Fehmi Lladrovci ėshtė njėri prej luftėtarėve qė bashkė me tė shoqen, Xhevė Krasniqi-Lladrovci, pėrbėjnė ēiftin qė mė se miri e emituan Azem dhe Shotė Galicėn. Ky epitet mė mirė iu shkon kėtyre dy dėshmorėve, tė cilėt me tėrė qenien e tyre iu pėrkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu, qė rrjedh nga njė familje me traditė patriotike, qė herėt u pėrcaktua pėr rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe bashkimit kombėtar.
Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij atdhetare, Fehmiu ishte prore i ndjekur nga sitemi totalitar, kurse qėndrimi i tij nė Kosovė nė rrethanat e atėhershme ishte i pamundur. Mu pėr kėtė, ai njė kohė e kaloi nė mėrgim, ku pareshtur zhvilloi veprimtarinė atdhetare nė bashkimin e forcave shqiptare qė vepronin nė Perėndim. Pos si intelektual, Fehmiu shpejt do tė bėhet i njohur edhe si politolog, kurse pėr njė periudhė kohore do tė vėhet edhe nė krye tė lėvizjes atdhetare atje. Ngjarjet qė pasuan, pas viteve tė nėntėdhjeta, atė e radhisin nė mesin e atdhetarėve qė kishin vendosur me seriozitetin mė tė madh ti qasen ēėshtjes sė ēlirimit tė atdheut.
Ishte njėri prej personaliteteve qė mendonte se Kosova duhej tė ndėrronte strategjinė e veprimit, kurse rezistencėn e armatosur e vlerėsonte si rrugėn e vetme pėr ēlirimin e Kosovės. Ai ishte edhe njohės i mirė i rrethanave ndėrkombėtare, kurse diplomacinė e shihte tė pandashme nga rezistenca e armatosur.
Fehmiu i kishte fare mirė tė qarta edhe intersat strategjike tė shteteve fqinje dhe ato tė Fuqive tė Mėdha nė raport me Kosovėn, por gjithherė ishte optimist se nėpėrmjet njė kryengritjeje gjithėpopullore Kosova do tė ēlirohej pėrfundimisht nga kolonialistėt serbė.
Kur plasi lufta nė Kroaci e Slloveni, Fehmiun do ta gjejmė nė radhėt e popujve kroat e slloven qė pėrpiqeshin tė ēliroheshin nga zgjedha serbe.
Fehmiu kishte shpirt tė njeriut, i cili dėshironte tė vegjlit ti ēlironte nga zgjedha e robėrisė. Por, mbi tė gjitha, ai kishte synim pėrgatitjen dhe aftėsimin e shqiptarėve pėr luftė.
Me angazhimin e tij, nė Kroaci qe formuar edhe njė grup i shqiptarėve tė armatosur prej 300 deri nė 500 shqiptarė, tė cilėt pasi do ti pėrgatiste mirė, do ti kthente nė Kosovė pėr tė filluar rezistencėn e armatosur.
Meqenėse nė Kosovė, nėn drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, mė 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, pėr tė mos pushuar deri nė largimin definitiv tė forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrovci pandėrprerė ishte nė kontakt me Adem Jasharin, dhe nė ēdo mėnyrė e ndihmonte rezistencėn e tij qė bėnte nė Kosovė.
Komandanti i brigadės 314 tė TMK-sė Fehmi Lladrovci nė Kastriot nga kujtimet e tij pėr figurėn madhėshtore tė Fehmi Lladrovcit, pohon se gjatė periudhės kur UĒK-ja vepronte nė ilegalitet, Adem Jashari pothuajse gjithherė ndodhej nė kontakte me Fehmi Lladrovcin, i cili asokohe gjendej nė mėrgim, por i interesuar me tėrė qenien e vet pėr vendlindjen dhe Kosovėn. Kontaktet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari ishin evidente, por pėrbėnin edhe enigmėn qė ishte e arsyeshme gjatė veprimeve nė ilegalitet.
Ishin kėto vitet 1993-1994, kur praktikisht UĒK-ja mori fizionominė e njė organizmi tė armatosur. Meqenėse kishte njė interesim tė jashtėzakonshėm pėr tė ndihmuar e fuqizuar rezistencėn e armatosur, Fehmi Lladrovci, qė ishte i pandashėm nga bashkėshortja e tij Xheva, po ashtu dėshmore, nė vitin 1996 mėsyn tokėn e Kosovės nėpėrmjet Shqipėrisė.
Nė pėrpjekjen e tij tė vitit 1996 pėr tė hyrė nė Kosovė bashkė me njė grup shokėsh, kujton Zejnullah Prokshi, Fehmiu plagoset nė kufi. Atė ditė bie edhe Luan Hajredinaj, i cili ndodhej nė grupin e Fehmiut, qė pėrpiqeshin tė hynin nė Kosovė.
Ngjarjet dhe dinamika e tyre qė pasuan nė Kosovė atė e radhisin nė mesin e pjesėtarėve tė UĒK-sė. Ishin ngjarjet e fuqishme qė ndodhen nė Drenicė dhe Kosovė ato qė i krijuan mundėsi qė ai me tėrė qenien e tij tė radhitet ne mesin e luftėtarėve tė rinj, tė cilėt me vendosmėrin e tyre ishin pėrcaktuar nė drejtim tė ēlirimit tė Kosovės. Pasi kishte bėrė shumė punė tė rėndėsishme nė organizimin dhe mobilizimin e mėrgimtarėve, la kolltuqet e Perėndimit dhe u nis nė Drenicėn dhe Kosovėn e tij tė dashur.
Meqė kishte pėrballuar me sukses rreziqet nė zonėn kufitare ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, Fehmi Lladrovci i shoqėruar me bashkėshorten e tij Xhevėn arrin nė Drenicė. Nė fillim vendoset nė fshatin Aēarevė, kurse mė pastaj nė Likoc dhe fshatrat pėrreth.
Aty ku kėrciste pushka, ishte e pamundur tė mos ndodhej Fehmi Lladrovci. Pas rėnies sė komandanti tė UĒK-sė Adem Jashari, Fehmiu do tė merret me organizimin e UĒK-sė nė zonėn qė pėrfshinte pjesėn lindore tė Drenicės, qė nėnkuptonte bjeshkėn e Qyqavicės dhe fshatrat pėrreth, ku edhe mori pėrgjegjėsinė pėr tė drejtuar ushtrinė nė njė zonė mjaft tė gjėrė. Ishte karakteristike se aty ku paraqitej Fehmiu, pas i shkonin shumė vullnetarė, tė cilėt dėshironin nė ēdo mėnyrė tė radhiteshin nė radhėt e UĒK-sė. Bile, interesimi ishte aq i madh, sa pakkush kishte paramenduar. Kjo e gėzonte pa masė Fehmiun, i cili me metodat e tij dinte tė ofronte dhe tė frymėzonte njerėzit, bashkatdhetarėt dhe bashkėvendasit pėr betejat qė do tė pasonin nė pėrpjekjet pėr ēlirimin e Kosovės. UĒK-ja fitoi nė fuqi dhe strategji Me paraqitjen e Fehmiut nė skenėn e luftės nė Drenicė, UĒK-ja fitoi nė fuqi e strategji. Ai, pos pėrvojės sė tij tė luftės, ishte edhe strateg dhe kishte njohuri pėr artin luftarak. Hasan Kodra, Fehmiun e kujton si njėrin nga komandantėt mė nė zė qė kishte UĒK-ja, si njeriun, pedagogun dhe psikologun, i cili kishte aftėsi tė bėnte pėr vete njerėzit dhe atdhetarėt qė synonin lirinė e atdheut. Fehmiu, thotė Hasani, la privilegjet qė ia kishte krijuar vetes gjatė luftės nė Kroaci, la gradat e Tuxhmanit dhe erdhi nė Kosovė, sepse lirinė dhe ēlirimin e saj e kishte prore nė mendje dhe zemėr. Ndėrsa Ilaz Lladrovci, qė e ka njohur qė nga fėmijėria Fehmiun, pohon se ai ishte njė individ i rrallė me sjellje dhe veti specifike. Ishte njėri prej djemve tė Drenicės, ndėr mė tė pėrkushtuarit pėr lirinė dhe bashkimin kombėtar.
Lajmi pėr ardhjen e tij nė Drenicė, me uniformėn e UĒK-sė, gėzoi pa masė tė gjithė ata qė e njohėn personalisht, por edhe tė tjerėt qė kishin dėgjuar pėr veprėn dhe pėrkushtimin e tij. Ai, me pėrpjekjet e tij kontribuoi qė nė radhėt e UĒK-sė tė ngritet nė njė nivel edhe mė tė lartė morali luftarak. Edhe pse e dinte mirė se pushtuesi kishte potencial tė madh armėsh, gjithherė ushtarėve iu fliste pėr fitoren, e cila, sipas tij, ishte e pashmangshme, sepse shqiptarėt kishin arsye tė luftonin, kurse pushtuesi jo, sepse ishte nė tokėn e huaj.
Kur erdhi nė fshatin e tij tė lindjes dhe u mor me organizimin dhe mobilizimin e rekrutėve tė rinj, ai mėsoi bashkėluftėtarėt se si duhet ndėrtuar strehimoret dhe ngritur pikat e vėzhgimit nė mjediset mė stretegjike. Atė periudhė kur Fehmi Lladrovci kaloi nė pjesėn qė i pėrkiste zonės sė Qyqavicės, pushtuesi solli pėrforcime tė mėdha nė objektin e Ferronikelit, tė cilin praktikisht e shndėrroi nė punkt policoro-ushtarak. Pėrballė kėsaj, Fehmiu arriti tė organizojė popullin nė zonėn ku e mori pėrsipėr organizimin, kurse pėrreth bazės ushtarako-policore tė Ferronikelit ngriti pikat e vėzhgimit, pohon Ilaz Lladrovci. Guximi ishte karakteristikė e personalitetit tė tij, thotė Murat Bublaku, dhe shton se Fehmiu me pėrvojėn e tij luftarake, me aftėsitė dhe njohuritė qė kishte, arriti njė fizionomi tė lartė tė njė ushtaraku qė e njihte mirė logjikėn, filozofinė dhe strategjinė e pushtuesit. Ai e donte punėn profesionale, kurse sugjerimet e profesionistėve i vlerėsonte e i ēmonte.
Ishte njeri modest, por i rreptė nė veprime. Mori pjesė aktive nė luftimet qė u zhvilluan nė fshatrat Bardh i Madh, Hade e Grabovc, sikur edhe nė Grykė tė Llapushnikut dhe beteja tjera tė mėdha. Falė guximit tė tij, pėrkujton ky bashkėbisedues, Fehmiu bashkė me ushtarėt e tij pushtuesit i ka kaluar edhe nė afėrsi pa u trembur. Ai komandonte njė vijė tė gjatė fronti dhe ėshtė ndėr mė tė merituarit qė UĒK-ja mori njė fizionomi tė re-atė tė ushtrisė sė vėrtetė. Pra, me ardhjen e Fehmiut, UĒK-ja fitoi njeriun i cili dinte tė luftonte, tė komandonte e tė drejtonte njė ushtri tė re, e cila dita-ditės po shtrihej nė tė gjitha anėt e Kosovės.
Kur dėgjuam se nė betejėn qė zhvillohej nė fshtrat Hade, Grabovc e Bardh po merrte pjesė edhe Fehmi Lladrovci bashkė me bashkėluftėtarė tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe Bekim Berisha, kujton Imer Greiēevci, na u bė se bjeshka na doli pėpara. Ne, ushtarėt qė u ndodhem nė istikame, morėn krah dhe fituam fuqi, kurse nė atė periudhė mendonim se nuk kishte fuqi tė armikut qė mund tė na mposhte. Pra, prania e Fehmi Lladrovcit nė mesin e ushtarėve e kishte domethėnien e vet. Ai ishte frymėzues i pashembullt nė luftė pėr liri. Betejė e madhe nė ofensivėn e shtatorit Pas datės 5 mars, pėrkujton Sabit Lladrofci, komandant Fehmi Lladrofci vjen nė Kosovė nga Perėndimi me njė grup shokėsh pėr tė luftuar nė zonat e luftės. Bashkė me tė ishin Bekim Berisha, Fatmir Limaj, Mirush Daka, Ismet Jashari, Sami Lushtaku, Jakup Nura,...Unė isha i plagosur bashkė me Sabit Gecin dhe Musė Jasharin, dhe ishim duke qėndruar nė odėn e Fadil