Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 161
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anëtarësuar
    10-07-2008
    Postime
    2,077
    Rritje ne bursat boterore te aksioneve te Shoqerive farmaceutike,nga 32 Austri %,deri ne 160 % ne USA.
    Te jete perhapur si pa dashje ky grip??vecse per te bere nje test??apo rradhen e kane dhe TESTIME te tjera???? Sa shkoi popullsia Boterore 6 miliarde??


    Kokat e monopoleve , floririt , dollarit dhe euros do terheq vemendjen edhe per ca kohe nga kriza ekonomike me ane te ketij lloj Gripi ashtu sic e kane planifikuar , e shpikin gripin dhe me pas fillojne e fitojne miliarda dollare duke shit vaksina , vdesin nja 2000 vete e kujt i prish pune , ja vdesin edhe ca dhe pastaj fillon shitja e ilacit , e keni parasysh ujkun e ben corben , i huton delet edhe vete bene kerdine pastaj , jane filma te vjeter sa vete bota keto , jane nje grusht maniakesh qe drejtojne sot boten dhe qe kane ne dore banken boterore , FNN-ne , organizaten boterore te shendetsise , sepse kur kane shpik gripin e derrave kane shpik dhe vaksinen , ne menyre qe po filloi semundja te shendrohet ne Pandemi ta kene ne kontroll dhe te reagojne menjehere , si e izoluan gripin e pulave , apo gripin kinez etc etc ??

  2. #122
    Citim Postuar më parë nga Orientalist Lexo Postimin
    Burimi i gripit të derrave

    2009-04-29 01:53

    Uashington - Sipas një artikulli në sajtin e internetit Legitgov.org të shkruar nga Lori Price, virusi i gripit të derrave i cili po përhapet me shpejtësi, e ka burimin tek laboratorët e ushtrisë amerikane për të trajnuar agjentët e CIA-s për torturimin e personave të dyshuar për terrorizëm. Shkencëtarët kanë theksuar se ky virus është një përmbledhje e lëndëve gjenetike të derrit, shpendëve dhe njeriut dhe ky virus nuk është vërejtur ndonjëherë nga shkencëtarët. Sipas këtij burimi, virusi i gripit të derrave është krijuar në vitin 1986 në laboratorët e ushtrisë amerikane në Fort Dix dhe New Jersey dhe si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 13 ushtarë amerikanë dhe më pas shumë njerëz kanë vdekur si pasojë e injektimit të këtij virusi me anë të ampulave.

    Me poshte keni linkun e artikullit ne anglisht:
    http://www.legitgov.org/flu_kills_to...os_260409.html
    Amerikanet te torturonin terroristet me grip! Kjo po eshte nje ide qe i duhet sugjeruar Hollywood-it....per nje komedi lol
    Jo cdo gje qe postohet ne internet eshte fakt.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #123
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Jo cdo gje qe postohet ne internet eshte fakt.
    Ke shume te drejte per kete.
    Gjithashtu as cdo gje qe mendojme ne se nuk eshte fakt dhe e vertete, eshte e vertete!

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Masat parandaluese në Kosovë, kundër gripit të derrit

    Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, shtojnë aktivitetet lidhur me gripin e derrave, ndërkohë qe edhe Policia e Kosovën ka shtuar masat që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së gripit të derrave.
    Masat parandaluese në Kosovë, kundër gripit të derrit

    Prishtinë-Përhapja e shpejtë e gripit të derrit, veçmas në Evropë, ka shqetësuar qeveritë dhe organizatat shëndetësore në vend dhe rajon. Në këtë kontekst Qeveria e Kosovës, ka ndarë rreth 120 mijë euro për shtimin masave në mbrojtje nga virusi i derrit ndërkohë qe ministri i Shëndetësisë, dr. Alush Gashi, thekson për "Bota sot" se MSH-ja ka ngritur shkallën e gatishmërisë për trajtimet e pranisë së mundshme të rasteve. Po ashtu edhe Policia e Kosovës(kufitare), vazhdon të përqendrohet në menaxhimin e lëvizjeve transkufitare, duke përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

    Masat e ndërmarra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

    Më propozim të Komitetit të Krizës, Drejtoresha Gjenerale e OBSH-së ka dal me këtë vendim: Që të ngritët alerti i pandemisë së gripit nga faza e 4 në atë të 5;Që mos të mbyllen kufijtë dhe qarkullimi të vazhdojë, me të gjitha mjetet e transportit, përjashtim bëjnë personat me simptome të sëmundjes:Janë në përpjekje për përfitim të vaksinës efikase për virusin A(H1N1).

    Masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:

    Ekziston plani veprues për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë së gripit i cili në detaje përshkruan detyrat dhe përgjegjësitë në të gjitha nivelet. Po ashtu janë të paraqitura edhe nevojat për rastet konkrete;Janë përgatitur fletëpalosja me të dhënat elementare për sëmundjen nga IKSHP dhe fletëpalosjet do të shpërndahet së bashku me shtypin ditor;I është rekomanduar Instituteve Rajonale qe te ngrisin nivelin e gatishmërisë me qellim te monitorimit te situatës me teren;Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës i është rekomanduar ne takimin e mbajtur me 28.04.2009 ne MSH me u.d e Drejtorit Operativ te Policisë Kufitare dhe me zv. Menaxherin e Ambulancës së Aeroportit ndërkombëtar ne Prishtinë, që të ndërmerr këto masa: Në të gjitha pikat e kontrollit te monitorohen udhëtarët që vijnë dhe rastet e dyshimta te referohen nga personeli shëndetësor i aeroportit; Nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar persona te autorizuar ne Aeroportit te cilët do te ndihmojnë ne monitorimin e situatës;Ministria e Shëndetësisë ka dërguar një sasi te dorezave dhe maskave ne ambulancën e aeroportit për raste eventuale dhe ne pikat tjera kufitare;Gjithashtu i është rekomanduar u.d Drejtorit Operativ te Policisë Kufitare qe te monitorohen udhëtaret qe hyjnë me rrugë tokësore dhe rastet e dyshimta te referohen ne ambulancën me te afërm;Ministria e Shëndetësisë me qellim të parandalimit të dezinformatave shkaktimit te panikut prononcimet zyrtare ne media për ketë çështje do ti bëjë nga MSH deri ne një vendim tjetër;Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës gjenden 2500 doza Tamiflu (antirviral) për të rritur, për 2500 persona;Për mbikëqyrjen e situatës janë te angazhuar IKSHP, Inspektorati Sanitar, Inspektorati Shëndetësor;Ministria e Shëndetësisë është ne kontakt te vazhdueshëm me zyrën e OBSH ne Prishtinë përmes se cilës përcillen edhe rekomandimet e OBSH.

    Rekomandimet e dhëna: Të blihet edhe një sasi e Tamiflu-së. Vendet e zhvilluara mbulojnë 30% deri ne 50% te popullatës me Tamiflu . Në bazë të Planit të Aksionit për Gripin Avian, sasia e paraparë e Tamiflu-së është 500 000 dhe 20 000 doza për fëmijë dhe të koordinohen aktivitetet ndërsektoriale.

    Angazhimet e Policisë kufitare të Kosovës

    Policia e Kosovës e gatshme për veprim parandalues kundruall përhapjes së gripit të derrave. Në këtë kontekst është vlerësuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet përkatëse ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në të gjitha vendkalimet kufitare dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për parandalimin por edhe për evidentimin e rasteve të mundshme të gripit të derrave. Në Aeroportin Ndërkombëtar është vendosur edhe ekipi mjekësor i MSH-së dhe ai nga ANP-ja me pajisjet adekuate.

    Policia e Kosovës ka vendosur në të gjitha vendkalimet kufitare në një vend të dukshëm fletëpalosjet dhe udhëzuesit e përgatitur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për simptomat e gripit të derrave dhe mënyrën e veprimit. Po ashtu, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që vijnë nga diaspora që me rastin e kalimit nëpër vendkalimet kufitare të lajmërohen tek zyrtarët gjegjës nëse kanë ndonjë simptomë që është e cekur në udhëzues. R.B.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Shijak
    Postime
    848
    Masat parandaluese ne Shqiperi qe ka marre qeveria Shqipetare

    Rrini pa u lare qe mos tiu afrohet semundja
    Deri tani po funksionon hahaaahha

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    OBSH: Situata është në kontroll

    Nga Express më 01.05.2009 në ora 13:58
    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se shpërthimi i gripit të derrave tani është stabilizuar, më pak se një javë pasi u konfimuan vdekjet e para në Meksikë.

    Agjencia thotë se nuk ka arsye për të ngritur gatishmërinë në nivelin më të lartë.

    OBSH tha se tani do t'i referohet këtij gripi si influenca A, në vend të emrit gripi i derrave, sepse deri tani nuk ka pasur dëshmi se ai është marrë nga derrat.

    Ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të punuar shpejt me kompanitë farmaceutike për të zhvilluar një vaksinë për të luftuar gripin e derrave.

    Ata zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm në Luksemburg, në një kohë kur raste të sëmundjes u njoftuan edhe në Zvicër dhe Holandë.

    Komisionerja për Shëndetin e BE-së Androulla Vassiliou, i bëri thirrje njerëzve që të mos shkaktonin panik. “Pa nënvlerësuar seriozitetin e situatës ekzistente, ne besojmë se jemi të përgatitur për ta zgjidhur...Jemi të shqetësuar, por jemi në krye të situatës, pra nuk ka nevojë për panik”.

