė “ndoshta” mendja e tė shkruajnė gishtėrinjtė. Jo pra! Se intriga do sfiduar, e nuk jemi duke luajtur! Sa e sa njerėz pretenduan, por pretendimi i tyre u pėrmbys me heshtjen e tyre pėrballė kurthit. Mund tė thuhet “s’ka gjė, ėshtė diēka qė ndodh”?! Jo, duhet tė bėrtitet, tė shkundin shqisat tua pluhurin e mbledhur!
U lodhe duke u qortuar?! Qortim, sepse ndihet fajėsia, dobėsia, dorėzimi pėrballė sfidės? E ēka mund tė ndryshojė qortimin nė pėrgėzim?! Qė ta dish, vetė, zor! Ėshtė njė ujė i nxehtė qė lėvizė sikur gjaku nėpėr trup. Lėvizė sa andej e sa kėndej, derisa tė depėrtojė thellė nė mendjen tėnde, e pastaj duke shpuar zemrėn, ngjyroset me gjakun e ushqimit tė pastėr. E zemra duhet tė bėjė punėn e vet: shpėrndan gjakun nėpėr trup. O ku ka kohė pėr qortim, duhet tė hysh thellė nė tokė, e tė mos shohėsh veēse tokė e dhe, e ta zėsh errėsirėn shokė! S’ka vend nė sipėrfaqe?! Jo, mė mirė bashkėjeto me buburreca. E ēfarė pėr ata qė janė mbi tokė, tė lihen tė lirė?! Jo, ata tė qortohen.
Loti rrjedh, po le tė rrjedh edhe rrėke. S’po bėn dobi. S’mbeti fjalė pėrveē lotit. Mbase loti mund tė jep zė. Jo, mė mirė tė rrijė i heshtur, pa zė. Ndoshta edhe heshtja qenka zė. Kur ecėn rrugės, sheh intrigėn, e ti duke lotuar, mos ndoshta rruga tė zgjerohet?! E ke provuar? Jo, s’ka lot. Loti ėshtė mbrumė. Nuk po flas pėr lot qė stimulon qepa. Por e kam fjalėn pėr dhembjen e zemrave. Dashurinė e shpirtrave. Kur syri loton me dashuri pėr tė tjerėt, jo pėr tė shembur e pėr tė trazuar, por pėr tė mbledhur e udhėzuar.
Po pra! Njeriu duhet tė nxitet. Kur edhe kapakėt e syve duhet tė nxiten, qė tė hapen e tė mbyllen, sa afėr qė i kemi! Pse vallė ne i nxitkemi?! Hė! Nxitet diēka qė ėshtė jashtė zotėrimit tonė. Ēfarė kontradikte! Ke edhe s’ke, e ēka tė nxisė, e si tė sfidojė! Kur diēka tė del prej dore. Nxitesh, pėr ta shti nė dorė! Durueshmėrinė?! Jo, tėrėsinė tėnde. S’tė mjafton me zemėr tė hallakatur. Bjer nė gjumė?! Je duke kotur. Po sa i kėndshėm do ishte gjumi, qetėsi e zemrės dhe mendjes. Pushim i shpirtit. Si humbėn? Ku mbetėn vallė!? Intriga qė duhet sfiduar!
Sikur gjaku tė mos lėvizte nė trup?! Po ēka e bėn njeriun tė lėvizė, gjaku?! Pa gjak a mund tė jetojė njeriu?! Uji! Fytyra e zverdhur. Nė brendi tė kurthit i rėnė. S’ka ujė, ka ulje. Aty ku ėshtė ulėt, ėshtė errėsirė. Po s’ka as hije. Sesi lėvizin dėshirat e sėmura nė trupin e njeriut. Pasioni, epshi! Intrigė. Kush do ta sfidojė? Jo ti, prit, tė duhet kohė, por mos provo t’i afrohesh, pėrderisa edhe hija tė bėn tė kėrcesh poshtė e lartė! Prit, se, tė betohem, fytyra mė e zverdhur se trupit pa jetė do tė tė bėhet. O sa e rėndė qenka jeta, kur brenda damarėve tė gjakut, e brenda fijeve tė trurit lėvizin drita dhe errėsira, duke garuar njėra kundra tjetrės.
Shkundu! Si shkunden rrobat, kur pluhuri i dheut i prek. Dheu sa i pastėr qė ėshtė. Po sa lehtė shkundet! Po tė ishte thjesht dhe. Jo, duhet tė shkundet mendja. Po vallė, si shkundet mendja?! Po zemra?! Po gjaku? Sytė janė pėrgjigja. Kur shkunden sytė, shkunden tė gjitha. Syri tė ruan mendjen e zemrėn. Zemra mbaron pjesėn tjetėr. Sa lehtė?! Ulja e shikimit tė pastron, kur nė vetmi syri qetėsohet. Mendon se syri s’ka ēip? Kujtesė?! Hė! Ruan tė marra. Shkundi, hiqi qafe, duke i pre nė rrėnjė. Rrėnjėt zhduken, duke mbjellė tė kundėrtėn, ushtrinė e sė mirės.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dritez : 25-04-2009 mė 12:53
Muslimane krenare!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt