Nxjerre nga libri "I lodhur nga hajdutet" (shkurt 1994)
........................
Ishte natė ...
Ndriēimi i asaj botės matanė m'i lėbyri sytė me flatrat e saj pėrrallore. Skafi ynė u ndal pranė anijes shqiptare "Adriatiku", njė anije e madhe e njė shoqėrie private tė Durrėsit, e cila lėkundej nga dallgėt dhe e bėnte tė vėshtirė afrimin me portin. Nė anijen e transportit u lamė e u veshėm me rroba tė tjera. Pastaj, u shpėmdamė, siē na thanė kapot anonimė.
Pas gjithė atij ankthi, ku deti tallej me skafin e me ne, ajo ēka do tė vinte mė pas, mė dukej fare e lehtė. Ideja e kalimit nga njė rrethanė e papėrfytyrueshme nė njė rrethanė tjetėr mė tė lehtė, mė bėri tė ndjehem i lirshėm e krejt i barabartė me tė tjerėt.
Vijnė miqtė italianė. Mendja mė shkoi te paratė e futura nė njė ēorape grash, e qė i kisha ngjeshur nė brez.
- Eeej, complimenti! - m'u drejtua "bosi", duke mė parė nga koka te kėmbėt.
E kuptova qė vetėm me vėshtrim, ai mė pėrgėzoi pėr veshjen hijshėm dhe pėr ēantėn serioze, qė tani mė ngjante pendė e lehtė.
I falenderova nė italisht, me fjalė humoristike e plot gjeste, siē duan e kane qejf italianėt, miqėsisht e ngrohtėsisht.
Kisha mbi 12 vjet qė studioja gramatikėn e italishtes dhe rreth njė muaj qė e flisja nė Tiranė pėr probleme biznesi. M'u zgjidh goja fal zotit dhe keshtu, u ndjeva fare mirė. Kjo paroleri mė bėri ta harroj vuajtjen dhe vizen fallso nė pasaportė te premtuar prej tyre si te rregullt, si edhe vėshtirėsitė rne skaf.
"Bosi" italian ishte rreth te 60-ave.... E shoqėronte njė vazjė nga Tirana me emrin Drilona. Kjo, mė vonė e mėsova, bashkėjetonte me tė. Dukej rreth tė 20-ave. Fillimisht, kishte punuar si sekretare e tij...
Shkuam nė shtėpinė e "bosit". Ai me Drilonėn u futėn nė dush, unė mbeta nė dhomėn qė mė ofruan.
_ Nė vetminė qė mė rrethonte, s'mė mbetej gjė tjetėr veēse t'i hidhja sytė dhomės sė vogėl me dy divanė tė vjetėr. Pak mė tej, njė tavolinė pune si ato tė normisteve tė kooperativave tona nė Shqipėri. Pashė dhe tri karrige me meshinė tė grisur, letra kuturu, njė pjatėz me ca kokrra kikiriku e qark saj gota bosh !?
_ Amico, stai tranquilo - mė foli italiani qė tej korridorit, i sapodalė nga dushi, me njė peshqir tė hedhur bythėve. Prapa tij rrinte vajza shqiptare.
Ajo, ē'mė tha italiani, po e kthej nė shqip. "Mos u mėrzit. Rri si nė shtėpinė tėnde "
Drilona, ishte shtatgjatė, e hijshme dhe shumė lajkatare. Prej syve tė saj me qerpikė tė dendur lėshoheshin ca sinjale ėmbėlsie, qė shfaqnin haptazi kėnaqėsinė e flirtit me italianin plak. Pėr njė ēast m'i nguli sytė edhe mua. Shikimi qė mė hodhi, ishte i thellė e intrigues. Mė shponte me ato shigjeta pendėzeza nė sy... Trupi isaj i bukur, ku dalloheshin hijshėm vijat e vitheve, tė gjinjve kofshėve tė bardha..., nuk e meritonte atė dekor tė mjerė tė asaj dhome tė vogėl... Kjo ishte Drilona tiranase.
- Andiamo, tesoro mio! - i tha asaj plakushi dhe ajo ia hodhi krahėt nė qafe.
U larguan dhe unė mbeta i frikėsuar nga vetmia. Shpejt e shpejt hoqa brezin e parave dhe e fsheha nėn dyshek. Mora frymė thellė duke shfryrė instiktivisht.
Dera e dhomės, e mbyllur me ēelėsa, pėrcillte tek unė orgazmėn e njė lakuriqėsie tė zhveshur.
