Thash se te ze dhe gripi i derrit po hengre derr, se un e ha cdo dit.
Thash se te ze dhe gripi i derrit po hengre derr, se un e ha cdo dit.
Lopet, delet, shpendet, derrat.......
Kushe ka radhen pas?
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Domatja me majasëll.
-
Ne USA keshtu u tha edhe ne vitin 1976. Ky lloj gripi do vriste shumicen e popullates amerikane ne 1976. Ashtu sic e thane edhe disa forumiste te tjere me siper, ky virus eshte thjesht nje shkak per te sjell sa me shume leke. Ron Paul i cili eshte kongresmen amerikan per tre dekada dhe doktor ne profesion shprehet ne lidhje me kete fenomen.
http://www.youtube.com/watch?v=4Ty73...layer_embedded
Në Meksikë autoritetet nisë të premtem një përpjekje 5 ditore për të ngadalësuar përhapjen e gripit të derrave.
Në qytetin e Meksikos shumë dyqane, restorante dhe bare janë mbyllur.
Nëpunësve zyrtarë u është bërë thirrje të qendrojnë në shtëpi deri të martën dhe shkollat janë mbyllur.
Këto masa merren në një kohë kur ka shpresa se përhapja epidemisë në vend mund të stabilizohet.
Ministri i Shëndetësisë, Jose Angel Cordova thotë se numri i personave të shtruar në spital me simptomat e gripit të rëndë, ka rënë ndjeshëm.
Numri i vdekjeve të konfirmuara nga gripi në Meksikë mbetet 12, por dyshohet se ai ka shkaktuar mbi 160 viktima.
Raste në Evropë
Autoritetet në Gjermani thonë se një infermiere është infektuar me gripin e derrave pasi kishte mjekuar një pacient bartës të virusit. Ajo është shëruar tashmë.
Zyrtarët thonë se ky është rasti i parë i transmetimit të virusit nga një person tek tjetri në vend.
OBSH thotë se ka patur dhe një rast në Spanjë të një të infektuari që nuk kishte udhëtuar vetë në Meksikë.
Statistikat e fundit të OBSH-së demonstrojnë se 11 vende tashmë kanë konfirmuar raste të infektimit dhe në gjithë botë ka mbi 330 raste të konfirmuara.
Organizata thotë se shumica e rasteve të reja të gripit janë nga Meksika ku një numër i madh i tyre kishin mbetur të padiagnostikuara.
Element i ri.
Por statistikat e sotme të OBSH-së kanë një element të ri dhe shumë domethënës: një nga trembëdhjetë rastet e konfirmuara është ai i një gruaje që nuk kishte udhëtuar në Meksikë, por që kishte kontakte në Spanjë me një person që kishte udhëtuar.
Kjo do të thotë se virusi i ri ka nisur të transmetohet nga një person tek tjetri dhe në Evropë, një shenjë tjetër për mundësinë e përhapjes së një epidemie globale.
Gjermania ka konfirmuar një rast të ngjashëm.
Por OBSH-ja thotë se këto raste mbeten të izoluara dhe ende nuk përbëjnë transmetim në masë nga njeriu tek njeriu në Evropë.
Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!
• Virusi H1N1 i ri i njohur nga të gjithë si gripi i derrave pritet të ketë një valë të dytë rreth muajit shtator-tetor, periudhe në të cilën pritet të prodhohet edhe stoku i parë i vaksinës kundër këtij virusi. Lajmi konfirmohet nga drejtori i ISHP.
TIRANE- Gripi i derrave pritet të ketë një valë të dytë në sezonin e vjeshtës ndoshta edhe më të fortë se vala e parë që po përjetohet aktualisht në të gjithë botën. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili duke iu referuar të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se virusi H1N1 i ri parashikohet të ketë një tjetër përhapje rreth muajit shtator, muaj në të cilin pritet të dalë dhe stoku i parë i vaksinës kundër këtij virusi.
“Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për një valë të parë e cila mendohet është e lehtë, por që mund të rikthehet sërish me fillimin e sezonit të gripit, asnjë nuk mund ta thojë me siguri nëse do të jetë më e fortë apo më e lehtë”- tha Ylli.
Përsa i përket situatës aktuale në vend dhe masave që kanë marrë institucionet shëndetësore, Ylli shprehet se çdo gjë është nën kontroll, ndërsa konfirmon se stoku me medikamentin antiviral Tamiflu është brenda skadencës dhe mund të përballojë deri në 3 mijë pacientë.
Nga survejanca e rritur në kufi e shërbimeve shëndetësore, drejtori i ISHP-së konfirmon marrjen e mostrës vetëm nga një rast, ndërkohë që sipas tij ka filluar marrja e mostrave nga spitalet për të parë se mos rastësisht gripi ka depërtuar ne Shqipëri
Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!
Krijoni Kontakt