Bekės nė fshatin Ticė tė Drenicės. Aty u takuam me tė pėr herė tė parė pas kthimit. Me ardhjen e tyre, ne filluam tė hapim istikame, sepse lufta jonė ishte kryesisht guerile. Kėta erdhėn me pėrvoja tė luftės. Fehmi Lladrofci bashkė me Bekim Berishėn ishin pjesėmarrės nė luftėn e Kroacisė. Kėshtu, koncepsioni i luftės sė pjesėtarėve tė UĒK-sė ndryshoi. Me ardhjen e kėtyre luftėtarėve filloi periudha pėr krijimin e territoreve tė lira, nė tė cilat do tė mund tė stėrvisnin e vepronin mė lirė pjesėtarėt e UĒK-sė. Ardhja e kėtyre ka ndikuar nė masivizim tė UĒK-sė. Pas rėnies sė Adem Jasharit, populli pėrqafoi radhėt e UĒK-sė. Nė odėn e Haxhi Demakut, Fehmi Lladrofci bashkė me Xhevėn dhe shumė luftėtarė tė tjerė kanė qėndruar njė kohė tė gjatė. Duke u forcuar, hapur pozicione, UĒK-ja do tė dalė te shkolla e Baicės. Nė grup me Fehmi Lladrofcin ishin edhe Rasim Kiēina e Jahir Demaku, kurse diēka mė vonė erdhi Besim Mala, tė cilin me pseudonimin Murrizi e pagėzoi Fehmi Lladrofci. Pastaj ishte Fatmir Gjilani bashkė me vajzėn e tij. Nė betejėn e parė nė Grykė tė Llapushnikut, mė 9 maj 1998, do tė marrin pjesė edhe Fehmi e Xhevė Lladrofci, Mehmet Lladrofci, Enver Lladrofci, Musė Jashari, Jahir Demaku, Musli Demaku. Nė atė betejė ra Besim Halilaj, pjesėtar i UĒK-sė, ndėrsa u plagosen Zenullah Prokshi, Musli Demaku, Dibran Fylli. Mė stacionimin e forcave serbe nė Ferronikel, u mor vendim nga Zona e Parė Mbrojtėse pėr tė kaluar nė fshatin Shkaba (Gllanasellė) pėr tė filluar punėt pėr formimin e Brigadės 114. Bashkė me Fehmi e Xhevė Lladrofcin ishin edhe Sabit Lladrofci, Enver Lladrofci, Mehmet Lladrofci, Jahir Hajdari, Enver Hajdari, Milaim Hajdari dhe Shefqet Hajdari. Pas ardhjes sė ēiftit Lladrofci, ėshtė marrė nisma pėr mobilizim dhe formimin e pikave nė fshatrat Shkaba 1(Shkabė), Shkaba 2 (Shavarina), Shkaba 3 (Dritan), Shkaba 4 (Vasilevė - Korroticė), Shkaba 5 (Grabofci). Kėtė emėrtim tė pikave e ka bėrė Xhevė Lladrofci. Dhe, pas formimit tė pikave ka nisur puna pėr hapjen e istikameve. Nė ndihmė ka ardhur edhe Mehmet Gjeli, Kadri Gjelin me djalė dhe aty ėshtė bėrė mobilizimi komplet i kėtyre fshatrave. Edhe nė pėrpjekjen e dytė tė forcave serbe mbi Grykė tė Llapushnikut, dėshmon Sabit Lladrofci, Fehmi Lladrofci bashkė me bashkėshorten Xhevėn do tė marrin pjesė nė betejėn e Grykės. I pandashėm prej tyre ishte edhe luftėtari i shquar Rasim Kiēina. Atė ditė nė istikamet e kėsaj gryke ishin edhe tri luftėtare femra, tė cilat me tė dėgjuar se nė kėtė betejė erdhi edhe Xhevė Lladrofci u gėzuan pa masė. Atė ditė u luftua deri nė orėt e vona tė mbrėmjes. Fehmi Lladrofci do tė marrė pjesė nė Betejėn e Lladrofcit dhe do tė ketė rol komandues. Me urdhrin e Fehmi Lladrofcit e Mensur Kasumit, pėrgjegjės pėr pikėn e Bardhit tė Madh u caktua Asllan Fazliu. Nė kėtė vijė tė frontit ėshtė luftuar 20 orė pandėrprerė. Nė betejėn e madhe tė Bardhit tė madh, nė fushėn e nderit ranė Xhemajl Ahmeti, Mentor Dėrvishi dhe Ismet Uka, kurse qe plagosur Muharrem Xhemajli. Ato ditė nė fshatin Hade nė ndihmė luftarėve iu erdhėn edhe Ilaz Dėrguti, Shaban Shala, Zenullah Prokshi, Gani Koci, Ilaz Lladrofci.
