Lexova mendime te ndryshme. Ajo qe unë kuptova, kishte mësë shumti mendime se dashuria është e detikuar në gjini; dikush thotë femra, dikush mashkulli!Kush bie më shpejt në dashuri
Mendoj se dashuria nuk njef gjini, por dashuria njef zemer, pasi qe zemra te bie ne dashuri, ajo e shfaq atë dashuri në forma të ndryshme nepermjet personin njeri.
Zakonisht, pa dallim femer apo mashkull, njerëzit e sinçertë bien më shpejt në dashuri dhe nga sinçeriteti vuajn më shumë.
Lidhur me vlersimet ka diçka qe njerëzit shumëher nuk e dallojnë nëse vlersojnë, janë dy;
dashuria dhe;
të shprehurit e dashurisë!
Femra:
Femrat shumëher bien në dashuri por nuk e shprehin edhe aq lehtë, është vështirë të kuptojsh. Edhe pse ndoshta vuajnë, e kan një forcë dhe e ndalin në vetevete, mendojnë dhe komunikojnë me zemren e vet, i pershkruajnë gjërat në vetveten dhe nuk e shprehin edhe aq lehtë, vetem me ndonji besnike dhe qe është e sigurtë në miqesinë qe ka me të, ajo e shprehë atë. Kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka ra në dashuri por të tjeret nuk e dinë atë. E din zemra e sajë!!
Ndersa mashkulli:
Ai dallon! Në shumë raste edhe pse ndoshta nuk ka ra në dashuri, vetem i pelqen një femer e rastit, ai "hutohet", menjiher konsentrohet në të! Me shiqime, me ndonji shenjë, e perskruan bukurinë e sajë në veteveten, por nëse ka ndonji mik afer tij, ai edhe te ai e transmeton at bukuri, e kështu me radhë. Por nëse vertetë dashurohet, nuk mund ta mshef atë, është më pak i permbajtur dhe dallon nga femra. Shumë shpejt e shpreh dashurinë edhe te ajo femer, por edhe te njerëzit e kontaktit. Kjo nuk do të thotë se ai dashurohet më shpejt sesa femra, por pasi qe shprehë dashurinë më shpejt, ajo në shumë raste nenkuptohet se mashkujt bien në dashuri më shpejt.
Dashuria njef zemer e jo gjini dhe nuk pytë fare!
toni77
Krijoni Kontakt