    “Fakt është se jemi përgatitur prej vitesh në BE për një eveniment të tillë dhe eksperienca e fituar deri tani, na vendos në një pozitë më të fortë, tha Vassiliou.

    Komisionerja Evropiane tha se një epidemi globale ka gjasa të ndodhë, por megjithatë nuk mund të shkaktojë vdekje në masë.

    Ministrat e BE-së thanë në Luksemburg se vendet anëtare duhet të vendosin për sa i takon çështjes së kufizimeve të tyre udhëtimeve.

    Daniela Filipiova, ministrja çeke për Shëndetin, vendi i të cilës mban presidencën e rradhës tha se nuk kishte parë ndonjë vend të BE-së të kërkonte kufizime për udhëtimet në Meksikë, vendi nga ku filloi edhe gripi. “Nuk kam parë ndonjë vend anëtar me ndonjë qasja dramatike, për të vendosur kufizime mbi udhëtimet në Meksikë...Në konkluzionet e Këshillit, kjo është lënë kështu siç është”, tha Filipiova.

    “Pra që të gjitha vendet anëtare janë të ftuara që të marrin masa, të cilat në mënyrë shumë efektive, kontribuojnë në mbrojtjen e shtetasve të tyre", ka shtuar ajo.

    “Më duhet të shtoj se agjencitë specifike, apo të specializuara si edhe komisionet do të merren me çështjen e udhëtimeve dhe kufizimeve për udhëtimet”, tha ministrja çeke.

    Duke folur gjatë një konference për shtyp, ministri meksikan i Shëndetësisë, Jose Angel Cordova tha se masat e marra nga vendi i tij për të minimizuar virusin kishin qënë efektive. “Meksika ka mundur të aplikuar në mënyrën e duhur një seri masash për të minimizuar përparimin e virusit. Këto na kanë mundësuar që të mbajmë situatën në një nivel të kontrolluar”.

    “Ne po punojmë në mënyrë aktive me autoritetet e shëndetësisë në vende të ndryshme, në mënyrë të veçantë me ata në SHBA dhe Kanada si edhe me organizatat ndërkombëtare të shëndetësisë, veçanërisht me OBSH."

    "Si rezultat nuk është vetëm një problem meksikan është edhe një problem global," tha ministri Cordova.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #127
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256
    Nuk keni pse te shqetesoheni shume ju ne Kosove, sepse nuk keni derra dhe as njerez qe i hajne ato. Ju duhet te shqetesoheni nga njerez qe i hajne ato (meqe semundja mund te kaloje nga njerezit), te cilet vijne nga vende si Meksika, Amerika, Europa etj, si edhe nga Shqiperia (ku derrat i hajne shume). Shyqyr Zotit te ju vetem serbet ortodokse i kane ngrene derrat, prandaj mos u shqetesoni.
    Qendroni larg nga keta njerez.

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Masat parandaluese në Kosovë, kundër gripit të derrit

    Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, shtojnë aktivitetet lidhur me gripin e derrave, ndërkohë qe edhe Policia e Kosovën ka shtuar masat që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së gripit të derrave.
    Masat parandaluese në Kosovë, kundër gripit të derrit

    Prishtinë-Përhapja e shpejtë e gripit të derrit, veçmas në Evropë, ka shqetësuar qeveritë dhe organizatat shëndetësore në vend dhe rajon. Në këtë kontekst Qeveria e Kosovës, ka ndarë rreth 120 mijë euro për shtimin masave në mbrojtje nga virusi i derrit ndërkohë qe ministri i Shëndetësisë, dr. Alush Gashi, thekson për "Bota sot" se MSH-ja ka ngritur shkallën e gatishmërisë për trajtimet e pranisë së mundshme të rasteve. Po ashtu edhe Policia e Kosovës(kufitare), vazhdon të përqendrohet në menaxhimin e lëvizjeve transkufitare, duke përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

    Masat e ndërmarra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

    Më propozim të Komitetit të Krizës, Drejtoresha Gjenerale e OBSH-së ka dal me këtë vendim: Që të ngritët alerti i pandemisë së gripit nga faza e 4 në atë të 5;Që mos të mbyllen kufijtë dhe qarkullimi të vazhdojë, me të gjitha mjetet e transportit, përjashtim bëjnë personat me simptome të sëmundjesanë në përpjekje për përfitim të vaksinës efikase për virusin A(H1N1).

    Masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës:

    Ekziston plani veprues për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë së gripit i cili në detaje përshkruan detyrat dhe përgjegjësitë në të gjitha nivelet. Po ashtu janë të paraqitura edhe nevojat për rastet konkrete;Janë përgatitur fletëpalosja me të dhënat elementare për sëmundjen nga IKSHP dhe fletëpalosjet do të shpërndahet së bashku me shtypin ditor;I është rekomanduar Instituteve Rajonale qe te ngrisin nivelin e gatishmërisë me qellim te monitorimit te situatës me teren;Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës i është rekomanduar ne takimin e mbajtur me 28.04.2009 ne MSH me u.d e Drejtorit Operativ te Policisë Kufitare dhe me zv. Menaxherin e Ambulancës së Aeroportit ndërkombëtar ne Prishtinë, që të ndërmerr këto masa: Në të gjitha pikat e kontrollit te monitorohen udhëtarët që vijnë dhe rastet e dyshimta te referohen nga personeli shëndetësor i aeroportit; Nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar persona te autorizuar ne Aeroportit te cilët do te ndihmojnë ne monitorimin e situatës;Ministria e Shëndetësisë ka dërguar një sasi te dorezave dhe maskave ne ambulancën e aeroportit për raste eventuale dhe ne pikat tjera kufitare;Gjithashtu i është rekomanduar u.d Drejtorit Operativ te Policisë Kufitare qe te monitorohen udhëtaret qe hyjnë me rrugë tokësore dhe rastet e dyshimta te referohen ne ambulancën me te afërm;Ministria e Shëndetësisë me qellim të parandalimit të dezinformatave shkaktimit te panikut prononcimet zyrtare ne media për ketë çështje do ti bëjë nga MSH deri ne një vendim tjetër;Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës gjenden 2500 doza Tamiflu (antirviral) për të rritur, për 2500 persona;Për mbikëqyrjen e situatës janë te angazhuar IKSHP, Inspektorati Sanitar, Inspektorati Shëndetësor;Ministria e Shëndetësisë është ne kontakt te vazhdueshëm me zyrën e OBSH ne Prishtinë përmes se cilës përcillen edhe rekomandimet e OBSH.

    Rekomandimet e dhëna: Të blihet edhe një sasi e Tamiflu-së. Vendet e zhvilluara mbulojnë 30% deri ne 50% te popullatës me Tamiflu . Në bazë të Planit të Aksionit për Gripin Avian, sasia e paraparë e Tamiflu-së është 500 000 dhe 20 000 doza për fëmijë dhe të koordinohen aktivitetet ndërsektoriale.

    Angazhimet e Policisë kufitare të Kosovës

    Policia e Kosovës e gatshme për veprim parandalues kundruall përhapjes së gripit të derrave. Në këtë kontekst është vlerësuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet përkatëse ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në të gjitha vendkalimet kufitare dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për parandalimin por edhe për evidentimin e rasteve të mundshme të gripit të derrave. Në Aeroportin Ndërkombëtar është vendosur edhe ekipi mjekësor i MSH-së dhe ai nga ANP-ja me pajisjet adekuate.

    Policia e Kosovës ka vendosur në të gjitha vendkalimet kufitare në një vend të dukshëm fletëpalosjet dhe udhëzuesit e përgatitur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për simptomat e gripit të derrave dhe mënyrën e veprimit. Po ashtu, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që vijnë nga diaspora që me rastin e kalimit nëpër vendkalimet kufitare të lajmërohen tek zyrtarët gjegjës nëse kanë ndonjë simptomë që është e cekur në udhëzues. R.B.

  8. #128
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Citim Postuar më parë nga riduana Lexo Postimin
    Masat parandaluese ne Shqiperi qe ka marre qeveria Shqipetare

    Rrini pa u lare qe mos tiu afrohet semundja
    Deri tani po funksionon hahaaahha
    Pse paska heq Sala ujin eee???
    Really Dude... Get A Life!!!

  9. #129
    Citim Postuar më parë nga Orientalist Lexo Postimin
    Nuk keni pse te shqetesoheni shume ju ne Kosove, sepse nuk keni derra dhe as njerez qe i hajne ato. Ju duhet te shqetesoheni nga njerez qe i hajne ato (meqe semundja mund te kaloje nga njerezit), te cilet vijne nga vende si Meksika, Amerika, Europa etj, si edhe nga Shqiperia (ku derrat i hajne shume). Shyqyr Zotit te ju vetem serbet ortodokse i kane ngrene derrat, prandaj mos u shqetesoni.
    Qendroni larg nga keta njerez.
    Pse te ze semundja po hengre derr? obobooo

  10. #130
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pse te ze semundja po hengre derr? obobooo
    Po "SHIRITI i DERRIT" nuk eshte shpikur kot!!! lol

    Ikni me vrap burra!!!

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gripi i derrave rrezikon botën
    Nga new-man në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 11:17
  2. Kujdese:Spamerët shfrytëzojnë popullaritetin e gripit të derrave
    Nga YlliRiaN në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 06:36
  3. ‘’Vaksina Kunder Gripit ‘’
    Nga new-man në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 16:10
  4. Gripi i Zogut (Avian)
    Nga [xeni] në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 19-01-2008, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •