Intervistė ekskluzive me ish-ambasadorin e Republikės Islamike tė Iranit nė Tiranė, Shkėlqesinė e tij. z. Habibullah Biazar.
Me Ambasadorin e Republikės Islamike tė Iranit, nė Tiranė, u takuam nė njė mbledhje me rastin e pėrfundimit tė misionit tė tij nė Tiranė si ambasador dhe zhvilluam kėtė intervistė:
Gazetari: Shkėlqesi, sa kohė keni qė ndodheni nė Shqipėri?
H. B.: 15 muaj.
Gazetari: Gjatė qėndrimit tuaj nė Shqipėri, ēfarė mendimi keni krijuar pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt?
H. B.: Shqipėria ėshtė njė vend mjaft interesant dhe i bukur nga pikėpamja gjeografike dhe me njė natyrė tė virgjėr, prandaj mund tė ketė sukses nė thithjen e turistėve dhe investimeve tė huaja.
Tė jesh nė breg tė detit Adriatik, nė kufi detar me Italinė nga ana perėndimore, tė kesh liqenin e Ohrit nė kufirin e pėrbashkėt me Maqedoninė nė lindje dhe liqenin e Shkodrės nė veri, si dhe gjithė atė sipėrfaqe me pyje tė gjelbėra, do tė thotė njė pozitė mjaft e favorshme pėr Shqipėrinė nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit. Nga pikėpamja politike dhe ekonomike, Shqipėria ndodhet nė rrugėn e zhvillimit dhe mund tė luajė njė rol efektiv duke shfrytėzuar veēoritė e saj specifike. Shqiptarėt kanė njė kulturė, histori dhe traditat e tyre shoqėrore tė veēanta. Ndėrthurrja e kulturės dhe qytetėrimit lindor dhe islam me kulturėn dhe qytetėrimin perėndimor i jep Shqipėrisė njė fizionomi tė veēantė. Shqiptarėt janė njerėz me ndjenja, atdhetarė, tė ngrohtė qė nė lidhjet dhe sjelljet e tyre me tė tjerėt karakterizohen nga dashuria.
Gazetari: Si i konsideroni marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Iranit nė fusha tė ndryshme?
H. B.: Marrėdhėniet midis Iranit dhe Shqipėrisė si njė vend mik dhe me njė popullsi me shumicė muslimane kanė qenė gjithmonė tė mira dhe miqėsore. Nė kėtė drejtim janė ndėrmarrė hapa dhe ėshtė krijuar terreni i favorshėm qė shpresoj se sė shpejti do tė japė rezultatet e tij.
Gazetari: Ē’mund tė na thoni pėr politikėn e Iranit nė botė?
H. B.: Meqenėse kjo ėshtė njė pyetje e pėrgjithshme dhe unė po mundohem tė jap njė pėrgjigje tė pėrgjithshme. Ne e mbėshtesim politikėn tonė nė tre parime: nder, menēuri dhe politikė.
Ju e dini se pas fitores sė revolucionit islamik nė vitin 1979, armiqtė tanė kanė ndėrmarrė vazhdimisht akte kundėr nesh. Grupimi terrorist opozitar (MKO), u ka marrė jetėn njė numri tė madh tė zyrtarėve dhe njerėzve tė thjeshtė. Ata duke pėrdorur si vegėl Sadam Husejnin filluan luftėn e imponuar 8 vjeēare kundėr Republikės Islamike tė Iranit nė tė cilėn Sadam Husein u ndihmua nga shumica e vendeve perėndimore. Kjo luftė solli si pasojė vrasjen e qindra e mijėra njerėzve tė pafajshėm dhe gjymtimin e qindra e mijėra tė rinjve, njė numėr i madh i tė cilėve humbasin jetėn edhe sot e kėsaj dite si pasojė e lėndėve kimike tė pėrdorura kundėr tyre nė kohėn e luftės. Republika Islamike e Iranit gjatė tetė viteve tė luftės dhe pas saj, madje edhe nė ditėt e sotme ka qenė nėn sanksionet e Amerikės, dhe disa vendeve perėndimore. Gjatė gjithė kėsaj kohe politika ndėrkombėtare e Republikės Islamike tė Iranit ka qenė ajo e pavarėsisė, mbėshtetjes nė forcat e veta, mbrojtjes sė njerėzve tė shtypur dhe lufta kundėr shtypėsve dhe vendosja e drejtėsisė. Republika Islamike e Iranit, si njė vend islam, deri tani ka ecur pėrpara duke pasur si bosht parimet islame politike, si dhe duke u mbėshtetur nė obligimet fetare dhe premtimin hyjnor. Si rrjedhojė, me gjithė propagandėn negative tė mediave perėndimore, Irani ka zėnė njė vend tė rėndėsishėm pranė opinionit publik ndėrkombėtar si njė vend i fuqishėm dhe i lavdishėm.
Gazetari: Cili ėshtė mendimi juaj pėr luftėn e fundit nė Liban dhe politikėn e Iranit lidhur me kėtė luftė?
H. B.: Sipas logjicienėve ēdo pasojė e ka njė shkak. Sulmi i Izraelit kundėr Libanit nuk ishte i pari. Qė prej vitit 1982 ky regjim ka sulmuar disa herė Libanin dhe popullin e pėrvuajtur tė kėtij vendi. Lufta e fundit 33 ditore kundėr Libanit padyshim qė ka qenė e parapėrgatitur. Kjo luftė nė rajonin e Lindjes sė Mesme ndodhi nėn regjinė e Amerikės dhe realizimin e Izraelit. Ēdo mendje e shėndoshė e kupton mė sė miri se kapja e dy ushtarėve izraelitė nuk mund tė bėhet shkak pėr njė sulm ushtarak tė pėrgjithshėm kundėr njerėzve tė pambrojtur dhe tė pėrvuajtur tė Libanit dhe vrasjes sė fėmijėve dhe nėnave tė tyre, veēanėrisht nė fshatin Ghana. Vrasja e mbi 1100 vetėve nė Liban nga makina luftarake e Izraelit duke pėrdorur mjetet mė tė reja me rreze lazer dhe bombat inteligjente kundėr popullit tė Libanit e cila vazhdon tė shkaktojė viktima tė pėrditshme, nuk mund tė pranohet nga asnjė arsye. Kjo luftė e filluar nga vetė autoritetet e Izraelit, i kushtoi kėtij vendi 6 miliardė dollarė. Me fjalė tė tjera, grupimi vetėmbrojtės Hezbollah megjithėse shumė pak i armatosur por duke pasur armėn mė tė fuqishme tė besimit, atė tė besimit nė Zot qė ėshtė mbrojtėsi mė i mirė i njeriut, si dhe duke gėzuar mbėshtetjen e popullit libanez dhe tė popujve tė tjerė tė botės, mundi jo vetėm tė mbrojė popullin e vendit tė tij por tė korrė edhe njė fitore nė nivel ushtarak dhe politik. Hezbollahu ėshtė bėrė i njohur sot nė botėn muslimane, arabe madje edhe nė tėrė botėn si njė grupim i fuqishėm kombėtar dhe fetar.
Nė fakt, Amerika pasi dėshtoi nė realizimin e planit tė saj pėr njė Lindje tė Mesme tė madhe, ndėrmori planin e Lindjes sė Mesme tė re nėpėrmjet Izraelit, por edhe ky plan u neutralizua me dėshirėn e Zotit qė nė fazėn e pėrgatitjes. Me fjalė tė tjera kjo lindje solli njė tė porsalindur tė vdekur dhe Lindja e Mesme e re vdiq para se tė dilte nė dritė. Republika Islamike e Iranit ka mbėshtetur gjithmonė dhe vazhdon tė mbėshtesė tė drejtat e popujve tė shtypur tė botės duke kundėrshtuar ēdo lloj shtypje dhe agresioni. Kjo pikėpamje e doktrinės politike tė Iranit shprehet nė mbėshtetjen shpirtėrore ndaj popujve.
Gazetari: Cila ėshtė politika e Republikės Islamike tė Iranit ndaj ēėshtjes palestineze?
H. B.: Ēėshtja e Palestinės ka mbetur njė ēėshtje e pazgjidhur e botės islame qė prej 60 vjetėsh. Ka shumė argumente tė rėndėsishme tė cilat duhen tė trajtohen. Nė fillim duhen marrė nė konsideratė shkaqet dhe arsyet e lindjes sė kėtij problemi qė fatkeqėsisht gjatė kėtyre viteve nuk i ėshtė kushtuar vėmendje pėr shkak tė presioneve politike tė fuqive tė mėdha. Kjo ėshtė arsyeja qė edhe sot e kėsaj dite ne jemi dėshmitarė tė masakrimit tė pėrditshėm tė grave, fėmijėve dhe tė rinjve tė pafajshėm dhe tė vuajtur palestinezė nga ana e regjimit kriminel tė Izraelit.
Njerėzit nė botė pyesin veten vallė pėrse po bėhet gjithė kjo gjakderdhje dhe kėto krime nga ana e ushtarėve izraelitė tė armatosur deri nė dhėmbė? Shoqėria njerėzore tashmė e ndėrgjegjėsuar e kupton mė sė miri kėtė realitet dhe duke parė gjithė kėto krime, masakrimin e fėmijėve tė pafajshėm dhe shkatėrrimin e shtėpive dhe pronave tė palestinezėve pyet veten se pėrse duhet vallė Organizata e Kombeve tė Bashkuara? Pėrse askush nuk mendon pėr palestinezėt?
Gjithė kėto krime dhe heshtja e shoqėrisė ndėrkombėtare ėshtė shqetėsuese pėr opinionin publik ndėrkombėtar. Pėr kėtė arsye duhet qė institucionet ndėrkombėtare tė veprojnė sa nuk ėshtė vonė dhe t’i kundėrvihen pushtimit qė ėshtė edhe fillesa e problemit palestinez.
Republika Islamike e Iranit qė nga koha e fitores sė revolucionit islamik ka mbėshtetur tė drejtėn e popullit palestinez dhe ka parashtruar nė nivel rajonal dhe ndėrkombėtar versionin e saj tė zgjidhjes sė problemit palestinez. Ashtu sikurse e dini, presidenti i nderuar i Republikės Islamike tė Iranit ka propozuar qė nė bazė tė parimeve tė demokracisė perėndimore nė Palestinė tė kryhen zgjedhje tė lira dhe demokratike me pjesėmarrjen e tė gjithė banorėve tė Palestinės tė ēfarėdo feje qofshin si dhe tė refugjatėve me anė tė kthimit tė tyre nė atdhe nė mėnyrė qė vetė populli tė zgjedhė qeverinė dhe pushtetin e tij.
Si pėrfundim, mund tė thuhet qė agresorėt dhe pushtuesit izraelitė jo vetėm qė nuk i pėrmbahen aspak parimeve tė demokracisė botėrore por pėrfaqėsojnė shembullin mė tė pėkryer tė shkelėsve tė tė drejtave tė njeriut nė botėn e sotme.
Mars 2007
Krijoni Kontakt