Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    F-Secure rekomandon të mos përdorni Adobe Reader

    Adobe Reader çdo ditë e më shumë është duke u bërë shënjestër e dashakeqëve, dhe kjo është arsye pse përdoruesit e tij do të duhej të gjejnë alternativa, ka theksuar Mikko Hypponen, anëtar i ekipit hulumtuesit të kompanisë e cila merret me softuerë kundër viruseve, F-Secure.

    “Adobe Reader është bërë Internet Exploreri i ri”, u ka thënë Mikko Hypponen të pranishmëve në konferencën RSA në San Francisko, duke aluduar në lëshimet shumta të sigurisë të cilat e përcjellin këtë shfletues të internetit nga kompania Microsoft.

    Deklaratën e tij Hypponen e ka mbështetur në të dhënat që F-Secure i ka mbledhur gjatë periudhës prej 1 janarit deri më 16 prill 2008 të cilat kanë dëshmuar se dashakeqët kanë shfrytëzuar 128 lëshime brenda Adobe Acrobat, derisa në periudhën e njëjtë të këtij viti janë regjistruar 2.305 raste të tilla.

    Përfaqësuesi i F-Secure nuk ka rekomanduar ndonjë zgjidhje alternative ndaj Adobe Acrobat, por përdoruesit i ka udhëzuar tek pdfreaders.org, ku përdoruesit mund të zgjedhin vet aplikacionin të cilën duan ta përdorin.

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Une personalisht nuk jam aq i brengosur nga viruset e Adobit por me ben nervoz "pesha" dhe ngarkesa e tij. Eshte mjaft i ngaldalshem dhe teper agresiv ndaj CPU cdo kalim faqje shoqerohet me 3-5 sekonda ngarkim 100% ne pykat e CPUse, shfrytezimi re resurseve eshte jashtazkonisht i papergjegjshem nga ana e tij pa llogaritur ketu spiunimin e rregullt te dokumentave qe hap dhe raportimeve konstante te menyrese se perdorimit te PC tuaj ndersa keni qasje ne Internet.

    Pra kjo sjellje esht pak teper e merzitshme dhe performansa e tij e plogesht per mendimin tim nuk e shpaguan kete merzi.

    Une gjeta keteSumatraPDF-0.9.3.zip tek "pdfreaders.org"
    eshe nje fajll i vetem, rreth 1.2MB te cilin nuk ke nevoje ta instalosh dhe te cilin mund ta mbash edhe ne memstick, mjafton ta besh nje shtek te tij dhe ta vendosesh ne programs per ta aktivizuar.
    Por ekziston edhe versioni exe i cili ben regjistrimin e programit dhe krijon shtigjet e nevojshme ne Programs.
    Installer: SumatraPDF-0.9.3-install.exe
    Eshte i lehte dhe i shpejte.
    Megjithese mua disa pdf "libra" nuk mi hap, me shumicen sillet shume mire.
    Kuptohet - eshte Falas dhe ndonje 'bug' eventual edhe mund te kaperdihet!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Tema të Ngjashme

  1. Çfare seti përdorni për mirëmbajtjen e trupit tuaj?
    Nga Observer në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 16-11-2023, 14:53
  2. Cilin program perdorni per te shkarkuar torrente?
    Nga meganoi në forumin Informatikë dhe Internet
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-12-2009, 18:16
  3. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  4. Version i ri i Adobe Reader dhe Acrobat
    Nga edspace në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2005, 18:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •