" Me beni ipeshkv dhe do te behem menjehere kristjan" - Papa Damaso I (366-384).
Krishterimi ne vija te pergjithshme nga kenveshtrimi teorik eshte nje fe shpirterore, larg materies dhe jetes tokesore. Parudhat e atribuara Jezusit: "sill faqen tjeter","duaje armikun tend" etj jane shembuj sheshimi te domosdoshmerise se njeriut per te banuar kete bote, per te mos thene qe shpesh shnderrohen ne rregulla impuls-ndydhese. Secila fe karakterizohet nga teologjia e vet specifike dhe kjo eshte ceshtje doktrinale qe nuk i takon nje besimtari, i cili ka zgjedhur perkatesine ne nje besim(ne rastin tim ate Islam), trajtimi dhe njohja e detajuar. Ne fakt diskutimi normal do te ishte satelit i nje realiteti te karakterizuar nga bashkekzistenca, harmonia dhe respekti reciprok qe sjellin edhe ballafaqime rracionale te doktrinave, por kjo nuk ka ndodhur gjate historise se njerezmit me perjashtim te disa rasteve sporadike. Historia e konfrontimeve varion nga forca e armeve tek menyrat me dinake mediatiko-propagand istike e quajtur edhe "Makina e Konsensusit" (1). Ne kushtet aktuale qe perjetojne vendi dhe trojet tona, forca ushtarake eshte e pamendueshme dhe kjo i hap rruge "Ministrise se Propagandes" . Ky mekanizem, i lindur qe me Krishterimin zyrtare kur Kostandini i Madh zgjodhi ipeshkvin Eusebio si propagandues, nje forme antike te Gobbels-it nazist, sot ka pushtuar te gjitha sferat e jetes nga te cilat nuk mund te jemi indiferent. Te nisur nga pasivizmi dhe spiritualiteti i Krishtit (por jo Kristjan ne kuptimin e ndjekesve) Eusebio-t dhe Gobbels-at modern shqipetare, apo edhe te punesuar nga jashte, kanalizojne disa karakteristika te te ashtuquajtures "Novele e Mire" tek istituzioni ambasador i saje, Kisha. Kjo fe nuk u perhap me "Frymen e Shenjte" dhe as nuk erdhi Novela nga qielli ne duart e shqipetareve, por me "inxhinjeret" e Kishes. Pjella e tyre ka krijuar mitin e "perhapjes paqesore" te Krishterimit sebashku me "apostolicizmin" dhe "masivizmin" e parehpajes te kesaj feje ne tokat ilire. Per dy mitet e fundit kam postuar para ca kohesh nje shkrim dhe objektiv tani eshte miti i pare,konvertimet paqesore te popujve te ndryshem nder to edhe ai ilir.
Dy jane persekutimet e kristjaneve te pranuara nga historia si me te rregulltat, edhe pse numri i kristjaneve te martirizuar ne tre shekujt e pare nuk kalon 1500,ato kane qene pak dhe lehtesisht te numerueshem( 2). Te tjerat jane sporadike dhe mbi te gjitha jomasive pervec periudhes se Neronit dhe asaje te ilirit Dioklecian. Eshte interesante qe spekullatoret krenohen me ilirizmin e Kostandinit te Madh djalin e konkubines se Kostanco Klorit (Cezar ne kohen e Dioklecianit) . Zyrtarizimi i Krishterimit dhe perndejkja e paganizmit kane bere te mundur te lartesohet ne piedestalin e shenjterise kariera gjakatare e Kostandinit dhe imoralitetin i se emes. Shen Kostandini per Ortodoksine dhe shen Elena per Katolicizmin barazohen me shen Nene Terezen !! Nga ana tjeter nuk citohet gjekundi se Diokleciani ishte i lindur ne Salonen e Diokleas,ne Dalmacine Jugore(ne afresi te Malit te Zi aktual),por ilirizohet Kostandini i lindur ne Nish(Serbia aktuale) edhe pse qe te dy territoret ishin ilire. Ne te njejten menyre ilirizohet edhe shen Jeronimi si i lindur ne Dalmaci. "Ligji eshte": ato qe lindin ne tokat ilire edhe pse nuk dihet nga e kane origjinen jane ilire kur kontribojne per Krishterimin ndersa ato qe nuk japin kontribute jane te huaj!!
Ne momentin e kalimit te dates zyrtare te shpalljes se Krishterimit si kult shteterore, viktimat ndjekese te ideologjise pasiviste dhe paqesore shnderrohen ne persekutore te denje per kete emertim.
Qe perpara politizimit fetare ka episode dhune. Se pari ato jane teologjike qe nenkuptojne tendencen e percaktimit te nje linje duke mohuar te tjerat qe akoma nuk quhen herezi sepse Kisha nuk ka mbeshtetje politike (ushatrake). Ketu fillon edhe persekutimi i hebrenjeve teologjikisht duke i etiketuar si "fajtore te vrasjes se Birit te Zotit" apo largimi nga Ligjet e Moisiut (ligji hebraik pararendes i te Drejtes Kanonike Kristjane). Se dyti kalohet ne akte dhune kur Papa Leoni I (109-115) djeg biblioteken e Palatino (Rome). Episod qe do te ndiqet me vone me djegjen e bibliotekes se Aleksandrise se Egjiptit ne vitin 391 ku humben rreth 700.000 dokumenta ne papir.
Do te jete perdorimi politik nga Kostandini i Madh ndaj kesaj feje rrugehapes i supremacise, arrogances, nenshtrimit, vendimarrjes, dhunes dhe persekutimeve. I orientuar drejt provincave te pasura te Lindjes (Azia e Vogel dhe Siria) ku Krishterimi ne saje te nivelit te zhvidhuar urban, komuniteve hebraiko-helene ne te cilat vepruan apostujt dhe teologet e pare, Kostandini vuri nen mbrojtje kete fe ndonese pa denuar ligjerisht (fillimisht) fene e te pareve, por duke marre masa ne dem te saje. Paganizmi edhe pse kishte toleruar prezencen Kristjane, kishte bashkejetuar me monoteizmin hebraik, kishte pranuar kulte orientale si ai i Trinitetit Osiri-Isida- Horu apo Mitren e Prsise, si perfaqesues i shumices por njekohesisht me teper me karakter rural ku vete fjala pagan do te thote fshatare,u gjend ne nje situate inferioriteti ne klasen burokratike fale vendimeve te Kostandinit qe kishte shpallur si objektiv absolutizmin e pushtetit te tij duke perdorur fene e re dhe krijuar nje klase besnike. Perandori nga dita (pranvere e 312) qe kishte pare ne qiell diellin e mbuluar nga fraza "In hoc signo victor rei" - "nen kete simbol do te fitosh" - te shkruar ne latinisht sipas disa deshmitareve apo "en touto nika" (3) ne greqisht sipa disa te tjereve, gjithmone nga kombinimi i reve qe duhet te kene qene vertet nje fenomen fantastikoshkencore i rralle, u be ndjekes i "devotshem" i doktrines,madje sipas "ministrit te propagandes" ipeshkvit Eusebio simboli perfaqesonte nje kryq, por kryqi-simbol akoma nuk kishte lindur ne Krishterim. Kujt ti besojme, deshmitareve te pare, te dyte apo Eusebios?? Ka edhe nje te fundit qe vjen nga segretari i Perandorit, Lactantius i cili na ka lene te dokumentuar ne "De mortibus persecutorum" qe Perandori i kishte treguar ngjarjen e pare ne enderr. Enderr apo deshmi te paperputheshme, Kostandini i Madh ne luftrat civile per pushtet dhe ato pushtuese u shoqerua perhere e me shume nga pasues te fese se re.I vendosi ato ne administrate dhe ne pozita te rendesishme ne ushtri. Dalengadale elementi pagan spostohet nga sferat shteterore.
Goditja e dyte i perket aspektit ekonomik ku tempujt e paganizmit shekullore,e kultures Romake, gjenden pa fonde publike. Kjo do te jete vdekjeprurese per istitucione te cilat ishin subvencionuar perhere nga shteti, nuk kihsin njohur pasurine e homologeve ne Orient por as te istitucionit te ri qe po krijohej, Kishes qe ne pak shekuj akumuloi 1/3 e pasurise se Europes. Nga ana tjeter klasa e kishtare u perjashtua nga taksat publike dhe perandorake ne vitet 319 dhe 321.
Ne 330 Kostandini ndaloi Neoplatonizmin, filloi shkaterrimin e te gjitha kulteve Pagane, ndalimin e total te te ardhurave ekonomike ne tempuj, nadlimin e restaurimit dhe se fundi shkaterrimin [aty ku ishte e mundur] (4).
Shkrimet e Porfirit, filozofit neoplatonik kundershtare te mesimeve kristjane kryesisht te shen Palit,u dogjen. Kjo perben edhe nje nga censurat e para Kristjane qe do te mbushin historine e mevonshme. Njekohesisht tempujt grabiteshin nga kristjanet dhe pasuria perfundonte neper Kisha dhe vilat e aristokracise (5). Nen "kristjanin e Madh Kostandin" ndjekesit e Mitres u perndoqen me kaq egersi sa askush nuk "guxonte te shikonte dellin,marinaret, fshataret nga friga e akuzave per herezi nuk guxonin te shikonin yjet" - shkruan Larson.
Shen Jeronimi dhe papa Leoni i Madh aprovonin denimin me vdekje (6). Leoni i Madhe eshte papa qe "trembi" Atilen e huneve !! Shen Jeronimi eshte perkthyesi i Bibles nga greqishtja ne latinisht. Bibla e tij eshte e para ne latinisht, pra 3 shekuj pas vdekjes se Jezusit. Sot ky shenjetore (ne favor te denimit me vdekje per pagano-heretiket) shpallet si iliro-shqipetare sepse ka lindur ne Dalmaci dhe ka kontribuar per Krishterimin !!
"Ne Azine e Vogel femijet dhe nenat e tyre pagezoheshin me force,u vendosej nje objekt druri per tāju mbajtur gojen hapur kur i jepej buka e shenjteā¦gjokset e femrave damkoseshin me guacka te skuqura ne zjarr ose shtypeshin nga objekte te renda dhe prerese " (7). Kjo ne periudhen e Kostancos II (317-361), djali i Kostandinit te Madh. Ky Perandor intensifikon perekutimet ndaj paganeve dhe sekteve te ndryshme kristjane. Disa nga masat e marra nga Kostanco II jane : defiskalizimi i familjeve te prifterinjve (ne ate periudhe prifterinjte martoheshin) , ipeshkvet nuk do te gjykoheshin nga gjykatat civile, kultet pagane te pa shkaterruara vazhduan persekutimin, pasuria e tempujve u konfiskua, tempujt e mbetur ne kembe duhej te shkaterroheshin dhe konfiskoheshin, u ndertua edhe nje "polici segrete". Ne Antioki, kusheriri i Kostanco, Gallo jetoi si tiran duke cfarosur pagane e shkaterruar tempuj (8). Ne 376 ne Rome shkaterrohet tempulli i Mitres dhe ne kete menyre merr fund nje fe shekullore. Persekutimi do te vazhdoje me Teodorin e Madh dhe Justinianin.
Persekutimit ju nenshtruan edhe sektet Kristjane si arianizmi (te cilit i perkiste vete Kostanco por duke qene Perandor ishte i paprekshem nga Kisha akoma e dobet) qe do te perhapej tek barbaret, monofizizmi, nestorizmi, por ne vecanti Kostandini i Madh dhe pasardhesit e pare do te tentojne zhdukjen e Donatizmit. Qe ne periudhen e Kostandinit te Madh ndjekesit e ketij sekti, qe do te shpallet herezi ne 405 nga Perandori Onorio, masakrohen dhe pasuria u konfiskohet. Kishat e tyre i jepen Kishes se Romes, Kishes se ardheshme Katolike. Duhej te vinin vanadalet barbare te Alarikut ne 410 qe te ndaloheshin masakrat e donatisteve heretike nga te "ndricuarit" e besimit te ri paqesore.
Vitet e fundit te shekullit te IV jane deshmitare te ligjeve drakoniane te Teodorit te Madh qe ndalonin cdo besim jokristjan. Herezia u barazua me tradhetine dhe ndeshkohej me vdekje((9). Teodori i Madh vazdhdoi traditen e persekutimeve duke e shtrire edhe ne biblioteka, masakra klerikesh, studiuesish e filozofesh paganā¦Kultura, urtesia e rrafinuar, u sakrifikuan ne altarin e njeriut te Zotit Kristjan dhe percollen Europen drejt nje epoke te erret barbarie dhe bestytnish te kota (10). Teodori hodhi bazat e shtetit konfesional( fese shteterore), nje rruge e mesme mes shtetit laik dhe teokracise.
Shen Cirili edhe pse shenjtore njihet per persekutimin e paganeve, shkaterrimin dhe konfiskimin e pasurise se tempujve, shkaterrimin e sinagogave dhe perndjekjen e hebrenjeve. Papa Leoni I (440-461) ndalonte prifterine per sklleverit (nje pape ka qene skllav), pohonte qe Perandori ka pushtet hyjnore prandaj duhej te luftonte paganet dhe heretiket, keshillonte agjerimin dhe mishin qe shtonin agresivitetin ne beteja, ndalonte kontratat me jokristjanet, martesat ishin te ndaluara kohe me perpara. Ne kohen e sundimit te tije Kisha ishte istitucioni me i pasur ne Rome,pra vetem 1 shekull e gjysem pas zyrtarizimit !! Shen Agostini ka meriten e legjitimimit te luftes se ashtuquajtur "te drejte". "Torturat ndaj jokristjaneve nuk jane asgje perballe ndehkimit Hyjnore ne boten tjeter" - deklaron Agostini, njeri nga "baballaret" e Kishes. Edhe ky shenjetore qe fillimihst isht ekunder denimit me vdekje,e aprovoi kunder donatisteve. Shen Ambrogio nxiste Perandorin Graciano kunder paganeve, heretikeve dhe hebrenjeve. Hebraizmi ishte akoma i lejuar nen Perandorin Teodor me disa shtrengime si p.sh hebrenjve nuk u lejoheshin skllave kristjane dhe martesa mikse.
Dy perandore qe vendosen supremacine e fese se re ne Mesdhe dhe Europe jane Justiniani i I (483-565) dhe Karli i Madh (742-814).
Periudha e Justinianit shenon nje hap tjeter drejt fuqizimit absolutist te Krishterimit dhe Kishes. Ai nxori mjaft ligje qe i hiqnin taksat tregtise se ushtruar nga Kisha, dhurimet ne drejtim te Kishes nuk taksoheshin. Ashtu si ne Rome edhe Kostandinopoja zgjidhte ipeshkvin (Ptriarkun apo Papen) jo me ne menyre demokratike, me voten e popullit, sic ishte bere fillimisht, por te shtresave me te larta kishtare dhe natyrisht me vullnetin e Perandorit.
Justiniani percaktoi qe heretiket mund ta linin pasurine vetem ne duart e katolikeve (jo fese se lindur ne 1054 por ideologjise se perfaqesuar nga Papa) dhe nuk mund te merrnin pasuri ne trashegimi. Ato humben te drejtat civile dhe me vone pasuria ju konfiskua. Ne raste kundershtimi denoheshin me vdekje. Justiniani i I aprovoi konvertimin e dhunshem persekutoi monofizistet (edhe bashkeshortja ishte e tille) me qellim afrimin me Romen, montanistet qe kerkonin nje rikthim ne puritazmin e origjines, kerkese kjo qe u kushtoi zhdukjen. Gjithashtu Perandori ndaloi trashegimine dhe donacionet ne favor te paganeve. Mospranimi i pagezimit nga ana e tyre ndeshkohej me konfiskim pasurie dhe humbje te te drjetva civile.
Ne 529 u mbyll Akademia e Athines, universiteti i fundit pagan ku mesohej filozofia, pronat e saje u konfiskuan dhe u ndalua mesimi i filozofise se saje, studjuesit gjeten strehim ne Persi (11). Ne Egjipt u mbyllen tempujt e fundit pagan sebashku me tempullin e Zeus-Amonit ne Libi, pastaj u urdherua pagezimi i jokristjaneve dhe kush ishte jashte Kishes se Romes nuk kishte asnje te drejte.
Pasi kishte arritur rreth 70.000 konvertime te dhunshme ne Azine e Vogel Justiniani i I kaloi ne ofensive kunder hebrenjve. Pervec pengesave te meparshme te percaktuara nga Teodori atyre do t'i shtohen dhe: mospranimi i deshmise, ndalimi procedurave gjygjesore kunder te krishtereve, perjashtimi nga postet publike. Ne Afrike shume sinagoga u trasformuan ne kisha.
Karli i Madh pervecse nje analfabet, imoral, vrases, pushtues ka qene edhe tutor i Vatikanit. Me vone nga "sherimet" dhe mbrekullite e ndryshme, u shenjterua!! Fatin e tij e ka njohur edhe Sigismundi i Burgonjes (dy shekuj para Karlit te Madh)qe edhe pse kishte vrare te birin dhe ndermarre masakra te tjera routine u shpall shenjtore! Karli i Madh beri te mundur me forcen e shpates perhapjen e fese se re ne te gjithe Europen veriperendimore dhe qendrore. Shembulli me klasik jane luftrat me saksonet pagan qe nuk pranonin pagezimin dhe nenshtrimin ndaj Karlit. Te udhehequr nga Vitikindi zhvidhuan disa beteja. Emblematike mbetet Dita e Verden ne Aller, 782, kur Karli urdheroi prerjen e kokava te 4.500 saksoneve qe nuk kishin pranuar pagezimin (12). Vitikindi u pagezua ne pallatin mbreterore ne Attingy. Nga 792-799 u zhvidhuan te tjera rrevolta kunder 1/10 kishtare te shtypura perseri me gjak. Karli ka "meriten" e perhapjes se Krishterimit tek germanet. Ne 46 vite sundim,50 luftra dhe se fundmi shenjetore i paqes me shtepi ne Parajse...
Sllavet u krishterizuan me data ( !! ) te sakta, ne nje kohe qe ne shqipetaret kemi kaluar 4 shekuj per te arritur islamizimin e sotem te ashtuquajtur "te dhunshem" !