Pėrjashta po binte njė shi i dendur... Shkreptimat e herėpashershme, ndriēonin terrin e asaj dhome tė pustė. Pothuaj nuk bėra gjumė atė natė.
... Po agonte dita e re.
Nga ballkoni vėshtroja rrugėt e lagura, makinat e parkuara tė mbuluara me gjethe. Mugėlltirėn vazhdonte ta mbyste shiu i shkurtit. Njė nga njė makinat filluan tė lėviznin, duke lėnė pas vija tė ndritshme uji.
Zėra nė korridor... Zėri i bajlozit plak dhe zėri i asaj nazelies tiranase.
Nxitimthi hapa derėn dhe u pėrshėndeta me ta. Desha t'u thosha se isha gati, por...
- Tempo bruto, amico mio!
- Kohė e keqe! - pėrsėriti vajza me emrin Drilona.
- Nė qoftė se do tė vazhdojė kėshtu, do tė rrish ca ditė, sepse nuk udhėtohet - tha bajlozi italian.
Mė vinte tė pėlcisja nga inati.
- Do tė shkojmė nė bankė. Pastaj do tė hamė nė njė lokal tė bukur.
- D'acordo!
Isha plotėsisht i varur prej tyre. Mora ēantėn ku e kisha vendosur. Nė tė, gjithēka e kisha rregulluar me kohė...
Banca d' Italia...
Ndėrtesė madhėshtore. Mermer e heshtje vrastare.
- Kaloni para, ju lutem - mė nderuan, duke ma lėnė rrugėn tė lirė.
- Faleminderit!
Ishte hera e parė qė gjendesha para njė luksi tė tillė. Edhe pse nė derė shkruhej "PUSH", fillova ta tėrheq.
E madhe, e rėndė ajo derė. O, sa e rėndė ...
Ēupėlina shqiptare mė ndihmoi: - Shtyje!
- O, mė fal!
Dera u hap fare lehtė. Bėra njė hap anash dhe kėrkova tė mė udhėhiqnin.
Gjithēka elektronike: zėnia e radhės, sinjalet e paraqitjes, e deri nė sportel...
Mė erdhi radha e konsultimit.
M'u tha qė nuk mund tė punohej me bankėn pa pasur disa dokumenta.
- Atėhere duhet tė shkojmė nė disa magazina ku punohet me para nė dore dhe pastaj nė fabrikėn e miellit "Fratelli Amorusso" - urdheroi Antonio.
Unė i dėgjoja tė dy, bajlozin dhe Drilonėn, duke parė herė njėrin e herė tjetrin.
........................
- Alo ... Po ... Jemi duke lėvizur - se kujt iu pėrgjigj Antonio
- Eshtė Colombo me dy kolegėt e tij - m'u drejtua mua, pa e hequr telefonin nga veshi. Po, po, do tė takohemi mbas dyorėsh. Mirupafshim! ...
- Antonio! ... Si shkonin punėt e tyre? - pyeti Drilona.
- Mirė, shumė mirė, por na prish punė kjo dreq kohe. Ē'tė bėjmė? Do tė presim dhe ca ditė ... Pastaj mė foli mua:
- Astrit, dėgjo! Kemi shumė punė, por, ah, kjo kohė e poshtėr... Do tė presim, si thua ti?
- Do tė presim, - ia ktheva shkurt.
- Do tė pronotoj hotel dhe flasim nė telefon, sesi do tė organizohemi.
U mbėshteta mė rehatshėm nė sediljen e mbrapme dhe po mendoja skemėn, sesi mund tė funksiononte mė tutje. Sytė mė mbylleshin nga pagjumėsia e mbrėmshme. Humbisja neper jehonėn e bisedės sė tyre dhe, kur mė pyesnin, pėrgjigjesha si i pėrēartur.
Troshitje makine.
Kishim arritur nė vendin ku do tė takoheshim tė gjithė. Vezullonte reklama e lokalit "Valente".
Hymė brenda. Tre shqiptarė dhe dy italianė bėnin goxha zhurmė. Mė nxorėn mallin e lokaleve tona, ku ēdo tavolinė ka nga nje bashibozuk.
I shihja se si qeshnin e bėnin zhurmė, po unė s'kisha ardhur deri ketu, pėr zhurmė e pėr tė qeshur. Lekėt e mi tė mbledhur qindarkė pas qindarkė te tė afėrmit e njė province tė varfėr, nuk mund tė shperdoroheshin kot mė kot.
..................................
Krijoni Kontakt