shtohet numri i te prekurve nga virusi i H1N1 ne evrope, rasti i pare vdekjeprures


gripi i derrave nuk ndalet as ne evrope. ne gjermani numri i te semureve ka arritur ne 180. por kjo pritet te jete vetem maja e ajzbergut. ne dyseldorf jane shenuar 82 raste. 65 prej tyre jane femije. te merkure u be e njohur se 30 femije te shkolles japoneze ishin infektuar nga virusi ne fjale. pjesa tjeter jane motra/vellezer ose shoqe e shoke klase te te infektuarve te meparshem. vec femijeve nga gripi i derrave ne dyseldorf jane prekur deri tani edhe pese prinder, dy mesues si dhe shoferi i autobuzit qe i shoqeronte ne ekskursion.

nderkohe zyra e ruajtjes nga epidemite ne berlin keshillon te blihen maska goje e hunde. pas rasteve te reja virusi nuk duhet nenvleresuar. ministrja e shendetsise gjermane ula shmit deklaroi per "Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung" se gjithsesi nuk duhet rene ne panik.

dje u be e ditur se ne skoci u shenua edhe viktima e pare e H1N1, nje grua.