Bullgaret pas dyndjes ne Ballkan dhe deshires per t'u integruar socio-politikisht dhe ekonomikisht me jeten e Bizantit ndoqen rrugen e "konvertimit nga lart". Ne 865 Khani i Bullgarise pagezohet ne car Boris. Kroatet njohen krishterimin nen daren Franko-Bizantine dhe lojerat politike te Papes. Teodori emerohet arqipeshkv i Splitit ne 879 dhe jeta sociale dhe fetare e popullit Kroat pas pothuajse 3 shekujve paganizem qe nga vendosja ne Ballkan eshte e destinuar te jete satelit e ritit Roman te Krishterimit. Serbet ne kete periudhe krishterizohen nga influenca Bizantine qe tenton t'i shkepuse territore shteteve me rit Roman. Ne 988 Vladimiri i Shenjte merr per grua motren e Bazilit II Bulgaroktonit ne kembim te pagezimit te tij dhe te popullit (13). Asnje prijes i huaj nuk kishte marre per grua motren e Perandorit Bizantin,por kjo erdhi pas ndihmes qe Princi i Kievit i dha Kostandinopojes. Polaket njohen ritin Roman pasi Miecislao I ne 966 u martua me katoliken ceke, princeshen Dubrawka. Me kete rast themelohet Arqipeshkvia e Poznanit. Viti 997 eshte viti i kurorezimit te mbretit te hungarezeve Stefani i I nga papa Silvestro. Populli hungarez do te jete ndjekes i ritit Roman. Nje shekull me vone kryqtaret qe pershkojne tokat e ketij vendi vrasin rreth 4.000 hungareze !!
Ne 896 Normandia vikinge krishterizohet pas pagezimit dhe vasalitetit te Rollonit me Karlin e Thjeshte, e ndjekin Danimarka ne 985, Suedia ne 1008.
Olaf Tryggvason eshte krishterizuesi gjakatare i popullit te vet norvegjez. Ato qe nuk e pranonin fene torturoheshin, i konfiskohej pasuria. Keto jane disa nga raste "per te cilat Krishterimi perparoi" (14).
Populli ilir ndan me homologet e siperpermendur vetem faktin e "fetarizimit nga lart", pra nga vullneti politik. Ne nuk jemi popull i dyndur sic ishin sllavet apo gjermanet ne Europe. Gjithashtu prijes ilir te rregjistruar nga historiografia si udheheqes te popullit, drejtues formacionesh politike autonome ose vasale, kundershtare te pushtuesit romako-bizantin, ne fillim te mijevjecarit te pare p.K, nuk kane arritur ne ditet tona. Situata e ilireve eshte ajo e nje populli te pushtuar dhe te administruar direkt nga Perandoria Romake dhe ajo Bizantine ne vazhdim edhe pse ka patur nje administrim te njesive administrative te vogla nga elemente vendas ne minorance pasi funksionet kryesore administrative i mbanin etnite e huaja fqinje (ne kete periudhe flitet me teper per protoshqipetare[ arberesh] se shqipetare) sic eshte rasti i Stefan Vojislav qe ne gjysmen e shekullit te XI ishte strategu i Temes se Dyrrakium qe perfshinte edhe Shkodren. Popujt fqinje te ardhur ne Ballkan kishin nevoje per "lejen" e Bizantit dhe kjo arrihej se pari me konvertim. I takonte Prijesit te pranonte i pari fene e re dhe i hapej rruga misioneve kishtare, ndertimit te objekteve te kultit dhe elementeve te tjere konvertuese. Prijesi si nenshtrues i popullsise ne kohen e feudalizmit detyronte edhe masen ta ndiqte. Iliret nuk kerkuan leje sepse u ndodhen brenda nje Perandorie te ciles nuk ju kerkua te konvertohej por zgjodhi kete fe per interesa politike dhe popujt e nenshtruar nuk kishin alternative tjeter. Sjellja e Kostandinit me pasardhesit e tij jane shembuj qe hedhin poshte mitin e perhapjes se Krishterimit ne menyre paqesore. Jo vetem qe nuk ka ndjekur rrugen e bindjes por per ne iliro-shqipetaret eshte nje ideologji e sjellur nga pushtues te dy drejtimeve gjeografike. Ashtu sic u trasformuan ne kisha simbolet e paganizmit: Panteoni i Romes, Partenoni i Athines, Tempulli i Zeus-Amonit dhe nuk mbeti ne kembe asnje, sebashku me pasurite qe sot akoma zbukurojne shtetin e Vatikanit,ashtu edhe iliret pagane u zhveshen nga feja shekullore, nga kultet, mitet, zakonet madje edhe gjuha e shkruar nga pushtuesi latino-helen. Sot perdorim nje gjuhe te shkruar me germa latine dhe pretendojme se iliret kishin nje kulture me te hershme se vete latinet. Meqenese kemi patur shtet para se te lindte Aleksandri i Madh, nje gjuhe te ndryshme nga fqinjet, eshte e cuditshme qe nuk kemi trasheguar dokumenta ne ilirisht. Nese kto kane ekzistuar, alfabeti ne mos prodhim vendas duhej te ishte nje huazim i greqishtes, por ja qe ne ndodhemi perballe nje shqipeje latine. Gjuha eshte "fenomen klasore" - thote N.Marr. Ajo percaktohet, standartizohet, uniformizohet nga klasa sunduese. Ne kohen e osmaneve ne perdorim zyrtare ishte osmanishtja, ndersa shqipja e Hasan Zyko Kamberit dhe letrareve te tjere i perket nje gjuhe autoktone me alfabetin e sunduesit. I njejti rregull vlen edhe per Enverizmin qe, nga clirimi gjer ne 1972, na imponoi nje gjuhe standarte te uniformizuar ne varesi te klases sunduese qe i takonte jugut te Shqiperise. Periudha Romake karakterizohet jo vetem ne Iliri por ne te gjithe Europen nga perdorimi zyrtare i latinishtes si gjuha e klases sunduese. Latinishtja sundon ne mesjete sepse klasa sunduese, Kisha, perdor kete mjet komunikimi ne liturgji dhe letra. Prandaj gjuha iliro-shqipetare me germa latine eshte nje derivat i klases sunduese Romake ne fillim e me pas Kishtare qe nuk perdor totalisht latinishten nga fakti i injorances se popullit dhe e vete klerit (shpesh here) por nje gjuhe te kuptueshme nga vendasit me nje alfabet domosdoshmerisht biblik. Pervec tempujve pagane, hyjnive, miteve, festave edhe gjuha eshte ndikuar nga Krishterimi. Kjo e fundit eshte e vetmja e mbijetuar ne forme te gjymtuar.
Shpata, zjarri, persekutimi, vrasja, debimi, perjashtimi, mohimi i te drejtave te kohes, konfiskimi i pasurise, te ushtruara me kaq mizori dhe rregullsi nga superfuqia e kohes kane imponuar nje identitet tek iliret e ndodhur direkt nen thundren e kesaj Perandorie.
Mitet e apostolicizmit, masivizmit kristjan, menyres bindese dhe paqesore mbesin legjenda mesjetare kishtare qe Perendimi i ka menjanuar ndersa ne qe me te gjitha forcat kemi drejtuar syte nga Europa, jetojme akoma ne mesjete.
Referencat
1- N.Chomsky,E. Herman - "La Aacchina del Consenso".
2- Origene Adamantino (185-254).
3- S.Angus - The Mystery Religion.
4- Karlheinz Deschner - Storia Criminale del Cristianesimo, Vol.I
5- Karlheinz Deschner - Storia Criminale del Cristianesimo, Vol.II
6- C.Waine - Hystory of the Cristian Religion to the Year Two Hundred.
7- Th.Doane - In Bible Myths and Their Paralels in Other Religions.
8- Karlheinz Deschner - Storia Criminale del Cristianesimo, Vol.II,seconda parte.
9- 10 - K.Humpreys - Jesus Never Existed.
11- G.Ostrogorsky - Storia dell'impero bizantino,f. 67.
12- Atlante Storico- Garzanti.
13- G.Ostrogorsky - Storia dell'impero bizantino.
14- Th.Doane - Hystory of the Cristian Religion to the Year Two Hundred.
Krijoni Kontakt