Nga nje artikull qe gjeta ne net, gjeta disa materiale se cfare mendon shkenca per derrat... Hajde haje pastaj nje shtaze makabre pa ndjenja...
Zoti na ka ruajtur ne muslimaneve duke na e bere te ndaluar.
Materiali eshte me poshte:
Njerëzit dhe kafshët, pak a shumë ndikohen nga ushqimet që hanë. Është sugjeruar se njëra ndër arsyet për ndalimin e ushqimit me mish derri qëndron në natyrën e derrit. Ligji islamik në përgjithësi ndalon ushqimin me mish të mishngrënësve (karnivorëve) si: të luanit, aligatorëve, shqiponjave dhe skifterit dhe lejon ushqimin me mish të barngrënësve (herbivorëve) si: lopëve, deleve, pulave dhe pëllumbave. P.sh. macja, qeni, luani, që ushqehen me mish janë paksa të egër dhe shqyes; ndërsa delja, dhia, deveja, që ushqehen me barishte janë më të buta dhe më paqësore.
Kjo është e vlefshme dhe për njerëzit. Është vërejtur se ata që ushqehen me mishin dhe nënproduktet e derrit në përgjithësi janë më të rreptë, ndërsa të tjerët janë më të urtë e më të butë nga natyra. Derri është një kafshë që nuk ka xhelozi për femrën e tij. Tek njerëzit që vazhdimisht përdorin mishin e derrit vihet re se ndjenja e xhelozisë pakësohet ose shuhet plotësisht.
Filozofi francez Savorin, e pranon dhe e vlerëson ndikimin e të ushqyerit mbi karakterin e njeriut dhe thotë: "Më thuaj mua se çfarë ha që unë të them se çfarë je ti."
Derri është më i rrezikshëm për njeriun se sa luftërat apo katastrofat natyrore-cek revista franceze “Science”. Ajo shton se derri formon lloje të virusëve lymak-lymor të cilët janë të rrezikshëm dhe në shumicën e rasteve e çojnë njeriun në vdekje. Këta virusë, sipas kësaj reviste kanë shkatërruar më shumë se 20 milionë persona në Evropë në periudhën mes viteve 1912 dhe 1918. Revista vërteton se pjesa dërmuese e personave që marrin këtë virus janë fëmijët prej dhjetë muajsh e deri në tetë vite. Në këtë rast virusët godasin sistemin e imunitetit të tyre (fëmijëve), dhe shkaktojnë shkatërrim të plotë shëndetësor gjatë një kohe e cila nuk e kalon 72 orëshin.
Kurse, agjensia gjermane “DPA” ka lajmëruar se 45% e rasteve të trashësisë nga e cila vuan populli gjerman shkaktohet për shkak të ngrënies së mishit të derrit dhe ka shtuar se yndyrërat e shumta në mishin e derrit shkaktojnë probleme shëndetësore të mëdha për zemrën e që zakonisht qojnë në vdekje.
Referatet mjekësore të shpallura nga qeveritë australiane, franceze dhe indoneziane deklarojnë në mënyrë të prerë, se me të vërtetë derri bart tek njeriu një sëmundje të keqe, e ajo është sëmundja (kallja e trurit japan). Revista Australiane “Medicine and science” thotë: “Me të vërtetë kjo sëmundje vetëm në Australi për një vit mbyti më shumë se 30 mijë persona”.
Sipas studimeve që bënë shkencëtarët e degës së mikrobiologjisë të universitetit “COLUMBIA”në shtetin Ohio të Amerikës, derri bart një virus i cili quhet “HINDRA” e ky virus bartet tek njeriu përmes ngrënies së mishit të derrit. Studimi ka vërtetuar se ky virus jeton në shkallë të ndryshme nxehtësie, dhe edhe gjatë procesit më të mirë të gatimit të mishit të derrit ky virus nuk zhduket lehtë pasi është e vështirë ndarja e këtij virusi nga “ADN-ja” e qelizave të mishit të derrit.
Studimi tregon se ky virus shkakton dobësimin e imunitetit te njeriu.
Shkenca moderne ka identifikuar edhe aspekte të tjera të dëmshme nga mishi i derrit. Sëmundja e quajtur trikinoza shkaktohet nga skrraja e quajtur trichinella spiratis që kryesisht gjendet tek derrat. Njerëzit zakonisht infektohen duke ngrënë larvën në mishin e derrit të pazier apo të zier si dhe në produktet e mishit të derrit. Lëngjet e lukthit e lirojnë larvën, e cila shpejt piqet dhe shumohet. Brenda 4-5 ditësh femra e rritur fillon të lirojë larva që shpërndahen përmes gjakut në trup. Larva që arrin tek muskujt shiritor vendoset aty dhe mbetet në atë gjendje për vite të tëra. Vdekja mund të shkaktohet brenda 2-3 javësh me infeksione të mëdha; por më shpesh shkaktohet brenda 4-8 javë nga komplikimet e mëdha në zemër apo pneumoni. Pavarësisht nga zvogëlimi i dukshëm i përhapjes së trikinozës tek njerëzit në SHBA, në vit ka 150 000 raste infektimi. Infektimi me shiritin e derrit- taenia solium mund të jetë me komplikime nga cisteseroza për të cilin nuk ka shërim specifik. Ndër shenjat e saj janë epilepsia në mes atyre që jetojnë në një zonë endemike për shiritin e derrit.
Mishi i derrit është një mish me shumë dhjam, dhe mbas konsumimit ky dhjam kalon në gjak dhe në një të ardhme rrezikon shëndetin e njeriut. Kjo yndyrë që shëtit nëpër damarët e njeriut, bëhet shkak për rritjen e tensionit të gjakut (hipertension), bllokimin e damarëve dhe për infarkt të zemrës.
Në mishin e derrit gjendet dhe një lëndë e dëmshme e quajtur "Sutoksin". Për t'u hedhur jashtë trupit tonë kjo lëndë që hyn me mishin e derrit, duhet që gjëndrat limfatike të punojnë më tepër. Tek fëmijët kjo gjendje bëhet shkak për qelbëzimin dhe fryrjen e tyre. Qafa e fëmijës së sëmurë fryhet në mënyrë anormale dhe ngjan me atë të derrit. Për këtë arsye kësaj sëmundje "skrofuloz" i vihet dhe emri "sëmundja e derrit". Me avancimin e sëmundjes të gjitha gjëndrat limfatike në trup infektohen, fryhen, temperatura rritet, nisin dhimbjet dhe paraqitet një gjendje e rrezikshme.
Mishi i derrit është i pasur me squfur dhe me konsumimin e tij në trupin e njeriut hyn një sasi më e madhe se normalja. Ky squfur i tepërt depozitohet në pjesët kërcore, në muskuj dhe nerva, dhe në artikulacione (kyçe) shkakton inflamacion, prishje të tyre dhe sëmundje të tjera. Në qoftë se mishi i derrit konsumohet vazhdimisht, pjesët e forta kërcore në trup fillojnë të dobësohen dhe me kohë shtypen nën peshën e trupit, dhe kështu kyçet (artikulacionet) prishen. Duart e njerëzve që konsumojnë vazhdimisht mishin e derrit, qullosen, e në to formohen shtresat e dhjamit. Nëse një sportist vazhdimisht ha këtë mish, bëhet dembel, ndien lodhje dhe lëviz më pak e më ngadalë. Disa futbollistë për pasojë kanë humbur edhe profesionin e tyre.
Hormoni i rritjes, është një tjetër lëndë që gjendet me shumicë në trupin e derrit. Derrkuci kur lind është disa qind-gramë por brenda 6-muajsh shkon në 100 kg. Kjo rritje kaq e shpejtë bëhet shkak për infeksion dhe enjtje në organe të ndryshme. Gjithashtu bëhet shkak për një rritje anormale në kockat e duarve, të këmbëve, hundës, dhe nofullave si dhe shkakton dhjamosje të trupit. Efekti më i spikatur i hormonit të rritjes së derrit është krijimi i kushteve të përshtatshme për zhvillimin e kancerit. Personat të cilët merren me therjen e derrave thonë se pas një moshe të caktuar derrat meshkuj në përgjithësi preken nga kanceri.
Mishi i derrit përmban lëndët e quajtura "histamin" dhe "imtidazol", lëndë të cilat shkaktojnë ndjenjën e kruajtjes në lëkurë. Kjo përgatit fushën për sëmundje lëkure si: ekzema, dermati, neuro dermati.
Gjithashtu, këto lëndë rrisin mundësinë që njeriu të preket edhe nga sëmundjet e mëposhtme: apandesiti, sëmudje të tëmthit e rrugëve të tij, infeksion të damarëve, etj. Për këtë arsye doktorët i rekomandojnë të sëmurëve të zemrës (sëmundje kardiake) që të mos hanë mish derri në mënyrë absolute.
Një nga sëmundjet e rrezikshme që i kalon njeriut me anë të mishit të derrit është edhe "Trishina". Derrat e marrin këtë sëmundje kur hanë minj ose mishin e derrave me shirit. Shiriti nuk shkakton sëmundje të rëndësishme tek derrat, por kur kalon tek njeriu shkakton një sëmundje të rrezikshme dhe vdekjeprurëse. Krimbat e vegjël të trishinës që merren me mishin e derrit, nga stomaku dhe zorrët kalojnë në gjak dhe kështu përhapen në të gjithë trupin. Në veçanti vendosen në nofull, gjuhë, qafë dhe në muskujt në zonën e kraharorit. Ata shkaktojnë paralizë në muskujt e përtypjes e të të folurit. Gjithashtu, shkaktojnë bllokim në damarë dhe meningjit (qelbëzim i cipës së trurit). Në disa raste të rënda përfundimi është vdekja. Ana më e keqe e kësaj sëmundjeje është se nuk ka një mjekim të caktuar. Sëmundja e trishinës, është e përhapur veçanërisht në vendet ku konsumohet mishi i derrit. Me gjithë kontrollet e rrepta të veterinerëve në Norvegji, Angli dhe Poloni vërehen epidemitë e trishinës. Për vendet islame kjo sëmundje është e panjohur pasi muslimanët nuk e përdorin mishin dhe nënproduktet e derrit.
Krijoni Kontakt