Vendosmėria pėr tu flijuar pėr atdhe Nė betejėn e madhe tė shtatorit, Fehmi Lladrofci do tė tregohet i vendosur dhe i pėrcaktuar pėr tu flijuar pėr mėmėdhenė e tij. Ai nė njė intervistė dhėnė BBC-sė, disa ditė para ofensivės sė shtatorit, do ti tregojė hapur opinionit botėror se populli shqiptar ishte i vendosur nė rrugėn e vet pėr pavarėsinė e Kosovės dhe nė rrugėn e tij tė mundimshme pėr tė mposhtur pushtuesin do tė fitojė. Kėto mesazhe tė tij u bėnė frymėzim dhe udhėrrėfim pėr luftėtarėt e lirisė, tė cilėt do ti shtojnė radhėt e ushtrisė se vet. Mė 22 shtator tė vitit 1998, policia dhe ushtria serbe do tė sulmojnė njė hapėsirė tė madhe tė Drenicės nė orėt e hershme tė mėngjesit, duke filluar nga Drenasi, Skėnderaji, Vojteshi dhe Vushtrria. Lajmin pėr kėtė sulm Brigada 114, qė e komandonte Fehmi Lladrofci, e merr nga pika Guri 3, qė ishte e vendosur nė bjeshkėn e Kosmaēit. Vėzhguesit e asaj pike kishin vėnė re forcat e mėdha serbe qė dilnin nga Fabrika e Ferronikelit ku ishin stacionuar. Komandant Fehmi Lladrofci pasi kishte rreshtuar ushtarėt e vet pėr ti shpėrndarė nė pikat e zjarrit, i pėrqafon tė gjithė me radhė duke iu thėnė: ku ka ditė mė tė mirė se sot me vdek pėr atdhe. Dhe, pas kėsaj porosie ai pėrcaktoi edhe grupet pėr rezistencė. Nė vendin e quajtur Shavarina cakton Sabit Lladrofcin me nofkėn Jasha, ndėrsa Asllan Fazliun te Transformatori i Ferronikelit. Komandant Fehmi Lladrofci bashkė me Xhevėn dhe Fatime Hetemin u vendosen te kodrina e Qėndresės. Prej kėsaj pike Fehmi Lladrofci me snajperin 12.5 milimetra do tė pengojė ushtarėt dhe policėt e shumtė serbė qė tė vendosin minahedhėsin te Shavarinat afėr Ēikatovės sė Vjetėr, por edhe pėr ti tėrhequr 3 tanke tė shkatėrruara, tė cilat i kishin paaftėsuar luftėtarėt e grupit tė Jashės qė atė ditė bėnin rezistencė nė pikėn Shkaba 1. Nė kėtė pikė, qė e mbronin atė ditė luftėtarėt e Fehmi Lladrofcit, luftonin nė afėrsi dhe gjuheshin me forcat serbe me bomba dore. Forcat e mėdha serbe kishin mėsyrė kodrinėn e Qėndresės. Njė pjesė e tyre depėrtonte ndėrmjet lagjeve Morina dhe Abdyli, nga drejtimi i Minierės sė Ferronikelit. Fehmiu nga pozicioni i Qėndresės shkatėrron njė autoblinė serbe, dhe kishte urdhėruar Habib Lladrofcin me pushkamitarloz qė tė zinte pusi tė zabeli i Dan Avdylit pėr tė penguar forcat serbe qė tė hynin nė atė pyll. Rreth orės 10 tė ditės sė 22 shtatorit, nė pikėn e Qėndresės bie heroikisht Fatime Hetemi nga Shala. Nė kėtė periudhė kohore, njė grup i madh i forcave serbe tė shoqėruara me mjete tė blinduara depėrtojnė rrugės lokale qė shpinte nė fshatin Dritan, pėr ti dalė pas shpine komandant Fehmi Lladrofcit. Luftėtarėt e pikės Shkaba 3 bėjnė njė rezistencė pėr ti penguar ato forca, por iu mungonte armatimi adekuat pėr ti shkatėrruar mjetet e blinduara dhe nuk arrijnė tė ndėrpresin kėtė krah tė ofensives serbe, e cila depėrton nė hapėsirėn e shkollės fillore qė ishte fare afėr kodrinės sė Qėndresės. Asllan Fazliu, tash dėshmor, i shkon nė ndihmė Fehmi Lladrofcit nė kodrinė. Nė ndėrkohė Haxhi Gjeli do tė dėmtojė njė tank serb, kurse nė pėrleshje me armikun do tė bie Shefqet Zeka nga Kodra e Trimave nė Prishtinė. Fehmi Lladrofci do ti rrėfejė Asllan Fazliut pėr kėnaqėsinė dhe sukseset qė po shėnonte atė ditė komandanti bashkė me bashkėluftėtarėt e tij nė fushėn e betejės. Dhe, nė ndėrkohė serbėt arrijnė tė depėrtojnė prapa shpinės dhe fillojnė tė shtijnė nė drejtim tė kodrinės ku ndodhej komandanti. Asllan Fazliu kishte qėndruar ndėrmjet Fehmiut dhe Xhevės, kur rafalet e armikut godasin pozicionet ku ndodhej komandanti. Nė kėto ēaste plagoset rėndė Fehmi Lladrofci, kurse Xheva merr plagė tė lehtė. Ashtu i plagosur rėndė, Fehmiu kėrkon nga Asllani dhe Xheva qė tė largoheshin nga kodrina e qėndresės, por ata nuk pranojnė. Duke parė kėmbėngultėsinė e komandantit, i cili po jetonte ēastet e fundit tė jetės, Xheva e lut Asllanin qė tė tėrhiqet i pari, sepse ajo kishte vendosur tė qėndronte pėrkrah bashkėshortit. Nė minutat e fundit tė jetės, komandant Fehmi Lladrofci kishte pyetur: A po vjen Jasha. Dhe pasi i kishin thėnė se ai ishte fare afėr, kishte mbyllur sytė, pėr tė mos vdekur kurrė. Asllani, pas lutjeve tė Xhevės, duke u rrokullisur tatėpjetė kodrinės, tėrhiqet nga vendi i ngjarjes. Xheva edhe njė orė e gjysmė pas rėnies sė Fehmi Lladrofcit vazhdon rezistencėn, dhe nė luftė me forcat serbe bie heroikisht pėrkrah burrit. Dhe kėshtu kodrina e Qėndresės shndėrrohet nė njė kala qė do tė ruajė nė vete kujtimin ndėr breza pėr heroizmin e pashembullt tė komandant Fehmi Lladrofcit. Ishte i interesuar me tėrė qenien e vet pėr Kosovėn Fehmiu kishte shpirt tė njeriut, i cili dėshironte tė vegjlit ti ēlironte nga zgjedha e robėrisė. Por, mbi tė gjitha, ai kishte synim pėrgatitjen dhe aftėsimin e shqiptarėve pėr luftė. Me angazhimin e tij, nė Kroaci qe formuar edhe njė grup i shqiptarėve tė armatosur prej 300 deri nė 500 shqiptarė, tė cilėt pasi do ti pėrgatiste mirė, do ti kthente nė Kosovė pėr tė filluar rezistencėn e armatosur. Meqenėse nė Kosovė, nėn drejtimin e komandantit legjendar Adem Jashari, mė 1991 kishte filluar rezistenca e armatosur, pėr tė mos pushuar deri nė largimin definitiv tė forcave serbe nga Kosova, Fehmi Lladrovci pandėrprerė ishte nė kontakt me Adem Jasharin, dhe nė ēdo mėnyrė e ndihmonte rezistencėn e tij qė bėnte nė Kosovė. Komandanti i brigadės 314 tė TMK-sė Fehmi Lladrovci nė Kastriot nga kujtimet e tij pėr figurėn madhėshtore tė Fehmi Lladrovcit, pohon se gjatė periudhės kur UĒK-ja vepronte nė ilegalitet, Adem Jashari pothuajse gjithherė ndodhej nė kontakte me Fehmi Lladrovcin, i cili asokohe gjendej nė mėrgim, por i interesuar me tėrė qenien e vet pėr vendlindjen dhe Kosovėn. Kontaktet e tij me komandantin legjendar Adem Jashari ishin evidente, por pėrbėnin edhe enigmėn qė ishte e arsyeshme gjatė veprimeve nė ilegalite
Krijoni Kontakt